Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë

Shko poshtë

Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë Empty Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 26, 2009 12:13 am

Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë


Intervistoi Fatmir Terziu
Londer, 24 Qershor 2009


Doktor Hysni Bytyçi kritik i ashpër i situatës në Kosovë Hysnibytyci_280309
Dr. Hysni Bytyci


A mund të na thoni diçka për veten, jetën tuaj dhe diçka më tepër për lexuesin tonë?

I lindur më 03/10/1940 në fshatin Semetishtë komuna e Suharekës në Kosovë. Aty kam kryer vetëm katër klasë shkollë fillore. Në 1963 jam shpërngul për Beograd ku kam punue dhe vazhdue shkollimin e plotë fillorë, shkollën e mesme, universitetin-Fakultetin e dretësisë, pastaj jurispodencën dhe magjistraturën. Përveç klasëve fillore në shqip, tërë shkollimi im ka qënë në gjuhën serbishte. Pas provimit të jurisprodencës jam marrë me avokaturë, po gjithashtu në Beograd. Temën e doktoratit e kam mbrojtur pranë komisionit 5 antarësh në Universitetin e Tiranës në vitin 1996

Cila ishte tema e doktoraturës suaj?

Tema e doktoraturës ishte: Pozita juridike-kushtetuese e shqiptarëve ne Jugosllavi. Kjo temë është botuar në një libër me titull: Kosova dhe Shqiptarët.

Ç’janë vitet 80-të në syrin tuaj si dëshmitar okular nga Beogradi?

Viteve 80-ta kur shvillohej nje luftë e ashpër antishqiptare në Serbi (Jugosllavinë) e atëhershme, kur të gjitha vlerat kombëtare-shqiptare u merrshin nëpër këmbë, kur shtypi i atëhershëm ishte plot e përplot me shkrime antishqiptare, nuk munda të heshti edhe pse ishte rrezik me e ngrit zërin dhe fillova një aktivitet të bujshëm duke zhveshur me fakte ato shkrime antishqiptare.

A keni material për këto vite?

Këto punime janë te mbledhura në librin që është botuar në vitin 1991 me titull: “Pregaditu për luftë, nëse do paqë.”

A keni patur pasoja me shkrimet tuaja?

Prej shkrimeve të mija, të parat në shtypin jugosllav, e tërë kohën kam qenë i kërcënuar me letra anonime e telefonata, nëse nuk e mbylli gojën do të më shkatërrojnë mua me tërë familjen. Disa herë kam qenë i thirrur edhe te organet e sigurimit shtetëror.
E kam pritur një atentat të tillë, kam mendue se do të ndodhë në rrugë, diku në qytet dhe pak a shumë kam tentuar të jem në vigjilence në këtë drejtim. Por kur nuk kam pritur që atentati do të ndodhë brenda në banesën time. Pra ndodhi e kundërta, ndodhi aty ku nuk është pritur, ku kam qënë njëqind përqind i befasuar.

A mund të na thoni më shumë për këtë atentat?

Më datën 16 mars 2000, pas orës 20:30 pesë gjashtë herë më ka thirr dikush në telefonin tim fiks, por kur jam lajmërue, nuk ka patur përgjigje. Ma në fund më kan thirr në mobile, por prapë askush nuk është lajmërue kur e kam marrë telefonin. Pas 2-3 minutash dikush i ka ra ziles së derës dhe shoqja e ime është shkue te dera. Ajo ka pyet kush është? Përgjigjja ka qënë “fqiu Vllada”. Neve vërtetë e kemi patur një fqinj me emër Vllada dhe shoqja e ka hapur derën. Kanë hyrë 4 persona me maska, dy e kanë sulmue shoqen në koridor dhe dy janë ardhur në dhomë te unë më kanë sulmue shtazarisht, ku ma kan thye kafkën dhe atëherë çdo lëvizje e imja ka përfundue. Më kan lidhur për radiatori me konop që e kishim patur me veti dhe kan shkue.

Çfarë ndodhi më pas me ju?

Jam dërgue në spital në gjendje kome. Mjeku që më ka operuar i ka këshilluar fëmijët e mij që të pregatiten për varrim, se edhe ai nuk ka qenë i sigurt çka do të ndodhë me mua. Deri sa kam qëndrue në spital, Amnesti International ka dërguë një faks të një organizate humanitare në Beograd ku thuhej: “Pyeteni mjekun a mundet që zotëri Bytyçi ti përballojë udhëtimit me helikopter se kemi sigurar një helikopter ambulance ta dërgojmë në Beograd me transferue Hysniun me familje, sepse qendrimi i tij atje ma tej nuk është i sigurt...”

Si rodhën ngjarjet më tej?

Mua më erdhi shumë keq prej mjekut, i cili më kishte këthyer prej te “vdekurve” në jetë, pasi që ai kishte dëshirë fazën e parë të mjekimit me e krye vetë, vendosa që të qëndroj në spital deri të mbaroja mjekimin e kësaj faze. Pasi jam dal nga spitali, jam thirr në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, ku kam biseduar me autoritetet diplomatike të MB dhe pasi që është ardhë në Beograd përgjigja nga Qeveria që zotit Bytyçi me familje ju ka lejue azili politik në MB, ku më kanë thanë tani pregadit per udhëtim vetëm na trego datën dhe kohën në cilin aeroport do të mbërrijsh. Unë gjindëm në MB prej katër shtatorit të vitit 2000.

Pse organizatat humanitare ishin të interesuara për jetën tuaj?

Meqësnëse shtroni këtë pyetje, pse organizatat humanitare kanë qenë aqë të interesuara për nxjerrjen e familjes sime nga Beogradi, përgjigjja është se unë në kohë shumë të gjatë kam bashkpunue me këto organizata humanitare. Të gjithë të burgosurit të ashtuqujtur burgosje politike, shërbimet e mija profesionale kanë qenë gratis. Kjo ka qenë arsyeja, pse u interesuan aqë shumë për mue dhe famijen time.


Si ju duket gjendja politike tani në Kosovë


I nderuar zoti Terziu, tani si që kërkuat, pak a shumë të mirrem me situatën në Kosovë, di të them faktet dhe jo shtirrjet. Kam luftue me penë, që Kosova te bëhet shtet i pavarur. Në dhjetor të vitit 1991 është botue një shkrim i imi në shtypin kosovar se nuk kemi tjeter rrugë përveç me i kapë armët, se nuk ka liri pa luftue. Në 1994 ka qënë tjetri shkrim me titull: Me serbët mund të bisedojmë vetëm më armë në krah... E kam ditur se pa luftë nuk ka liri, e kam parashikue se Kosova ma së pari do të bëhet shtet i pavarur e pastaj bashkim me Shqipërinë. Bile e kam patur një shkrim me titull: 4 + 1 + 1 = 1. Ku janë dhanë shpjegimet se në ish Jugosllavinë në 4 njësi jetonin shqiptarët [Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mali Zi] plus shqiptarët në Shqipëri dhe plus shqiptarët e Çamërisë duhet të bashkohen me një shtet. Kjo gjindet edhe në materialin e doktoraturës sime. Profesor Skënder Begeja, njëri prej anëtarëve të komisionit, më pyeti: “Po si me e realizue këtë?”. Unë u përgjigja: “Me luftë.”

Jeni shumë kritik me situatën në Kosovë. A mund të na thoni pse?

Mirëpo unë nuk e kam pritur një situatë të tillë në Kosovë. Kam menduar se vërtet do ta krijojmë një shtet demokratik të vërtetë. Nuk kam pritur kaq urrejtje që kanë shqiptarët ndaj serbëve, romëve, goranëve etj. Kam menduar se shteti do të funksiononte si në tërë botën demokratike. Sot në Kosovë kemi ma shumë se 1000 vrasje, prej 1999 deri tani, të pa zbuluara, sot në policinë e Kosovës vidhen 48 kilogram drogë dhe një sasi bukur e madhe parash. Bëhet vjedhja, mu tek ata që duhet me e ndjek hajnijën, duhen zbulue vjedhjet, vrasjet, djeg-jet e krimet e tjera. Sot në Kosovë bëhet një luftë politike e fëlliqët, nuk zgjidhën fjalët, nuk konsiderohet partija tjetër si rival politik, por si armik ma i madhi që egziston. Disa rej atyre që e udhëheqën luftën bënë pasuri me vlerë disa milionash EURO, blejnë apartamente në Dubai dhe Montekarlo, kurse nje numër jo i vogël i familjeve jetojnë nga ndihma sociale 45 EURO në muaj. Një shtresë pasurohet e tjetra varfërohet. Papunësia sipas disa të dhanave arrin 60%, pra një përqindje e lartë e popullatës janë papunë.

Ju si mendoni se duhet vepruar?

Shteti duhet të funksionojë e jo të kemi kuazi shtet. Kosova është sot shtet i pavarur dhe sovran, por në realitet ma shumë shtetësi ka patur Kosova kur ka qënë Krahinë Autonome Socialiste me Kushtetutë të vitit 1974, se kjo që ka tani. Tani të huajt janë më shumë të implikuar në politikën Kosovare se që kanë patur para 20 viteve autoritetet e Serbisë apo të Jugosllavisë. Shteti sovran ka ushtrinë e vetë, Kosova nuk ka, shteti sovran nuk ka governator te huajin, Kosova ka, shteti sovran e ka gjykatën e pavarur, Kosova i ka një numër të konsiderueshëm gjyqëtarësh të huaj, shteti sovran është sovran në tërë teritorin, kosova sot nuk e ka...

Sidoqoftë ky është fillimi dhe kthim prapa nuk ka, edhe pse dikush ka nostalgji të vjetrën, pra atë pushtet socialist dhe atë 'liri-autonomi' nwn pushtim serb. A jeni dakort me këtë?

Po, sigurisht kjo gjë është e vërtetë se kthim mbrapa ma nuk ka dhe shpresoj se gjërat do të rregullohen dikur, pas shiut pritet dielli apo jo, siç thotë një fjalë e urtë popullore.

FL
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi