AGIM GASHI - AH, FATI I NANES
Faqja 1 e 1
AGIM GASHI - AH, FATI I NANES
Poemë e trishtuar për të cilën ndalohet komentimi pa e lexuar!
AGIM GASHI
AH, FATI I NANES
(Poemë e trishtimit)
KUJDES! I lutem prindërve, motrave e vllëzërve që këtë poemë të trishtë mos ta lexojnë në praninë e të rinjëve deri në 18 vjeç!
Në këtë botë të rrejshme
Shpesh ankohen fmija,
Kur nuk sillen mirë
Nanat e këqija.
Sa herë kam ndëgju
Të thana me leqe,
Thonë gratë e ndryshme
Se s‘ka nanë të keqe.
Po ka, ore, ka
Kam pa me sytë e mi,
Nana le fëmiun
Dhe ik në kurvni.
Ka dhe raste tjera
Sa t´randa trishtuese,
Kur nana për bijën
I bahet shkuese.
Jo për ta martu
Me krijue jetë,
Por do që e bija
Të ban si ban vetë.
Ah! Ka dhe aso nana
Që s‘i pajton logu,
Bebe t´porsalinduna
gjuajnë n´kanta bërllogu.
Kam ndi disa raste
Sa zjarr, sa siklet,
Kur nanat fatkeqe
Vrasin fmjtë e vetë.
Një tjetër e shtrëngon
Frymën ia ndalë,
Engjullit fëmijë
Që Zoti ia ka falë.
Shkruejnë gazetat
trishtime pa skaj,
Nana e pa shpirt
Han fëmijt` e saj.
II
Nana ndan nga gjiu beben
Mos t’i prishet bukuria,
E për qumësht nane
Qan e vuan fëmija
Ashtë nanë e keqe
E keqe sa më s‘ka ,
Kur fëmijën e vetë
E gënjen pa nda.
Në mbramje premton
Për çdo gja thotë po,
E nesërmja e nanës
Përmbushet plot me jo.
Kjo s’ashtë edukatë
Nana që afron,
Mësohen fëmijët e ngratë
ku jeta, jetë rrënon .
Gënjen pastaj shtetin
Për të s’ka liri,
Bëhet vëlla me krimin
Me drogë e me hajni.
Kështu rriten fmijët
Gjithkund fatkeqësia,
Bota ua shef sherrin
Nanave të këqija.
Nuk i baj të mirë
Dhe ata baballarë,
Që për një qejf flirti
Turpërohen, bëhen përrallë.
Ka edhe të tillë
Të poshtër, e të mjerë,
Vetëm i kcejnë qejfit
Në punë të pa nderë.
Kjo botë fatkeqe
Për engjujt fëmijë,
Nuk asht ideale
S‘ka mjaft lumtuni.
Sa fëmijë të kësaj bote
Vdesin nga uria,
I lanë të mbyllun, pra,
Nanat e këqija.
Nga nanat e k´tilla
Shëmtohet dhe moti,
Sado t`kamuflohen
Ato s’i do Zoti!
III
Dua ta tregoj
Nji ngjarje t`vërtetë,
Një ndodhi të randë
Që m´zhgenjeu n`jetë.
Ishin vite t´vështira
Vitet e nantëdheta,
E rëndë n`Kosovë robnia
E randë bahej jeta.
Iknin njerëzia
Lëshonin atdheun,
Harruan trojet e të parëve,
Harruan Skënderbeun.
Dikush iku nga skamja
Dikush nga lezeti,
Dikush s‘kishte qare
Se ndiqej nga pushteti.
Nji nanë nga anët tona
La burrin në shtëpi,
Dy fmijët i mori
U hodh në arrati.
Kaluan male, fusha,
Kaluan edhe shtete,
N`skamje e uri
Kaloi nji jetë t`keqe.
Ndalen në Çeki
Atje në Teplicë,
Synon Gjermaninë
Mjaft me Dardaninë.
Arriti dhe atje
Diku n`Bavari,
U shkrue azilante
Nana me dy fmijë.
U vendos në Hajm
Me dy pëllumbesha,
Në dheun e huaj
Ndihej si mbretënesha.
Merrte para t`mira
N`dimi hoq ushkurin,
Mendja ma s‘i shkonte
Në Kosovë për burrin.
Ishte gru e bukur
Me ja pas lakmi,
Dy vajzat e saja
Lule në hyjni.
Vishej edhe ngjyhej
Dilte në shëti,
Në gjak i vlonte etja
Për ndonjë dashuni.
Por një ditë me diell
Në parkun për karshi,
Qëndronte nji burr
E vidhte me sy.
Dhelpnisht iu afru
I tha „buenasera“,
Ja mendoi gruaja
Fati erdh te dera.
Filluan bisedat
Me plot dashuni,
Nuk munguen puthjet
Plot afsh e zjarmi.
Burri ish i pashëm
Nuk qonte “jerdam”,
Kishte restorantin
Ishte Italian.
Shqiptarja e bukur
Për kontratë nuk b`zani,
N´restoran fillon punën
Te italian Gjovani.
IV
Kaluen disa muej
Me afsh e mrekulli,
Para të mjaftueshme
Edhe dashuni.
Një ditë në restorant
Hyn një pllumbeshë,
Bukuri ma t´zjarrtë
Gjovani s’kishte ndeshë.
-Mirëdita, xhaxha
Vajza iu drejtu,
-E due nanen time
Pak me bisedu.
Po dridhej Gjovani
Për këtë bukuri,
Që i ndriste ftyra
Mu si një hyri.
U soll mirë e butë
Italiani plot mirësi
Derisa po flisnin
Tani nanë e bijë.
U ngrit që të shkonte
Duke i përshëndet,
Pa mendua e shkreta
Sa kob do të jetë.
Filloi Gjovani
Dashnores shantazh,
Që ta sillte vajzën
Të punoi n`lavazh.
-Ose do ta biesh,
Ose do shkosh n´shpi,
Do t‘i tregoj botës
Për tonën dashuni.
Nga dhuna, nga frika…
Gruaja u dorëzu,
Tani duhej vajzën
Disi me mashtru.
Shkoi në shtëpi
Plot nerva e vner,
Vajzat bukuroshe
E pritnin në derë.
V
E mashtroi vajzën
Mirë i shkoi plani,
Tani nanë e bijë
Punojnë te Gjovani.
Pas disa ditësh
Ky derr u sfilit,
Me i pas në shtrat
Nanë e bijë çdo ditë .
Po i thotë dashnores
Po shkoj në podrum,
Dërgoma bijën tande
T´më ndihmua n`do punë.
Ishin marr veshë
Dhe i kish premtu,
Që vetëm nji natë
Me vajzën me kalu.
Po e thërret bijen
T`u e ledhatu,
Merri këto gjana
N`podrum me i qu.
I mori e bija
Shkoi me gjanat zvarrë,
Bie shkallëve poshtë
Si të binte n´varr.
E priste Gjovani
Me sy zgurdullu,
E kuptoi vasha
Se ishte mashtru.
Deshi që të ikte
Nga dorë e çiklopit,
Por fuqi e derrit
Ja ndrroi fatin motit.
E rroku për beli
Veproi pa kursy,
Kmishën e mëndafshtë
Filloi me ia shky.
I dolën vashës së re
Gjinjtë si dy hana,
Ah, moj jetë e shkretë,
Çka i bani nana.
Përjargej italiani
Qelbej nga rakia,
Me dhunë sot shqiptares
I merrej vajzënia.
Puthte e lëpinte
Ku prekte nuk shikonte,
Nën peshën e trishtimit
Vajza keq rënkonte.
E kishin rrëmbye
Kthetrat e tradhtisë ,
Ishte vonë t‘i ikte
Kësaj mizorisë.
Sa kohë kaloi
Vajza s‘kish haber,
Por kur hapi sytë
Nanën pa në derë.
Ishte mbushur lot
Ishte mbushur gjak,
Vajza rrinte shtrirë
Me spermën në bark.
Ishte skenë e randë
N´podrum të Gjovanit,
„Dashnoret“ e mërgimit
Prej derr italianit.
Sa ishte pendu
Ajo nanë e shkretë,
E mallkonte ditën
E nisjes n´kurbet.
E mallkoi veten
Dhe ndjenjat e saja,
Ma mirë bukë e krip
Se me të zanë belaja.
I afrohet vajzës,
Yllit t´bukurisë,
-Ik nga unë, lavire
Nana e tradhtisë -
U ngrit ngadalë
E njoma shqiptare,
Iu duk vetja
Shkronjë në abetare.
Iu kujtua jeta
Babi në Kosovë,
Edhe lulëkuqet
Që qelin n´Rugovë.
Gjakun e vajzënsë
Ia la peng nanës,
U zhduk nga podrumi
Në atë hije t´Hanës.
VI
Porsa doli nga podrumi
E trishtueme, flokëshprishun,
Pika, pika rridhte gjaku
Nëpër kmishen e saj t´grisun.
Nuk e di ku e qet hapin
Ecte randë sikur në therra,
Për një çast u duk te shtëpia
Edhe motrën pa te dera.
E rroku but në përqafim
E puthi plot me dashuni,
-Tash po shkoj,oj motra e vogël,
Ndoshta ma nuk kthehem n´shpi.
Amanet, moj motra ime,
Të fala babit të mi qosh,
Mbarë Kosovës e gjithë shqiptarëve
Rastin tim t’ua tregosh.
Ti t´më rritesh, motra ime,
Të shkollohesh në kurbet të zi,
Kur të kthehesh në atdhe
Merre burr një shqiptar t`ri.
Nëse kthehesh dhe e mban në mend
Këtë amanet n´këtë natë me hanë,
Shpërndaj gjithkund dashuninë
T´u u ba ma e mira nanë.
Nëse vajzë të lindë fëmija
Moter qofsh me shumë gëzim,
T´më kujtosh mue ndër mote
Leja vajzës emnin tim.
Lamtumirë, moj motër mira ,
E ti, atdheu im i mbarë,
M‘u sfilitën andrrat e mia
Me e marr një djal shqiptar.
Para syve i del gjerdeku
Dhe duvaku i nusnisë,
Plot buzëqeshje n´kopshte t´Kosoves
T´u i dhanë gji fëmisë.
Mori rrugën kah errësina
Me u zhdukë nga kjo jetë,
Një unazë prej trup shkrumuemes
Si kujtim motrës me i mbetë.
VII
Ngadalë ecte dhe mendonte
Zot I dashtun po çka të bana?
Para syve seç i dilnin
Herë Gjovani e herë nana.
Pa mendu e pa cak ecte
Në nji pompë mezi arrinë,
Aty bleu një kovë plastike
Mbushur plot me benzinë.
Shkoj u ul në park t´qytetit
Atje diku në Bavari,
Nisi e shkreta të qajë përmallshëm
Për fatin tonë n´kurbet të zi.
Qau për fatin që iu thye
Qau për motrën që e la n´vetmi,
Qau për nanën që bari kobin
Me gjak t´vetin, me fëmijë.
Qau për babin atje n´Kosovë
Dhe atdheun e robnum,
Qau për shkollat mbyllë nga shkau
Mbarë një popull rri përgjum.
Qante vasha ma e bukura
E tokës së Arbnit në kurbet,
Kish vendosë ma mos t´jetonte
Por të ndahej nga kjo jetë.
Në mes të parkut lisa t`lart
Vetëm Hanen në shoqëni,
Tash po I vjen fundi i jetes
I kësaj luleje plot rini.
Ngadalë hapi kanten plastike
Lau trupin me benzinë,
Sa e mirë iu duk aroma
Thu për te ishte shpëtim.
Trupi i njomë i vashës s´re
U shndërrua në pastërti,
Iu kthye beqaria
Ditë e re thue ka gdhi.
Ndezi shkrepsen sypatrembun
Flakë i mori trupi i njomë,
U zdrit qielli e u zdrit parku
Nji za lëshoi si jehonë.
-Ah moj nanë, moj nana ime,
Lamtumirë se të kam gjan,
Mos mbaj zi, mos qaj për mue
Pashë atë gji që ma ke dhanë.
Nji amanet po ta la ty
Të qoftë hallall gabimi yt,
Kthehu ti në tokë të arbnit
Fillo motrën me ma rritë.
Mos rri ma n´kurbet të zi
Këtu jeta shumë e rëndë,
Në atë flakë i shtrini duart
Donte nanën me e përqaf.
Ra ngadalë në bari t`njomë
Ndërsa n´qiell u dukën re,
Donin që ta lëshojnë shiun
Me e shpëtu vashën e re.
Porse retë u vonuen
Edhe hana doli plotë,
Bashkë me yjet e asaj nate
Qanë e derdhen pa ndal lotë.
Vajtuan lulet e parkut plak
Diku larg në Gjermani,
Digjej e bukura shqiptaarer
Bahej bija shkrumb e hi.
Aty mbeti hini i vashes
Ku u dogj ajo bukuri,
Kurrë aty ma s‘doli bari
E kam pa me sytë e mi.
Porse hini i shqiptares
Si i Feniksi përsëri,
Do të hip në qiell të ngjallet
Për mirësi e dashuni.
VIII
Kanë kaluar disa vite
Nga kjo ngjarje e fatkeqësi,
Shumë shqiptarë e shqiptare
Sërish shkuan n`kurbet të zi.
Motërmira u kthye n´atdhe
Me atë unazë që n´prush ka mbetë,
Ia la vajzës emnin e motrës
Me e përtëri në këtë jetë.
Ah, moj motër ,që s‘ke vorr
Por e ke shpirtin n´gjithësi,
Bëhu roje e rrugëve të arbnit
Mbylli ato për kurbet t`zi.
Thonë se nana diku ka tretë
Dikush i dha zjarr restoranit,
Thonë çdo gjë mbeti shkretë
Përmbi vorrin e Gjovanit.
Shkruar gjatë janarit
Përfunduar më 31.01.2012 ora 05 e mëngjesit
Düren
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» AGIM GASHI-LOTI I NANËS
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
» Na ka dalë sabahi-Këngë me të cilën falenderojmë familjen Uruçi!Teksti e muzika:Agim Gashi-Këndon:Agim Gashi
» Agim Gashi: Agim Gashi:TË NDERON FTERRA DHE SHQIPËRIA(Mikut tim, shkrimtarit dhe poetit VULLNET MATO)
» http://www.kosovarimedia.com/home/biblioteka/autor-te-ndryshem/163-agim-gashi/4155-po-e-pyet-nanen-fmija-agim-gashi.html
» Agim Gashi: Agim Gashi :KOHA E PAKOHË E VENDIT TIM (Poemë)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi