Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL “PEGASI INTERNACIONAL “ I FOKUSUAR NDUE UKAJ, POET,KRITIK, PUBLICIST STUDIUES KOSOVE ( SUEDI)
Faqja 1 e 1

RRUGETIM PROFIL “PEGASI INTERNACIONAL “
I FOKUSUAR NDUE UKAJ, POET,KRITIK, PUBLICIST STUDIUES KOSOVE ( SUEDI)
Krijimtaria e Ndue Ukaj: formatim autorial dhe referim.
Nga Kristaq F. Shabani, I.W.A, W.P.S
Ndue Ukaj i ka vënë si qëllim vetes për të lëvruar shumë gjini të letërsisë, por ndërkohë të ketë shfaquri tipike dhe të lënies së mbresës, qoftë edhe me një vëllim , a libër në një gjini . Ky është një synim i mirëfillësisë që tregon se “lindja krijimore është një proces jashtëzakonisht i vështirë”. Të gjitha “krijesat që lindin në “Maternitetin e Krijimit”, sikundërse edhe në jetën reale të pasardhshmërisë kanë karakteristika, tipare jo të përbashkëta, por dallesa deri në ekstreme që vitalitojnë kështu origjinimin.
Studiuesit e veprës së Ndue Ukaj shumëplanshin e trajtesës parashtrojnë këndvështrime, secili sipas mendimit të tij , por evidentojnën talentin, tipizimet që gjejnë në veprën e tij , individualitetin në krijimin e stilit, origjinalitetin e derdhjes burimore të krijimtarisë, veçanësitë dhe dallesën, larmitetin tematik. Kryesorja dhe evidente është se Ndue Ukaj tashmë është evidentuar dhe sprinton në rrugën e pakthyeshme të mirëfillsisë, të “letërsisë ndryshe”, të përdorimit me aftësi të “operacionit” kirurgjikal jetësor”, të mendimit filozofik me metaforizim dinamik, me alegori që në përmbajtjen e saj zhvesh fenomene disekuilibri të tablove ekzistenciale, frymon me mesazhe novatore për një ecuri progresive të jetës, jep leksionim nëpërmjet aftsisë së tij sesi duhet te ecet, thirron për ndryshesë dhe stil të të jetuarit, evidenton njeriun, femrën , poezinë, duke e motivuar dhe përkufizuar poetikisht, si një influencë prioritare në ndihmesën e zhvillimt trunor nejrëzor . Një rrallësi në poetikën e tij është “esenca motivuese, zbërthyese dhe thelbësore e radhitjes krijuese të Botës…, ku poetët lozin rolin e tyre në kundrin të këtij fenomeni bazor… Për këtë vepër që po rritet dhe përcillet kanë hedhur penelata studiuesit dhe kritikët e mëposhtëm, të cilët kanë thënë fjalën e tyre për këtë kreaturë të ndritshme…
Duhet theksuar se Ndue Ukaj i kushton një rëndësi të madhe dhe universializmit të vlerave me botimin e tij të realizuar në SHBA. Kjo tregon formatim autorial dhe referim, nivel të evidentimit si emër talentues në letërsinë shqipe në rrugë profilore. Duke u nisur nga këndvështrimi im shpreh që Ndue Ukaj , flas në këtë rast për poezinë, kërkon të arkitekturojë poezi të bukura, domethënëse, me ndjenjë dhe të menduara mirë; të zgjedhë në fjalësin e pasur figura ndriçuese që nga çdo anë t’i këndvështrosh të krijojnë refleksione të ndritshme dhe domethënëse…
Sentencive
*
...Sepse ka botë, ka gjuhë e stil poetik të fuqishëm dhe bindës, dhe sepse lidhet me jetën reale si brumë, me kulturën, me mitet, me historinë e njerëzimit.
Skender Sherifi
*
Alegoria poetike, jo vetëm si frymë jotendencioze, por edhe si esencë e përtypshme për një lexues tepër elitar, realizohet nëpërmjet metaforash që kanë në thelbin e tyre një antonimike, e cila ngjiz në mënyrë të mrekullueshme dramën e kontrasteve.
… Nëpër vargjet e tij ka një thukje të tillë mendimi, një fermentim aq të madh të fjalës, sa ndonjë poeti tjetër jo domosdoshmërisht më pak cilësor, do i duheshin pjerrgulla të tëra rrushi, për të na ofruar një poezi kaq cilësore. Ukajt i duhet më pak nga ky lloj fruti, pasi ai zgjedh ta vjelë atë nga Pema e Jetës. Aty ku mjafton te vjeshësh fare pak, për të prodhuar pijet me esencat më të forta!
Alisa Velaj
* Kam përshtypjen se në poezinë e Ndue Ukajt, ka përpjekje për të prishur disa shabllone që ekzistojnë në aktivizimin e metaforës (një lloj ndërlikimi i shprehjes, të sintaksës, të lëvizjes poetikë në tërësi, etj), çka do të thotë se autori, në këtë rrafsh, është në përpjekje ta shohë metaforën jo vetëm si një figurë thjesht poetike, por si një mjet të fuqishëm që ve në lëvizje gjithë pamjen poetike, me shfaqjen dhe joshfaqjen e vet.
Petrit Palushi
*
Me matematikën e zemrës
Zgjidhte të panjohurat e bëra lëmsh
(Poetët vetmitarë)
Pra, Ndue Ukaj beson seriozisht se poeti mund ta ndryshojë botën. E forca e besimit, thuhet në Ungjill, mund të zhvendosë edhe malet.
Prandaj, edhe po e them krejt në fund: Ndue Ukaj është një psalmist modern!
... Nje vlere autentike te Ndue Ukajt paraqet delli i tij polemizues, debatues, qe studimeve te tij u jep gjalleri, cilesi kjo qe shpesh u mungon veprave te ketij lloji ne letrat tona.
Anton Gojçaj
*
E gjithë poezia e N. Ukajt krijohet si përpjekje e poetit për të lartësuar artin poetik, për të shtrirë mbretërinë e artit, për ta krijuar e kuptuar poezinë si kundërvënie ndaj të këqijave e absurdeve të jetës.
Jeta, dashuria dhe poezia identifikohen aq shumë në poezinë e këtij poeti sa, shpesh, vargjet për njërën rrjedhin natyrshëm si vargje për tjetrën.
Nuhi Ismajli
*
Poezia e tij është e lexueshme me tërë prezencën e saj bindëse, jo vetëm me dëshirën për të interpretuar në heshtje vargun e lirë të saj, por për të marrë pjesë aktivisht në mendjehollësinë e fjalës së saj në rënie-ngritjet e saj metaforike me një akt të krijimit kuptimplotë.
Fatmir Terziu
“
Në oazin e letërsisë Shqipe është e pamundur të mos derdhet ujëvara e alegorive dhe e metaforave të shkrimtarit të talentuar Ndue Ukaj, ku, nëpërmjet poezive dallohet stili i tij i thjeshtë, plot pasion dhe me shumë vlera estetiko-letrare.
Peter Tase
*
Poezia e Ndue Ukajt kap spektër të gjerë vrojtimesh poetike. Gjuha e kësaj poezie ngërthen në vete specifikat e veta të zgjedhjes dhe skalitjes së fjalëve brenda ndërtimit të vargëzimit, që e funkcionalizon në të shumtën, këtë gjuhë brenda poezisë edhe përkah aspekti semiotik.
Namik Kelmendi
Preface
Godo is Not Coming
Glen Jeansonne
I am pleased to write the preface to Godo Is Not Coming, the second volume of poetry published by Ndue Ukaj, a prolific, versatile writer who has worked in several forms of literature, including journalism and poetry. The current collection, written in Albanian, has been translated into English by Peter Tase, a former student at the University of Wisconsin-Milwaukee who served as a Peace Corps volunteer to Paraguay and has mastered several languages. Ukaj has lived much of his life in Eastern Europe, especially Kosovo, but also is a working journalist in Scandinavia and other parts of Europe. His expatriate experience, his love for his homeland, as well as his admiration for America, is clearly evident in his poems. Ukaj is no amateur, experimental poet, who writes merely as a hobby. He is a professional writer and one need only sample his work to conclude that it has international appeal. These are serious poems, not light reading, yet the work is neither pretentious nor deliberately obscure. Most of all, it is honest, heartfelt, written from the inside out. Some poetry leaves one feeling worse for having read it; this poetry leaves the reader feeling thoughtful. Written with passion, it evokes emotion in the reader. Even when tackling sad or bleak issues, it conveys compassion, empathy, and human warmth. Poetry is the poet’s way of making love.
*
Peter Tase’s job as translator is infinitely complex. English, Spanish and Albanian are quite different languages and the translation of poetry is the most difficult form of translation to undertake. It requires translating metaphors, integrating rhythm, and preserving the original content and style. It necessitates patience and an unusual aptitude for languages, as well as a love of poetry itself. Tase’s work is a major contribution to make the work of an accomplished poet available to readers in the Western Hemisphere.
The longer poems often employ the technique of beginning with a problem or an emotion, working through it, while the mood evolves during the course of the poem, resolving it in the final stanza, and driving home the message in the concluding line. The poems thus have a sense of development. Some poems evoke the poet’s love for his homeland, poignant with the grief and wistfulness of an exile. Others reflect personal experiences: writing a poem; making love; waiting for death; and roasting an apple. In “A Large Warm and Roasted Apple” the poet shows that sometimes we ruin fresh apples by roasting them, which is true in a literal sense, and in the larger, symbolic sense that humans won’t leave well enough alone. In introspective poems dealing with the writing of his poetry, the poem wonders if his work will survive, and concludes that it probably will not survive in written form but might endure in the memories of those who read it. “Woman” is warm, sensual, and physical, and delivers a short, sweet, gentle message, not one that requires elaborate explanation. “The Emigrant” is sad, and empathetic, yet concludes with underlying hope, “a traveler looking for his nest of hope just as a freezing bird/ And is covered with the quilt of promised land.” A few poems are celebratory. The poet expresses his admiration for the Founding Fathers of the United States, still a source of inspiration. In “Godo Is Not Coming” he wrestles with the enigma of death and resolves it to his personal satisfaction. Most of his poems, in fact, evoke a sense of resolution, even of realism, wrapped in poetic imagery.
Ukaj explores the breadth, depth, and variety of human emotions, our place in the cosmos, on the planet, or, intimately, in a solitary place. Like all good poets, he draws universal themes from personal experiences that resonate within each of us. Most of the symbols are commonplace, based on thoughts and experiences we have all had. He helps us understand their meaning without trying to trick us metaphorically or exaggerate his own cleverness, without pedantry. The poetry is not lyrical nor rhyming, yet it possesses a stark beauty that is woven into a holistic context within the limits of each individual poem, giving the poems both a personal and a universal message. The style is clean, pure, and simple, yet conveys complex feelings and a range of emotions. There is great variety among the poems and even within the individual poems. Reading good poetry is to feel what the poet felt, expressed through the beauty of language. This poetry evokes a range of human experiences, and when digested, leaves the reader satisfied and grateful for the experience.
Glen Jeansonne
Professor of History
University of Wisconsin, Milwaukee
October 22, 2010
Poezi që ka jetë
Skender Sherifi
Unë nuk dëshiroj ta bëjë një analizë të imtë poezisë, me baza shkencore letrare: është puna e kritikëve profesional ë, çka donë kohë e hulumtim të nivelit universitar, dhe unë si krijues anarkist multidimensional, nuk e kam atë profil.
Por due, pos miqësisë që kam me autorin ( pse ta fshehi, pasi është reale dhe e kam për nderë ), t’i them disa fjalë për librin e tij (dhe kjo e tejkalon anën miqësore, sepse nuk mundem me shpreh
gjëra që nuk i mendoj ). Pra fillimisht po afirmoj që globalisht më ka pëlqyer libri i Ndue Ukajt.
Unë nuk jam shumica, jam një UFO margjinal e atipik, jashtë formatimeve të zakonshme. ) Poezia e Ndue Ukajt është shumë e mirë, me vlerë, dhe pak libra me poezi kam mundur me i lexue pa më ra nga dora pas 10 ose 20 faqeve ... dhe ky më ka interesua, me ka prekur, me ka folur, me ka lanë një gjurmë të bukur e të thellë.
Pse pra ?
Jo me ja marue qefin mikut tim, për ndryshe, e ftoj në një darkë parisiane, duke provuar një verë prestigjioze nga Bordoja. Por poezia e tij ka porosi, ka brumë, ka gjallëri, ka jetë, ka
dashuri, dhimbje, dhembshuri, mallëngjim, nostalgji, romantizëm, mendim, pyetje, dhe është plot humanitet. Pos asaj, ka memorie, ka kujtesë ... Autori na shëtisë nëpër mitet e Lindjes së Mesme,
të Greqisë antike, Romës dhe i lidhë me preokupimet e temat aktuale moderne. Dëshmon që ato mite jetojnë, vazhdojnë gjurmën e tyre te neve, duke i kapërcye shekujt. Pastaj, iu ofron një homazh të bukur dhe poetike disa autorëve që kalojnë si miq, si ikona të përjetshme në jetën e tij, dhe ndoshta edhe tonën, sikur Becketi, Hemingey, Franz Kafka, Danti, Shakwspiri, etj ... homazhe për disa figura tona kombëtare si Bogdanin, Fishten, Nënen Terezë dhe Rugoven ... Bota e ka një lidhje intime me të kaluarën, me historinë, me mitet, me teologjitë e filozifitë e vjetra ... Ajo lidhje vazhdon me ne, dhe përbën, e ditëm apo se ditëm, një kontinuitet. Ndue Ukaj e ka shpreh atë gjë, me fuqi të bindshëm dhe me një gjuhe poetike të prekshme. Mua, si poet, nuk me folin aspak 90 % të botimeve me poezi.
Pse ? Nuk ka porosi, nuk ka brumë, nuk folët për asgjë serioze ... je në një lojë abstrakte fjalishë të thata, në një gjeometri konceptesh pseudo intelektuale, në një pretendim me qenë modern sipas modave të supozuara në fuqi. Pra si rezultat: të gjitha këto prodhojnë një zbrastësi totale e absurde !
Pse na flet aq shumë poezia e Rembosë apo e Bodlerit, dhe ku është, në çfarë lartësie është edhe sot në vitin 2010 moderniteti i veprës së Rembosë në krahasim me poetet më modern të sodit ?
Pse është libri i Ndue Ukës në nivel, dhe vepër e vërtetë poetike që meriton respekt ? Sepse ka botë, ka gjuhë e stil poetik të fuqishëm dhe bindës, dhe sepse lidhet me jetën reale si brumë, me kulturën, me mitet, me historinë e njerëzimit. Pastaj si rezultat : natyrisht që libri i tij sjell jetë, dritë, dashuri e humanitet ... sepse nuk e ka shkëputur lidhjen me Njeriun, me Femrën dhe me Jeten, me fatin njerëzor. Bravo i qoftë mikut tim, libri i tij meriton lëvdata e respekt pa dyshim, dhe meriton që ta ftoj ( nga ëndrra e ime imagjinare e fiktive ) bashkë me mikun tim të hershëm Anton Pashkun që e përmende, me mikun tjetër Ibrahim Rugoven, dhe me Mirko Gashin me e hëngër një Pulë të Pjekur me një Birrë te Tre Sheshirat, aty ku shkonim para 3 5 vitesh, si idealista për ta rikrijuar, e riformuluar boten tonë të brendshme dhe re-interpretuar me kodet tona atë të jashtmen.
(Autori është poet frankofon e shqiptarofon),
Bruksel, me 24 tetor 2010
Predikim nën hijen e Pemës së Jetës
Alisa Velaj
Thonë se poetët janë si profetët. Arrijnë të zbulojnë thelbet e atyre të vërtetave që qeniet e tjera thjesht i kundrojnë nga larg si realitete te çuditshme, pa arritur madje t'i kategorizojnë si të vërteta. Kjo dukuri ndodh ngaqë poetët zotërojnë një shqisë të pari tepër të fuqishme, e cila është në gjendje të vështrojë kthjelltazi lojën e kontrasteve. Pikërisht rregullat e kësaj loje përpiqet të zbulojë edhe poeti Ndue Ukaj. Ai alegorizon jo pak ne vargjet e tij. Alegorizon dhe hesht...Alegoria e Ukajt në një lexim të parë të poezive të tij duket se shërben për të na dhënë ato peizazhe të zhveshura, në të cilat vegjeton ekzistenca njerëzore. Por kjo gjë vlen thjesht në një lexim denotativ. Leximet konotative arrijnë të shpërfaqin një klithmë deshpërimi, e cila i ka rrënjët në honet më të thella të shpirtit njerëzor. Atij shpirti, i cili vjen si reminishencë e Providencës, por që ne vdekatarët, duke mos qenë në gjendje të vlerësojmë atë që na është dhënë qysh nga lindja, e lëmë diku mënjanë, thjesht me qenë aty, dhe shpikim pa kurrfarë ndroje zotat tanë të trishtë, tek të cilët e kemi të sigurt zhgënjimin, përderisa ata s'janë gjë tjetër veçse trupëzimi më i shpërfytyruar i pasigurive tona.
"Spektatorët janë shpërndarë në meridianët e vdekjes./Duke pritur Godonë/Dhe frikën nga gjarpri nëpër trupin e pemës së kalbun".
Alegoria poetike, jo vetëm si frymë jotendencioze, por edhe si esencë e përtypshme për një lexues tepër elitar, realizohet nëpërmjet metaforash që kanë në thelbin e tyre një antonimike, e cila ngjiz në mënyrë të mrekullueshme dramën e kontrasteve. Diku të sendërtuar dukshëm, e diku tjetër rrëshqitëse si gjarpri në damarët e pemës së kalbun.
Ndonëse këto poezi nuk na vijnë si thurina imcake, prape se prapë mund të themi se poeti Ndue Ukaj arrin të na shfaqet tepër koprac me fjalën. Nëpër vargjet e tij ka një thukje të tillë mendimi, një fermentim aq të madh të fjalës, sa ndonjë poeti tjetër jo domosdoshmërisht më pak cilësor, do i duheshin pjerrgulla të tëra rrushi, për të na ofruar një poezi kaq cilësore. Ukajt i duhet më pak nga ky lloj fruti, pasi ai zgjedh ta vjelë atë nga Pema e Jetës. Aty ku mjafton te vjeshësh fare pak, për të prodhuar pijet me esencat më të forta!
(Autorja është ligjëruese e letërsisë shqipe në Universitetin Aleksandër Moiusiu, Durres)
Preaching under the shade of the tree of life
Alisa Velaj
It is acknowledged that poets are like prophets. They can discover the esence of those true facts that other beings only object them from far away like strange realities, without even being able to characterise them as the truth. This phenomenon occurs because poets have very strong skills in viewing, which are able to see clearly the game of contrasts. This is exactly what Ndue Ukaj as a poet, has been trying to discover. He has a high level of allegory. Ukaj allegorizes and keeps quiet...When first reading his poems, Ukaj’s allegory appears that it’s sole purpose is to present us those undressed landscapes, Where the human existence is vegetating. But this item simply serves by reading denotatively. Conotative readings can unvail a scream of sadness, which is rooted deep inside the human soul. In that soul, which comes as the remiscence of providence, but we the dying creatures, are unable to evaluate those that we have received since our birth, and leave it aside, just to stay there, and invent our sad Gods without hesitation, in which deception is apparent, until they are nothing less than the worst embodyment of our insecurities. “Spectators are spread in the meridians of death./ While waiting for Godo/ And the fear from the sneak through the rotten body of the tree.” The poetical Allegory, not only as a tendencious genre, but also as a digestible esence for a high level reader, is realized through the metaphors that have on their substance a particular antonymic pattern, which matches perfectly the drama of contrasts. In some places visibly noticeable, and in other instances appears as the sneak in the vains of the rotten tree. Although these poems are not present with very limited words, we still can admit that Ndue Ukaj is very conservative on the use of words. In his verses there is a particular way of thought, a great fermentation of the word, which would make other poets of the same quality as Ukaj’s, to use many more grape vines in order to offer us the same quality of poetry as the one presented here. Ukaj doesn’t need a large quantity of grape because he gathers it from the tree of life. In that tree were a small quantity of fruit is enough to produce the drinks with the strongest extract.
Mrs. Alisa Velaj
Professor of Albanian Litterature
University of Durrës, Albania
VARIACIONE TË DALLUESHME TEMATIKO-STILISTIKE
(rreth përmbledhjes poetike “Ujëvarat e metaforave”, të Ndue Ukajt)
Petrit Palushi
“Ujëvarat e metaforave” është përmbledhja e parë me poezi e Ndue Ukajt, pas një debutimi të disakohshëm dhe me sukses në fushën e studimeve, të kritikës letrare dhe të publicistikës.
Poezia e Ndue Ukajt, si një poezi që përpiqet të zbresë tek honi i shpirtit të njeriut, tek ai labirinth i çuditshëm, më së pari, na vjen në trajtën e një rrëfimi të dlirtë të autorit për vetveten, si jehonë e një shpirti të trazuar, dhe që njëkohësisht prezanton një krijues të përkushtuar, të mbështjellë me ethet e vëzhgimit dhe të krijimit dhe që e bëjnë poezinë e tij sa lirike, aq dhe gjysmëepike dhe dramatike njëkohësisht, sa fantazoide, aq dhe të prekshme për shqetësimet njerëzore që ngre, për temat e ndjeshme që merr dhe rimerr, për atë frymë ekzistenciale që funksionon dhe frymon në trupin e krejt poezisë.
Kjo ndodh, siç është thënë me të drejtë se “Duket sikur poetët do ta kenë gjithmonë punën që është bërë enkas për ta” (V. Simborska).
Poezia e librit “Ujëvarat e metaforave” nuk sillet brenda një rrethi të caktuar, të kufizuar tematik, por natyrshëm shpërfillet njëanshmëria tematike (që shpesh e ngushton rrezen e shikimit); kështu, tematika në poezinë e Ukajt merr më tepër gjerësi, përftohen variacione tematiko-stilistikore, shikimi i lexuesit nuk pikëzohet vetëm dikund, por përftohet e drejta hapësinore e depërtimit në shumë pika e pikëza të shpirtit të njeriut, çka kemi të bëjmë me një vështrim të gjithkundshëm, por dhe me një depërtim tepër të hollë vetëm në trupin e atyre gjërave që mund të shqiten nga shumësia e gjërave dhe të vijnë si të tilla për të shkaktuar dridhje tek shpirti i njeriut. E, në këtë furtunë metaforash dhe hapësinë tematike, nuk mund të ndodhë që poezia të mos jetë më e pasur, më e lëngshme, më pranë shpirtit të njeriut. Rrjedhimisht, ndjesia do të jetë më e natyralizuar, efekti poetik më i gjallë, dhe lexuesi t’i rikthehet kësaj poezie tabloide (mataforoide) me një kënaqësi të re, si për të plotësuar krejt imazhet që mund të përftohen prej saj, duke e ushqyer vetveten me mendimin dhe dëshirën të mos i largohet asgjë prej këtyre imazheve. Brenda variacioneve të dallueshme tematiko-stilistike, shpalohen natyralisht variacione temëzash, variacione idesh, motivesh, trajta të tjera që gjallojnë për shkak të rrëfimit poetik.
Në përmbledhjen “Ujëvarat e metaforave”, koncepti i bashkëkohësisë dhe koncepti i së shkuarës janë vetëm pamja më në reliev e poezisë, është prezantimi parë se çfarë lëngëzohet në këtë poezi. Është, si të themi, vetëm një udhëzues ideotematik. Imazhet lëvizin nga njëra kohë fizike në tjetrën, ngarkohen me imazhe të tjera, rrudhet ajo çka është e tepërt, jofunksionale, dhe mbetet më së fundmi, thelbi i poezisë, mu aty ku komunikimi i autorit mund të jetë vetëm përmes vijave të shpirtit. Dhe në këtë komunikim, ndërfutet miti si pjesë e shkuarës, por dhe si pjesë e bashkëkohësisë. Edhe disa poezi në këtë përmbledhje (“At Pjetër Bogdanit”, “At Gjergj Fishtës”, “Nënë Terezës”, “Anton Pashkut”, “Dardania antike”, etj.), e japin rishfaqjen e mitit me pamje bashkëkohësie dhe lexuesi njëmend mund të shohë (të parakuptojë) mitin në trupin e bashkëkohësisë, si pjesë të saj, si refleks i detyrueshëm i një të shkuare të largët dhe t’afërt.
Kam përshtypjen se në poezinë e Ndue Ukajt, ka përpjekje për të prishur disa shabllone që ekzistojnë në aktivizimin e metaforës (një lloj ndërlikimi i shprehjes, të sintaksës, të lëvizjes poetikë në tërësi, etj), çka do të thotë se autori, në këtë rrafsh, është në përpjekje ta shohë metaforën jo vetëm si një figurë thjesht poetike, por si një mjet të fuqishëm që ve në lëvizje gjithë pamjen poetike, me shfaqjen dhe joshfaqjen e vet. Kësisoj, krejt poezia në fjalë, mund të shihet lehtas si një poezi që funksionon vetëm brenda një shtëpie metaforash.
Është për t’u vënë në dukje se në përmbledhjen “Ujëvarat e metaforave”, ka një rimarrje të aktivizimit të poezisë së gjatë (nëse mund t’i marrim edhe si poema krijime të tilla si “Vetëm heshtje”, “Kënga e dritës”, etj.), dhe kjo formë transformuese, i jep më tepër vlera poezisë, e bën të dallueshme si poezi e imazheve të plota, shton kuptimësinë dhe dendësinë e mendimit, krijon mundësinë e një shprehjeje më të plotë poetike të autorit.
Si e tillë, poezia e përmbledhjes “Ujëvarat e metaforave”, është e mirëpritur, që vjen me kodin e vet të komunikimit, dhe duke u profilizuar si një poezi e një tematizimi dhe shprehimësie të veçantë, ku një ansambël metaforash ndriçojnë edhe pikat më të imta brenda shfaqjeve që përcjell poezia për lexuesin.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL “PEGASI INTERNACIONAL “ I FOKUSUAR NDUE UKAJ, POET,KRITIK, PUBLICIST STUDIUES KOSOVE ( SUEDI)
NJË PSALMIST MODERN
ANTON GOJÇAJ
(pjesë nga recensioni per librin Ujevara e metaforave)
Ndue Ukaj deri tash është bërë i njohur si studiues, kritik i letërsisë dhe publicist.
Tani e pas do ta njohim edhe si poet. Vërtet, vargjet e tij ishin (janë) të pranishme në periodikun e shtypur dhe atë elektronik edhe deri tani, por libri ka përmasa të tjera dhe receptohet ndryshe.
Autori i këtij libri nuk është nga ata shkrimtarë që mbyllen në kabinet dhe që të vërtetën ta gërmojë në vetvete. Vargjet e tij paraqesin një formë të komunikimit kreativ, të gjallë, me personin e zemrës, me personalitete të mëdha, me kontekstin kulturor e politik, me botën empirike, me historinë e letërsisë…
Ndue Ukaj nuk është as nga ata shkrimtarë që e gdhendin fjalën duke e reduktuar atë deri në bërthamë, por ai gjithsesi është një njohës shumë i mirë i artit të të shkruarit. Ligjërimi i poetit është shpërthyes, ngacmues, kërkues dhe karakterizohet nga kultura enciklopedike. Për të komunikuar me vargjet e tij lexuesi duhet të jetë i pajisur me njohuri nga literatura mitologjike, ajo biblike, pastaj historiko-letrare etj., që janë tipare të intertekstualitetit. Në vargjet e tij kemi edhe ndonjë varg të huazuar të Azem Shkrelit, apo ndonjë perifrazë të vargjeve të Nënës Tereze etj., që autorit i shërbejnë si pikëmbështetje për të zhvilluar poetikën e vet.
Poeti shkruan në gjuhën standarde, por për efekte të caktuara, në jo pak poezi përdor edhe shprehje dialektore (idiomi).
Çdo poezi nënkupton një lexues, e në vargjet e Ukajt me lexuesin herë flitet në vetën e dytë e herë në atë të tretën. Një numër të madh vargjesh Ndue Ukaj ia kushton të dashurës së tij (në vetën e dytë) dhe këto janë vargjet artistikisht më të realizuara të tij.
Disa poezi Ukaj ua kushton personave të njohur nga fusha e kulturës, politikës apo humanizmit (Anton Pashku, Pjetër Bogdani, At Gjergj Fishta, Rifat Kukaj, Ibrahim Rugova, Nëna Terezë, kryesisht në vetën e tretë, por edhe të dytë), të cilat kanë pak ngjyrim patetik, por përmes tyre autori shpalos brenga dhe ide, kritika ndaj dukurive të caktuara dhe vizione interesante për ardhmërinë …
Ndue Ukaj poezisë, pra edhe poetit, i rezervon misionin e alkimisë (alkimistit) dhe kjo është arsyeja pse ai shkruan.
Me matematikën e zemrës
Zgjidhte të panjohurat e bëra lëmsh
(Poetët vetmitarë)
Pra, Ndue Ukaj beson seriozisht se poeti mund ta ndryshojë botën. E forca e besimit, thuhet në Ungjill, mund të zhvendosë edhe malet.
Prandaj, edhe po e them krejt në fund: Ndue Ukaj është një psalmist modern!
NJE STUDIM ME VLERA DEBATUESE
Anton Gojcaj
(Ndue Ukaj, Diskursi Biblik në letërsinë shqipe, AIKD, Prishtinë, 2004)
Emri i Ndue Ukajt koheve te fundit ka rene ne sy per shkrimet kritike-teorike, qe i botoi ne periodikun e Kosoves, Shqiperise dhe Malit te Zi. "Diskursi biblik ne letersine shqipe" eshte libri i tij i pare, nje tudim, botiar nga AIKD, Prishtine 2004. Titulli sinjalizon se ky punim i qaset raporteve te letersise artistike me Biblen, e cila per besimtaret e krishtere ka aureolen e shkrimit shenjt.
Libri perbehet nga dymbedhjete kapituj. Pasi sqaron cfare kupton me nocionin diskurs, autori i hedh nje veshtrim te thukte, kronologjik, retorikes.
Bibla, sipas Ukajt, pervec si libri shenjt i te krishtereve eshte edhe veper vlerash shumedimensionale, qe ka luajtur dhe luan nje rol te madh edhe ne boten e artit, d.m.th. edhe ne letersi.
Ukaj mbeshtet nje teze interesante: kufijte e fillimit te historise se letersise shqiptare duhet te shtyhen deri te Shen Niketa dhe Shen Jeronimi (shekujt IV-V), te cilet vertet shkruan latinisht, por ishin nga trojet ilirike dhe meritojne te trajtohen njesoj si humanistet shqiptare te shek. XV (Gazuli, Becikemi, Maruli etj.), qe permenden ne historite aktuale te letersise shqipe, duke kerkuar te njejtin trajtim per ta sic u behet disa rilindasve shqiptare te shek. XIX, qe shkruan ne persisht, turqisht, apo ne ndonje gjuhe tjeter, (vellezerit Frasheri, per shembull), madje ne nje kohe kur shkrimi ne gjuhen shqipe vec ishte konsoliduar.
Sado qe kjo ide ka nevoje edhe per nje argumentim me te zgjeruar e te shumanshem, vete sprova e Ukajt per ta shkundur opinionin e ngrire, skematik, sipas te cilit letersia e vjeter shqiptare eshte kapitull i absolvuar, meriton nje vemendje te posacme. Ukaj mendon se Bibla ka ndikuar ne nje shkolle te mirefillte letrare ne letersine shqiptare dhe mbeshtet tezen e Kujtim M. Shales qe thote se kultura e shkrimit biblik, jo vetem se eshte po aq e vjeter sa letersia jone, por edhe se kjo kulture paraqet njerin nga dy strumbullaret themelore te kesaj letersie, krahas kultures se letersise orale.
Drejtperdrejt me diskutimin, autori merret ne tete kapitujt e fundit. Ndikimi i Bibles ne letersine shqipe eshte i gjithepranishem, si ne kohe (ne te gjitha periudhat), ashtu edhe ne forma, sisteme, formacione stilistike e estetike, pastaj ne tema, ne personazhe etj. Ky ndikim eshte here eksplicit, here implicit. Raportet Bibel-letersi shqipe verehen qysh ne dokumentet me te hershme shqipe, duke filluar me Formulen e Pagezimit, kurse kulmin e zhvillimit e arriti me "Ceten e profetenve" te Pjeter Bogdanit. Ky diskurs ishte mik i pandare i letersise shqipe ne gjithe rrjedhen e saj. Jul Variboba, De Rada, Serembe, pastaj Naimi, Cajupi, Asdreni, Fishta, Noli, Prenushi e shume te tjere, ne menyra te ndryshme u frymezuan nga Bibla, apo edhe huazuan dicka nga diskursi i pasur i saj. Ky proces eshte edhe sot i gjalle. Shume vepra te letersise bashkekohore vene raporte, shpeshhere te natyres thelbesore, me kete liber hebraik per nga origjina, por boteror per nga ndikimi.
Eshte fakt se sa me shume i afrohesh kohes sone, kultura biblike eshte gjithnje ne transformim e siper, perhere e me pak eksplicite, por jo edhe me pak e pranishme. Diskursi biblik eshte mjaft i shpeshte edhe ne letersine bashkekohore, gje qe studiuesi ne fjale e verteton, duke permendur shume vepra te autoreve te rinj qe vazhdojne traditen e shkrimit mbi modelet biblike. Eshte nje guxim jo i vogel kur nje autor i ri, qe ne vepren e tij te pare, provon qe problemin te cilin e shtjellon ta kundroje ne tere gjeresine kohore dhe hapesinore te letersise shqiptare, e kete e shoqeron edhe me referenca zbulimesh ne kete fushe. Nje vlere autentike te Ndue Ukajt paraqet delli i tij polemizues, debatues, qe studimeve te tij u jep gjalleri, cilesi kjo qe shpesh u mungon veprave te ketij lloji ne letrat tona.
POEZIA SI KUNDËRVËNIE E SË KEQES
Nuhi Ismajli
(Ndue Ukaj, Ujëvarat e metaforave, m&b, Tiranë, 2008).
Pas shkrimeve për letërsinë dhe shkrimeve publicistike, me të cilat dëshmoi formimin dhe prirjen e tij, si studiues, kritik dhe publicist, Ndue Ukaj, me botimin e përmbledhjes së poezive Ujëvarat e metaforave, dëshmoi edhe prirjen e tij si poet dhe krijimin e vlerave të pamohueshme letrare.
Poezia e tij të imponohet për ndjeshmërinë e veçantë, larminë tematike dhe, shpesh, trajtimin e theksuar dituror të saj, meditimin e thellë, idetë e mesazhet e rëndësishme për çështjet nga më të ndryshmet, shprehjen e veçantë e të fuqishme etj.
Larmia tematike
Poezia e veprës Ujëvarat e metaforve, shquhet për larminë dhe gërshetimin tematik e motivor.
Kështu, një pjesë e mirë e frymëzimeve të poetit buron nga kujtesa e historisë kombëtare, si historia e shtrirjes së trojeve, historia e fatit kombëtar, veçmas fati tragjik i Kosovës, tragjikën e së cilës, siç thotë poeti, nuk do të mund ta përmblidhte as Eskili (“Kosovë / As Eskili s’do arrinte ta përmblidhte tragjedinë tënde”, poezia: “Kosovë”, f. 109), por edhe historia e vendlindjes dhe e martirizimit të vendësve, robëria dhe pritjet e gjata të zgjidhjes së fatit kombëtar etj.
Poeti kujton tragjikën e popullit, robërinë, vuajtjet, duke goditur me ironinë e tij të fuqishme gjenocidin, dhunën, shtypjen: “Vrajeni qiellin/ Qëllojeni rrufeshëm / Le të pllakoset në tokë /…/ Gjithçka është e natyrshme / Të vritet një popull / Të mohohet një popull / Bëni gjithçka sepse asgjë nuk është absurde sot / As për jetën pa kokë / As për kokën pa jetë / Dhe vajin e ngrirë në buzë” (“Kujtesë e sëmurë”, f. 72).
Mjaft vargje të këtij poeti janë frymëzuar edhe nga historia e shtypjes së rëndë sociale të popullit tonë, që, siç dihet, ishte një formë e shtypjes kombëtare të shqiptarëve, realitet i hidhur ky nga i cili, si thotë poeti, edhe “fjalët i kemi të lagshta” (“Me lot jemi rritur”, f. 133) etj.
Poezia e N. Ukajt frymëzohet mjaft nga shqetësimet e botës së sotme në të cilën, si thotë poeti, “Në lartësi të qiellit gjemba kanë çelë” (“Vjeshta e shpirtit”, f. 32); ku “Notojnë plagët në zjarr tokë e det”, apo ku “notojnë plagët sa në qiell sa në det”; ku “Jeta sillet si në unazë” ose “Ecim një hap para, / Pastaj përplasemi dy mbrapa” (“Metafora e legjendës”, f. 112-113); ku “çel mbretëria e absurditetit” (“Kohë e perfeksionuar për gjenocid”, f. 104) e “absurditetet çelin si lule në saksi”(“Pështjellim”, f. 90) ose “si lule të ujitura” (“Kuptimi”, f. 96) etj.
Me ironinë e tij të fuqishme, poeti ngritet veçmas kundër harrimit të së kaluarës tragjike (“lumin e tragjedive /Që u shndërrua në det” , poezia:”Shtegtimi i shpirtit”, f. 111), nga e cila duhet mësuar (“Libri i historisë sime /Është djegur bashkë me Trojën /…/ Asnjëherë s’arritëm të mësojmë /Historinë në trajtat e ferrit /… / Ne mërdhihemi e ikim nga dielli /…/ Interpretojmë si duam / S’dëgjojmë metaforat e prera në fyt” (”Pështjellim,”, f. 89 – 90); kundër mohimit të vlerave të së kaluarës (“Fjala e lidhur me harrimin e pistë / Të zhbërjes së rrënjës” (“Harrimi”, f. 87), “Librat e rrënjës organike janë çekuilibruar / …/Fati i Formulës së Pagëzimit lëngon keq” dhe se: “Rruga nëpër Ferr është më e shkurtë / Se trishtimi prej harrimi”(po aty, f. 88), ndërsa e keqja bëhet edhe më e madhe kur kjo ndodh, siç thotë poeti, “Në tokën e tkurrtur çdo pranverë”, (po aty, 88); kundër zvetënimit shpirtëror (“Në kohën teknike”, f. 31); kundër mëkatarëve historikë, arkitektëve të vetëvrasjes (“Apokalipsi”, f. 101), dvarrësve të idealeve, rrënuesve të poezisë (“Kënga e dritës”, f. 41) e kohës antipoetike (“Kujtim i mermertë”, f. 26), dhe të pseudovlerave, kur, si thotë poeti: “Nëpër dorë mëkatarësh dergjet poezia” (“Harrimi”, f. 87), ose kur: “Mbi portrete pshurrin qentë e çartur” (“Pështjellim”, f. 90) etj.
Një varg poezish të veprës Ujëvarat…, janë poezi kushtimore për njerëzit e shquar dhe njerëzit e afërm, të dashur.
Poeti i kushton poezi P. Bogdanit, Gj. Fishtës, Nënë Terezës, Anton Pashkut, I. Rugovës e R. Kukajt, duke shquar vlerat e veçanta të tyre dhe duke shprehur edhe pikëpamjet e tij për çështje të ndryshme. Me mjeshtëri poetike poeti ka realizuar edhe disa poezi për të afërmit, të cilat janë jo vetëm poezi dashurie për ta, por edhe poezi meditimi e shqetësimi për jetën.
Siç është e ngarkuar me emocion, poezia e N. Ukajt është e ngarkuar edhe me mendim. Meditimi i thellë përshkon të gjitha poezitë e këtij poeti, në të cilat ai mediton për jetën, historinë, poezinë, dashurinë, moralin etj.
Në kuadër të poezisë së vet, N. Ukaj ka treguar edhe prirjen për përshkrimin e natyrës dhe krijimin e poezisë përshkruese (“Nga majat…”, f. 131; “Mbrëmje…”, f. 109), përmes detajeve të së cilës, simbolikisht, shpreh kuptime të ndryshme.
Karakteristikë e poezive të veprës Ujëvarat…, është ndërlidhja ose gërshetimi i temave e motiveve të ndryshme, që vjen si rezultat i synimit për paraqitjen totale të jetës.
Tri tema të mëdha
Në qendër të preokupimeve tematike të veprës Ujëvarat…, janë tri tema të mëdha, universale, të paraqitura me shumë ndjenjë e dituri: jeta, dashuria, poezia.
Kështu, në gjithë poezitë e veprës Ujëvarat…, shprehet fuqishëm dashuria ndaj jetës, dëshira dhe lufta për ta jetuar atë, pavarësisht realitetit të saj (“E bukur është jeta / Edhe kur shpirti mbushet plot gëzim, /…/ E bukur është jeta, / Edhe atëherë kur tërmetet shpirtin ta copëtojnë / Kur tretet dashuria rrugëve pa emra / E të shuhet Ylberi në duar, / Kur ti shkrehesh e shkrehesh në vaj e pikëllim /…/ E bukur është jeta / Edhe ku ka gaz / Dhembje e lot” (“Jeta”, f. 129 -130).
N. Ukaj, në poezinë e tij shpreh dashurinë ndaj gruas së jetës, emrin e së cilës e përmend konkretisht. Poeti jep këtu portretin e femrës, ndjenjat e fuqishme që zgjon ajo në shpirtin e poetit, situatat e përjetimeve dashurore, shpesh erotike, dashurinë si kuptimin dhe forcën e frymëzimit të jetës (”Të dashurosh është akti i shenjtërisë tokësore /Dhe vityti i vetëm për të jetuar / Me ty mbushet një det mall” (“Një det mall”, f. 124).
Në vargjet e dashurisë së këtij poeti, ku jo pak ndihet fryma biblike, është po ashtu femra ajo që frymëzon meditimet e fjalën poetike të poetit për jetën, historinë, moralin, filozofinë etj.
Si edhe poetët e shumtë shqiptarë e botërorë, edhe N. Ukaj, në poezinë e tij paraqet edhe çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë me poezinë, duke filluar nga çështja e frymëzimit deri tek çështja e vlerës së saj shoqërore. Poezia ka origjinë hyjnore, sipas poetit (”unë në këtë kohë kur ushqehem me helm / Ditën, natën, e mbys me tënden dashuri / Hyjnorja poezi”, (Motiv i ri”, f. 99). Ajo identifikohet me vetë jetën, fillimin dhe pafundësinë e saj (“në fillim ishte fjala”, “Kënga e dritës”, f.35 ; ”Me folë domethënë me jetue” , “Dialog”, f. 83); është bukuria e jetës (“Kur them e bukur është jeta, / Mes ideve të mia tinëz hyn poezia” (poezia: “Jeta”, f. 129); forca për të përballuar e kaluar të keqen dhe vuajtjen (“Poezia është terapi”, “Poezia është shpëtim / klithmë e ëmbël me gëzim” (“Poezia”, f. 139) etj.
Kemi kështu, ndër të tjera, edhe dijen dhe vetëdijen e poetit për poezinë, por të shprehur mjeshtërisht nëpërmjet gjuhës poetike.
E gjithë poezia e N. Ukajt krijohet si përpjekje e poetit për të lartësuar artin poetik, për të shtrirë mbretërinë e artit, për ta krijuar e kuptuar poezinë si kundërvënie ndaj të këqijave e absurdeve të jetës.
Jeta, dashuria dhe poezia identifikohen aq shumë në poezinë e këtij poeti sa, shpesh, vargjet për njërën rrjedhin natyrshëm si vargje për tjetrën.
Poezitë e veprës Ujëvarat…, janë poezi të meditimeve të thella dhe të ideve të rëndësishme për jetën, historinë, aktualitetin, filozofinë, religjionin, letërsinë, dashurinë, moralin etj., sikundër edhe poezi të mesazheve të rëndësishme që i drejtohen individit, qenies kombëtare dhe mbarë njerëzimit.
Veçanti e shprehjes së fuqishme
Poezia e N. Ukajt është e pasur me ndjenjat e fuqishme dhe mendimet e thella, por edhe me elemente epike, të cilat, përgjithësisht, kanë kushtëzuar gjatësinë e vargjeve dhe të poezive.
Gjuha e kësaj poezie është gjuhë e pasur dhe substanciale, fjalët e së cilës, ngjashëm me gjuhën e Gj. Fishtës, janë të ngarkuara me ndjenja e mendime.
Për shprehjen e botës së pasur e të fuqishme subjektive autori ka përdorur figurat e ndryshme stilstike, të cilat për veçantinë e krijimit dhe forcën e tyre shprehëse, shquhen sidomos metaforat, simbolet, krahasimet, hiperbolat, ironia, epitetet, sinestezia, oksimoroni etj. Shprehja e erudicionit të poetit, pra edhe shtresa diturore e kësaj poezie, është e shoqëruar edhe me përdorimin e nocioneve të ndryshme, siç shihet që në titullin e veprës, dukuri, e cila nuk ka cenuar shprehjen dhe vlerën artistik të saj, duke u integruar suksesshëm në kuadër të kërkesave të tyre.
PARATHËNIE
Peter TASE
Në oazin e letërsisë Shqipe është e pamundur të mos derdhet ujëvara e alegorive dhe e metaforave të shkrimtarit të talentuar Ndue Ukaj, ku, nëpërmjet poezive dallohet stili i tij i thjeshtë, plot pasion dhe me shumë vlera estetiko-letrare.
Në këtë vëllim prej njëqind poezish, prezantohet denjësisht një poet me penë të artë, i cili ka si qëllim përqasjen me vlerat patriotike, me dashurinë për familjen dhe heronjtë e vendlindjes së tij.
Ndue Ukaj është një ndër të vetmit shkrimtar që dallohet për nga fryma përparimtare, nga mendimi i emancipuar dhe për nga vargu i pasur. Në „Poezine‟ e tij, që në faqet e para, dallon lehtësisht një poezi që të çlodh, të frymëzon dhe të bën të meditosh. Këtë të fundit, Ukaj e ka arritur duke mishëruar temat fetare dhe eposin teologjik në çdo kënd të poezisë së tij, duke bërë që ajo të renditet shumë shpejt, si kurrë ndonjëherë, në pararojën e letërsisë moderne Perëndimore.
Falë gjithë këtyre arritjeve, Ndue Ukaj ka treguar në këtë vëllim një letërsi në evolucion. Nëpërmjet poezive patriotike evokon figura të historisë Shqiptare që, thuajse, janë harruar. Përfshirja e temës mbi madhështinë e vlerave jetës familjare, përbën një risi të rrallë në letërsinë bashkëkohore Shqiptare.
Me këtë vëllim poetik, përfaqësohet denjësisht fillimi i një ere të re në letërsinë Shqipe. Nuk është koinçidencë që stilistika dhe morfologjia e vargjeve të mëposhtme të kenë disa elemente të rinj, duke bërë që të vendosin Ndue Ukajn në krye të listës së shkimtarëve që po bëjnë epokë gjatë këtij fillim shekulli.
PETER TASE,
Tetor,Fjala poetike dhe tërësia e diskursit të ekzistencës.
Mbi poezinë e Ndue (Tomë) Ukaj
Fatmir Terziu
Prej kohësh në fushën krijuese shqiptare është edhe një emër. Një emër që vjen me plot timbrin letrar dhe krijues. Është emri i Ndue Ukajt që risiglon këtë persuamble krijues në tërë këtë ndjesi tingëlluese. Është poet, kritik dhe një analist me një ndjenjë të mirë njohëse. E kam ndjekur në heshtje krijimtarinë e tij si në letrat shqipe ashtu edhe në cyberspace. Dhe në të dy rastet ai vjen i shëndoshë dhe me një synim të qartë. Këtë radhë flet me poezinë e tij në mjedisin e “Fjalës së Lirë”. Ndue (Tomë) Ukaj lindi në vitin 1977 në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë. Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” (2001-2002) që është botuar në Prishtinë. Tekstet e tij letrare, eseistike, publicistike janë botuar në gjithë periodikun në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, diasporë dhe me gjerë etj. Në vitin 2004 ka botuar librin ”Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë). Është bashkautor i monografisë “Stublla”, si dhe është i përfshirë në disa antologji të poezisë shqipe. Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, teori, kritikë dhe studime letrare, si publicist. Ka disa libra në dorëshkrim, të zhanreve të ndryshme letrare të cilat priten të dalin së shpejti në dritë.Poezia e Ndue Ukaj
Dhe poezia e tij është një grusht molekulash tërheqëse që të mbijnë në hapësirën njerëzore dhe fokusohen në tërë evenimentin lexues-krijues. Duke e parë krijimtarinë e Ukajt, ndjenja të shtohet në një shtysë-kërkesë shpirtërore që të njohësh këtë penë që siglon vetveten. Në poezinë “Përleshem”, norma letrare ngjeshet me një dimension logjik dhe mbjell emocionalen që të shtyn të rrekesh në brendësi të saj. Tipike me simbolikën njerëzore, ana dimensionale që shtjellon njerëzoren gjendet si një arenë e pluguar mirë për të mbjellur bereqetin e premtuar, kur autori thekson dhe gjen këto vargje: “Nganjëherë i kafshoj dhëmbët,/I kafshoj sa fort gjuha më përleshet me dhëmbë,/Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,/Me gjilpërë më duhet ta qep gjuhën,…” (Ukaj, “Përleshem”).
Duke udhëtuar në muzën origjinale shqiptare dhe duke rrëmuar në krijimtarinë më të ndjeshme shqiptare, kartëmonedha e vlefshme poetike e Ukajt është një sintezë metaforike dhe një hapësirë shpirtërore në pritje. Ukaj mbetet një model në poezinë e tij për vetë faktin e largimit të ndikimit moral, apo atij kontradiktor me sensin dhe diskursin e ndjenjës në brendësi të faktit. Kështu ai në një plan të tillë afrohet me dëshminë sublime të Aristotelit për poetikën e këtij lloji. Në poetikë Aristoteli, argumenton se: "Karakteri është ai që tregon qëllimin moral, duke treguar se çfarë shembujsh të gjëra një njeri zgjedh ose shmang". Për më tepër, Aristoteli thotë se një temë që është "moralisht lënduese," është mirë që të shmanget. Së fundi, ai argumenton se arti i mirë është ai që ankesat i vë në "më të mirën e publikut". Por kjo nuk do të thotë se ne nuk mund, të marrim për shembull, veprime poetike për të krijuar sensing tonë. Poeti, kurrë nuk duhet të jetë një interpretues i keq, qoftë edhe të asaj që ai mendon se duhet të ciklohet në poezinë e tij. Unë mendoj se kjo do të thotë se kundërshtimet thjesht morale nuk janë të mjaftueshme që të mund të realizohet një shfaqje e mirëfilltë poetike. Madje një punë e tillë mund të jetë në mënyrë aestetike e shkëlqyer dhe në qoftë se ajo pasqyron një dimension disi të diskutueshëm. Vargjet e mëposhtme përbëjnë këtë lidhje aestetike të cilën Alfred Uçi e ka cilësuar si një “vërtetësi artistike” (Uçi, 1983:358). Autori gjen këtë vërtetësi shpirtërore dhe në formën më të lartë aestetike shprehet: “…Engjëlli im/Jo pse dua/Eh pra nganjëherë çuditem edhe me veten si i kafshoj/ëndrrat,/Hahem me to deri në përgjakje…”.
Në këto vargje jetësorja dhe ndodhia e saj katapultohen me një imagjinatë intelektuale dhe ngjeshen në fushën e përballjes emocionale. Në këtë përballje emocionale shfaqet pikërisht e bukura, ajo që J. Borjev e gjen tek ‘vlera më e lartë pannjerëzore’ (Borjev, cituar tek Uçi, 1983:358). Por në këtë lidhje pannjerëzore është edhe sensi. Kushedi sa ndjesi ka prodhuar vetë autori teksa ka pasqyruar këtë model, që duhet vlerësuar dhe simpatizuar: “I kafshoj dhe përleshëm me realitetin,/Nëpër net me ëndrra vjeshtore e pranvera me/buzëqeshje dashurore/Hamendja për fitore mbyt trishtimin/I kafshoj ditët, edhe netët i kafshoj,/Të zeza si futa, netët,/Krejt përgjakëm nganjëherë,/Me dhëmbët e mi të rëndë, oh sa të rëndë,/Sa shkëmbinjtë e Bjeshkëve të Nemuna,/Nganjëherë botën e zë gjumi 'mes të ditës, trulloset bota/krejt,/Harron përuljen e gjurit nganjëherë bota/E unë, nganjëherë i vetmuar përleshem me botën/Dhe përhumbem në lakuriqësinë e poezisë…”.
Prezenca dhe diskursi i fjalës
Prezenca në poezinë e Ndue Ukajt është një faktor tjetër prekës. Nuk është në fakt vetëm se duhet një prezencë e tillë metafizike në të, por një prezencë që bëhet e prekshme, e mjaftueshme dhe e pranishme në jetën dhe për jetën e kësaj bote në të gjitha dimensionet e saj, duke vënë në dispozicion e duke përfshirë dimensionin e metaforës së ngulitur mirë e bukur në poezi, tek fjala e saj poetike dhe tek tërësia e diskursit të ekzistencës.
Poezia e tij është e lexueshme me tërë prezencën e saj bindëse, jo vetëm me dëshirën për të interpretuar në heshtje vargun e lirë të saj, por për të marrë pjesë aktivisht në mendjehollësinë e fjalës së saj në rënie-ngritjet e saj metaforike me një akt të krijimit kuptimplotë. Në poezinë “Krijimi” autori është sa biblik aq edhe dimensional. Një prekje metafizike e gjërave vjen me qetësi dhe argument: “Zoti, gjashtë ditë krijoi pa ndalë, /Të shtatën ditë /poetët i futi në Kopshtin e Fshehtësisë ua mësoi zanatin e ua caktoi misionin;/Vetëm një gjë qysh ngaherë mbeti sekret, /Gjarpri! /Cilën ditë të krijimit u zvarrit së pari mbi Dhe?”. Me tërë këtë prezencë logjike metafizika poetike e Ukajt nuk është thjesht një shprehje, ajo është përgjegjësi. Dhe kjo përgjegjësi nuk është një barrë. Në të kundërt! Kënaqësi e ndjeshme e krijimit që sjell pasqyrën e kompleksit filozofik të ‘krijimit’, ku burrëron paqja e vetë-vetëdijes, prezenca dhe ridimensionimi për ta sjell qoftë edhe një varg, një poezi, për ta sjellë atë të voglën, molekulën poetike si një vepër të artit në jetë.
Kjo mund të argumentohet së fundi në mënyra të dryshme, se kuptimi i poezisë është shumëdimensional. Por ajo që bëhet më e prekshme për mua është prezenca dhe metafora si ushqim i domosdoshëm për diskursin e fjalës në poezi. Tek poezi të tilla të autorit si “Thirrje”; “Kompromis i dhimbshëm me metaforat”; “Pikëpyetje”; “Hija e Korbave”, “Poezia” etj. mund të shihen më mirë ashtu si prezenca ashtu edhe diskursi i fjalës.
Poezi larg ndikimeve
Fatmir Terziu
Pretenca njerëzore shpeshherë ka për gjykatës natyrën. Në këtë ligjësi poeti vibron mendimin e tij. Mendimi i poetit pastaj qartëson ose ndeshet me spiralen e vibrimit dhe me një gjuhë ndryshe, poetike ta quajmë, që padashje riskon tematikën. Shpesh ndodh që ky riskim spiralues sfidohet nga organika, apo metafizika e fjalës në varg, por shpesh, ndikohet deri në mërzitje, deri në lodhje koke. Benxhamin kur shkruajti për kohën e teknologjisë, risolli një ide edhe për poezinë e Audin tek “Night Mail”, duke parathënë se në poezi nuk mund të luhet si në teknologji, duke menduar se sjell diçka të re, diçka ndryshe. Në këtë rast sipas analistëve bashkëkohore, që përfaqësohen nga Elliot, ndryshimi i vetëm është rrokja e idesë, që siparizon një telajon të peneluar nga vizioni i poetit. Këtë telajon e ka siguruar deri në një hapësirë prekëse dhe tepër njerëzore edhe poeti dhe analisti, Ndue Ukaj, që me poezitë e tij më të reja “Thirrje”, “Hija e korbave” dhe “Dramë” ka përcjellë në mesin tonë një sigël domethënëse poetike, një sigël që normalisht mund të quhet, “Poezia e Ukajt”.
Në një nivel të tillë poetik, natyrshëm mund të shihet edhe ndikimi dhe ngjashmëria në hapësirën krijuese shqiptare. Një hapësirë që ndikohet hershëm si një shkollë moderne, përpos tre riskimeve kohore, gjithmonë pas viteve 1940-50-të dhe përpos risive që shkolla të ndryshme poetike ndikuan në këtë hapësirë poetike shqiptare. Ndikimi rus dhe analogjia me poezinë ballkanase, mund të shihet si shkas, por jo në tërësi të plotë ndikuese. Në këtë tërësi si shembull mund të merret Britania e Madhe. Poezia angleze në fakt ka dominuar, por poezia skoceze me shembullin e Robert Bernsit, natyrshëm mund të quhet një ndikuese e pastër në tërë ishullin me poetë me vlera botërore. Në rastin konkret tre poezitë e Ukajt ngjajnë si tre pika kristali në një hapësirë që synon largimin nga fusha ndikuese, ose nga magnetizimi urban i hapësirës poetike në trevat shqiptare. Unë e konsideroj prurjen e Ukajt dhe e vlerësoj atë natyrshëm.
Monday, 13 October 2008
Ukaj një emër në sinkron
Fatmir Terziu
Nuk besoj që në fushën e letrave, sidomos të kritikës dhe analizës letrare, të ketë njeri krijues që të mos ketë pikasur emrin e intelektualit shqiptar që vepron, shkruan, krijon e hulumton në Suedi. Dhe atje, larg vatrës së tij, larg ngrohtësisë dhe dashurisë së Atdheut ai ka gjetur një mënyrë të bukur komunikimi mes dijes, librave dhe njohurisë që ai tepër profesionalisht i transmeton me modesti dhe me heshtje e sinqeritet. Është padyshim një model që duhet admiruar. E kam ndeshur hershëm tek e mrekullueshmja punë e Senad Guraziut, një intelektual i formuar e tepër human tek “Seguraëeb”, por e kam gjetur thuajse në cdo analizë dhe mendim origjinal që ai ka drejtuar gazetave, mediave dhe auditoriumeve cybernetike.
E them me plot gojën se një intelektual të tillë natyrshëm e ke lehtë ta kuptosh, por vështirë ta sfidosh. Ai është një penë e zjarrtë që prodhon vetëm qëllimin e mirë, arsyen e duhur, rezulton argumentin e nevojshëm dhe risiglon natyrën e tij tepër të formuar intelektuale.
Prozator i mënyrës së tij, poet në rritje, kritik bashkëkohor dhe analist, po aq dhe publicist që plotëson hapësirën e munguar apo të cunguar të letrave shqipe. Shpeshherë a ii kalon përmasat. Është i vlerësuar disa herë nga krijuesit që e lexojnë dhe kurë se kanë takuar fizikisht apo njohur më parë.
Kohë më parë ai iu bashkua “Fjalës së Lirë” dhe aty pata rastin ta ndjejë kulturën e tij, po aq edhe formimin intelektual të komunikimit nëpërmjet letrave. Le të them mendimin intelektual për këtë krijues që ka zënë një vend nderi në konkursin e madh të letrave të sotme shqiptare që lëvrohen me nje stad të shpejtë e volum të madh si kurë ndonjëherë.
Natyrshëm është një nder dhe një krenari të shkrush për krijues si Ndue Ukaj.
Poezi shtresimesh metaforike dhe mesazhesh poetike
Ndue Ukaj: ”Ujëvarat e metaforave”, poezi, botoi M&B, Tiranë 2008
Nga Naim KELMENDI
Poezia e Ndue Ukajt në vëllimin “Ujëvarat e metaforave”, priret kah niveli metaforik i shprehjes, për ta shtresuar atë dhe për ta ndërtuar në tërë konceptin e ndërtimit të poezisë dhe kah mëtimi i saj për të ofruar mesazhe sa më të qarta për recepientin. Diskursi i kësaj poezie të Ndue Ukajt hap horizonte më të gjera të shprehjes dhe kuptimit, të fjalës dhe vargëzimit, por dhe pasurimit të figuracionit të ngjeshur si prurje poetike brenda këtij libri, duke thyer në të shumtën shabllone, si kuptim dhe mendësi në shkrimin dhe gjuhën metaforike të poezisë, ndoshta të një pjese të saj nga pararendës, të një pjese të saj të krijuar në Kosovë apo andej në Shqipëri, para viteve nëntëdhjeta dhe më herët. Kjo prurje poetike, brenda këtij libri, e dallon poetin Ndue Ukaj, si parashenjë e veçantë për një identitet të sforcuar poetik, që në nismë të rrugës së gjatë e të vështirë krijuese. Këtë e shpjegon më së miri poezia “Alfabeti im”, sikur tek vargjet:
”Unë jam hapi im dhe rruga deri tek atdheu i poezisë…”, apo menjëherë pas kësaj:
”Maratona e poezisë nëpër shpirtra të djegur/
Shumëzon ujin tamam si Krisht”.
Pra, poeti e kupton qartë dhe mirë misionin që ka arti i të shkruarit dhe një mendësi e tillë e të kuptuarit ka dhe barrën e vet që peshon mbi shpirtin e poetit, në këtë rast të krijuesit, por që ai do t’ua përcjellë këtë të tjerëve, si kuptim dhe si ndjenjë, për t’i ndërgjegjësuar pastaj për peshën dhe misionin e fjalës së shkruar. Këtë do ta gjejmë të shprehur më së miri te poezia me titull”Udhëtimi i vargut”, ku poeti shprehë vetëdijesimin për misionin që merr poezia:”Sot do marr rrugën e gjatë, që fund as fillim nuk ka…”.
Ka në këtë poezi mjaft raste të krijimit të shprehjes metaforike, e që mesazhet e tyre poetike, janë aq të fuqishme dhe përbëjnë botën e pasur të poezisë së Ndue Ukajt, i japin peshën asaj si një gjuhë metaforike përplot origjinalitet krijues, si përkah shprehja dhe si përkah ndërtimi, çka në esencë i duhet çdo krijimi të mirë dhe me nivel. Në të shumtën, ironia është ajo figurë metaforike, që ka zënë vend në krijimet e kësaj bote poetike të Ukajt, por poezia e tij nënshtresohet në shumë kahe të shprehjes dhe ndërtimit figurativ të vargut. Mbase poeti është kërkimtar i ngulshëm në krijimin dhe ndërtimin e figurshëm të vargut, për të krijuar poezi që reziston në kohë dhe hapësirë, dhe këtë Ndue Ukaj ia arrin në të shumtën, te vëllimi “Ujëvarat e metaforave”:
“Nga të vërtetat dalin rrenat si buburrecat/
Ndërsa këmbët tona nga turbulence e mendimeve/
Humbasin drejtpeshimin/
Në kozmosin e fjalës e tundin pendimin…”.
Poezia e Ndue Ukajt kap spektër të gjerë vrojtimesh poetike. Gjuha e kësaj poezie ngërthen në vete specifikat e veta të zgjedhjes dhe skalitjes së fjalëve brenda ndërtimit të vargëzimit, që e funkcionalizon në të shumtën, këtë gjuhë brenda poezisë edhe përkah aspekti semiotik.
Poezia e Ukajt mbruan në vetvete një gjuhë të pasur edhe kur ironizon, edhe kur metaforat shpërfaqen ndonjëherë përmes figurave që s’do t’i hasnim tek ndonjë poezi tjetër, apo s’i kemi hasur si të tilla, ato funksionalizojnë kuptimin, ndjenjën, dhe mesazhin e poezisë së Ndue Ukajt, pra i japin asaj shenja të origjinalitetit të theksuar krijues. Dhe, këso shtresimesh gjejmë në shumë raste te poezia e Ndue Ukajt, si te poezia “Thirrje”:”…Përkulem para teje/
digjem e flakë s’jam/
muzë, në fillim ishte fjala/
dhe fjala ishte gjithçka/
tanimë s’mbet gjë tjetër/
përpos fjala dhe dashuria/
më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes/
dhe mbretërinë e poezisë…”.
Ligjërimi poetik i Ukajt shkon dhe më tej në lashtësinë biblike, duke e theksuar peshën e fjalës, misionin e saj, jo vetëm në botën e shkrimit, por edhe si funksion jete, por mbase poeti e pranon se tash se fjala ka pësuar në transformimin e saj mijëravjeçar një humbje të peshës, dhe ai këtë nuk e pranon, pra nuk e do të këtillë fjalën as misionin e saj, prandaj kërkon që të kuptimësohet pesha e fjalës, apo edhe pesha e poezisë, si te pyetja: ” më dëfto kufirin e jetës dhe vdekjes dhe mbretërinë e poezisë, pra këtu poeti kërkon t’i ketë kuptimet dhe peshën e vlerësimit të këtyre kategorive të ndara dhe të qarta, mbase më shumë për t’i hapur më mirë hullitë e kuptimit jetësor, jo vetëm të vetvetes, në këtë rast, por edhe për recepientin…Dhe, këtu pikërisht duke i dhënë shkak kësaj kuptimësie, poeti dëshiron dhe peshën e poezisë, që në të shumtën e herave Ndue Ukaj e kupton si një mision shpirtëror poezinë, pra krijimin poetik, dhe pikërisht kjo mendësi e vë atë para aq thellësish kuptimore dhe ndjenjore në tërë gamën e kësaj poezie, dhe duke i dhënë asaj rëndësinë dhe peshën artistike si krijim me identitet.
Kërkimi i poetit shkon më tej duke sjellë në botën e pasur të kësaj poezie konotime të ndryshme që i japin peshën dhe ndjesinë e veçantë krijimit të vargut pas leximit dhe përjetimit të saj. Te poezia “Fati yt”, poeti njëjëson fatin njerëzor, mbase ai është i vetëdijshëm se një fat kemi të gjithë dhe në përsëritje përgjithmonë:
”Unazave të ndryshkura rrokulliset/
Gjumin e vret në heshtje/
fati yt është fati im/
unë s’jam profet e as Krisht s’jam/
unë i besoj dashurisë…”.
Pra, fati këtu është fat i përveçëm, por konoton dhe me fatin e përgjithshëm, fatin njerëzor. Poeti në këtë rast i ngre hymën dashurisë, asaj që edhe është perceptim njerëzor më i formësuar në jetën e njeriut, por dhe një vetëbesim do të thosha, mbase për vetë substancën jetësore të tij.
Por, theksime të forta metaforike për fatin e njeriut në kohë, në këtë rast edhe të etnikumit të vetë poetit, apo ngapak dhe si fat të tijin jetësor, ai do t’i theksoi me ngjyrime të thella poetike, te poezia”Të gjithë jemi Odise”. Struktura dhe gjuha poetike e Ndue Ukajt, jo vetëm te kjo poezi, por përgjithësisht në sistemin e vet shprehës dhe ndjenjor, brenda librit “Ujëvarat e metaforave”, sjellë aspekte të veçanta ligjërimore, duke i dhënë dimension jetësor të rezistueshëm në kohë dhe hapësirë, poezisë dhe ligjërimit poetik.
"Ndue Ukaj"
JETËSHKRIM (BIOGRAFI SHKRIMORE) PËR SHKRIMTARIN , POETIN DHE STUDIUESIN Ndue Ukaj(Suedi)
Ndue Ukaj (1977) u lind në Stubëll të Epërme të Komunës së Vitisë.
Ka kryer studimet për letërsi dhe gjuhë shqipe në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ku ka ndjekur edhe studimet e magjistraturës. Ka qenë editor i revistës për art, kulturë e shoqëri “Identiteti” (2001-2002) që është botuar në Prishtinë. Ka qene ne bashkëpunëtor i revistës Kalendari Letrar. Tekstet e tij letrare, eseistike, publicistike janë botuar në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, diasporë dhe më gjerë. Ndërsa shumë tekste të natyrës së diskursit politik janë përkthyer e komentuar në media ndërkombëtare
Gjatë kohës së okupimit serb dhe pas luftës në Kosovë, Ukaj ka qenë aktiv në jetën politike të Kosovë. Ndërsa viteve të fundit ka jetuar përkohësisht ne Suedi. Është i përfshirë në disa libra dhe antologji të poezisë shqipe.
Po ashtu, është përfshirë në antologjinë shqip-rumanisht, shtatë poet shqiptar dhe shtatë rumun, Bukuria e bukurive” “Frumusetea frumusetilor “, Bukuresht(2008).
Ndue Ukaj shkruan poezi, prozë, eseistikë, kritikë letrare dhe publicistikë.
Vepra letrare:Më 2004 ka botuar librin “Diskursi biblik në letërsinë shqipe” (AIKD, Prishtinë).
Me 2008 ka botuar përmbledhjen me poezi, “Ujëvarat e metaforave”, Botimet M&B, Tirane.
Me 2010 ka botuar ne Amerike librin me poezi Ithacha of the word, me pwrkhtim tw Petwr Tases, nga botuesi Lulu.
Me 2010 ka botuar librin me poezi Godo nuk vjen ne shqip, anglisht dhe spanjollisht, me përkthim te Peter Tases dhe te botuar ne Lulu.
Për veprën letrare te Ndue Ukajt kane shkruar autore te shumte, si Anton Gojcaj, Petrit Palushi, Peter Tase, Skender Sherifi, Nuhi Ismajli, Alisa Vleaj, Naim Kelmendi, Daniel Gazulli dhe profesori i Glen Jeansonne, Professor of History, University of Wisconsin, Milwaukee
KUJTIM I MERMERTË
Vjen dita jote poezi e mbytur nga pika e zezë në horizont,
I mermertë shtrihet kujtimi për kohën e Komedisë Hyjnore,
Prapa hapave të molisur nëpër barrikada të panumërta
Rri hije shpirti im i etur për mijëra të fshehta
E shembur koha e pasioneve lakuriqe që fluturon si korb
Endet tamam si ylber mbi kokat tona të topitura nga betonet e gjithfarshme
Të përgjumur dehemi në universin e mendimeve shpërthyese
Ka me ardhur prapë dita jote poez
Rri e qetë në hijen e magjisë
Dhe mos e zhvesh imunitetin e trashëguar nga Zoti.
Zeus s’ka mbi tokë, fli e qetë dhe përkunde kohën e hallakatur
Njeriun e përhumbur nëpër reklama çoroditëse
Dhe epokën e dokrrave, e zhurmës së gjithfarshme
S’ka vend për art, sa trishtueshëm, s’ka kohë për poezi
Digjen merimanga digjen fjalë e zemra bashkë
Në horizontin e pritjes prehet një metaforë në fyt,
I është zënë fryma, qan pa iu kuptuar dhembja,
E ledhatoj e në buzët e kallura të saj qetësohem
Kalendari im po tretet
Nga djersët verore që të djegin ballin,
Më duhet ta puth vargun e etshëm,
Sot nuk këndohet shpirti im,
Në vend të këngëve dëgjojmë zhurmë çmendurake
Rropatje kotas për të prodhuar hamendësimet e panumërta:
Herdo kurdo çdo gjë zë vendin e vet
E natyrisht, edhe poezia do jetë në fatin e saj të lumë
UDHËTIM I VARGUT
Sot do marr rrugën e gjatë, që fund as fillim s’ka,
Më tha vargu sapo përqafova diellin pranveror
Ndërkaq Expresso ime ishte ftohur nga shikimi i thartë
Qielli s’mund të mblidhet në shuplakë,
Me grushta të mbushur plot pasione
Ngase fitorja është ndjenjë e budallenjve
Dhe është një mister që ndërkaq nuk hesht
Ndjenjat e lidhura lak i shpartallon poezia
Vargu ec, ec edhe nëpër gjak
Stuhive përmbysëse
Varreve djegëse
Vargu im peng jete
Zhytet në pellgun e harrimit
E mbyt trishtimin
PËRLESHJE
Nganjëherë i kafshoj dhëmbët furishëm
Më mbetet gjuha në dhëmbë nganjëherë,
Me gjilpërë më duhet ta qep atë,
Engjëllushka ime, jo pse dua, nganjëherë
Çuditem edhe m

Similar topics
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-I FOKUSUAR POETI QERIM RAQI KOSOVE... (SUEDI)
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL LNPSHA "PEGASI" ALBANIA E FOKUSUAR POETJA FLORA KELMENDI, SUEDI
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL “PEGASI” INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHQIPE HASANI KOSOVË
» Kristaq Shabani:RRUGËTIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL E FOKUSUAR POETJA SHQIPTARE (KOSOVË) ALBINA IDRIZI ANËTARE ELNPSHA “PEGASI” ALBANIA
» Kristaq Shabani:RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL-E FOKUSUAR POETJA SHEJMONDE PACARADA LNPSHA "PEGASI" ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi