Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI

Shko poshtë

Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI Empty Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 20, 2016 1:59 pm

JETIMËT TANË
 
NGA AGIM GAASHI

Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI Jetimet1

 
Lufta jonë, luftë çlirimtare,
Shumë jetima na i la peng,
Mbeten nën´ stihinë e kohes,
Prandaj, Zoti mallkon këtë vend.
 
Pas gjakderdhjes e gjenocidit,
Që na i hoqi Amerika,
Dolen n´skenë shumë karaxhoza
Formuen banda e formuen klika.
 
Harruen luften, harruen varret,
Si hijena n´hajni u sulen,
Ksaj Kosove të lashtë dardane
Krenarinë krejt ia shkulen.
 
Harruen varret e posahapuna,
Harruen rrobat me gjak të njoma,
Ndanë buxhet e teritore,
Me vjedh çdo gjë, në trevat tona.
 
Shiqonte populli me çudi,
A janë këta që ju besuem?
Deri dje qirreshin për padrejtsinë,
Sot çdo gjë na e shkatrruen?!
 
Shiqon fëmiu jetim i mbetun
Bukë për darkë i shkreti ska!
Pyet mamin e pyet vetëveten,
Për çka babi n´luftë ka ra?
 
Mami e shkreta kafshon buzen
Ç`ti thotë të birit ende fmi?
-Babi o birë ka ra në luftë
Për Kosovë e për liri.
 
Se liria dhe atdheu
Çmim të madh për dikend ka,
U dasht t´mendojmë kend me lënë në krye
Këtë varfëri mos me e pa.
 
Erdhëm o mami n`shpi të djegun
Ma mirë mos ta linim malin,
Shkët e babit, disa prej tyne,
Na e vodhen edhe socialin.
 
Ata ndertuen pallate t´nalta,
Kanë sherbtor, gjellbamsa n´shpi,
Unë i shkreti me bark të zbrazun
Nuk po shof ma as me sy.
 
Ata fëmijë t`shokëve të babit,
Vishen mirë, kcejnë fluturim,
Më përbuzin, m´thonë -ik nga ne
“Nuk ke babë, ti je jetim“!!!
 
Uli koken dhe mendoj,
Ja për kend babi n´luftë ra,
Unë i shkreti shkoj te vorri,
Gurin e vorrit me lotë t´u e la.
 
Ah! O babi o zemra ime,
Zgjohu e shifi k´ta shok´t e tu,
Na e vodhen mbarë atdheun,
Vodhen vorret e m´vodhen mu.
 
Flej i qetë ti zemer burri
Me shumë shokë, dëshmorë lirie,
Pa u zgjue o Ju nga vorret
Sdo të ketë aromë Arbnie.
 
Zgjohuni Ju si Feniksi
Se atdheu po lëngon,
Zgjohu babi im dëshmor
Jetimi yt në uri duron.
 
Zgjuhuni e kthene pasunin tone
Që na e vodhen karaxhozat,
Mos duroni që n´vorre t´jueja
Të vinë n´poshtrim këta bajloza.
 
Unë jetimi me shumë jetima,
Ju presim lart edhe kah Rugova,
Pasha Zotin o dëshmor të kombit
Ma keq se ishte, sot ashtë Kosova.
 
26.10.2015
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI Empty Re: Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 20, 2016 2:07 pm

Jetimët tanë – Poezi nga AGIM GASHI 12705194_453084994900184_5604308777014662728_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi