Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në ngjarjen më të madhe të historisë shqiptare munguan liderët eminentë!

Shko poshtë

Në ngjarjen më të madhe të historisë shqiptare munguan liderët eminentë! Empty Në ngjarjen më të madhe të historisë shqiptare munguan liderët eminentë!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 9:43 pm

Në ngjarjen më të madhe të historisë shqiptare munguan liderët eminentë!



Në ngjarjen më të madhe të historisë shqiptare munguan liderët eminentë! --kalimash-----o


Mbase, në këtë numër gazete, do të ketë shkrime të bollshme, për promovimin (hapjen solemne) të superstradës Durrës – Prishtinë, kështu që editorialit i mbetet të shtrojë një pyetje, dhe të tentojë të mos përgjigjet: pse në këtë promovim kaq madhështor munguan Presidenti Sejdiu, Presidenti Topi, Kryeministri Thaçi, kryeparlamentari Krasniqi? Pra kësaj pyetjeje nuk kemi si t’i përgjigjemi, pos nëse prejudikojmë dhe hamendësojmë “pengesa” politike, sepse ato mund të jenë vetëm të tilla.
Mungesa e Presidentit Topi në promovimin e superstradës Durrës-Prishtinë, sikur zbulon skenarin e mundshëm të një formati të tillë manifestimi. Po të ishte Topi aty, atëherë dilema do të zbërthehej, do të dihej se aty mungojnë Sejdiu dhe Thaçi.
Pra përsëri një samit ballkanik dështon si ai i Shkupit, Novi Sadit, Podgoricës (Cetinës). Ky “samit” kësaj here dështoi pikërisht pse nacionalistët e tërbuar presidentë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë, më parë do të pranonin të përuleshin në baltë, sesa t’i gëzoheshin një rruge që lidh Ballkanin (integron) e jo që e ndanë, siç kanë dëshirë shtetet fqinje të Kosovës.
Që të mos duket kjo paradë nacionaliste, inaugurimi i superstradës Durrës-Tiranë, aty nuk lejohet të marrin pjesë Sejdiu, Thaçi, Topi, se hidhërohet Serbia dhe mund të thotë, ja shikoni nacionalistët shqiptarë! Kjo edhe është një dëshmi se konceptet politike të shtetit dhe pushtetit kosovar dhe atij atje të Shqipërisë – shqiptar, ende konstruktohen sipas strategjive ndërkombëtare, që na këshillojnë edhe gjumin ta bëjmë fshehtas se uji fle e Serbia jo! Kështu tash, me mungesën e tri figurave më të mëdha të politikës shqiptare, Serbia nuk do të mund ta politizojë si nacionalizëm ndërtimin e një rruge integruese. Shpëtuam edhe kësaj here.
Por në inaugurimin e djeshëm të superstradës, po të mos ishte e padobishme politikisht, mund të nxirrnim edhe relacione tjera politike, që mbase do t’i konvenonin Evropës evropiste, jo asaj ballkanike.
Ky servilitet dhe lojalitet i politikës shqiptare aktuale ndaj “kujdestarëve” ndërkombëtarë tashmë është i neveritshëm. Çështje është metoda e tyre e ndërrimit të tezave lidhur me integrimet, ato nuk preferohen në relacionin Prishtinë-Tiranë, por (sipas Zanierit dhe punëdhënësve të tij) preferohen relacionet Prishtinë-Beograd.
Pse një “pale” relacionesh u konvenon, e një “pale” tjetër relacionesh integruese nuk u konvenon? Por kjo çka i konvenon OKB-BE-së tashmë po dihet, mirëpo çfarë liderësh kemi ne që janë të detyruar të rezonojnë me kokat e do oficerëve ndërkombëtarë, që në vendet e tyre kanë punuar si praktikantë nëpër komunat periferike, pasi që asnjë oficer i administratës së huaj në Kosovë dhe OSBE-së në Shqipëri, nuk ka biografi me kapital të madh, por shumica syresh janë autsajderë në vendin e tyre, e Sulltan në Kosovë e Shqipëri, kurse Sulltani qëndron mbi kokën e pashallarëve presidentë shtetas në federatën e BE-së.
A është Kosova ende nën protektorat, apo nën mbikëqyrje të pavarësisë? A vendosin burrat e pushtetit dhe shtetit, apo ata vazhdojnë të jenë pashallarë vasalë të Sulltanit Ndërkombëtar?! Le të jetë si të jetë, mbase një situatë politike kur në Kosovë nuk mund t’ua kthejmë fjalën “paqeruajtësve”, por çka ka Presidenti Topi që bëhet aktor në krejt këtë tragjedi, dhe luan rolin ashtu, si do t’i arsyetojë veprimet e çuditshme non sense të Sejdiut dhe Thaçit!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi