Kastriot Lleshi: Populli është sovrani, ai do t'i gjykojë
Faqja 1 e 1

POPULLI ESHTE SOVRANI, AI DO T´I GJYKOJE
Nga Kastriot LLESHI
Sa turpshëm dhembë përplasja me njëri-tjetrin vend e pa vend, sikur front lufte në taborret e kundërshtarve të palëve në konflikt.Si mund të besohet se n’udhëtimin e gjatë që kemi përpara shpejt do të arrijmë atje ku pretendojme, me verbërinë e syve tanë që na është bërë perde e hekurt para pragut të shtëpisë. Mos vallë dëshirojmë të dalim qëllimshëm nga vetvetja?! Apo rreshtimi ynë na qenka i gabuar sipas shumë e shumë atyre që turren nëper kacavarjen e majave, duke u ngritur nëpër shkallët e florirta të atyre qe flakën djersën, mundin dhe gjakun për ate që kemi sot.
Brezat që vijnë pas, s’do na i falin të këqijat që po na ndodhin çdo ditë, tradhëtia, hajnia, çrregullimi në masë i personalitetit, i karakterit. Këto dy të fundit janë tiparet më të larta të njeriut dhe se dikur pothuajse, vetëm kombi ynë i ka bartur me shekuj deri me sot si shtylla kryesore e kombeve në planet, na ka bërë të dallueshëm mu për këto vlera unikale. E sot mëtojmë të marrim në të majtë dhe të djathtë duke emituar diçka të pa parë dhe krejt të huajen.
Vallë kur do ketë të ndalur, dhe a do ketë ndonjëhere?! Ata të cilët ngjiten majave nëpër shtatin e kurrizdalëve në emër të demokracisë së re, sillen si mbretër froni dhe se kryelartësia e fluturimeve të tyre sdo përfundoj kurrë, rrëzimi i tyre nga froni do të jetë me mbajtje engjujsh deri në tepihun e fluturimit të praruar. Mbase pritet edhe ndryshe, prej majave ska ku shkohet më lartë veqse rrëzimi i qafthyrjes në ramje si fryt i kalbur peme që bie nga dega për tu shndërrua në pleh për bimët e reja.
Të fillojmë nga kreu-çelsi i nismës së makinerisë s’re paksa t’arrnueme me lecka anash, para dhe pas. Duke filluar nga politika, ekonomia, arsimi, shëndetsia etj…Cili prej politikaneve tanë ne bashkëpunim me akademinë e shkencave, historian, arkeolog, antropolog, topograf etj…doli neper tryezat e skenave politike botërore për tu thënë dhe dokumentuar gjendjen reale ashtu siç është tani, si ka qenë deri në vitin 89 dhe për t’ju treguar botës se Kosova ka qenë dhe është e populluar më se 93%me shqiptarë, ndërsa pjesën tjetër-7%-in e përbëjnë pakicat tjera të gjitha së bashku. Pra duke bërë krahasimin e 192 shteteve tjera, sa ka globi del që vetëm Japonia dhe dy-tri shtete tjera janë etnikisht me më shumë përqindje të pastër etnike se ne, shteti më i ri në planet pra Kosova. Atëherë çfarë ç’mendurije shëmtuese i imponohet popullit shqiptarë duke vepruar kinëse në emër të këthimit të borgjeve të kaluara dhe bërjes Kosovës shtet po u dashka të cungohej prap ky komb, dhe te ndahej edhe njëherë si ne 1878-ën. Në vend që të bëhët e kundërta, udhëheqësit tanë me servilizëm të pa parë pranojnë gjithçka që del nga gojë e tjerëve (t’huajve) dhe pa e pyetur popullin fare pranojnë dhe nëshkruajnë kapitullime. Pra llava e ujqëve për ditë po e zvogëlon torishtën e ketyre po u dalin tepër si duket. Si mund të nëpërkambet gjithë ajo sakrificë, ai gjak i derdhur dhe çështë ma e keqja në emër të heronjëve, dëshmorve, martirve dhe gjithë atyre që dhanë jetën bëhen ulurima ngritjesh, namesh, hatashë dhe bëmave që ka bërë, po bënë dhe na bëka qeveria. Ato„bëma“ po shifen për ditë ne pjesën veriore të Mitrovicës, në kufirin me Serbinë, në ndërtesën e ministrisë së punëve të mbrendshme, se si në pikë të ditës hyhet aq lirshëm si në shtëpinë e vetë dhe para syve vidhen miliona euro, 50 kg.drogë etj. Pastaj universitetet, sa namëmadhi bëhët aty veq ne e dijmë, si blehet e kaluemja, e ardhmja dhe kush kur të don për një javë e kryen ma të rëndësishmin fakultet. Po me rrugë, që aq nam na u bëka sa shumë asfalte se jo mahi!Pa shikoni ende pa u krye asfaltimi ,bëhet përurimi, kur të kryhet, e njejta rrugë veq është prishë, sa lavd i ironisë së llahtarshme,për të mos e lënë me kaq,8 km.rrugë, Fushkosovë-Sllatinë na kushtuan 37 mil.euro thënë shkurt 100 km.autostrad në perendim dhe ate kualitet të klasit parë. Ja pra ne paguajmë pesë fish dhe e ndërtojmë për tri vite 37 km. Kurse parat që zinën nëpër aeroplana per Dubai milionat, s’janë shumë se duhet për tu bërë pjesë, edhe ministrat tanë,(ne radhë të parë kryministri):e ndërtimit të kontinenteve, shteteve në miniaturë, në ishullin e ëndërrave në Dubai, atëherë na u dashkan milionat. Po populli… ai duhet të vazhdoj jetën pa bëzëmje,në diktaturen e re, pak ma moderne, sepse edhe vdekja kur ti vie e ka më lehtë, se bile vdes me fjalën në gojë, për një shtëpi gardhi, e një cop bukë për fëminë e sëmur dhe karrocier. Këto skena trishtimi për ditë janë prezente nëpër televizionet tona, por…ç’të bësh, prindërit e tyre kanë luftue për t’u mundësuar udhëheqsave të tyre se si duket për ta parajsë,e ata vete me femijtë e tyre të mbetën në skëterrë dhe ferr.
Kur bëhet fjalë për mediat vizive, p.sh.RTK-ja nga parapagimi, prej popullit të vet merr për çdo muaj miliona euro, pa e pyetur ate fare,dhe se programet që i servon po këtij populli, janë mizore, katastrofale.Po si mund të jenë ndryshe, kur drejtori gjeneral i RTK-ës Agim Zatriqi shihet në ekrane televizive nëpër klube të natës dhe ahengje, duke i dhurar bankotat më të mëdha të valutës euro(500) eur.-she, dhe duke iu futur paratë striptizereve në brekë dhe gjoks. Këto skena turpi dhe amoraliteti jo njerzor, i ka parë e tërë Kosova dhe i tërë Kombi Shqiptarë. Ky medium i ashtuquajtur publik, dhe i vetmi në Kosovë, është krykëput nën patrionatin e qeverisë, e cila e monitoron, pra ja çfarë qeverije kemi ne.Qeveria apo edhe qeveritarët, i falin turqve dhe të tjerëve, fabrikat me emër në Evropë e gjetiu, p.sh. 1 mil. euro Ballkanin e Therandës, pak mil. Feronikelin e Drenasit, tjerat spo i përmend se si kapin shifrat mil.popullin s’e pyet kush kurrë, sepse sipas tyre bagëtia sflet, i ka katër këmbë.Tani e kanë radhën gjigantët e Kosovës: Trepça, Elektroekonomia, Ptt,Aeroporti etj…Së shpejti do të vie dita e gjykimit, për të gjithë ata që bënë në popullin e vetë, dhe se ai s’do ti falë.
Prandaj shqiptarë, ka ardhur koha që njëherë e mirë, të ngritet dhe të ndëgjohet zëri i popullit, zëri i kombit, populli është sovrani, vetëm ai ka të drejtë të zgjedhë më të mirët në mesin e vet, dhe ate duhet bërë, bile sa më parë, aq më shpejt i hapën sytë e verbërimit të vazhdueshëm, hapën rrugët e bashkimit tonë gjithkombëtar, i cili është A-ja dhe ZH-ja e të gjithave,dhe pritja ka zbërthimin e saj, fundin e durimit të saj, por edhe frytin e saj në fund, e që eshtë MJALTA

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sandër Lleshi: Përse është shqetësues Skënderbeu si mesazh lirie?
» Kastriot Myftaraj: Sa është pamjaftueshmëria e ndjenjës prokosovare në Shqipëri...
» Kastriot Tusha-Të këndosh himnin kombëtar, është një privilegj
» Adnan Abrashi: Shpirti i një populli është gjuha që e flet
» Adnan Abrashi:SHPIRTI I NJË POPULLI ËSHTË GJUHA QË E FLET

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi