Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta’ e sotme kundër krimit, e vonuar

Shko poshtë

Lufta’ e sotme kundër krimit, e vonuar Empty Lufta’ e sotme kundër krimit, e vonuar

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 25, 2009 9:48 pm

‘Lufta’ e sotme kundër krimit, e vonuar

Skënder Mulliqi
Katër vjet nga vrasja e gazetarit Bardhyl Ajetit

Sipas literaturës bashkëkohore, kriminaliteti i organizuar mund të definohet në disa forma. Sipas ligjeve penale të shteteve perëndimore, qëllimi i kriminalitetit të organizuar është definuar si përpjekje e kundërligjshme për realizimin e përfitimeve të ndryshme pasurore, por edhe si përpjekje për krijimin e influencës së caktuar në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Veçoria më karakteristike e krimit të organizuar, është korrupsioni dhe dhuna.
Aktet e dhunës, gjatë këtyre viteve në Kosovë, u bënë për qëllime të ndryshme, duke filluar nga rivaliteti i krijuar nga konfliktet politike, mosmarrëveshjet rreth biznesit, si dhe për gjakmarrje të ndryshme. Moszbulimi i shumë vrasjeve, ka bërë që familjarët e të vrarëve të mos besojnë te funksionimi i së drejtës dhe i shtetit ligjor, që, edhe pas zyrtarizmit të pavarësisë, po vonon te ne. Për motive politike u vranë edhe gazetarët e kombëtares „Bota sot“ Bardhyl Ajeti, Bekim Kastrati, Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafa. Më 25 qershor, bëhen 4 vjet nga vrasja makabre e kolumnistit dhe të kombëtares “Bota sot” Bardhyl Ajetit. Kjo vrasje ishte përfshirë edhe në Raportin Amerikan të vitit 2005, për të drejtat dhe liritë në botë, në pjesën ku bëhet fjalë për Kosovën, si dhe në Raportin e „Freedom House” ku bëhet fjalë për stadin kritik të fjalës së lirë në vendin tonë. Kjo vrasje, aq sa na bëri të helmuar për humbjen e kolegut Bardhyl Ajeti, na bën po aq të helmuar dhe të tmerruar, kur i kujtojmë vrasjet e tilla. Gjatë këtyre viteve në Kosovë, në masë të madhe, u ngulfat fjala dhe mendimi i lirë. U vranë njerëzit që me dinjitet i mbrojtën institucionet dhe të ardhmen e Kosovës. Shumë ka munguar kurajoja dhe zëri i përbashkët për ta penguar këtë zezonë të kohës. Nëse në luftën e kësaj të keqeje të madhe, nuk jemi bashkë, atëherë, së bashku, do të jemi humbës. Me vrasjen e gazetarëve, u vranë elementët më të shenjtë të traditës, dhe u dëmtua shumë imazhi i mirë i këtij kombi dhe i Kosovës. Vrasja e gazetarëve, por edhe shumë vrasje të tjera, e mbollën krimin atëherë kur Kosovës i duhej qetësia, rendi dhe ligji. Vetëm pa krim, e mbajmë lart krenarinë tonë kombëtare. Duke e çmuar fjalën e lirë, ne e mbrojmë misionin e saj të shenjtë, që ka kjo në një shoqëri. Këtyre ditëve jemi dëshmitarë të zhurmës së madhe të disa analistëve dhe shoqërisë civile gjoja në mbrojte të fjalës së lirë. Ku ishit ju, zotëri të nderuar, qe nëntë vjet?! Kurrë deri më sot nuk e thatë asnjë fjalë të vetme kur u vranë katër gazetarët e të përditshmes prestigjioze „Bota sot” dhe shumë veprimtarë dhe ushtarakë të tjerë. Kësaj i thonë më shumë se turp... Ju sot po bëni shumë zhurmë në mbrojte të fjalës së lirë, vetëm kur është në pyetje gazetarja Jeta Xharra. Mirë është që mbrohet Jeta, por ju nuk u treguat kurrë parimorë, kur është fjala te lufta kundër krimit të organizuar në Kosovë. Atëherë, përpos gazetarëve të „Bota sot”, që e ngritën zërin kundër kësaj dukurie të shëmtuar, që të gjithë ju keni heshtur. Ose, thënë ndryshe, nuk e patët dert për të keqen me të madhe të pasluftës, siç ishin vrasjet për motive politike, e të cilat ndrydhën çdo ndjenjë kombëtare. Mbrojtja pa dallim e gazetarëve, është mbrojtje e vlerave të shenjta të një kombi...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi