Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Beteja kundër krimit, përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë

Shko poshtë

Beteja kundër krimit, përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë Empty Beteja kundër krimit, përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 10:39 pm

Beteja kundër krimit, përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë

Bota sot, Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se qeveria e tij do të forcojë ligjet për luftimin e krimit të organizuar, veçanërisht ato që lidhen me pasuritë e kriminelëve.



Beteja kundër krimit, përcaktuese për të ardhmen e Shqipërisë VIZITA
Dhimbja është e madhe, tha Kryeministri Berisha, por banda u eliminua dhe kjo është ngushëllim për jetën e tyre.
Duke e cilësuar aktin e tyre heroik, Kryeministri Berisha u shpreh se kjo është një dhimbje që, po aq sa familjarët, e kanë ndjerë të gjithë shqiptarët, sepse ata dhanë jetën për atë që është më e shtrenjtë për gjithë shqiptarët, për sigurinë, qetësinë, rendin dhe ligjin. Dhimbja është e madhe, tha Kryeministri, por banda u eliminua dhe kjo është ngushëllim për jetën e tyre.

Kryeministri Sali Berisha viziton familjet e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, drejtuesit Fatos Xhani dhe kryeinspektorëve Saimir Duçkollari, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, të cilët humbën jetën gjatë operacionit policor të pak ditëve më parë në Durrës, për eliminimin e bandës kriminale. Berisha u shprehu familjarëve ngushëllimet më të thella të tij dhe të qeverisë që ai drejton për humbjen e jetës së njerëzve të dashur të tyre, duke vlerësuar se kjo humbje është një dhimbje e madhe për të gjithë, por heroizmi i tyre është frymëzues për çdo shqiptar.Duke e cilësuar aktin e tyre heroik, Kryeministri u shpreh se kjo është një dhimbje që, po aq sa familjarët, e kanë ndjerë të gjithë shqiptarët, sepse ata dhanë jetën për atë që është më e shtrenjtë për gjithë shqiptarët, për sigurinë, qetësinë, rendin dhe ligjin.Dhimbja është e madhe, tha Kryeministri, por banda u eliminua dhe kjo është ngushëllim për jetën e tyre. Beteja kundër krimit, vijoi Berisha, është një betejë jetike për shqiptarët dhe sakrifica e efektivëve të policisë ka qenë, është dhe do të jetë përcaktuese për të ardhmen e vendit tonë.“Ata ishin më të mirët e më të mirëve, kishin një karrierë të shkëlqyer dhe ranë vetëm sepse donin të zbatonin ligjin. Ata nuk donin të qëllonin, por të zbatonin ligjin. Mes të qenurit gjallë dhe zbatimit të ligjit”, - tha Kryeministri, ata zgjodhën ligjin, sepse ata janë heronj dhe faktuan se ky është morali dhe shpirti i policisë. Ata, - vazhdoi Berisha, - ranë për t’u sjellë si shërbëtorë të një vendi të lirë.
Krimineli dhe banda e tij, tha Kryeministri, do të marrë ndëshkimin e merituar.
Nga ana tjetër, Berisha siguroi se lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar është dhe do jetë në qendër të përpjekjeve të qeverisë dhe të të gjitha strukturave të rendit në vend. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, - tha Kryeministri, se lufta kundër krimit të organizuar dhe ky ishte një rast që na nxit të rishikojmë çështjen e ligjeve të luftës ndaj krimit.Duke shprehur jo vetëm dhimbjen e thellë, por edhe solidaritetin me fëmijët, bashkëshortet dhe familjarët, Berisha i siguroi se qeveria do të qëndrojë në mbështetje të plotë të tyre dhe do të ndërmarrë vendime të tjera që rishikojnë statusin e të rëniet në krye të detyrës.“Të jeni të sigurt se, përveç të dashurit të tuaj, asgjë nuk do t’u mungojë fëmijëve dhe familjarëve të të rënëve, pasi sakrifica e tyre meriton çdo mbështetje ndaj jush”, - tha Berisha.
Beteja kundër krimit përcaktuese për të ardhmen e vendit
Beteja kundër krimit, vijoi Kryeministri, është një betejë jetike për shqiptarët dhe sakrifica e efektivëve të policisë ka qenë, është dhe do të jetë përcaktuese për të ardhmen e vendit tonë. Ata ishin më të mirët e më të mirëve, kishin një karrierë të shkëlqyer dhe ranë vetëm sepse donin të zbatonin ligjin. Ata nuk donin të qëllonin, por të zbatonin ligjin. Mes të qenurit gjallë dhe zbatimit të ligjit, tha Kryeministri, ata zgjodhën ligjin, sepse ata janë heronj dhe faktuan se ky është morali dhe shpirti i policisë. Ata ranë për t’u sjellë si shërbëtorë të një vendi të lirë. Krimineli dhe banda e tij, tha Kryeministri, do të marrë ndëshkimin e merituar. Kryeministri Berisha siguroi se lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar është dhe do jetë në qendër të përpjekjeve të qeverisë dhe të të gjitha strukturave të rendit në vend. Nuk ka gjë më të rëndësishme për ne, tha Kryeministri, se lufta kundër krimit të organizuar dhe ky ishte një rast që na nxit të rishikojmë çështjen e ligjeve të luftës ndaj krimit
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi