Basha: Lufta ndaj krimit dhe heqja e vizave, prioritetet tona më madhore

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, prezantoi në Kuvend disa nga pikat kryesore të programit katërvjeçar
1. Forcimi dhe garantimi i rendit dhe sigurisë publike, individuale dhe komunitare,
2. Lufta me zero tolerancë ndaj krimit, trafiqeve dhe korrupsionit,
3. Përmbushja e detyrimeve për heqjen e vizave Shengen për qytetarët shqiptarë, në veçanti sa i përket sigurisë së dokumentave dhe kontrollit të kufijve,
4. Konsolidimi i administratës publike dhe i kapaciteteve administrative, dhe
5. Forcimi i mëtejshëm i pushtetit vendor nëpërmjet decentralizimit, dekoncentrimit dhe zhvillimit rajonal, do të vazhdojnë të përbëjnë angazhimet parësore të Ministrisë së Brendshme gjatë këtij mandati.
Zbatimi në vazhdimësi i zero tolerancës ndaj krimit nënkupton forcimin e mëtejshëm të strukturave përkatëse dhe aftësimit të tyre të vazhdueshëm për t`ju përgjigjur me dinamizëm dhe efektivitet të lartë sfidave të luftës kundër krimit. Në këtë kuadër do të konsolidohet sistemi i ri i trajnimit, i punonjësve të agjencive të zbatimit të ligjit, me përvojat më të mira profesionale, do të rriten investimet në ambiente, mjete e pajisje, për rritjen e cilësisë së shërbimit dhe për një prezantim sa më dinjitoz në publik. Po kështu, do të thellohet zbatimi i përdorimit të sistemeve të Teknologjisë së Informacionit në shërbim të publikut, kontrollit të kufijve, luftës kundër krimit e sidomos formave të organizuara të tij, si dhe do të mundësohet realizimi i komunikimeve në kohë reale për njohjen e situatave kriminale e parandalimin e krimit. "Shqipëria një vend i sigurtë dhe me tregues të kriminalitetit të krahasueshëm apo nën mesataren e vendeve të BE", mbetet një objektiv solid i programit qeverisës 2009-2013. Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë ka zbatimi rigoroz i Strategjisë së Luftës kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit dhe Planit të Veprimit. Asnjë përpjekje nuk do të kursehet për të përmirësuar më tej kapacitetet institucionale për parandalimin dhe zbulimin e krimit ndaj individit dhe pronës private dhe publike si dhe asfiksimin e ambjentit kriminal nëpërmjet goditjes së pandërprerë të infrastrukturës dhe aseteve të tij. Prioritare në këtë drejtim janë kryerja e një sërë reformash, ndër to edhe ato ligjore, për identifikimin e aseteve të krijuara në mënyrë të paligjshme dhe kriminale, si dhe marrja e masave për konfiskimin e tyre dhe kalimin në favor të gjithë shoqërisë. Zyrtarët e korruptuar do të vazhdojnë të jenë në fokus të të gjithë veprimtarive verifikuese dhe investiguese të strukturave dhe institucioneve që kanë detyrime në këtë fushë. Strukturat e posaçme të ngritura për të luftuar këtë fenomen, do të vazhdojnë të përsosen dhe mbështeten për t'i inkurajuar veprimin e tyre antikorrupsion. Veprimi ndërinstitucional dhe bashkërendimi i punës së agjencive të zbatimit të ligjit, do të vazhdojë të mbetet një mjet i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Tashmë edhe si anëtare e NATO-s, Shqipëria do të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive të gjitha përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit. Zbatimi i Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe Planit të Veprimit dhe përditësimi i tij në përputhje të plotë me katalogun Shengen përbën një drejtim kryesor të punës së institucioneve tona, me rëndësi vendimtare sa i përket procesit të heqjes së vizave Shengen, për qytetarët shqiptarë. Prioritet do të jetë heqja e Shqipërisë nga harta e vendeve të origjinës për drogat e lehta dhe trafiqeve të qenieve njerëzore, si dhe partneriteti me agjencitë e vendeve të tjera, në luftën kundër veprimtarive kriminale tranzite. Institucionet kombëtare që operojnë në kufi, do të forcojnë bashkëpunimin ndërinstitucional, për t'i bërë pikat e kalimit të kufirit më efiçente, si në përballimin e fluksit të mallrave dhe personave, ashtu edhe për sa i përket identifikimit dhe goditjes së aktiviteteve kriminale ndërkufitare. Këtij prioriteti do t`i shërbejnë edhe institucionalizimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me agjensitë e specializuara të BE-së (FRONTEX) në drejtim të Menaxhimit të Kufijve. Ngritja e Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare, e cila do të jetë një strukturë ndërinstitucionale koordinative me detyrë organizimin, planizimin dhe drejtimin e operacioneve të kufirit blu në përputhje me legjislacionin detar vendas dhe ndërkombëtar. Arritja e marrëveshjeve të bashkëpunimit kufitar me vendet fqinje dhe anëtare të BE-së dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të përbashkëta për ekstradimin dhe kryerjen e operacioneve të përbashkëta kundër krimit të organizuar; Kontrollit të integruar të kufirit dhe krijimit të pikave të përbashkëta kufitare për të realizuar parimin "një ndalim, një kontroll", në kuadër të integrimit evropian, bazuar në direktivat e BE-së, si dhe në zbatim të udhëzuesit për liberalizimin e vizave;
Siguria rrugore
Rritja e cilësisë së rrugëve dhe sinjalistikës rrugore do të forcojë disiplinën dhe respektimin e normave të qarkullimit rrugor nga përdoruesit e rrugës. Një pjesë e rëndësishme e burimeve njerëzore dhe financiare do të orientohen pikërisht në këtë drejtim. Rialokimi i kompetencave për mbikqyrjen e trafikut në zonat urbane, me tendencë decentralizimin e tyre, në drejtim të autoriteteve dhe enteve pronar të rrugës, si dhe aplikimi efektiv i një regjimi të rreptë penalitetesh, mbështetur nga një infrastrukturë bashkëkohore, janë drejtimet kryesore të punës në 4 vitet e ardhshme. Modernizimi dhe përsosja e shërbimit të zyrave të gjendjes civile është një prioritet thelbësor i Ministrisë se Brendshme në 4 vitet e ardhshme. Në veçanti, mbarëvajtja e pajisjes së qytetarëve me pasaporta biometrike si një tregues i rëndësishëm i plotësimit të detyrimeve për heqjen e vizave, do të ketë të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e nevojshme për të garantuar suksesin në vazhdimësi të këtij procesi.
Objektiva të tjerë kryesorë janë:
- Lidhja online e të gjitha sistemeve ekzistuese kompjuterike shtetërore me Regjistrin Kombëtar.
- Ndërtimi i një ndërfaqe të përgjithshme komunikimi dhe vendosja e standardeve të ruajtjes dhe shkëmbimit të të dhënave
- Dixhitalizimi i të gjitha arkivave të gjendjes civile.
- Mundësia e ofrimit të Shërbimit të Gjendjes Civile online dhe pajisjes së emigrantëve me dokumente identiteti dhe pasaporta në vendet ku ata jetojnë.
Administrata publike
" Qeverisja e vogël, moderne dhe efikase do të vazhdojë të jetë lejtmotivi i katër viteve të ardhshëm në adresë të administratës publike.
" Objektivi i qeverisë nën këtë moto do të synojë konsolidimin e mëtejshëm të administratës publike për një cilësi dhe performancë në rritje ndaj zbatimit të ligjit, kërkesave bashkëkohore të zhvillimit të vendit si dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Sa i përket pushtetit vendor, boshti politik në katër vitet e ardhshme do të jetë forcimi i mëtejshëm dhe pavarësia e tij nëpërmjet decentralizimit, dekoncentrimit dhe zhvillimit rajonal.
Qeveria në këtë fazë vazhdimësie do të çojë më tej reformën e decentralizimit të pushtetit në përputhje me MSA-në, Kartën Europiane të Autonomisë dhe Vetëqeverisjes Lokale, si dhe në konsultim të vazhdueshëm me qeverisjen vendore e aktorë të tjerë të interesuar. Bazuar në Strategjinë kombëtare të Decentralizimit, qeveria synon ndër të tjera:
" Të rrisë më tej mbështetjen qendrore financiare për qeverisjen vendore me qëllim stimulimin e projekteve vendore në të gjithë sektorët e jetës, investimeve dhe shërbimeve publike
" Harmonizimin e përgjegjësive në fushat e arsimit, shëndetit publik, rendit publik, transportit, trafikut rrugor si dhe rrjetit të punësimit dhe asistencës sociale.
" Të vendosë kontrollin mbi territorin dhe planifikimin urban në kompetencë të plotë të njësive vendore.
Zhvillimi dhe Partneriteti Rajonal
Në periudhën që vijon transferta në favor të mirëfunksionimit të qeverisjes vendore do të ristandartizohet në Ligjin për Buxhetin e Shtetit, duke i dhënë prioritet investimeve vendore, shërbimit publik, zgjidhjes së kërkesave të qytetarëve si dhe nevojave të zhvillimit, duke tentuar zvogëlimin e shpenzimeve burokratike dhe pagesat e panevojshme për administratën.
" Partneritetin me pushtetin vendor, qeveria do ta vendosë mbi bazën e projekteve të përgatitur prej të zgjedhurve vendorë dhe financuar nëpërmjet Fondit të Zhvillimit Rajonal.
" Ky fond do të përbëjë një paketë të plotë investimesh për çdo njësi vendore me objekte të infrastrukturës rrugore, arsimore, shëndetësore, ujit të pijshëm, rrjetit të kanalizimeve, rikuperimit të mbetjeve urbane, energjisë dhe vaditjes së tokës etj.
" Në periudhën e ardhshme 4-vjeçare ndër objektivat kryesore për Shërbimin e Emergjencave Civile do të jenë:
" Forcimin e kapaciteteve institucionale të DPEC, për mbrojtjen civile dhe shpëtimin.
" Sigurimin e qendrave të mbrojtjes dhe sigurisë civile,
" Mbrojtja e infrastrukturës kritike si drejtim parësor i politikës së vendit tonë dhe i strukturave euroatlantike.
Për katër vitet e ardhshme, Agjensia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike do të përfundojë transferimin përfundimtar të pronave të paluajtshme publike në të gjithë Shqipërinë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miratohet nga Komisioni i Jashtëm i PE heqja e vizave
» Numërimi, Basha ruan epërsinë ndaj Ramës
» KQZ: Basha vazhdon të kryesojë ndaj Ramës, po e shton epërsinë
» Topi: Do të fitojmë çdo betejë ndaj krimit
» PD: Lulzim Basha fiton Tiranën, të dhënat tona janë të sakta

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi