Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Salihaj: Njeriu që vrau njerëzit e tanë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së

Shko poshtë

 Salihaj: Njeriu që vrau njerëzit e tanë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së Empty Salihaj: Njeriu që vrau njerëzit e tanë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 27, 2016 1:07 am




Salihaj: Njeriu që vrau njerëzit e tanë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së

 Salihaj: Njeriu që vrau njerëzit e tanë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së Largea_largea_ermal-meta-salihaj-0214102856971456521404

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj përmes Facebook-ut i është drejtuar simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pas zgjedhjes së Hashim Thaçit president të vendit.

Salihaj ka thënë se sonte, një njeri që i ka bëre kaq shumë keq LDK-së dhe Kosovës, një njeri, partia dhe strukturat e të cilit vranë njerëzit tanë me të devotshëm, atdhetarët tanë me të mirë, u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së.

“TË DASHUR VOTUES TË LDK-SË


E di që sonte jeni të dëshpëruar me partinë,me të cilën jeni lidhur që nga koha e Presidentit Rugova,disa edhe me vonë, por të gjithë dhe gjithmonë me idealet e tij dhe tonat. Që nga vdekja e presidentit Rugova ne kemi kaluar nëpër sfida të rënda, kemi përjetuar shumë dëshpërim, sepse ata,të cilëve u besuam shumë, na zhgënjyen dhe na dëshpëruan.


Sonte, një njeri që i ka bëre kaq shumë keq LDK-së dhe Kosovës, një njeri,partia dhe strukturat e të cilit vranë njerëzit tanë me të devotshëm, atdhetarët tanë me të mirë,u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së. E di që kjo ju ka dëshpëruar shumë. Sprovat e mëdha i qesin në pah vlerat dhe fytyrën e vërtetë të secilit njeri.

Por,mos harroni se çdo gjë e ka një fund. Dhe çdo fund e ka një fillim të ri.
Ne do të jemi se bashku,nuk do të dorëzohemi para këtyre sprovave,do të luftojmë me durim për idealet tona,për vlerat e mëdha që i ka lënë Presidenti ynë i dashur dhe i madh Ibrahim Rugova,do të luftojmë se bashku për një fillim të ri për të mirën e Kosoves.
Mos u dorëzoni, mos u dëshpëroni!


Presidenti Rugova ka thënë "Duhet pasur durim,të mirat vijnë pastaj", ka shkruar Salihaj në Facebook./A.M.

Adem Salihaj

rreth një orë më parë


TË DASHUR VOTUES TË LDK-SË

E di që sonte jeni të dëshpëruar me partinë,me të cilën jeni lidhur që nga koha e Presidentit Rugova,disa edhe me vonë, por të gjithë dhe gjithmonë me idealet e tij dhe tonat. Që nga vdekja e presidentit Rugova ne kemi kaluar nëpër sfida të rënda, kemi përjetuar shumë dëshpërim, sepse ata,të cilëve u besuam shumë, na zhgënjyen dhe na dëshpëruan.
Sonte,një njeri që i ka bëre kaq shumë keq LDK-së dhe Kosovës, një njeri ,partia dhe strukturat e të cilit vranë njerëzit tanë me të devotshëm , atdhetarët tanë me të mirë,u zgjodh president me votat e deputetëve të LDK-së. E di që kjo ju ka dëshpëruar shumë. Sprovat e mëdha i qesin në pah vlerat dhe fytyrën e vërtetë të secilit njeri.
Por,mos harroni se çdo gjë e ka një fund. Dhe çdo fund e ka një fillim të ri.
Ne do të jemi se bashku,nuk do të dorëzohemi para këtyre sprovave,do të luftojmë me durim për idealet tona,për vlerat e mëdha që i ka lënë Presidenti ynë i dashur dhe i madh Ibrahim Rugova,do të luftojmë se bashku për një fillim të ri për të mirën e Kosoves.
Mos u dorëzoni, mos u dëshpëroni!
Presidenti Rugova ka thënë "Duhet pasur durim,të mirat vijnë pastaj".

I juaji
Adem Salihaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi