Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë!

Shko poshtë

Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë! Empty Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 06, 2013 2:39 pm

Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë!

Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë! Largea_999471378459148
E plotësuar- Kryeministri, dr.Sali Berisha, e ka vlerësuar punën e dy mandateve qeverisëse të udhëhequra nga ai, duke i cilësuar si ndryshim të fatit të vendit. Ai këtë e ka shprehur me krenari edhe në postimin në profilin e tij në fcb, pas përmbylljes së mbledhjes së 425 të qeverisë së udhëhequr nga ai. “Mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që mbështetën këto ndryshime! Të dashur miq, sot ishte mbledhja e 425-të dhe e fundit e dy mandateve të mazhorancës së PD-së. Në 7255 ligje, akte normative dhe vendime të miratuara në këto mbledhje si dhe me qindra e mijëra veprimtari të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare u ndryshua në mënyrë përfundimtare historia, gjeografia dhe roli gjeostrategjik i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Fjala e parë që më vjen në mendjen time dhe që buron nga zemra është: Mirënjohje, mirënjohje e pakufishme ndaj të gjithë atyre qytetarëve, bashkëpunëtorëve të mi, punonjësve të administratës shtetërore, miqve të huaj që mbështetën me përkushtim, aftësi, pasion dhe dashuri këto arritje! Sb”, e ka përmbyllur mesazhin e tij Kryeministri Berisha.
Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë! Septem
Berisha, sot takimi i lamtumirës me stafin, pritet dhe dorëheqja e ministrave

Kryeministri Sali Berisha pritet të mbledhë sot në selinë qeveritare në orën 12:00 stafin e tij për takimin e lamtumirës. Ai do të zhvillojë takimin e fundit me stafin qeveritar. Përveç administratës do të jetë edhe stafi politik tashmë i dorëhequr prej disa ditësh. Takimi do të jetë i organizuar si kokteil, por që do të jetë një mirënjohje e Berishës ndaj njerëzve me të cilët punoi 8 vite në Kryeministri. Ndërsa në mbledhjen e djeshme të qeverisë, u miratua dorëheqja e gjithë ekipit të zëvendësministrave.

Berisha njoftoi se pas tyre do t’i komunikojë Presidentit Bujar Nishani edhe dorëheqjen e ministrave të kabinetit të tij, ndërsa vetë do të qëndrojë në punë deri në momentin e betimit të qeverisë së re. “Unë, në përputhje me detyrimet e mia, në momentin që do ta gjykoj më oportun dhe të afërt do t’i paraqes Presidentit të Republikës dorëheqjen e këtij kabineti dhe do të qëndrojmë si qeveri në detyrë deri në momentin që qeveria tjetër, në përputhje me Kushtetutën, të betohet te Presidenti i Republikës”, - u shpreh z.Berisha.
Mësohet se për lirimin nga detyra të zëvendësministrave i është referuar legjislacionit në fuqi, i cili ia njeh këtë atribut mbledhjes së qeverisë. Në nenin 6 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, thuhet se zëvendësministri emërohet dhe lirohet nga detyra nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit. Me urdhër të ministrit, zëvendësministrit i caktohen edhe detyra të tjera. Në fillim të javës që vjen qeveria tjetër merr votëbesimin e drejtuar nga kreu i socialistëve”, Edi Rama.BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë! Empty Re: Berisha: E ndryshuam përgjithmonë historinë e Shqipërisë!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 06, 2013 2:52 pm

 Po e ripublikoj me qëllim të përkujtimit se Sali Berisha ishte shembulli tipik i burrit të madh shqiptar!

AGIM GASHI:LAMTUMIRË KRYEMINISTER SALI BERISHA


(Kushtuar Kryeministrit Sali Berisha që në mënyrë dinjitoze pranoi humbjen e garave të zgjedhjeve dhe dorheqjen e tij pas 23 vjet në bërjen e Shqipërisë-Shqipëri)

Po fliste Berisha, pranonte gabimin, 
Përulej para popullit e para atdheut, 
Rridhnin kokrra loti, të pastër si bilur, 
Ke hy në histori i dashur, sdo të dalësh kurrë.

Fliste Berisha, populli brohorit, 
Nën udhëheqjen tënde Shqipëria ka ndritë, 
I hoqe feneret, solle kohë të re,
Të rrallët janë si ti, që shkrihen për atdhe.

I ndertove rrugët n´themele të Shqipërisë,
Ndihmove Kosovën drejtë Pavarsisë, 
Në mesin e shqiptarëve, tradhëtar të thanë,
Andaj dhe Azemin barbarisht ta vranë.

Po fliste Berisha e populli po qante, 
Ndërsa në anën tjeter një katil po shante, 
Derisa pranonte, humbjen burrërisht, 
Disa kundershtarëve mbrapa u dilte bisht.

Po fliste Berisha, trimi i dhjetorit, 
Sikur në nëntëdhjeten i thoshte Shqipërisë, 
T´bashkohemi vllazërisht, para të marshojmë
Vetëm drejt Evropës është rruga e lirisë

Akoma je ndër ne, sa shumë të do Kosova, 
Shumë mësime more, nga Ibrahim Rugova, 
Pusho tani i dashur, pusho në Shqipni, 
Akoma jemi gjallë dhe jemi me Ty.

Këta rreshta fjalësh si falenderim, 
Po ti fail Ty Kryeminstri im, 
Larg e shumë larg, nga mërgimi i zi
Gjithmonë në dhena t´hueja, me mendje n´Shqipni!

Qershor 2013-Düren

Sot kur po e lë postin
U betove përsëri, 
Gjithmonë do të shkrihesh
Për tonën Shqipëri.

LAMTUMIRË VLLA I DASHUR NGA POSTET POLITIKE. FILLOJMË PAJTIMIN E KOMBIT TANI.PUNA NUK DUHET TË NDALET!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi