Kamioni me dosje të Pallatit të Drejtësisë ndalet në kufi

Një kamion përplot me dokumente të Pallatit të Drejtësisë është ndalur në njërën prej pikave kufitare teksa po tentonte ta lëshonte Kosovën.
Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.
KALLXO.com zbulon se një kamion që dyshohej se ishte i ngarkuar përplot me dokumente për Pallatin e Drejtësisë është ndalur në njërën nga pikat kufitare teksa ishte duke dalë nga Kosova.
Siç merr vesh KALLXO.com, autoritetet doganore me të vërejtur këtë kamion dhe materialin që gjendej në të kanë lajmëruar Policinë e Kosovës, e këta kanë lajmëruar prokurorinë.
Këtë rast e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Prishtinë, Imer Beka. Ai tha se një kamion me targa të Bullgarisë është ndalur në kufi. Sipas prokurorit, kamioni ishte nisur nga Pallati i Drejtësisë.
“Ne jemi njoftuar nga Policia dhe Dogana se një kamion me targa të Bullgarisë është ndalur në kufi dhe ka dokumente të punës të objektit të Pallatit të Drejtësisë. Kamioni si duket është ngarkuar prej Pallatit, aty ku e kanë pasur ata qendrën, dhe pa dijeninë tonë dhe për arsyet që ne nuk i dimë kanë dashur që ai material të dërgohet në Bullgari”, tha Beka.
Kryeprokurori Imer Beka thotë se Policia ende është duke e shqyrtuar këtë rast dhe dyshon se dokumentet që gjenden në kamion kanë të bëjnë me ndërtimin e Pallatit dhe problemet apo defektet e vazhdueshme në të.
“Ne ende nuk kemi informacione të plota sepse Policia është duke e shqyrtuar rastin. Por, si duket, është material i cili ka të bëjë me ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë”, ka thënë Beka.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës tha se për shkak të defekteve të përditshme në Pallatin e Drejtësisë ka dyshime se mund të jetë një përpjekje për të zhdukur prova.
I pyetur nëse e ka parë dikush këtë kamion të mbushej me dokumentacion në Pallatin e Drejtësisë, prokurori Beka thotë se është vërejtur se vazhdimisht zhvillohen punime aty, por nuk është ditur që po bartet diçka e tillë. Policia, sipas tij, po e shqyrton se për çfarë dokumentacioni bëhet fjalë.
Për KALLXO.com, Imer Beka tha se dyshohet se edhe një kamion tjetër është larguar nga Pallati i Drejtësisë, por se Prokuroria nuk ka asgjë konkrete rreth këtyre dyshimeve.
Lidhur me shoferin e kamionit të ndaluar, Beka tha se ai është një taksist bullgar, që është paguar për të bartur atë material.
Kryeprokurori tha se për ndalimin e këtij kamioni janë të njoftuar edhe Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Drejtësisë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dosje:NËNTË TË AKUZUARIT: E TËRË AKTAKUZA MONTIM I RËNDË
» Thaçi ka dosje të bashkëpunëtorëve të Martyt
» Fatos Lubonja: “Palaçot e pallatit” që morën pjesë në darkën e Ramës
» LDK po përgatit dosje për ‘Qeverinë Muja’
» KEK-ut iu ndalet uji nga Gazivoda?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi