Lirohet ish kryeministri Çeku, mbetet në Bullgari

Prishtinë, 25 qershor - Gjykata bullgare e qarkut në Qystendil e ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, z. Agim Çekun nga paraburgimi. Mirëpo gjykata ka urdhëruar atë të mos e lëshojë Bullgarinë për 72 orë. Këtë vendim e ka konfirmuar Albana Beqiri, zëdhënëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. “Agim Çeku është liruar nga paraburgimi dhe shumë shpejt pritet të kthehet në Kosovë”, ka thënë Beqiri. Ndaj vendimit të gjykatës mund të ushtrohet ankesë brenda tre ditëve në një instancë më të lartë - Gjykata e Apelit në Sofje. Prandaj, sipas vendimit, Çeku, ndonëse i lirë, nuk mund të largohet nga Bullgaria deri në tri ditë pasi duhet të qëndrojë derisa procedimi gjyqësor të kompletohet.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Çeku e quan incident arrestimin e tij
Çeku e quan incident arrestimin e tij
Nga Express
Ish-kryeministri Agim Çeku ka deklaruar se arrestimi i tij në Bullgari ishte një incident dhe se shpreson se ky vendim do të bëhet shkas që Interpoli tani e tutje të mos marrë më në konsideratë fletarrestimet serbe.
“Mendoj se ka qenë një incident. Më liroi Gjykata dhe jo policia. Policia më kishte arrestuar, kurse më liroi Gjykata e Qarkut këtu në qytetin bullgar Qystendil pas një seance të gjatë disa orëve. Gjykata e pa më në fund se nuk kishte fakte të më mbante në arrest dhe më liroi”, ka thënë Çeku në një intervistë nëpërmes telefoni, për Radio Kosovën.
Megjithëse është liruar nga arresti, Çeku nuk ka të drejtë ta lëshojë Bullgarinë deri në përfundim të procedurave gjyqësore. “Duhet pritur tre ditë nëse kundër këtij vendimi të Gjykatës do të ankohet prokurori publik këtu në qytetin Qystendil, dhe nëse ankohet, atëherë do të duhej të mbahej një seancë e re më dy korrik. Shpresoj se nuk do të ankohet, por kjo do të shihet sot ose nesër, pasi pasnesër është e diel. Dhe nëse nuk do të ketë ankesë nga ana e prokurorisë, unë do të kthehem menjëherë. Sipas ligjeve të këtij vendi nuk mund të largohem derisa vendimi i gjykatës të bëhet i plotfuqishëm. Se a do të bëhet i plotfuqishëm, varet nga ankesa e prokurorit publik”, ka shpjeguar Çeku.
Lideri i PSD-së thekson se Serbia e ka mashtruar dhe gënjyer Interpolin me informacione të trilluara dhe të pasakta. “Për herë të parë pata rastin t’i shihja akuzat e Serbisë dhe fletarrestin nga Interpoli. Vërtet janë qesharake...Tani i kam në dispozicion këto dokumente me akuza të pasakta e të fabrikuara dhe sa po të kthehem do t’ia dorëzojë Qeverisë së Kosovës që të kërkojë zyrtarisht nga Interpoli t’i hedhë poshtë ato, sepse jo vetëm që nuk kanë ndonjë fakt, por e përsëris, janë tejet qesharake”.
Çeku shpreson se ky rast do t’i shërbejë Interpolit që përfundimisht të heqë këto fletarreste, jo vetëm për të por edhe për qytetarë të tjerë të Kosovës. “Serbia ka shpallur fletarreste të tilla edhe për tjerë politikanë të Kosovës. Nga tërë kjo histori besoj se do të dalë diçka e mirë, pasi tani kemi në dorë gjithë ato akuza të pabaza e të trilluara që Serbia i ka deponuar në Interpol”, është shprehur ish-kryeministri Çeku.
Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjithë ata që u angazhuan për lirimin e tij.

Similar topics
» Sejdiu: Kuptojeni se Kosova nuk është nën juridiksionin e Serbisë!
» Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK?
» SOT PRITET TË LIROHET UKË RUGOVA
» Agim Çeku në PDK?
» Lirohet apo jo Ukë Rugova?!
» Spekulim i ri: Kusari e Çeku në PDK?
» SOT PRITET TË LIROHET UKË RUGOVA
» Agim Çeku në PDK?
» Lirohet apo jo Ukë Rugova?!
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi