Geri Selenica:SKAVICA: Tradhëtia më e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë
Faqja 1 e 1
Geri Selenica:SKAVICA: Tradhëtia më e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë
Geri Selenica: SKAVICA: Tradhëtia më e madhe kombëtare në historinë e Shqipërisë
Skavica shembull ambjental
Uji dhe energjia janë dy elementët kryesorë të jetës. Mirëmenaxhimi i tyre është menaxhimi i jetës dhe i kombit. Marr shkas për këtë analizë nga Vendimi i Qeverisë për dhënien me konçesion një firme private të HEC Katundit të Ri (Skavicës).
Por ç’është HEC Skavica:
Lumi Drin ka rreth 50 për qind të rezervave ujore të Shqipërisë dhe energjia e prodhuar nga Drini është 3-4 herë më e lirë se ajo e prodhuar në Vjosë dhe shumë më e lirë se lumenjtë e tjerë.
HEC Skavica është vepra energjitike më strategjike në vend dhe rezervuari ujor më i rëndësishëm i Shqipërisë me rreth 7 miliardë m3 ujë – duke u bërë rezervuari më i madh në Europë.
Liqeni i Skavicës (sipërfaqe 100 km2, gjatësi 100 km) do të ndyshonte pozitivisht klimën dhe ekosistemin në Shqipëri duhe zhdukur krejtësisht rrezikun e thatësirës, me efekt të ngjashëm me atë të digës së Aswanit në Egjipt.
HEC Skavica disiplinon përfundimisht problemin e përmbytjeve në ultësirën Shkodër-Lezhë. Për shembull, në 7 janar 2016, Drini kishte prurje rreth 3 000 m3 në sekondë dhe, nëse nuk do të ishte kaskada e Drinit, Shkodra do të përmbytej e tëra.
HEC Skavica me digë të madhe 485 m të lartë është i vetmi variant zyrtar i aprovuar me vendim qeverie të vitit 1961 dhe i ratifikuar në 2 marrëveshjet e ujrave me Jugosllavinë të vitit 1956 dhe 1961 (që janë ende të vlefshme me Maqedoninë).
Si pasojë e shpyllëzimeve është përshpejtuar mbushja e digave me aluvione. Konkretisht HEC Fierzës i është mbushur 20 për qind e rezervuarit me aluvione dhe jetëgjatësia e tij është rreth 50 vjet. Çfarë e bën të domosdoshme nevojën afat gjatë të një rezervuari më të madh në rrjedhën e sipërme, si HEC Skavica.
Krejt për arsye korruptive nga qeveria e vitit 2003, në pamundësi që një investitor privat (TGK) të bënte HEC Skavicën zyrtare, konsideroi edhe 2 variante më të vogla, por që zyrtarisht nuk u aprovuan kurrë:
Varianti maksimal është ende në fuqi me digë 220 m, me lartësi liqeni në 485 m, me kapacitet 390 MW dhe prodhim 2 miliardë MWh/vit, me rezervuar ujor 7 miliardë m3 ujë.
Varianti i mesëm është deri në kufirin me Maqedoninë në lartësinë 445 m dhe do të krijonte një rezervuar ujor 3 miliardë m3 (43 përqind të variantit të madh).
Varianti minimal (i aprovuar së fundmi nga qeveria) është me 2 HEC-e të vegjël me rezervuarë ujorë në total 5 herë më pak se varianti maksimal.
Problemi kryesor i këtij vendimi të qeverisë nuk është korrupsioni, por rrugëzgjidhja inxhinierike. HEC Skavica nuk është një HEC normal (pasi fuqia e tij gjeneruese është më e vogël se e Fjerzës dhe Komanit), por është një rezervuar ujor strategjik kombëtar, 3 herë më i madh se Fierza ose 2 herë më shumë se e gjithë kaskada e Drinit.
Problemet inxhinierike e menaxheriale që krijon HEC Katundi i Ri janë:
Ndërtimi i tij e bën absolutisht të pamundur ndërtimin e HEC Skavica e Madhe, duke shkatërrur përfundimisht pasurinë më të madhe ujore kombëtare prej 7 miliardë m3 ujë.
Fuqia e instaluar në HEC Katundi i Ri (57 MW) e kthen Drinin e Zi në një përrua, duke shkaktuar humbje të mëdha energjitike (200 milionë euro në vit).
Për të rritur efiçencën energjitike, kaskada e Drinit kërkon një menaxhim të integruar nga një operator (KESH), çka rrit efiçencën energjitike të të gjithë kaskadës me 10 për qind.
Duke qenë se HEC Skavica është një rezervuar ujor dhe jo një HEC i zakonshëm nuk mund t’i jepet një konçesionari, i cili ka interes të prodhojë energji, ndërsa KESH ka interes të ruajë energji. Dmth kanë dy qëllime krejt të kundërta. Pra ky model eshte kundër interesit publik. Për këtë arsye janë tërhequr investitorët më të fuqishëm në Europe (ENEL, RWE dhe EVN).
Faktikisht është dhënë HEC Ashta me konçesion. Por dhënia me konçesion edhe e hidrocentralit të sipërm të kaskadës e fut KESH-in në një sanduiç midis dy privatëve dhe e bën shumë të pa menaxhueshme kaskadën e Drinit. Interesi publik e do që Skavica të jetë vetëm pronë e KESH-it.
Në se do të binim dakord që do të bëheshin 2 ose 3 HEC-e të vogla, Katundi i Ri është vendi më i mirë për të ndërtuar HEC dhe e ul shumë interesin potencial për HEC-et e tjera të vogla mbi Drinin e Zi. Pra faktikisht në vend të HEC Skavicës së Madhe mbi Drinin e Zi do të mbetej vetëm HEC Katundi i Ri.
VKM Nr. 1068, datë 23.12.2015 ka shkelje juridike, pasi qeveria duhet të shfuqizojë VKM-në e vjetër, pastaj të marrë një vendim të ri me të njëjtin objekt.
Qeveria nuk ka bërë dëgjesa publike me popullsinë e Dibrës dhe nuk ka vlerësuar seriozisht ndikimin social e mjedisor të gjithë varianteve, sipas standarteve ndërkombëtare. Në fakt, Skavica e madhe përmbyt 10 për qind të Dibrës dhe popullsia është e terrorizuar nga kjo mundësi. Por me një vizion të përpunuar me ekspertë nga më të mirët në botë, një liqen i madh do ta bënte Dibrën Zvicër.
“Procedura e juridike” e dhënies me konçesion një firme “mike” të një aseti publik është më se e mirënjohur në Shqipëri. Qeveria po e çon në ekstrem traditën korruptive të qeverive pararendëse, por për mua kjo është dytësore në këtë rast.Unë jam në dijeni që qeveria shqiptare ka marrë propozime (bile ka firmosur Letra Mirëkuptimi) për ndërtimin e Skavicës së Madhe si pronë e KESH nga tre kompanitë më të mëdha në Kinë dhe në botë (PowerChina, GeZhouBa dhe Norinco), që i propozuan qeverisë shqiptare (KESH-it) financimin 100 për qind të Skavicës së Madhe (1 miliardë euro), me një kredi të butë 35 vjeçare, 7 vjet periudhë mospagimi dhe në vazhdim 2 përqind në vit interes. Por qeveria edhe pas më shumë se një viti nuk i ka kthyer asnjë përgjigje propozimeve kineze.Disa ministra ma kanë thënë hapur që Rama ja ka premtuar Skavicën turqve. Pra, turqit kanë pasur 2 vjet kohë që të përgatisin “propozimin e pakërkuar”, kur asnjë firmë tjetër nuk është lejuar të marrë pjesë. Tani, Ministria e Industrisë dhe Energjitikës mund ta bëjë “tenderin” brenda “ligjit”.
KESH është shprehur me shkrim kundër dhënies me konçesion të HEC Katundi i Ri, pasi dëshiron që Skavicën ta ndërtojë e administrojë vetë, por qeveria e ka parë të arsyeshme të mos marrë parasysh pozicionin e KESH, por të AKBN-së (ose më saktë të dy inxhinierëve partiake paeksperiencë).
Nga ana politike, për vetë rëndësinë strategjike, HEC Skavica kërkon një konsensus të plotë midis forcave politike kryesore, pasi flasim për një vendim me efekte shekullore në ekosistem, ekonomi dhe shoqëri. Për motive të tilla janë bërë dhe do të bëhen shumë luftëra, kështu që një vendim kaq strategjik politik kombëtar nuk mund të merret nga dy mësuesa (vizatimi dhe anglishte), stimuluar nga avujt e alkolit të verërave 50 mijë euroshe dhe nga shoqëria galante në hotelet luksoze të Stambollit!
Mungesa e seriozitetit dhe e profesionalizmit të Kryeministrit Rama në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë është shumë e qartë, që nga politikat ekonomike ekstreme anarshiste e neoliberale, që nuk kanë pikë lidhje me politikat socialdemokrate apo me zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë. Por, Skavica është qershia mbi tortë e vizionit dhe mënyrës së qeverisjes së Edi Ramës, sepse tregon paaftësine totale në planifikimin strategjik kombëtar, në inxhinieri dhe në ndërtimin e shtetit. Tregon shterpësinë e vizionit të tij ekonomik, si dhe është vazhdimësinë e metodave të tij korruptive dhe naive të thithjes së investimeve të huaja, që deri më sot i kanë rezultuar krejtësisht jo produktive (pasi ka zero investime).
Në se do të qe thjeshtë korrupsion, si pjesa më e madhe e metodave të tij qeverisëse klienteliste e konçesionare (edhe më ekstreme se qeveritë e mëparshme), nuk do të ishte ndonjë gjë e re, pasi ai vetëm këtë metodologji di prej 15 vitesh. Por shkatërrimi i asetit më strategjik të ekonomisë kombëtare, shkatërrimi i punës më të madhe inxhinierike të bërë për dekada të tëra, HEC Skavica, është një vijë ndarëse, që ka pasoja të pariparueshme kombëtare për breza të tërë, të cilën edhe ai vetë me ministrat e tij, nuk arrijnë ta kuptojnë për shkak të formimit, edukimit dhe moralit të cunguar.
Përfytyroni: Edi Rama “Laboratorin Hidraulik” (që e ka çdo shtet) do ta kthejë në “Qendër Arti” (ndërkohë që në një pjesë një miku i tij i ngushtë deputet “socialist” ka ndërtuar një pallat). Ndërsa modelimet e shkarkimit të ujrave inxhinierët e KESH-it po mundohen t’i realizojnë në qiell të hapur tek “Bregu i Lumit”!
Edi Rama me “aferën Skavica” s’është thjesht një kryegrabitës i burimeve natyrore, siç është bërë traditë politike këtu, por ai ka kaluar vijën e kuqe të interesit strategjik kombëtar. Strategjikisht shkatërrimi i rezervës më të rëndësishme ujore të Shqipërisë është tradhëtia e madhe kombëtare njësoj si falja e Shën Naumit Jugosllavisë apo tentativa për dhënien e detit Greqisë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë!
» RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS
» Kantrimen: Zgjedhjet e 8 majit - më të mirat në historinë e Shqipërisë
» Ambasada Amerikane: Zgjedhjet e qershorit më të mirat në historinë e Shqipërisë
» AGIM GASHI - PAJTIMET E VITIT 1990, ORA MË E MADHE SHQIPTARE E NGJARJEEVE TË SHEKULLIT PËR HISTORINË TONË
» RRAPSODI YNË QË SHPALOSI HISTORINË KOMBËTARE PËRMES KËNGËS
» Kantrimen: Zgjedhjet e 8 majit - më të mirat në historinë e Shqipërisë
» Ambasada Amerikane: Zgjedhjet e qershorit më të mirat në historinë e Shqipërisë
» AGIM GASHI - PAJTIMET E VITIT 1990, ORA MË E MADHE SHQIPTARE E NGJARJEEVE TË SHEKULLIT PËR HISTORINË TONË
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi