Speciale: Alfred Papuçiu
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Speciale: Alfred Papuçiu
Të jesh vetëm, apo të mendosh se gjithçka do ta kryesh me « forcat e tua », në një botë shekullore të ndërvarur, me të vërtetë është diçka dëshpëruese. Të bashkohesh, të kesh solidaritet, të jesh njëzetë, njëqind, njëmijë, në vend të një njeriu do të thotë se « bashkimi bën fuqinë », siç na e kanë lënë amanet të parët tanë. Të jenë njëzetë mendje të ndritura, që të vendosin për një qëllim për fatet e Atdheut, të Kombit, për përkatësinë e saj në Europë, apo për lidhjet me botën e qytetëruar, është më mirë për ata bashkëbesëlidhës që na japin bukën e gojës, për ata bukëpjekës, për ata blegtorë, për ata ndërtimtarë, që të punojnë të qetë për ne, për ata shkrimtarë, gazetarë, projektuesë, arkitektë, mjekë, arsimtarë. Natën kur ai bariu atje lart në kullota ndez kandilin e tij, për t’i dhënë ndriçim dhomës, ku kalon një pjese të natës deri në agim, ndoshta mendon me të drejtë se ajo dritë që i vjen, ka ardhur jo vetëm nga Diogjeni, por është dashur mendja e mijra duar njerëzish, deri sa ai ka dritë, që mund të lexojë apo edhe të shkruajë diçka. Çfarë mund të bëjë vetëm ai Flamuri, bashkëkombas në Gjenevë, pa vëllezërit e një gjaku, pa fëmijët e tij që pas kryerjes së mësimeve e ndihmojnë në atë restorantin e tij, ku është në mur edhe Flamuri Kombëtar, por edhe dëgjohen këngët e bukura burimore shqiptare. Janë ndërmarrë shumë projekte kohët e fundit, janë shtuar edhe ecejaket e domosdoshme, për të sjellë investitorë të huaj apo edhe shqiptarë në Shqipëri. Këto janë hapa shumë të nevojshme që do japin shpejt frytet e tyre. Më tregonte im at i ndjerë, Tuni, se të jatit, (i cili i kishte dhënë lagjes ku kishte ndërtuar shtëpinë me qerpiç, emrin « Liri », pas Pavarësisë), i duhej që përveç zanatit të këpucarit, të bënte edhe një punë tjetër, për të mbajtur me bukë 5 vajzat dhe ta çonte në shkollë më të lartë djalin e vetëm. Por këtë e arriti nga solidariteti dhe ndihma e bashkëlidhësave të tij, e miqve, por edhe e prefektit nga Kosova, Tafil Boletinit, që i dha leje të hapte një dyqan të vogël…Të më falin lexuesit se ndoshta u duket disave një shembull « i rëndomtë », që dihet. Shihni bletët : ato bashkohen me qindra për të banuar në të njëjtën koshere. E vetme një bletë nuk do t’ia arrinte kurrë të prodhonte atë mjaltin e duhur për shëndetin tonë, sepse nuk mund t’i kryejë të gjitha « zanatet » vetëm. Çdo bletë vetëm nuk mund të prodhojë dyllin, por ato që e dijnë ta prodhojnë atë, ndërtojnë qelizat që përbëjnë hojet…Shihni milingonat : ato bëhen njësh me qindra për të krijuar strehën e tyre, duke mbledhur gjithçka rreth vetes. Nga jashtë nuk duket gjë por atje në galeri ato punojnë…
E njëjta gjë është edhe me njerëzit. Jo të gjithë bëjnë të njëjtën gjë, por të gjithë bëjnë diçka për njëri tjetrin. Ka nga ata që thyejnë gurët dhe muratorët i vendosin ato dhe na japin shtëpi të bukura, të skicuara nga dora e artë e arkitektit. Ka nga ata që mbjellin e korrin grurin dhe bukëpjekësi na jep atë bukën e ngrohtë që del nga furra e tij. Jo më kot, profesoresha zvicerane Francine Koch, e ka përmendur në kujtimet e saj të udhëtimit me titull « Fëmija shqiptar me sy të zinj » (Toena), përkthyer në shqip atë bukëpjekësin tek rruga e Elbasanit që i jepte çdo mëngjez atë bukën e ngrohtë « kruasan » (croissant), si në Zvicër. Ka nga ata që mësojnë dhe nga ata që japin mësim apo në mëngjez, pas punës së lodhshme të gazetarëve, na servirin gazetën ku mësojmë diçka të mirë, të bukur, për solidaritetin, për marrëdhëniet me fqinjin e mirë apo edhe atë që është atje larg në Amerikë, apo edhe për lidhjet me Brukselin, Moskën, Berlinin, Romën, Athinën. Të tjerë kujdesen për shëndetin tonë, krijojnë « Hipokratin », krijojnë lidhje të mira me kolegë e profesorë të dëgjuar në botë në Romë, Nikozi, Filadelfia, Paris, SHBA, me Federatën Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF), me « Cooley’s Anemia Foundation » në Nju Jork, me Shoqatën e Talasemikëve në Francë, për hapat e reja në mjekimin e Talasemisë, kësaj sëmundje gjenetike, e përhapur jo vetëm në Shqipëri, por edhe tek fqinjët tanë grekë, italianë, apo edhe tek francezët, arabët, e deri në Amerikë e Kanada, si rezultat i emigracionit.
Lexova me interes shkrimin e profesorit të nderuar Alfred Uçi tek « Koha Jonë », me titull « Një kujdes human për ata që s’i kemi e që i kemi… » . Ai përmend ndër të tjera, përvojën e pasur të mendimtarëve shqiptarë, si Aleks Buda, Eqerem Çabej, Mahir Domi, Skënder Luarasi, botimin e kujtimeve të Akademikut, profesorit tonë të fjalorëve Vedat Kokonës, mjeshtrit të letërsisë Nonda Bulka, shkrimet e bukura të Akademikut te nderuar Bedri Dedja që na ka lënë shumë vepra ndër të tjera « Nëpër ravat e jetës », por edhe « Rrëfenjat e Zvicrës », një varg veprash tepër të ndjera te Petro Markos apo edhe për gjithë trashëgiminë kulturore dhe shkencore të shkrimtarëve dhe shkencëtarëve të Kosovës, Maqedonisë, Arbëreshëve, Arvanitasve, Arbanasve dhe të diasporës në përgjithësi. Gjithçka që ata kanë shkruar apo kanë lënë si trashëgimi është si rrjedhojë e ndihmës së madhe që kanë patur edhe nga bashkëkombasit, kolegët e tyre, por edhe nga gjuhëtarët, albanologët, shkencëtarët e huaj. Heminguei ka lënë një vepër madhore për gjithë brezat, sa të jetë jeta në tokë, pasi ka mbledhur dhe qëmtuar karaktere apo ka shkëmbyer mendime me bashkëpatriotët, apo edhe nga udhëtimet e tij. Inva Mula na dha dokumentarin e bukur për jetën artistike në Shqipëri, për shqiptarët, duke patur ndihmën e çmuar të kineastëve dhe realizuesve miq francezë. Ai diplomati shqiptar dikur, nuk do mund të realizonte atë ekspozitë pikturash të Leda Albanezes, Bujar Marikës në Pallatin e Kombeve, pa patur ndihmën e funksionarëve të lartë të OKB-së, të Zvicrës apo edhe të bashkëkombasve. Ato disqe me muzikë popullore shqiptare nuk do ishin realizuar nga ana e muzikologut zviceran 80-të vjeçar Marcel Cellier, pa solidaritetin dhe ndihmesën e çmuar të muzikologëve dhe artistëve të folklorit shqiptar, për të cilët ai shprehjet në bisedat tona gjithmonë mirënjohës. Më kujtohen gjithonë fjalët e tij shumë poetike : « Ngjitem me manjetofonin tim Nagra, mbajtur krahëqafë, në rrugën e mundimshme dhe me gurë që shkon deri tek kalaja…dhe megjithëse filloi të bjerë shiu i rrëmbyeshëm mbi skenë « shqiptarët janë shumë krenarë dhe nuk braktisin me asnjë pretekst…Artistët kanë ardhur nga disa fshatra dhe lugina të largëta, në mënyrë të çuditshme me dhunti, solidarë, për të na shfaqur diçka me origjinalitet të habitshëm… ». « Të gjithë ngrinin shëndet me të gjithë, me konjak « Skënderbej » për miqësinë me Shqipërinë » Ai tregonte më tej në emisionet e tij në Radio Suis Romandë : « Papritur, pas meje, dëgjoj të flitet për emra që janë tipikë amerikanë. Pra shkoj në atë drejtim dhe menjëherë bëj një pyetje : « Nga keni ardhur ? », « Ne jemi shqiptarë nga Detroiti i SHBA-së » më përgjigjen ata. « A e ndjeni veten si në shtëpinë tuaj këtu ? » i pyes. « Jo, këtu jemi në shtëpinë tonë », më përgjigjen ata, tregon Marceli…
Ato vepra të shkrimtarëve tanë të shquar, nuk do të dilnin në dritë në gjuhë të huaj pa dorën mjeshtërore të Isuf Vrionit, Edmond Tupjes e gjithë përkthyesve shqiptarë apo të huaj dhe pa ndihmën e çmuar të botuesve dhe shkrimtarëve, francezë, britanikë, amerikanë, gjermanë. Ai zvicerani, profesor doktor Basil Shader, doktor i Universiteteve të Zyrikut dhe të Tiranës, profesor në shkollën e Lartë Pedagogjike të Zyrihut, mik dhe adhurues i kulturës dhe i gjuhës shqipe, njohës i thellë i saj dhe shqipfolës dhe i gjuhës së shkruar (ruaj si gjë të rallë letrën e tij të shkruar së fundi në shqip), është angazhuar që prej vitesh në projekte mësimore, bamirëse dhe shkencore të ndryshme, në lidhje me shqiptarët brenda dhe jashtë Atdheut, pikërisht duke patur mbështetjen e profesor Gjovalin Shkurtaj apo edhe solidaritetin e shqiptarëve të thjeshtë në Shqipëri e Kosovë, me të cilët ai është ulur shpesh herë në sofrën e tyre. Siç shprehet prof. Gjovalin Shkurtaj për veprën e profesorit të shquar zviceran « nën ndikimin e Basilit edhe e shoqja e tij do të bëhet shpejt një dashamirëse dhe ndihmëstare e palodhur e diasporës shqiptare në Zvicër, si dhe do të ndihmojë me përkushtim në gjetjen e fondeve dhe ndihmave për rindërtimin e pajisjen e shkollave shqiptare të rrethit të Lezhës, sidomos të komunës së Balldrenit » . A ka krenari më të madhe që të jesh shqiptar kur lexon shkrimet e shkruara me dashuri për Shqipërinë dhe shqiptarët mikpritës, bujarë, solidarë, mirënjohës nga ana e Lord Bajronit, Robert d’Angely e qindra të tjerë…Ai funksionari ndërkombëtar shqiptar nuk do të mund të krijonte mundësinë e pjesëmarrjes së bashkëkombasve të tij në fushën e energjisë, të tregtisë, të transportit, të burimeve njerëzore, të së drejtës ndërkombëtare, pa patur mbështetjen dhe solidaritetin e kolegëve të tij, funksionarë ndërkombëtarë nga kombe miq të Shqipërisë dhe pa shprehur mirënjohjen ndaj tyre. Qeveria demokratike shqiptare nuk mund të përparojë në ecurinë e reformave, pa patur mbështetjen jo vetëm të vendeve fqinje, të Europës, por edhe të Kombeve të Bashkuara dhe organizmave donatore që e përbëjnë atë, si PNUD-i. Prandaj edhe shkëmbimi i kohëve të fundit me to, duhet përgëzuar nga gjithë shqiptarët të çfarëdo ngjyre politike qofshin. Bashkëpunimi me NATO-n, me SHBA, me Europën, me organizmat e OKB-së, me Rusinë, Kinën, Nismat rajonale etj., hapin rrugë për investime të reja fitimprurëse për të dy palët. Ato ndihmojnë në ecurinë e projekteve dypalëshe dhe shumpalëshe në fushën e së drejtës, të institucioneve demokratike në përgjithësi, të ekonomisë, kulturës, artit në Shqipëri. Por këtu nuk i bëjmë mirë Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke mos qënë solidarë për çështjen kombëtare, duke nxitur bashkëbiseduesit tanë, apo edhe ata që hapur apo edhe në mënyrë të fshehur, nuk na e kanë dashur të mirën ne shqiptarëve. Integrimi në Europë nuk mund të arrihet pa u bërë njësh forcat politike në vend, duke argumentuar çdonjeri qëndrimet e tyre, pa mllefe. Cdo vend ka parlamentarë të krahut të djathtë, të qendrës dhe të majtë. Nuk e teproj po të shprehem se Zvicra historikisht njihet si vend « etalon » për unison për çështjen kombëtare, për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, me Europën, me fqinjët e saj. Po ashtu edhe SHBA, Britania e Madhe, apo Gjermania. Apo Gjeneva, një qytet ndërkombëtar, i qetë dhe i begatë, një qytet i turizmit, i bankave, dhe banorët autoktonë të Gjenevës që kanë pranuar në gjirin e tyre mijëra të huaj të kombeve të ndryshëm që punojnë dhe jetojnë aty në harmoni, solidarë, pavarësisht nga grupimet politike që përfaqësojnë apo feja e tyre.
Përsëri mendova se shkrime të tilla si ai i profesor Alfred Uçit, na duhen tanimë në gazetat tona të pavarura, apo edhe në ato që përfaqësojnë një grupim të majtë, të qendrës, apo të djathtë, një shoqatë mbarëkombëtare, apo edhe lokale. U lodhën shqiptarët në Shqipëri dhe në diasporë, duke lexuar shkrime dhe faqe pafund të gazetave me vrasje, krime, prostitucion, vandalizma, fenomene këto që njihen prej dhjetra dekadash në vendet e qytetëruara. Por shtypi i këtyre vendeve nuk u jep vend këtyre fenomeneve, pasi e din se lexuesi, pas punës së lodhshme, kërkon edhe të argëtohet, apo edhe të lexojë në gazetë shkrime për fenomene të gëzueshme, për një shfaqje të bukur, për një film apo libër të arrirë, për zakonet e bukura të mikpritjes, bujarisë, solidaritetit, mirënjohjes… Enkas shkoj nganjëherë kur kam më tepër kohë dhe dua të çlodhem pak dhe marr pjesë në biseda midis shqiptarësh edhe në restorante, të hapur nga shqiptarët në Gjenevë, si ai « Cajupi », në një nga mjediset e Universitetit Popullor Shqiptar. Përveç bibliotekës së pasur që ndodhet rreth restorantit « Çajupi », nuk sheh më tym duhani, apo njerëz që diskutojnë për « politikën e madhe » që ata dijnë për fatet e Shqipërisë apo Kosovës. Sheh të rinj shqiptarë, me shokë të tyre zviceranë dhe të kombeve të tjerë që diskutojnë miqësisht ; sheh bashkëatdhetarë që flasin para auditorit për veprat e tyre apo zviceranë profesorë, shkrimtarë, sociologë që shprehin mirënjohjen e tyre për mikpritjen që u është bërë gjatë vizitave të tyre në Shqipëri apo Kosovë. Këtë mirënjohje ata e afishojnë edhe në veprat e tyre. Sa prekëse ishte shfaqja e të rinjve shqiptarë tek « Novotel » i Gjenevës dy javë më parë. Të gjithë solidarë, nga Shqipëria dhe Kosova, apo edhe nga Zvicra e kombe të tjerë uruan që shfaqje të tilla të jenë më të shpeshta, si edhe ato të realizuara nga Edlira Dedja- Bytyqi, në Nëshatel, nga « Opera pa kufi », me pjesëmarrjen e artistëve tanë me famë botërore si Inva Mula, por edhe me artistë të kombeve të tjerë.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Speciale: Alfred Papuçiu
Fatet e Shqipërisë mund të mbrohen nga të gjithë shqiptarët kudo ku janë, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare apo politike, si dhe nga miqtë e tyre solidarë kudo në botë. Ne na bëhet zemra mal kur kujtojmë Shqipërinë tonë, të një populli që ka pasur nënë Terezën si bashkëatdhetare apo Skënderbeun, si udhëheqës për më tepër se dy dekada. Të respektosh dhe të duash vendin tënd, të punosh me devotshmëri për të, kudo që je ; të jesh solidar, është një shënjë dinjiteti dhe emancipimi. Në këto çaste personalisht mendoj se duhet flakur fryma e klaneve që përçohet edhe në diasporë, sidomos në Europë, e futjes së pykave midis bashkëbeslidhësave kudo që janë, e shpërndarjes së fletushkave nga ana e njerëzve dështakë dhe arrivistë që vegjetojnë akoma edhe pak dhe enden akoma nëpër rrugët e Europës apo botës. Ata nuk i shërbejnë frymës së kohezionit, të dashurisë për njeri tjetrin, ata i shërbejnë kthimit të një kohe të kaluar. Do të ishte me mend që ata « qoftëlarg », të kujtojnë se jetojnë në vende si Zvicra apo edhe gjetiu, ku bashkëjetojnë me zviceranët apo popujt e këtyre vendeve shumë përfaqësuesë nga popuj dhe shtete të ndryshëm të botës, të cilët identitetin e tyre kombëtar e ruajnë me ligje. A nuk duhet të marrim shembull nga shumë popuj të vendeve të tjera që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre, jo vetëm për arsye ekonomike, por edhe për të punuar dhe jetuar edhe në një shtet tjetër qoftë edhe për disa vite, dhe që e duan njeri tjetrin, bashkëatdhetarin e tyre, e ndihmojnë shoku-shokun dhe me sa kanë mundësi japin ndihmesën e tyre për shtetin e tyre amë. Edhe nëse ndokush mendon se nuk mund të bëjë asgjë për bashkëkombasit, pasi nuk është shkencëtar, as shkrimtar, as artist gjenial, as njeri me shkollë të madhe, por mendon vetëm për konfortin personal. Ai duhet të mendohet të vetëaftësojë karakterin e tij dhe të ketë një « zemër më të madhe », në mënyrë që të lajë borxhin që ka ndaj njerëzve të njohur apo të panjohur, që duke e ditur apo edhe pa e ditur, punojnë edhe për të, ditëpërditë. Të jesh solidar do të thotë edhe të mendosh për të tjerët, do të thotë të japësh, të ndash, të ndihmosh. Por kjo do të arrihet nëse krijohet një frymë solidariteti apo mbështetje nga të gjithë ata që e ndjejnë se edhe diaspora shqiptare kudo që është, të afrohet dhe të bëhet e ndërgjegjëshme për fatet e një kombi të lashtë dhe që nuk mund të zhduket kurrë me gjithë anatemat apo pykat e ndonjë keqdashësi të kohëve moderne. Shoqëria moderne shqiptare duhet të karakterizohet nga vullneti për të realizuar mirëqënien materiale për të gjithë, -qofshin këta parlamentarë apo punëtorë, bujq, profesorë, artistë apo biznesmenë,- kohezionin shoqëror dhe demokracinë perendimore. Çdonjeri duhet të veprojë me një ndjenjë të lartë përgjegjësie, jo vetëm që të mund t’u bëjmë ballë bashkërisht problemeve shumë shqetësuese të aktualitetit, por gjithashtu për të bërë detyrën ndaj brezave të ardhshëm, për të mos u lënë atyre probleme të vështira për t’u zgjidhur, për shkak të akumulimit të gabimeve të së kaluarës.
Ky meditim personal përçohet i tëri nga mbresat e mia të sinqerta jetësore, nga dashuria dhe malli për Atdheun, nga synimi për t’u sjellë si një shqiptar i thjeshtë një mesazh human.
Gjenevë, 12 prill 2006
__________________
Diaspora shqiptare në Zvicër dhe gjuha amtare
Kur mora për herë të parë një letër nga Profesor Basil Schader, shkruar me një shqipe të kulluar, mendova se do të ishte bashkëpatriot nga Kosova. Megjithatë, vendosa t’i telefonoj dhe për habinë time më tha se është zviceran. Profesori i nderuar ka një përvojë të gjatë me shqiptarët, pasi ka jetuar në Shqipëri me të shoqen, sidomos në zonën e Lezhës dhe kanë dërguar ndihma për krijimin e një shkolle shqipe atje. Ndërkohë ai vazhdon të jetë konsulent në Kosovë. Ai ka bërë shumë studime lidhur mbi kompetencat dhe praktikën e gjuhës të të rinjve migrantë shqiptarë në Zvicër, sidomos në zonën gjermanofone, si dhe mbi mënyrën se si orientohen ata midis llojshmërisë gjuhësore me të cilën jetojnë : dialekti shqip, standarti shqip, gjuha zvicerane në pjesën gjermanofone etj. Profesor Basil Schader ka ngritur me të madhe rëndësinë e kurseve të gjuhës dhe të kulturës së origjinës që kanë një efekt pozitiv për nxënësit, mbi kompetencën e tyre që të orientohen midis formave të ndryshme të shqipes. Bazil Schader, është profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Zyrih të Zvicrës. Ai tregon se gjithmonë i ka bërë përshtypje numri i madh i shqiptarëve në Zvicër, jeta dhe gjuha e tyre dhe arriti që nëpërmjet një pune hulumtuese të realizojë një studim mbi ta. Madje kjo ka qenë edhe një ndër arsyet që e shtynë të mësonte gjuhën shqipe. Në studimin e tij, profesori zviceran ka trajtuar edhe ndikimin e shqipes mbi gjermanishten.
Ku duket ky ndikim?
Kjo është një pikë shumë interesante që del nga studimi i Schaderit. Dy gjuhë në kontakt ndikojnë patjetër mbi njëra-tjetrën. Menjëherë dallohet që gjermanishtja ka ndikim mbi shqipen, por sipas Basil Schaderit, « më ka interesuar të zbuloj edhe ndikimet e shqipes mbi gjermanishten. Për këtë kam pyetur 4 mijë nxënës të ciklit të lartë, për numrin e fjalëve shqip që dinë ata dhe ka dalë që të ndikuar nga komuniteti shqiptar, kanë mësuar të paktën katër fjalë shqip, por ka edhe nga ata nxënës jo shqipfolës, që dinë deri në 30 fjalë ».
E bëmë këtë hyrje për të kuptuar se jo kudo shqipja zë një vend me peshë në realitetin e vendeve ku janë vendosur shqiptarët. Shpesh herë me bashkëatdhetarë diskutojmë problemin e të mësuarit të gjuhës amtare sidomos për brezin e ri që ka lindur në Zvicër apo ka ardhur në moshë të vogël. Ky është një problem aktual edhe për popuj dhe kombe të tjerë…
Vite më parë kur shkoja për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, vëllezërit tanë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e viset, sidomos në fund jave na prisnin në banesat e tyre. Ata shtronin për ne gjithçka të mirë, pinim nga pak raki, por edhe bisedonim për hallet e problemet e tyre. Më kujtohet që Gjystja e zgjuar dhe nikoqire, si dhe i shoqi i saj Gjergji, Shyqyriu, xha Hulusiu i pa harruar, Petrua eruditi, Bujar Pustina e sa e sa të tjerë ngrinin problemin e gjuhës shqipe që po humbiste tek shqiptarët në Amerikë. Sidomos tek brezi i ri që kishte lindur në SHBA, vazhdonte shkollën amerikane dhe nuk kishte pasur mundësi të vazhdonte shkollën në gjuhën amtare… Vite më vonë, kjo u ndryshua, pasi edhe atje janë krijuar kushtet për fëmijët shqiptarë, si Mario dhe Amelia e vogël, të mësojnë të shkruajnë e të lexojnë në gjuhën amtare, si edhe për të shkuar për pushime në Shqipëri a Kosovë. Falë kjo edhe dashamirësisë dhe mundësisë që japin shumë bashkëkombas për të paguar mësuesit ose lokalet ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, por edhe për organizimin e udhëtimeve përtej oqeanit…
Këtu në Zvicër është krejt ndryshe. Zvicra është një vend shumë gjuhësh dhe territori zviceran është i ndarë në katër zona gjuhësore, në të cilat është një gjuhë zyrtare : gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja dhe romanshë. Barazia e gjuhëve, liria e qytetarëve në fushën e gjuhës, parimi i territorit të gjuhëve dhe mbrojtja e gjuhëve minoritare janë katër parimet kryesore të përfshira në « Kushtetutën Federale ». Sipas statistikave zyrtare, për shkak të emigrimit të madh gjatë viteve të fundit, rreth 9% e popullsisë që jeton në Zvicër flet një gjuhë të huaj, jo kombëtare, si gjuhë kryesore. Këtu hyjnë edhe shqiptarët. Shqipja hyn në grupin e tre gjuhëve kryesore që fliten në Zvicër. Falë mirëkuptimit të autoriteteve zvicerane, fëmijët shqiptarë mund të ndjekin disa herë në javë, përveç shkollës në gjuhën frënge, gjermane, apo italiane e angleze edhe gjuhën shqipe. E ndjej veten shqiptar, ruaj rrënjët nga kam ardhur, mbaj si gjë të rallë pemën gjenealogjike të familjes sime, të përgatitur me aq kujdes nga i ndjeri im atë Tuni Papuçiu, shkëmbej vizita me shqiptarë të ndershëm, punëtorë e patriotë. Gjithmonë sëbashku flasim shqip dhe i mësojmë edhe fëmijët tanë të flasin shqip. Një pjesë e tyre janë lexues të rregullt të shtypit shqiptar dhe diskutojnë e qajnë hallet, si dhe përpiqen që fëmijët e tyre të mos e harrojnë Shqipërinë dhe Kosovën. Vetëm në Universitetin Popullor Shqiptar të Gjenevës çdo vit ndjekin kurset e tij të gjuhës 600 vetë. Sot në Gjenevë ka disa shoqata shqiptare që nxisin mësimin e gjuhës, por edhe të kulturës shqipe në përgjithësi. Përveç UPSH, Rinia Kontakt, Lidhjes së Prindërve dhe Arsimtarëve Shqiptarë, Shoqatës Humanitare « Nënë Tereza », janë edhe dy klube futbolli. UPSH u krijua më 30 prill 1996, nga rreth 100 shqiptarë dhe gjenevezë, me ndihmën financiare të Qytetit të Gjenevës, si dhe organizmave të tjera. Në Kantonin e Gjenevës, si dhe në kantone të tjera ku ka shqiptarë, janë hapur shkolla në gjuhën shqipe që funksionojnë disa herë në javë dhe ku fëmijët krahas gjuhës që zyrtare që përdoret në Zvicër, mësojnë dhe shqipen. Pra e përsëris : fëmijët tanë mund të mësojnë frëngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht por edhe shqip. Dhe kjo është arritur në sajë të lehtësirave të krijuara nga autoriteteve zvicerane që i respektojnë kulturën dhe gjuhën e popujve të tjerë. Në Zvicër gjen librat në gjuhën shqipe të autorëve tanë si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Jakov Xoxa, Vath Koreshi, Bedri Dedja, Sterjo Spasse, Dhimitër Shuteriqi, Elena Kadaré, Nasho Jorgaqi, Xhevahir Spahiu, Tuni Papuçiu, Teodor Laço, Xhevat Beqaraj, Ali Podrimja, Dashnim Hebibi, Thani Naqo, Vangjush Ziko, Fatmir Terziu, Alfred Papuçiu, Kostaq Duka, etj., si dhe librat e autorëve zviceranë që janë përkthyer edhe në shqip “ Fëmija shqiptar me sy të zinj ”, i profesoreshës së shquar zvicerane Francine Koch, dygjuhësh frëngjisht shqip, botuar nga shtëpia botuese “ Toena ”( Ky libër përdoret nga shkollat zvicerane për t’u mësuar shkollarëve me origjinë shqiptare gjuhën frënge ); “ Karuzeli i ëndrrave ”, i autores së dëgjuar zvicerane Marie Luce-Dayer që po përgatit një përmbledhje tjetër me tregime dygjuhësh frëngjisht shqip, me botuesin Toena ; botimet në shqip të sponsorizuara nga fondacioni zviceran “ Pro Helvetia ” dhe të ndërmjetësuara nga ambasada e Konfederatës zvicerane në Tiranë : “ Historia e Zvicrës ” e autorit Dieter Fahrni (Toena) dhe librin e prof. Koli Xoxi “ Zvicra dhe Dora d’Istria ” ; vëllimin me tregime të autorëve zviceranë “ E çmendura me kostum karnavali ”, botuar me mbështetjen e Departamentit të Shkëmbimeve kulturore Lindje-Perëndim të Pro Helvetia dhe Fondacioni zviceran për kulturën (botues Dituria) ; do të botohet së shpejti studimi i prof. Jean-Philippe Assal për “ Nënë Terezën ” ; dhe është botuar libri dygjuhësh “ Përrallat e Zvicrës ” i prof. Bedri Dedja (Toena) etj.

Pra përveç librave didaktikë, të destinuar për fëmijët por edhe të rriturit, sa vjen e më tepër etazheret e « bibliotekës shqipe » janë shtuar me përmbledhje poezish, libra historikë, pjesë teatri, romane, meditime, përkthime të autorëve zviceranë etj. Në shumë prej tyre dallohet çështja e afirmimit kombëtar por edhe integrimi i shqiptarëve në Zvicër. Zvicra është një vend i përzemërt që pret, strehon dhe u siguron të drejtat themelore pothuaj 200.000 shqiptarëve. Kam lexuar para disa kohësh në një gazetë zvicerane se së shpejti shqipja do të jetë gjuha e 4-tërt kombëtare në Zvicër. Natyrisht, unë si shqiptar do të isha i kënaqur me këtë mundësi, por realiteti është i tillë që ne duhet të respektojmë në radhë të parë edhe gjermanishten, edhe anglishten, kinezçen, japonezçen, suajilin e lingalan që fliten në Afrikë. Popujt e këtyre vendeve që përfaqësojnë numrin më të madh të banorëve në botë do të dëshironin gjithashtu që gjuhët e tyre të ishin gjuhë zyrtare të Kombeve të Bashkuara. Dhe kjo e drejtë e ligjshme një ditë do të realizohet.
Shqipja ndoshta do të jetë gjuha e 4-tërt kombëtare dhe ndërkombëtare në mijëvjeçarin e 4-tërt dhe këtë do ta gëzojnë brezat tanë të ardhshëm. Prandaj do të ishte e volitshme që ashtu siç bën Zvicra për shqiptarët dhe gjuhën e tyre, të bëjnë edhe shtetet e tjerë qofshin fqinjë dhe më larg. Pasi një ditë brezi i dytë ose i tretë mund të dëshirojë të kthehet në atdheun e prindërve të vet për të jetuar…
E përsëris : Zvicra pret në tokën e saj prej 41 293 km katrorë dhe me banorë rreth 7 million vetë, rreth 200.000 shqiptarë, si dhe një numër të konsiderueshëm italianësh, gjermanë, portugezë, spanjollë, afrikanë e popuj të vendeve të tjerë. Zvicra është konfederatë dhe në këtë vend të vogël, që nuk është as dyfishi i Shqipërisë punojnë e jetojnë në harmoni banorë që flasin katër gjuhë kombëtare : gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe romanshë. Autoritetet e Gjenevës dhe të kantoneve të tjera në Zvicër, kanë krijuar mundësinë që disa herë në javë fëmijët të flasin, të shkruajnë shqip, kanë krijuar bibliotekën e pasur si ajo e Kryqit të Kuq të Gjenevës, apo në bibliotekat e shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm, ku shqiptarët gjejnë botime të shumllojshme në shqip. Organizimi i përvitshëm i Panairit të Librit në Palekspo të Gjenevës, këtë vit në maj, ndihmon në pasurimin e këtyre bibliotekave. Aty vijnë botuesit tanë më të mirë, si dhe i përkushtuari Estref Bega i « Botimpex » që ka 24 vite që është i rregullt me praninë e tij. Ai sjell nga viti në vit libra të rinj që janë të vlefshëm për fëmijët por edhe deri tek të moshuarit. Pra Zvicra e kultivon dhe e mbron çështjen kombëtare të popujve të tjerë qofshin këta shqiptarë, italianë, gjermanë, afrikanë, apo të vendeve të tjera. U jep atyre mundësi të shprehen dhe të kenë botime të vendeve prej nga vijnë. Sa kuptimplote janë organizimi i ekspozitave në Pallatin e Kombeve ku kanë pasur mundësi që artistët tanë të afishojnë talentin e tyre, apo organizimi i koncerteve, recitimeve në gjuhën amtare, apo edhe mundësia që duhet t’u jepet personaliteteve të tilla në fushën e muzikës si Marcel Cellier, mik i ngushtë i Shqipërisë, për të nxjerrë diskun e tretë me muzikë popullore shqiptare. Nuk mund të harrohen emisionet e tij prekëse për muzikën e bukur shqiptare, për tokën pjellore të një vendi të vogël, që ka një bregdet të mrekullueshëm, por edhe njerëz punëtorë dhe mikpritës…
Mund të theksojmë edhe rolin e Bibliomedias e cila ofron koleksione librash për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, në gjuhë të huaj, duke përfshirë edhe shqipen. Kjo shërben për të nxitur shkëmbimin e literaturës në gjuhët e vendit dhe të sigurojë nxitjen e leximit në gjuhët e huaja që janë më tepër të përfaqësuara në Zvicër. Leximi është një ndihmë e çmuar për përvetësimin e gjuhëve të huaja. Për popullsinë zvicerane kjo do të thotë të marrë literaturë për t’u perfeksionuar në gjuhë të huaja dhe për migrantët në Zvicër-veçanërisht fëmijët-për të lexuar në gjuhën e tyre amtare. Pasi në radhë të parë fëmijët shqiptarë, si dhe të kombeve të tjerë, duhet të zotërojnë gjuhën e tyre, për të mësuar një gjuhë të huaj. Njohja e kulturës së gjuhës amtare dhe e letërsisë së saj është mjeti më i mirë për të arritur integrimin. Gjatë krijimit të fondit të Bibliomedias është punuar sidomos në drejtim të sigurimit të librave dygjuhësh (psh frëngjisht-shqip).
Ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, dhe kudo që jemi në çdo shtet të botës kemi bërë emër për korrektësinë, punëdashës, familjarë, që ruajmë zakonet tona dhe të tjerët na respektojnë. Pa çka se ndonjë fqinj yni për hesapet e veta ngre anatema kundër shqiptarëve se janë njerëz që merren me njëmijë e një të zeza. Edhe nëse një pakicë e bashkatdhetarëve tanë për arsye ekonomike mund të bien në prerin e drogës, prostitucionit, shtyrë nga ai fqinj a dikush tjetër që nuk na don të mirën, përsëri shqiptarët ruajnë indentitetin e tyre, gjuhën, zakonet e tyre të mira. Prandaj sygjerova në kolokiumin që u organizua në Universitetin e Gjenevës për Kushtetutën e Shqipërisë nga ana e Fakultetit të Drejtësisë së këtij Universiteti, në bashkëpunim me Universitetin e Barit dhe Universitetin e Tiranës që të botohen kumtesat që u mbajtën në kolokium, jo vetëm në gjuhën frënge por edhe në gjuhën shqipe. Një botim dy gjuhësh, do të ndihmonte shumë që edhe brezi i ri të njihte legjislacionin e vendit të vet dhe ta krahasojë atë dhe me legjislacionin e përkyer zviceran. Me ndihmesën e profesorëve zviceranë, italianë e shqiptarë, por edhe të studentëve të shumtë që sutdjojnë në Zvicër ne mund të bëjmë shumë për mbrojtjen e gjuhës sonë amtare. Nuk mund të harroj letrën e fundit të profesorit tim të nderuar të gjuhës frënge dhe të përkthimit, prof. Vedat Kokona, i cili duke më dërguar librin e tij “ Thërrime me mjaltë ”, shprehte keqardhjen se një pjesë e shqiptarëve nuk i japin rëndësi gjuhës shqipe dhe përdorin huazime të kota. Fakt është se numri i shqiptarëve që lexojnë libra dhe gazeta në gjuhën e tyre amtare është më i rëndësishëm se 20 vjet përpara, por është akom i vogël, në krahasim me raportin e të gjithë albanofonëve në Zvicër. Për këtë ka shumë arsye, politike, sociale dhe sidomos kulturore, por që nuk mund t’i ezaurojmë me këtë shkrim…
Të jesh shqiptar dhe të flasësh gjuhën tënde kudo që të jesh në Zvicër, Amerikë, Kanada, Argjentinë, Australi, Greqi, Itali, Angli, Gjermani, e gjetiu është një respekt për atë komb të lashtë, që megjithëse ka pësuar invazione të ndryshme e ka ruajtur të pastër të pastër gjuhën, zakonet, dhe gjithçka të mirë për t’ua a trashëguar brezave të ardhëshëm, që një ditë ndoshta do të kthehen në tokën e tyre të bukur, buzë detit Jon dhe Adriatikut, në fushat e bukura të Myzeqesë, të Lezhës apo Devollit, të Kosovës, në malet e lartë e të bukur të Veriut, në Valbonë e gjetiu….
Fatmirësisht ka në botë vende me një demokraci shëmbullore dhe një legjislacion të përshtatshëm dhe bashkëkohor si Zvicra që respekton gjuhën, prejardhjen dhe rrënjët e banorëve të huaj që kanë zgjedhur të banojnë qoftë edhe përkohësisht apo përherë në tokën zvicerane, me njerëz të mirë, punëtorë dhe të lumtur…
Gjenevë, 9 qershor 2009
_______________
« Leksion » zviceran për shkollën, kulturën, artin… !
Këto mendime për shkollën më kanë shtyrë të lexoj, të vështroj, të kuptoj se çfarë mund të marrë si shembull edhe shkolla jonë e pasur dhe me traditë shqipe, nga shkollat e tjera edhe të vendeve të tillë të vegjël, si Zvicra, që në rrugën e dijes dhe të shkencës, nuk e kanë patur gjithashtu të lehtë. Ideja për formimin në shkollë, shkolla për jetën, për të ardhmen, ka evoluar vazhdimisht edhe në Zvicër dhe përsëri edhe kur po shkruaj këto radhë, bëhen përpjekje për ta përsosur atë, duke marrë shembull edhe nga ecuria e shkollës në vendet fqinjë të saj, nga vendet e tjera europiane, apo edhe më tej nga shkolla amerikane e gjetiu. Gjithçka bëhet duke përshtatur përvojën e tyre në konteksin zviceran dhe duke marrë anët që mund të shkojnë për mjedisin zviceran. Natyrisht mendimet e mija nuk janë të një specialisti të mirëfilltë, por si ish gazetar e mësues, do të përpiqem të jap një imazh për disa momente të shkollës së larmishme dhe të përkryer zvicerane.
Pak kohë më parë u festua tek « Château de Coppet » ku është qendra europiane për Institutin e Gjenevës, 40-të Vjetori i krijimit të tij dhe ku ishin të pranishëm edhe studentë nga Shqipëria. Nuk e di por u mallëngjeva kur në botimin shumë të bukur me këtë rast « Të mendojnë si Europë » përmendeshin dhe punimet për Europën të ish-studentëve shqiptarë. Duke u nisur nga ky rast mendova t’u dërgoj këtë shkrim për Zvicrën, vendin ku edhe pse me tre kultura e katër gjuhë, popullsia e saj është e prirur drejt Europës, bën pjesë gjeografikisht në të, por ka edhe zgjedhjen e vet lidhur me marrëdhëniet me Europën dhe me shtetet e saj anëtare. Nëse flasim për Zvicrën, një vend pra ku fliten tre gjuhë të huaja (frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja – zyrtare-, si dhe romansh), rruga drejt dijes, artit, drejt prosperitetit, paqes sociale, nuk ka qenë e lehtë. Vetëm në sajë të punës dhe shpirtit krijues të popullit zviceran, të institucioneve të tij politike, ekonomike dhe shoqërore, artistike, të frymës humaniste, për një mjedis të pastër, të vëllazërisë dhe dashurisë për njeri tjetrin, Zvicra ka arritur stadin që dihet sot. Po të shohësh muzeun “Alimentarium” në Vevei, qytet i dëgjuar, e kupton se sa e vështirë ka qenë jeta në të kaluarën: zviceranët hanin vetëm bukë të zezë, nuk hanin as njëherë në javë mish, nuk kanë minerale, pasuri natyrore, por vetëm me punën e tyre, me djersë, me dije, kapërcyen etapat…
Le të kthehemi tani tek ndërtimi dhe struktura e shkollës zvicerane, e cila është shumë e larmishme dhe për mua është e vështirë të jap një imazh shumë të saktë për të. Megjithatë, duhet thënë se në etapa të caktuara, shkolla zvicerane ka qenë privilegj. Për shembull, në vitet gjashtëdhjetë, një kolegj në Gjenevë ka qënë i frekuentuar vetëm nga djem dhe një pjesë e vogël ishin vajza. Fillimisht, objektivi kryesor ka qenë: t’u jepet mundësi drejtuesve të ardhshëm në fusha të ekonomisë, për të zotëruar dijet në teknikë dhe shkencë, që të jenë jo vetëm njerëz të mësuar dhe me kulturë, por në radhë të parë të jenë humanistë dhe të sinqertë. Arsimi i mesëm u reformua duke shtuar disiplina të reja, si ekonominë, gjuhët moderne, si dhe lëndë të tilla që tashmë quheshin të domosdoshme për të ecur në shoqërinë e gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë. Në vitin 1968, u miratua një ligj për njohjen e çertifikatave të maturës, i cili pas shtatëdhjetë vite diskutimesh, dha mundësinë e njohjes në shkallë të Konfederatës Zvicerane, të maturës në degën shkencore. Për ta spjeguar më mirë këtë fakt, për të cilin do të flasim edhe më poshtë, shkolla zvicerane është e ndërtuar në mënyrë të tillë: pas nëntë vjet shkollë primare, është shkolla e mesme - zakonisht katër vjet- e pastaj mund të shkosh në shkollën e lartë, ose në drejtim profesional.

Drejtimet kryesore të saj janë: matura klasike, shkencore dhe artistike. Aktualisht tre kolegjet e Gjenevës kanë edhe një seksion artistik, kolegji “Volter” (seksioni u krijua në 1970), “Klapared” dhe “De Sosyr”. Ky seksion përfshin dy ndarje: artet vizuale dhe muzikën. Këto dy ndarje përmbajnë disiplina të cilat zhvillohen nga profesorët afro 40 orë në javë, të ndarë në katër vjet. Seksioni artistik është një nga seksionet më i ngarkuari në orë, pasi përveç italishtes, nxënësit kanë të njëjtat orë mësimi në disiplina të tilla që bëhen edhe në seksioni modern. Përveç kushteve të pranimit që janë të njëjta, si në gjithë kolegjet, hyrja e një nxënësi në seksionin artistik, bëhet mbi bazën e një takimi paraprak me profesorët, ku shihen aftësitë e tij specifike të fituara më parë. Për ndarjen “artet vizuale”, nxënësi është i detyruar të paraqesë një sërë punimesh personale dhe nëse ka aftësi për muzikë (seksioni “muzike”) ai paraqet një pjesë instrumentale apo vokale sipas dëshirës së vet.
Ideja kryesore që mbizotëroi në krijimin e seksionit artistik në një kolegj të caktuar lidhej drejtpërdrejt me objektivin e formimit të nxënësit nga ana e kulturës së përgjithshme: nuk mund të mohohej fakti se disiplinat e artit vizual apo muzikor luajnë një rol formues po aq sa edhe gjuhët e vjetra apo shkencat e quajtura ekzakte. Mbi këtë bazë lindi ideja që edhe në kantonet e Gjenevës, Zyrihut dhe Bazelit të njihet nga ana e Konfederatës, matura artistike. Nëse përfundon për shembull kolegjin Klapared, në seksionin artistik, duke dhënë provim edhe gjuhën italiane, ke të drejtë të hysh në universitet në një degë moderne, kjo në rast se nuk ke aftësi të veçanta për pikturë apo muzikë.
Në vitin 1969, kolezhi në Gjenevë bëhet më i gjerë dhe fillon të rigrupojë ndarjen e shkollës së lartë të kolegjit Kalvin, asaj të shkollës së lartë të vajzave (që më vonë prishet për t’u kthyer tek kolegji Kalvin) dhe kolezhi Ruso. Le të bëjmë këtu një digresion. Një ditë (para disa vitesh) pata fatin të jem i ftuar në një mbledhje të prindërve, në darkë, në kolegjin Klapared. Ishte një mbledhje e thjeshtë, gjatë së cilës profesorët dhe dekanët e seksioneve (klasike, moderne dhe artistike) kishin ardhur të përgatitur për t’i spjeguar auditorit se çfarë zhvillonin fëmijët e tyre në shkollë, cilat ishin interesat e tyre dhe ecuria e tyre. Në ekspozenë e dekanëve përkatës u hodhën idetë që përmendëm pak më parë lidhur me disiplinat që zhvillojnë nxënësit gjatë javës në seksionet e tyre. Ndjehej një preokupacion i dekanëve për të spjeguar sa më qartë punën e tyre, premisat për të ardhmen, gjë që u konkretizua pastaj në mbledhjet e klasave përkatëse. Aty referuan me radhë mësuesit e lëndëve, të cilët hodhën idenë e formimit të nxënësve për t’u përgatitur për jetën. Përveç faktit se ekzistojnë libra shkollorë, profesorët i jepnin rëndësi edhe mbajtjes së shënimeve nga ana e nxënësve, pasi mendimi për një disiplinë evoluon, siç evoluon për shembull mendimi për “historinë moderne”, “historinë e artit” (këndvështrimi), bile edhe për edukimin fizik. Shqetësimi kryesor, edhe i profesorit të edukimit fizik, ishte që nxënësit të arrijnë të gjithë nivelin mesatar, por duke bërë përpjekje vetiake. Rëndësi kryesore iu dha edhe punimeve vetiake të nxënësve, detyrave me shkrim, për të parë formimin e tyre, vizionin e tyre.Rëndësi i jepej sidomos fitimit të dijenive në shkollë. Nxënësit që kanë nevojë të forcojnë dijet e tyre në gjuhë të huaja, marrin pjesë në kurse përforcuese për gjuhët. Ideja e shkollës- përgatitje për jetën, për të ardhmen, për shkencën, teknologjinë, informatikën, arkitekturën, etj., mbizpotëron dhe nxjerr forma të reja për përgatitjen e brezit të ri. Duhet theksuar se edhe reforma e shkollës zvicerane lidhet me nevojat, sidomos për të ardhmen. Duhet nënvizuar gjithashtu, siç pranohet edhe nga vetë specialistët zviceranë në fushën e arsimit, se në krahasim me atë që ndodh në vendet e tjera, shkollat e mesme zvicerane, edhe të artit, janë në një gjendje më të privilegjuar, pasi “liria e veprimit dhe marzhi i manovrimit të institucioneve arsimore është i konsiderueshëm”. Një anketë e bërë kohë më parë dëshmoi se “shumë novacione janë rezultat i nismave të ardhura nga baza, bile shihet njëfarë ngurimi për t’i bërë të njohura këto përvoja, nga frika se ato humbin karakterin e tyre intim, të vetë institucionit arsimor…”
__________________
Tregim
Me zemër të madhe
E djela është e qetë në Zvicër. Sapo ishim ngritur nga shtrati. Pimë kafenë e mëngjezit dhe pas një çasti morëm rrugën. Dielli i mëngjezit ndriçon dhe qielli është në ngjyrë të kaltër, pas asnjë re. Duke ecur në një rrugë të ngushtë, që të shpie jashtë qytetit, u ulëm buzë liqenit në Montreux, ku banon miku im dhe ai më dha në mirëbesim të lexoja dhe t’i jepja mendim për ditarin e tij. Nuk e di por u mallëngjeva dhe pasi mora edhe pëlqimin e tij, vendosa t’u a lexoj edhe juve…:
« S’ka shumë kohë që fillova punën si përkthyes mediator kulturor. Më parë bëja përkthime, por jo rregullisht. Para disa muajsh blloku im ditor ishte vetëm në kujtesë. Kjo nuk do të thotë se tani nuk mbaj mend, por jam i detyruar të shënoj të gjitha takimet që përfshijnë shërbime të ndryshme. Gjithashtu pas çdo emri të pacientëve të mij që kanë ardhur nga larg fshihet një personalitet, një shqetësim i veçantë, një jetë, një dramë, por sidomos : një rreze drite dielli për të ardhmen… Këto shënime që i kam shkruar pothuajse çdo ditë, janë përshtypjet e mija personale që më angazhojnë vetëm mua… Dhe sidomos unë ruaj anonimin e njerëzve që kanë përjetuar ngjarje të dhimshme. Prandaj u përpoqa t’i ndërthur ngjarjet dhe faktet, që të respektoj jetën personale të gjithë atyre njerëzve dhe personelit kurues për të cilët kam një simpati të veçantë që është ushqyer gjatë ditëve dhe muajve të një pune humane. E quajta të domosdoshme t’u shpreh atyre mirënjohjen për gjithçka bëjnë.
15 gusht. Gruaja plakë filloi historinë e saj. „M’u desh të ecja në këmbë nga Kosova deri në Shqipëri. Isha me nusen e djalit dhe rrugës hoqëm shumë. Na ndaluan diku serbët cmirëzinj. Na ndanë në dy grupe. Nusja shkoi me një grup të rejash të tjera. Unë me fëmijët na shpunë në një vend tjetër. Minutat më dukeshin orë. Pas pak vjen nusja. Fytyrën e kishte të skuqur dhe qante. Nuk më tregoi çfarë kishte. Por një shoqja e saj m’u rrëfye. I kishin dhunuar ata paraushtarakët serbë. Ecëm përsëri deri sa arritëm në Shqipëri. Atje na pritën shumë mirë por s’kishte shumë ilaçe. Mjekët ishin shumë të mirë… Por unë kam humbur burrin dhe një vajzë 16 vjeçare. Kam me vete vetëm nusen dhe një nip. Nuk e di nëse ata janë akoma gjallë. Nuk di të shkruaj. Fatmirësisht djali im i bëri thirrje Kryqit të Kuq dhe unë munda të vij në Zvicër. Tani dua të qëndroj me nusen dhe nipin. Vajza ime që ka tri çika, më premtoi se do të vijë çdo të shtunë për të më larë rrobat dhe për të më ndihmuar…“
19 gusht. Kthehem në shtëpi. Dëgjoj kasetën e Laver Bariut. Kam një respekt të veçantë për të dhe muzika e tij më pëlqen shumë. Disa herë e ngre lart zërin e radiokasetës së veturës dhe filloj të këndoj me zë të lartë, tamam si atëhere kur isha i ri dhe në buzë të Detit Adriatik, në Durrës këndoja për t’u çliruar nga disa tundime… Gjendem në një botë më të qetë, me më pak stres kur dëgjoj zërin e tij të ëmbël…Vendos gjithashtu edhe kasetën me muzikë shqiptare, të mikut tim të shquar muzikant zviceran, Marcel Cellier. Ka dëshirë të bëj edhe një disk tjetër me muzikë shqiptare, por nuk e di nëse nga Tirana do t’i japin përgjigje pozitive…
Në përgjithësi i kontrolloj emocionet, por atë ditë që dëgjova atë histori të dhimshme të asaj gruaje, m’u derdhën lotë nga sytë. Kjo nuk duhet të jetë e zakonshme për një përkthyes, sepse ai duhet të përmbahet nga emocionet…Por nuk mundesha…Pushtuesit e kishin përplasur vajzën e saj tek muri kur kishin hyrë papritmas në banesën e saj. Ata kërkonin të shoqin që ishte bashkuar me forcat çlirimtare. Me forcë ata e kishin përplasur për të dytën herë vajzën kur kishin marrë përgjigje negative. Fëmija ishte gjakosur. Nëna, sapo ikën pushtuesit e mori vajzën në krahë dhe u largua…Pati fat të vinte në Zvicër për të mundur të kurojë vajzën që nuk dëgjon nga një vesh…Por një pikëpyetje e madhe për të: nuk ka asnjë njoftim për të shoqin dhe të bijën 10 vjeçe që në çastin e ngjarjes ndodhej tek kushërinjtë…
Asnjëherë nuk kam menduar për jetën si tani…Kur duhet të përkthej fjalë të trishtueshme, frazat janë më të gjata, kurse kur përshkruaj çaste gëzimi është më lehtë. Më kujtohet ai çift që pranoi të merrte pjesë në seancat e planifikimit familiar, sepse kishin 6 fëmijë…Ai 60-të vjeçar që pi dy paketa në ditë dhe nuk di të shkruaj, por që ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Kam shumë respekt për të. Pas fjalëve të mjekut, ai „dha fjalën e nderit“ se do të pijë shumë më pak cigare…Por jo për t’i dhënë kënaqësi gruas së vet e cila do të kursejë të hollat dhe ai thoshte duke buzëqeshur „nuk është shëndeti im që i intereson, por stolitë e arta“. Për gratë e asaj treve është e rëndësishme të kenë shumë stoli të arta, jo vetëm kur sjellin pajën tek burri por edhe kur martohen… Ai vogëlush kishte temperaturë dhe i jati e solli në spital për t’u konsultuar me mjekun. Një mentalitet që ka ndryshura me ardhjen e tij në Zvicër, pasi në vendin e tij burri merret vetëm me punët jashtë shtëpisë dhe gratë duhet të kujdesen përveç të tjerave edhe për fëmijët. …Mendoj për atë njeriun gazmor, pak shurdh dhe që kupton një fjalë në katër. Doktoresha i përsërit fjalët me buzëqeshje dhe mua më duhet ta përkthej të njëjtën fjalë tre herë. Fatmirësisht ai do të ketë së shpejti një aparat dëgjimi dhe mund të dëgjojë më mirë…
Ka shumë familje që kanë ardhur në grup, me „skaf“ duke paguar mijra franga „lundrarve“ të pangopur dhe nga kufiri i Italisë kanë ardhur me makina tip „Kombi“…Për t’u larguar nga lufta, masakrat e bëra nga pushtuesi. Për të mundur të gëzojnë një jetë më të mirë, pa pasaporta e letra njoftimi që jua dogjën me banesat apo ua konfiskuan me të gjitha të hollat dhe stolitë në kufi ushtarët pushtues.
23 gusht. Sot bleva disa „croissants“ (bukë të vogla karakteristike në Zvicër) bashkë me tre kafe dhe u paraqita në shërbimin ku zakonisht përkthej. I thashë Shantalit : “ Fillojmë me gjërat serioze, pra do të hamë nga një “croissant”, dhe do të pijmë një kafe ”. Pastaj ne filluam bisedën me mjekun…Dy javë më vonë, ajo ishte me pushime, gruaja dhe unë, morëm një kartolinë ku ndërmjet të tjerash ajo na shkruante : “ Mendimet më të përzemërta për miqtë e mij që punojnë ! Shpresoj se R… është më mirë. Në familje kemi kaluar një javë duke pushuar buzë detit, dhe koha ka qënë e këndshme. Së shpejti duhet menduar për “ gjërat serioze ”. “ Ju përqafoj fort, pa harruar fëmijët. Mirupafshim së shpejti”.
Nuk e di se kur do të vijë ajo përsëri, e nëse ne do kemi fat të punojmë me të, sepse infermieret dhe mjekët e ndrojnë shërbimin shpesh, për t’ju përshtatur më mirë sektorëve të shëndetësisë…Shpresoj dhe uroj që ajo të jetë pranë nesh,sepse është shumë njerëzore dhe shumë profesioniste dhe ka një ëmbëlsi të veçantë në kontaktet e përditshme me pacientët e rinj dhe me prindërit e tyre. Më kujtohen në këto çaste fjalët e Monteskjësë i cili thoshte: „Miqësia është një kontratë me anën e së cilës ne angazhohemi që të bëjmë shërbime të vogla, në mënyrë që të na bëjnë pastaj më të mëdha“…
25 gusht. Po merrja pjesë në një konsultë kur një infermiere shumë e sjellshme dhe e qetë, më tha : “ Telefonuam tek ju sepse kishim nevojë për një përkthim drejtpërdrejt me telefon. Në anën tjetër të telefonit ishte vajza juaj. Ajo e fliste shumë mirë frëngjishten. Ajo e luajti rolin e përkthyeses në mënyrë të përkryer“. Isha shumë i kënaqur nga ky vlerësim për vajzën time të dashur…
vijn

3 shtator. Mamaja e Blerinës më priste para pavionit. Ajo nuk hynte…Unë i kisha thënë disa herë të hynte, të shihte vetë vajzën. Shkuam. Blerina ishte mirë. Unë përktheva fjalët e mjekut, por e ëma ishte shumë e shqetësuar… I thashë të vinte vetëm të nesërmen në mëngjez, pasi duhej të shkoja në Lozanë t’i bëja vizitë një mikut tim. Në fakt, çdo ditë të javës unë e shoqëroja atë në pavijonin ku ishte shtruar e bija. Por ajo nuk shkonte asnjëherë vetëm. Ajo m’u lut : “ A mund të vish para se të ikësh, sepse unë nuk kuptoj gjë po të hyj në pavionin ku është çika ime. Gjithashtu, më duket sikur çdo herë që ju përktheni fjalët e mjekut, e kuptoj më mirë se çfarë ka çika, ecurinë e saj…Nuk e di, por ju më sillni fat dhe vajza ime është më mirë në sajë të kujdesit mjekësor këtu. ”…Isha i emocionuar…Megjithëse të nesërmen ishte e djelë, i premtova se do të vija pak para se të ikja në Nëshatel…
5 shtator. Kaloj përpara shërbimit të kujdesit mjekësor për personelin. Gjithmonë ka nga një arkë me mollë, siç duket për personelin që bën vaksinat dhe kurohet. Kohë pas kohe marr edhe unë. Më kujtohet thënia në anglisht : ” An apple a day keeps the doctor away ”
( një mollë në ditë dhe s’ke nevojë për mjek) e cila sot është zëvëndësuar me reklamat: “A condom a day keeps the doctor away” (një prezervativ në ditë e s’ke nevojë për mjek). Por faktet e SIDA-s janë alarmuese. Do të ishte më mirë që në mijëvjeçarin e tretë të mos kishte më sëmundje dhe në vend të armëve të sofistikuara, të shpenzimeve të shumta për raketat, të çliroheshin fonde për zhvillimin e punës kërkimore në mjekësi dhe sidomos të gjenetikës për transfomimin e genit difektoz, për sëmundje mesdhetare që akoma marrin jetë njerëzish. Mendoj për Randon e vogël, për atë vajzën simpatike që e donte jetën, por që nuk mundën të gëzojnë jetën në Shqipëri, jo për faj të mjekëve por të mundësive për kurimin e sëmundjes së tyre…Megjithatë unë kam filluar të blej më tepër mollë tek miku im maroken Idriz që ka sa vjen e më tepër klientë. „Two apples a day keeps the doctor away for ever“ (Dy mollë në ditë dhe s’ke më nevojë për mjek)…Ndoshta është pak e egzagjeruar pasi të gjithë në jetë kemi nevojë për miqtë tanë mjekë.
21 shtator. I dërgoj ngushëllimet Denisit dhe familjes së tij. I jati vdiq sot…Më kujtohet një mëngjez. Ishim sëbashku me një pacient. Denisi si gjithmonë komunikonte me të nëpërmjet meje, me saktësi dhe urtësi. Ai i njeh në mënyrë të përkryer ligjet e vendit të vet. Ka disa dhjetëvjeçarë që ai punon në një organizëm që i ndihmon refugjatët e të gjithë kombeve. Në një çast të caktuar, ai më tregon se ç’kishte ndodhur me të jatin. Unë i propozova që të ndalë takimin, por ai nuk don…Mendoj akoma për Denisin dhe familjen e tij, në atë çast pikëllimi të vdekjes së të jatit i cili ishte gjatë dy muajve, midis jetës dhe vdekjes. Denis, për Juve, që të gjithë kanë një respekt të veçantë, për urtësinë tuaj dhe shpirtin tuaj pozitiv, për humanizmin tuaj të pamasë… Në këto çaste nuk më ndahet edhe dhëmbja për babanë tim të paharruar, që u largua nga kjo botë para kohe, po ngushëllimin e gjej tek fjalët e vlerësimet e shokëve dhe të miqve të tij dhe botimit të vjershave dhe tregimeve të tij në botimet e reja antologjike nga ana e shkrimtarit dhe mikut të tij të ngushtë Xhevat Beqaraj.
Atë mbrëmje, isha në seminarin ku doktoresha Sofi bëri një paraqitje shumë interesante të shërbimt të vet që e njeh në mënyrë të përkryer. Rëndësia që ju dha rolit të veçantë të përkthyesit në konsultat me pacientët është shumë nxitëse. Një paciente mundi të shprehej lirshëm në gjuhën e saj para doktoreshës në prani të përkthyeses… !
22 shtator. Lexova në shtyp një fakt interesant : një shqiptar kishte gjetur një portofol në rrugë dhe e kishte dorëzuar. Njeriu që e kishte humbur portofolin donte t’i jepte pak të holla për gjestin e tij, por shqiptari nuk kishte pranuar. Një shënjë e mirë për një popull që është punëtor dhe i ndershëm dhe që një pakicë njerëzish i vënë “ kapelen ” e njerëzve që merren me drogë dhe nuk e di çfarë tjetër akoma…Një inkurajim për ata qindra mijra shqiptarë që punojnë me nder në dhé të huaj dhe ndihmojnë edhe familjet e tyre atje në Shqipëri, Kosovë e vise e Maqedoni, Mal të Zi…
Zvicra ka dhënë mundësi që fëmijët tanë të mësojnë krahas frëngjishtes, gjermanishtes, anglishtes, italishtes, edhe gjuhën shqipe. Gjithashtu ata kanë të drejtë falë mirëkuptimit të popullit dhe autoriteteve zvicerane të kenë dyshtetësinë. Shqiptarët bashkëjetojnë me zviceranët si shumë përfaqësues nga popuj dhe shtete të ndryshëm të botës, të cilët identitetin e tyre kombëtar e ruajnë me ligje. Mjerisht, në botë vazhdojnë padrejtësitë për këtë problem, por kam bindjen se e drejta do triumfojë dhe shqiptarët që janë vendosur në vende të ndryshme të botës do të gëzojnë të drejtën e identitetit të tyre.
23 shtator. Dieteticienja është shumë simpatike dhe e njeh shumë mirë profesionin e saj. Vetëm se më vjen për të qeshur në konsultat e saj, sepse ajo u thotë pacientëve të mos e përdorin vajin ose ta ulin përdorimin e tij. Mendoj për miqtë e mij Roberto dhe Peter që mundohen me të gjitha mundësitë që të shesin vaj në botë dhe nëse të tjerët do dëgjojnë dieteticienen, miqtë e mij së shpejti do jenë papunë…
Sot, një shërbim i maternitetit më thirri me urgjencë…Përfundova përkthimin dhe isha duke marrë ashensorin. Kur menjëherë, një grua e moshuar, më tha : “ Zotëri, çfaë bëni këtu ?
Ju përgjigja : “ Punoj ”.
Jo, ju nuk jeni të spitalit, sepse ju nuk keni një bluzë të bardhë, dhe nuk keni të drejtë të merrni ashensorin e shërbimit ”, më tha ajo.
Unë jam i shërbimit dhe kam një këmishë ngjyrë blu, ju përgjigja qetësisht.
Po mirë por njerëzit e shërbimit kanë bluzë të bardhë, tha ajo.
Tani, është një shërbim i ri me këmisha blu: jam përkthyes.
Më falni, tha ajo, nuk e dija.
Qeshëm pak, por pastaj mendova se ajo grua kishte të drejtë, përkthyesit që punojnë gjithë kohën në shërbime me pacientë duhet të kenë nga një shënjë dalluese, në rast se “ këmisha blu ” nuk njihet si e tillë…
24 shtator. Sot mora një e-mail nga një miku im shqiptar në Zvicrën gjermanofone. Më shkruante me dashuri për shkrimet e botuara, për kujdesin që tregonte për librin shqip, për shpërndarjen e tij dhe për dëshirën për të krijuar një shoqatë ndërkulturore të shqiptaro-zviceranëve. Ju përgjigja me takt mikut tim se ideja ishte e mirë por duhej patur parasysh se në atë shoqatë duhej të bënin pjesë edhe intelektualë, shkrimtarë, piktorë, pianistë, studentë dhe shqiptarë nga e gjithë Zvicra, pasi ndryshe ajo nuk do ta kishte jetën e gjatë, pa tërhequr mendimin krijues dhe mundin e atyre dhjetra shqiptarëve që japin ndihmesën e tyre për kulturën dhe librin shqip edhe duke qënë në Zvicër. Gjithashtu i vija në dukje se në emërtime tilla shoqatash duhej hequr dorë nga fjalë të huaja të cilat nuk duhet t’u lihen « peshqesh » brezave të ardhshëm. Ka ardhur koha që edhe ne, si edhe popujt e tjerë të kulturuar zviceranë, francezë, spanjollë, gjermanë, arabë, afrikanë etj, të kemi gjuhën e njësuar letrare shqipe në botimet dhe fjalët tona, paçka se vijmë nga Kosova, Jugu apo Veriu i Shqipërisë, nga arbëreshët, arbanasit, arvanitasit apo shqiptarët në Amerikë. A nuk kanë francezët dialekte si « patois »- gjuhë e folur në Auvergne apo « savoyard », apo spanjollët gjuhën baske, apo italianët dialektet e Jugut dhe të Veriut të Italisë, apo gjermanët dialektet e tyre. Gjuha angleze që përbën gjuhën e parë sot në botë flitet ndryshe në Amerikë apo gjetiu në Afrikë, por gjuha e Shekspirit përdoret si e tillë në botimet letrare, shkencore, apo vulgare kudo në botë. Për këtë duhet të mendojnë intelektualët shqiptarë, si dhe shqiptarët e thjeshtë kudo që janë : në tokën mëmë por edhe jashtë shtetit ; për këtë duhet të mendojnë sidomos edhe disa përfaqësi diplomatike jashtë shtetit (nuk dua të ve shenjën e barazimit me këto përfaqësi që janë shumë larg me përfaqësi të tilla si në Stokolm, Romë, Ankara, Uashington, Londër e gjetiu ku bëhet një punë e lavdërueshme me diasporën, apo me MPJ ku ndiqet me kujdes kjo punë) që shpesh nuk dijnë dhe as nuk e vrasin mendjen të tërheqin mendimin dhe të afrojnë shqiptarët në vendin ku janë si përfaqësues të Shqipërisë, pa shikuar përkatësinë e tyre sociale apo politike, të qënit e tyre intelektualë, punëtorë apo të një shtrese tjetër të popullsisë.
24 shtator. Lexova me kureshtje librin e prof.Zhan-Filip Assal dhe psikologes Anë Lakrua, me titull: “Edukimi terapeutik i pacientëve”. Ai është një botim tepër i arrirë, pas një pune të gjatë dhe ndjekjes nga afër të terapisë me pacientë të sëmundjeve kronike. Do të doja që një ditë ky libër tepër edukativ të përkthehej në gjuhën shqipe, pasi ka një vlerë të veçantë për arsimimin terapeutik të personelit shëndetësor që merret me sëmundjet kronike.
15 qershor. Prof. Alain Golay më jep me autograph librin e tij, “Të kuptosh diabetin tënd dhe të ushqyerit”, me bashkëautor prof. Zhan-Filipin. Ndër të tjera ai më shkruan: “Alfredit, me admirimin tim për ecurinë e jetës tënde dhe për gjithçka bën ti për Shqipërinë. Miqësisht. Alain”.
Libri është shkruar nga një ekip mjekësor që jep përvojën e mbi 25 viteve të të mësuarit me 18.000 pacientë diabetikë. Në fushën e mjekësisë ky studim është një arritje sepse ka bërë të mundur kalimin e informacionit teorik mbi sëmundjen në një mësim praktik duke i dhënë mundësi pacientit diabetic ta administrojë më mirë atë në jetën e përditshme. Uroj që ky libër së shpejti të dale në gjuhën shqipe, pasi nuk janë të paktë bashkëkombasit që kanë nevojë të mësojnë se si duhet vepruar në rast se i zë kjo sëmundje kronike, si edhe vendosjen e një programi të përshtatshëm të të ushqyerit.
20 qershor. Selimi vendosi të kthehet në Kosovë. Ai erdhi sot për herë të fundit në konsultë me vajzën e tij. Ajo, gjatë 6 muajve të qëndrimit në Zvicër ka mësuar frëngjisht. Në fund ai shprehu mirënjohjen për kujdesin që u tregua për të dhe familjen e tij. Vajza kërkoi adresën e spitalit dhe emrin e doktoreshës. Më tha se donte t’i shkruante disa fjalë nga vendi i vet, por kishte frikë se mos shkrimi i saj në frëngjisht nuk do të ishte korekt. I thashë se mund ta shkruajë në frëngjisht por edhe në shqip dhe unë do ta përktheja kartolinën apo letrën e saj. Ajo u përqafua me gjithë ekipin e pranishëm dhe ishte shumë e emocionuar. Edhe i jati. Selimi me mollëzat e kuqe të faqeve të tij, një malësor për të cilin gjithmonë pata një respekt të veçantë për urtësinë e tij. Asnjëherë nuk kërkoi diçka më tepër. Vetëm se shprehu mirënjohjen e tij ndaj Zvicrës dhe zviceranëve që i dhanë mundësi të kalojë ditë të këndshme, si edhe siç thotë ai: „Munda të bëj një fotografi të trupit tim, gruaja për herë të parë pati mundësi të ketë ndihmën mjekësore dhe po kthehem i qetë në vendin tim. Me pak hidhërim, sepse e di se për mua, gruan dhe fëmijët e mij, në fillim do jetë pak vështirë. Akoma ka mina kudo…Milosheviçi dhe ata që e pasonin bënë gjithçka për të na shkatërruar. Por Zvicra dhe vende të tjera si Amerika e vendet evropiane, na kthyen paqen. Shpresoj të ndërtoj përsëri banesën time që u dogj. Në fillim do të qëndroj tek kunati që iku më parë dhe ka mundur të ndërtojë një strehë…Gjithashtu tani kam pak të holla që do të më shërbejnë për të rifilluar jetën time dhe të familjes. Do të më japin të holla të tjera që do t’i marr sapo të mbrij atje, dhuratë e Zvicrës, si dhe materiale ndërtimi…Nga ana tjetër, kam marrë vesh se të huaj, miq të Kosovës kanë ndërtuar shtëpi të përkohshme, kun duhet instaluar vetëm rryma elektrike dhe uji »…Ai don të vazhdojë të diskutojë, por e kupton se bashkëatdhetarë të tjerë presin që t’i shohë mjeku…Ne përqafohemi me njëri tjetrin, duke thënë « tung » në kosovarçe. Në fund, ai më thotë : »Mali me malin nuk puqet, por ne do shihemi ose këtu, një ditë unë do të vij si turist, ose në vendin tim që tashmë është i lirë… ». Akoma mendoj për këtë malësor trim që do të fillojë jetën nga e para, si edhe për atë zinxhir bamirësie dhe për ata zviceranë të thjeshtë që ndihmojnë çdo ditë me mjetet që kanë, materiale, lope, të holla dhe shumë sende të tjera, për rindërtimin e një vendi të shkatërruar nga një luftë e kotë.
Zvicër, 1999-2008
Ky tregim-ditar ka fituar çmimin e parë në Konkursin mbarëkombëtar letrar të organizuar nga Universiteti Popullor Shqiptar në Gjenevë, në maj 2008.
_____________

Parathëni e librit “Meditim për Shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara”
Libri i Njeriut ndër njerëz
Në jetën e njeriut aktual, pra të kësaj bote, përditë bëhet edhe më problem mekanizmi i informimit dhe i dijes. Teknologjia e informacionit mbetet çështja më e debatueshme në mjediset profesioniste, por edhe në qelizat e tjera të kësaj shoqërie që vuan ngutjen, mospasjen e kohës dhe ngjeshjen e zhvillimeve në hapësirë. Në këtë hapësirë dhe në këtë kohëpamjaftim, gjenden më së shumti përfaqësuesit ekspresivë dhe përmbajtësorë të shoqërive kombëtare dhe atyre komunitare. Në zellin e fismë njerëzor të përballimit të kësaj sfide, gjendet prej vitesh edhe Alfred Papuçiu, një qytetar shqiptar i kësaj bote, i cili mund të konsiderohet virtuoz në vullnet, mes shumë përfaqësuesve të ekspresionit shqiptar në viset e BE-së. Me një decade përpjekjesh dhe palodhjeje në kontakte dhe komunikime me atdheun, Papuçiu, pinjoll i një familjeje të virtutshme në Shqipëri, përbën rastin e një punëtori me mendje për llogari të civilitetit shqiptar në Gjenevë. I mbetur në lëvizje dhe komunikime për llogari të diplomacies dhe utilitaritetit, zoti Papuçiu shënon njëherësh kontributin e veçantë bibliografik. Si qytetar prej vitesh i Gjenevës, ky autor ka mundur të arshivojë dhe përpunojë një antologji të veçantë të shprehjes dhe kontributit të personaliteteve të emigracionit shqiptar. Është një tërësi e veçantë përmbajtja e këtij botimi, permes së cilës shqiptarët e botës dhe lexuesit në gjuhë të tjera kanë rastin të shtojnë dijenitë e të pasurojnë njohjen. Në këtë antologji që pa mëdyshje pasuron memorien e lexuesit, ku ditarizohet një jetë e pasur e një qytetari të integruar, ku ndien krejt mentalitetin e admirueshëm të një ballkanasi të evropianizuar, shumëkush mund të gjejë një tjetër hapësirë njerëzore, për të cilën aspiron jo virtualisht fisi i shqiptarëve. Nën shtytimin dhe admirimin civil, lexuesi mund të ketë rastin perms këtij libri, të mësojë shumë më tepër për personalitete dhe përfaqësues me valence të lartë njerëzore, të mësojë se atdheu ynë dhe i autorit, Shqipëria, është edhe një atdhe vlerash. Ky libër- antologji, i shton bibliografisë një titull për të cilin ndër të tjera gjithmonë do të citojmë të vërtetën e një komunikimi dhe investimi të tillë intelektual për llogari të qytetarit dhe më së shumti atij të ardhshëm të Evropës.
Kufijtë sipas syrit, gjithmonë i prish hap ii njeriut. Në leximin e këtij libri verifikohet një sfidë aforistike. Autori ka mundur që perms galerisë së emrave, dialogjeve, ditarit dhe krejt komunikimit me komunitetin e bashkëkohësve të vet, të na rrëfejë dhe dëshmojë se koha e tij ishte e pamjaftueshme, jo për shkak të të tjerëve, por për shkak të angazhimit të tij për të qënë Njeriu ndër njerëz.
Aleksandër Cipa
______________
NË VEND TË PARATHËNIES (për librin “Me zemër të hapur »)
Pas 10 librave letrarë dhe publicistikë të botuar më parë, Alfred Papuçiu del përpara lexuesit shqiptar e të huaj me përmbledhjen pubicistike ”Me zemër të hapur”, përmes së cilës sjell informacion të pasur, dituri dhe kulturë nga dhe për shumë fusha të jetës. Falë formimit shumëplanësh letrar, artistik, historik, filozofik e publicistik, si dhe përvojës shumëvjeçare, sidomos në gazetari e diplomaci, autori, tashmë i mirënjohur edhe në qarqet intelektuale në Gjenevë dhe tej Zvicrës kap, trajton një varg temash që kanë të bëjnë me diplomacinë, me politikën, me historinë, me gjuhësinë, me kulturën, me artet, me shkencën, me shëndetësinë etj. Kësisoj, do të thosha, se libri ka natyrë e karakter enciklopedik. Merita e autorit është se këtë problematikë të gjerë synon dhe e e shtjellon në rrafsh shoqëror, çka duket edhe nga mënyra se si komunikon me lexuesin, duke iu drejtuar atij, sikur ta kishte pranë e përballë në një bashkëbisedim të çlirtë dhe të hapur. Stili bisedor, i zgjedhur dhe realizuar natyrshëm, i krijon mundësi lexuesit të hyjë në përmbajtjen e problemeve dhe të aspekteve të ndryshme jetësore, në faktet dhe dukurit që evidenton.
Lexuesi njihet me karaktere e tipa shoqërorë, personalitete si shkrimtari e mendimtari i shquar, Nonda Bulka, si e mirënjohura ”Artiste e Popullit” Vaçe Zela, si arkitekti Franko nga familja e dëgjuar Marubi apo doktoresha zvicerane Marinette Wyss etj; ndjen mallin për atdheun, vendlindjen e autorit, krenarinë për babain e tij, të ndjerin, gazetarin e shkrimtarin Tuni Papuçiu; hynë në botën e shkencave shëndetësore, duke u ndalur gjerësisht në sëmundjen e Talasemisë; mëson se si luftohet ajo; ndjek me interes gjendjen shpirtërore të autorit, kur me krenari flet për mësimin e gjuhës amtare në Zvicër, kur mban qendrim për manipulimet që bën media shqiptare, duke harruar misionin e saj si mbrojtëse e të drejtave të individit, të lirisë, qytetarisë dhe të demokracisë; përjeton situata dhe ngjarje që pasqyrohen në këtë përmbledhje, qoftë edhe në formën e një meditimi, një ese-je apo të një artikulli.
Në tërësi libri përfaqëson kujtime, përjetime, analiza dhe opinione të autorit Alfred Papuçiu, paraqitur, pasqyruar dhe shtruar me thjeshtësi, modesti dhe natyrshëm.
Prof. Dr. Hamit Boriçi
________________
Alfredit tim të dashur,
Jeta nuk është si në këtë libër « një vitrinë kënaqësish… » por ajo që ne mund të bëjmë bashkërisht, është që ta shndrojmë ashpërsinë e jetës në më të gëzuar. Me mirënjohjen më të thellë për aq episode të bukura të kaluara sëbashku.
Prof. Jean-Philippe (Assal) maj 2002
_________________________
Faleminderit për urimet tuaja të mira. Jam shumë e kënaqur kur shoh se sa aktiv jeni në shkrimet dhe përkthimet tuaja. Jam e lumtur që ju punoni për Kryqin e Kuq. Duhet të jeni shumë i dobishëm ! Do të isha e kënaqur që ju të përkthenit një nga librat e mij për shkollarët/ një faqe shqip ; një faqe frëngjisht. Sapo kam botuar dy libra dhe është e vërtetë që para Krishlindjeve kam marrë pjesë në shumë mbrëmje « Rrëfenja dhe muzikë ». Por meqënëse mua më pëlqejnë shumë ato, nuk qahem ! Në janar do të jap mësim frëngjisht për refugjatët e vendit tuaj. Të shohim…
Zotëri i dashur ! Po ju kthej dorëshkrimin mbi të cilin kalova orë të tëra…Paç fat ! Shumë nga tregimet tuaja janë të arrira. Kujtimet tuaja janë tekstet që më kanë pëlqyer më tepër…Më në fund, « Ditari…. » është i mirë dhe nuk do të krijojë asnjë antagonizëm. Mirupafshim së shpejti !
Marie – Luce Dayer, 22 février 2000

Parathënie e librit “Nxënësja e etur e gjuhës romanshe”
1. Të mbledhësh kultura, histori dhe tradita
“Nxënësja e etur e gjuhës romanshë” përmban një sërë takimesh që janë po aq çaste kuptimplote në një udhë jete aq të pasur në fillim në Shqipëri, vend i prejardhjes së autorit dhe në Zvicër gjatë këtyre shtatëmbëdhjetë viteve të fundit, gjatë të cilave Alfred Papuçiu ka përfaqësuar Shqipërinë në OKB në Gjenevë dhe pastaj ka punuar në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kohët e fundit, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në Zvicrën romande si mediator kulturor, funksion që i ka dhënë mundësi që të kuptojë më mirë kulturat dhe traditat si shqiptare po aq edhe zvicerane. Udhë lakadhredhase, por me këtë vijë drejtuese të Alfred Papuçiut, atë që të mbledhë. Të mbledhësh kulturat, pra këta njerëz që i kanë krijuar me historitë, traditat dhe ndjeshmëritë e ndryshme. Të mbledhësh këto përvoja njerëzore të farkëtuara me vështirësitë e jetuara dhe të mbushura gjithashtu me shpresë. Të mbledhësh të gjitha përpjekjet dhe të bësh të njohura të gjitha krijimet e shumta që rrjedhin nga to. Alfred Papuçiu është një grumbullues njerëzish dhe për t’i lënë çdonjërit gjeninë dhe lirinë e vet, ai ka parapëlqyer ta bëjë nëpërmjet puqjes së takimeve të ndryshme që dëshmojnë për kultura të ndryshme.
“Nxënësja e etur e gjuhës romanshë” paraqitet në formën e tregimeve të shkurtra, të një sërë takimesh, bile edhe fabulash, funksioni i të cilave është që të favorizojë kalimin me butësi të kufinjve gjuhësorë dhe kulturorë. Rrëfenja dhe takime zvicerane për miqtë tanë shqiptare, rrëfenja dhe takime në Shqipëri për miqtë tanë zviceranë.
Mendimi i paraqitjes së një libri dygjuhësh shqip-frëngjisht e bën lexuesin që të kapë më mirë atë dimension themelor të grumbullimit dhe të shkëmbimit midis dy kulturave, praninë e njëkohshme.
Ne futemi tek ky libër nëpërmjet dyerve të shumta të vogla, nëpërmjet anekdotave dhe takimeve të rastit, dhe shpejt zbulohen kopshte të brendshme, ato kopshte që dëshmojnë për pasurinë e dy kulturave tona.
Ngazëllehuni duke zbuluar këtë libër, sidomos në një kohë kur shoqëritë tona vatërohen në atë që ato nuk e kanë ose në atë që nuk pranojnë të ndajnë me njëra tjetrën.
Alfred Papuçiu është një mbledhës i madh. Ai na drejton në hapat e para të humanizmit: zbulimin e tjetrit dhe ndarjes së gjithçkaje me të.
Jean-Philippe Assal
***
2. Alfred Papuçiu dhe kujtesa e një populli
Ky libër nuk lexohet pa u ndalur nga faqja e parë deri tek e fundit. Jo. Më tepër ai shijohet me doza të vogla.
Në rast se shihni tabelën e lëndës, do të vëreni se ajo është e ndarë në tre pjesë të dalluara mirë. E para përmban skica dhe refleksione mbi Zvicrën, vend ku jeton aktualisht autori. E dyta e titulluar “Meditim” mbi diasporën shqiptare, ka domethënie të qartë për synimin e autorit, duke pare edhe vetë termin e zgjedhur: meditim. Kurse pjesa e tretë, ajo përbëhet nga kujtime. Kujtime që japin mundësi të kapërcesh një shekull dhe bile të shkosh deri tek shekulli I XVI-të, në sajë të njohurive historike të një miku të autorit që ka ditur të flasë bukur për diasporën shqiptare.
Alfred Papuçiu është njeriu që na sjell me kujtesën e tij, historinë e një populli. Si i jati, përmbledhja e të cilit « Midis shelgjeve buzë lumit” u botua pas vdekjes nga miqtë që e admironin së tepërmi, ai ka dëshirë të shkruaj dhe na jep edhe neve pasionin e tij.
Marie-Luce Dayer
***
3. Mesazh human dhe mall për Atdheun
Libri me titull : « Nxënësja e etur e gjuhës romanshë », i shkruar nga Alfred Papuçiu, vjen para lexuesve, pas disa librave dygjuhësh apo shqip të autorit. Ky vëllim, nga brëndia kap një gamë të tërë problemesh, të trajtuara me ndjenjë e ngrohtësi e me një gjuhë të pasur.
Të tërheq vëmendjen lidhja e këtij shkrimtari me shumë personalitete të fushave të ndryshme, të cilët nga mënyra se si komunikojnë me të, qoftë në takime zyrtare, apo sipas ftesave në familjet e tyre, tregon se shumica e shqiptarëve i kanë bërë vend vetes, kudo që janë shpërndarë nëpër botë dhe që gëzojnë respektin e tyre.
Autori ka njohur gjithashtu shumë personalitete të artit dhe të shkencës në Gjenevë dhe të gjithë i përshkruan me shumë dashuri. Kjo është shprehje e mirënjohjes së shkrimtarit për ndihmën e madhe që ata i kanë dhënë atdheut të tij, Shqipërisë në çaste shumë të vështira, siç ka vepruar njëra ndër pioneret e mjekësisë moderne të Gjenevës, doktoresha Marinette Wyss, e cila me punën e saj u ka falur gëzim e optimizëm, si zviceranëve, ashtu edhe të huajve. Po kështu shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer te libri « Karuzeli i ëndrrave », ku shprehet butësia, zemërgjerësia dhe pasioni për një jetë më të mirë, si dhe dëshira e saj për t’i ndihmuar njerëzit e vrarë nga jeta.
Po kështu, midis shkrimeve do të gjejmë edhe muzikologun zviceran, fituesin e Oskarit për muzikë, Marcel Cellier, pjesëmarrës në Festivalin e Gjirokastrës, i cili ka përgatitur dy disqe me muzikë shqiptare, dhe shprehet me fjalë të bukura e plot dashuri për muzikën tonë në emisionet e Radio Suisse Romandë. Në vëllim do të njihemi edhe me shkrimtaren zvicerane Francine Koch, autore e librit « Fëmija shqiptar me sy të zinj », një libër mbresëlënës me përshtypje vetiake gjatë vizitave në Shqipëri që ndërmorri në vitet 1994-97. Po autori krahas vlerësimeve që u bën personaliteteve të huaja, një vend të dukshëm u kushton edhe personaliteteve të vendit të tij. Janë mbresat e shkollës, ato mbresa që nuk shlyhen lehtë nga kujtesa, aqë më shumë kur ke patur pedagogë si Vedat Kokona, me të cilin sa qé gjallë shkrimtari dhe frankofoni i shquar, autori i këtij vëllimi ruajti korrespondencë të vazhdueshme. E njëjta gjë ndodhi me Nonda Bulkën, nga i cili mësoi shumë, midis të tjerave edhe si duhet të veprojë njeriu me librin, pa folur më për një nga personalitetet e shquara të politikës shqiptare Reiz Malilen, njeriun e aftë dhe me karakter, ose me mendje ndriturin Isuf Vrioni etj.
Me shumë dashuri e respekt autori flet për shokët e tij, kur punonin në Radio-Tirana, në veçanti për Otin (Kastriot Gjinin), që e mbylli jetën në lulen e rinisë. Kështu me dashuri e respekt kujton shoqen e bankës që në një çast hutimi në dërrasë të zezë i dha kurajo të madhe. Po kështu, të vjen mirë që para disa viteve Berati me plantacionet e fiqve mahniti qytetarin e huaj, i cili u befasua edhe nga mikpritja dhe zemërgjërësia e shqiptarit. Po autorit nuk i ndahet edhe dhëmbja për babanë e tij, që u largua nga kjo botë para kohe, po ngushëllimin ai e gjen tek fjalët e vlerësimet e shokëve dhe të miqve të të jatit.
Shkrimtari Alfred Papuçiu, i cili jeton për një kohë të gjatë në Zvicër, nuk i është ndarë edhe ecurisë së shkollës zvicerane, nga e cila kërkon të marrë shembull edhe shkolla jonë e pasur. Ai, pasi ka qënë funksionar ndërkombëtar shprehet me konsideratë të lartë për OKB-në, e cila është një shkollë e mrekullueshme për diplomatët e rinj, pa harruar edhe kontributin e saj për vuajtjet e popujve dhe të qindra mijëra fëmijëve.
Shumë prekëse janë ato faqe që flasin për jetën e përditshme. Ai që është njerëzor nuk mund t’i kalojë me indiferencë ato çaste të vuajtjeve të bashkëatdhetarëve të vet, të cilët u detyruan për shkak të një lufte të largohen nga vendi i tyre, nga vatrat e tyre amtare.
Autorin e shqetëson edhe qëndrimi që mbajnë disa shtete ndaj dyshtetësisë për shqiptarët. Ai merr si shembull Zvicrën, ku bashkëjetojnë me zviceranët shumë përfaqësues nga popuj dhe shtete të ndryshëm të botës, të cilët identitetin e tyre kombëtar e ruajnë me ligje. Mjerisht, thekson autori, në botë vazhdojnë padrejtësitë për këtë problem, por ka bindjen se e drejta do triumfojë.
Duke shfletuar këtë libër, unë krijova një bindje të plotë se ai përçohet i tëri nga mbresat e sinqerta jetësore, nga dashuria dhe malli për atdheun, nga synimi për t’i sjellë lexuesve një mesazh human. Besoj se me të gjithë ata lexues që do të marrin në dorë këtë libër, do të jem në një mendje.
Pandora Dedja

Në vend të pasthënies ( për librin : ”Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara”)
Libri me titull: « Meditim për shqiptarët, Evropën dhe Kombet e Bashkuara“ vjen para lexuesve, pas një reflektimi të gjatë nga ana ime. Ky vëllim, i cili për nga numri i faqeve është i vogël, nga brëndia, kap një gamë të tërë problemesh, të trajtuara me vërtetësi, si mesazh për brezin e ri shqiptar që nis rrugën e gjatë, të vështirë por edhe të bukur të diplomacisë dhe të punës me organizatat ndërkombëtare. Cdonjeri prej ish-kolegëve dhe shokëve të mij që kanë punuar dhe punojnë me organizatat ndërkombëtare mund ta bëjë një gjë të tillë më mirë se unë, edhe në të ardhmen. Por meqë shumë miq e dashamirës më shtynë ta nxjerr këtë botim, me mesazhet e tyre të ngrohta sidomos këto muajt e fundit, vendosa të prezantohem para lexuesit shqiptar me këto nota modeste, të një ish funksionari ndërkombëtar që prej 25 vitesh ka punuar e punon me organizatat ndërkombëtare në Zyrën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Evropën, në UNCTAD (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), në OMS, në Byronë Ndërkombëtare të Punës dhe si konsulent për botimet pranë organizatave ndërkombëtare.
Ja ç’më shkruante ndër të tjera miku im Gjergji nga Nju Xhersi: « Shkrimin e lexova me vëmendje dhe më pëlqeu. I përket vetëm elitës së historianëve, po jo si unë me të cilën nuk jam marrë që prej 20 vitesh. Është shkrim që pasuron historinë e vendit tonë. Megjithëse sot brezi i ri nuk po di se ku është, ç’po bën dhe ç’ideal ka. Në këto çaste, Shqipërisë nuk po ja var asnjeri fillin… ». Më brengosi kjo frazë e fundit, duke menduar se edhe për Shqipërinë dhe shqiptarët duhet bërë diçka për të tashmen dhe të ardhmen. Një miku im mjek në Gjenevë, më shkruan: « Më në fund ja arrita qëllimit. Tani e tutje, nuk besoj se do kemi ndonjë problem për komunikimin me e-mail. Me këtë rast, dua të të shpreh simpatinë time për shkrimin e fundit të botuar. Ai në tërësi plotëson me të vërtetë të gjitha parametrat e një shkrimi publicitar me shije të hollë e me argumenta të rradhitur me kujdes e në përputhje me rregullat e publiçistikës. Në faqen 7 ndoshta mund të kishe hequr atë frazë, sepse ti e ke trajtuar atë fenomen edhe më parë. Kam mendimin se në redaksi çdo mëngjez pyesin : Kemi ndonjë gjë nga ai që ka shkruar për « qoftëlargun » ? E këtë unë nuk mund ta duroj ta thonë për ty, pasi i ke shkrime të arrira ». Pas fjalës së mikut tim, vendosa që në këtë vëllim ta përmend vetëm pak herë atë « qoftëlargun » që personifikon një njeri që edhe pse përbën pakicën, është jashtë normave të civilizimit njerëzor. Ndërsa një mik tjetër, artist, më shkruante ndër të tjera : « Përshëndetje nga celulari i ri. I lexova mesazhet e tua, si dhe artikujt e fundit dhe u kënaqa, edhe pse këtë muaj kohën e kam me pikatore për shkak të provave të stërgjatura, mëngjez e pasdite, si edhe gjatë week-endeve të këtij muaji ». Ndërsa një mik tjetër në Turqi më shkruan : « U gëzova shumë për mesazhin tënd. Shkrimet si gjithmonë më kanë pëlqyer shumë. Pse nuk i nxjerr më mirë në një vëllim. Do të jetë një mesazh i bukur për shqiptarët… Dje u ktheva nga Shqipëria. E kalova mirë me familjarët, takova dhe disa të huaj që kishin ardhur për privatizimin e bankës së kursimeve nga Austria dhe Hungaria. Këto dy muajt e fundit kam qënë me shërbim në disa vende. Ne këtej kemi 9 ditë pushim për bajram. Kemi një ftesë për të shkuar në Prishtinë. Do bëhet një pritje nga shqiptarët që punojnë në UMNIK në ditën e festës kombëtare. Këtej bie shi, siç i thonë në Shkodër…si në Stamboll. Të shpresojmë se do t’i shkruajmë njeri tjetrit më shpesh. Tung…“ Ndërsa një mik i imi nga Nju Jorku më shkruante : « I dashur Alfred ! Po të shkruaj nga toka e bekuar. Udhëtimi shkoi mirë, pak i gjatë. Në krah të djathtë, në aeroplan kisha një korçar 64 vjeç që shkonte në Amerikë me „green-card“ dhe në krah të majtë kisha një 74 vjeçar tironas, qefli, i persekutuar nga regjimi komunist. Në mes isha unë 50 vjeçari që mbush por nuk zbraz. Në sportel më doli një grua kuqse, me syze e cila më shënoi hyrjen vetëm për një muaj, pasi vija nga Shqipëria. Unë vizën e kisha në rregull, por kur nuk e di gjuhën kështu të ndodh. Ndërkohë do përpiqemi në zyrat e migracionit mos e shtyjmë qëndrimin edhe një muaj. Erdha që erdha të shoh pak edhe miqtë e vjetër që janë vendosur këtej nga Nju Jorku. Sot do festojmë edhe ditën e gjelit të detit. Sa të mëdhenj janë gjelat e detit këtu. I presim me sharrë thelat….Lidhur me shkrimin për OKB-në mendoj që ta zgjerosh dhe ta botosh në një libër të veçantë…“ Ndërsa djali i një ish-kolegut tim të vjetër, Sulos, më shkruante. „ I dashur Alfred! Po të drejtohem me „i dashur“, pasi me të vërtetë nga ato që kam dëgjuar nga Babi për ty, në kohën kur punonit bashkë me organizatat ndërkombëtare, ke hyrë në familjen tonë si një njeri që konsiderohet sinqerisht i afërt. Me ato shkrimet e tua dhe sidomos me “meditimet”, më bëre edhe mua të kujtohem se jam një pjesë e shqiptarëve dhe e Shqipërisë këtu… Puna me të vërtetë më ka zënë shumë kohë. Ti e kupton që këtu s’është e lehtë e për të ekzistuar duhet shumë punë. Unë prej këtij viti kam filluar me biznesin e komponentëve elektronikë e kështu që më zenë të gjithë kohën e lirë, pasi duhet edhe të studjoj ato për të patur të paktën minimumin e njohurive…” Ndërsa një mik tjetër më shkruan: “Isha një javë në udhëtim. Shkuam me makinë në Kosovë dhe ndaluam edhe dy netë në tranzit në Selanik dhe Kavallë. Shqiptarët në UMNIK kanë një traditë prej tre vitesh dhe organizojnë shumë bukur festën kombëtare atje. U kënaqëm me të vërtetë. Aty pashë numrin e stërmadh të flamurëve kombëtarë, sa nuk kisha parë ndonjëherë. M’u kujtua shkrimi yt i bukur i botuar tek “Koha Jonë”, “Dita që na e bëri botën atdhé”. Fola për ty dhe me një miken time që punon në Kombet e Bashkuara dhe i thashë të komunikojë me ty lidhur me shkrimin tënd për OKB-në, mbasi asaj i intereson shumë kjo temë. Ishim sëbashku në Prishtinë”. “Është kënaqësi e veçantë të lexosh artikujt e tu, më shkruan një i ri nga Shqipëria, pasi për mendimin tim, janë të pasur. Ju operoni mjeshtërisht me detajin gjë që nuk është e lehtë të arrihet gjithmonë. Me Bujarin kam hyrë në kontakt dhe të falenderoj për ndihmën. Përsa i përket gazetave, unë jam i interesuar që të shkruaj here pas here për tema të ndryshme. Dua të të sqaroj që ajo që unë kam realizuar këtu nuk është librari por një pavion me libra shqip në bibliotekën e qytetit. Deri tani kam dorëzuar rreth 200 tituj dhe jam në kërkim vazhdimisht. Kështu që jeni i mirëpritur dhe jam kurioz edhe për librat tuaj të rinj”. Së shpejti mund të përurojmë “Shtëpinë e librit shqip” dhe jeni i mirëpritur të vini…Ndërsa një mik tjetër, diku larg meje më shkruante: “Ti e di përrallën e dhelprës me rrushin, përse e shau dhe e përbuzi ajo! Ky është edhe problemi yt dhe i imi me atë “qoftëlargun” kalimtar këtu në diasporë. Unë jam bërë imun tani dhe nuk më bën përshtypje cmira e xhelozia që mund të ketë ndonjë i paaftë ndaj nesh, ndaj shkrimeve që ti shkruan apo ndaj asaj që përgatis unë në artin që ushtroj, pasi epoka e tyre tashmë është larg. Urimet më të mira dhe ditë më të mira për bijtë e denjë të Krishtit !” Një mik nga Shqipëria më shkruan: “Më fal se nuk të kam shkruar për një kohë, pasi Interneti këtu ka patur një fare difekti dhe vetëm sot munda të të shkruaj. Mua më duket se që kur shkoja tek “Balzaku” dhe Gjeneva po më duket larg. Mbaruan negociatat pres mos organizohet ndonjë seminar…Më bëhet qefi që vazhdon të shkruash, sepse e di që ti e ke patur gjithmonë passion. Si publicist i vjetër më pëlqen shumë që jep mesazhe edhe për ne këtej. Megjithë qef do të ndihmoj për të dhënë ndonjë mendim për shkrimet që mendon të botosh, por jo me shpërblim siç propozon ti. Sepse kontributi im do të jetë aq i madh sa që ti nuk do jesh në gjendje të m’a shpërblesh. Ti do të mundesh ta lash atë vetëm duke më gjetur ndonjë material në organizatat ndërkombëtare…Seriozisht Fredi, nuk më kushton asgjë të shoh librin tend dhe do ta bëj me kënaqësi, nëse ti e mendon se kjo është e dobishme. Pra m’a dërgo...” Një mik nga Florida më shkruam : « U befasova nga frymëzimi yt i hatashëm. Tani po imprimoj për « kabinetin » shkrimet që të kënaqen… ». Miku im mjek, Ëngjëlli, më shkruan : « Të falenderoj me gjithë zemër për kënaqësinë që më dhe duke lexuar përmbledhjen e ditarit tënd. Kjo gjë jo vetëm më largoi për orë të tëra nga paudhësitë e mija që kam në kokë, por më bëri të zbuloj një lloj të këndshëm mënyre të shkruari, të treguari. Të uroj të më japësh në vazhdimësi kënaqësi të tilla. Në faqet përkatëse ku flitet për vend-ngjarjen, do të qe e shkëlqyer të shoqërohej me fotografi, psh. Të OKB-së në Nju Jork, të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, të « Nesles » etj., sipas vendit dhe rastit. Një interes të veçantë do të kishin fotografitë me personalitetet që ke patur kontakt dhe ke punuar. Pjesa e dytë duhet të paraqitet më vehte, si një libër me të vërteta dokumentare që do të plotësonte kryesisht bibliotekën e diplomacisë shqiptare » ( 9 mars 2004, Spitali Kantonal, Gjenevë). Miku im botues, Fatmir Toçi më shkruan: “Shkrimin tek “Koha Jonë” ta lexova dhe më pëlqeu. Ishte shkruar bukur dhe në ditën e duhur. Edhe ata e kishin botuar në një vend të dukshëm dhe me faqosje të mirë. Librin me kujtime do ta mirëpres dhe m’a dërgoni sapo ta keni gati, siç ju kam shkruar edhe më parë. Skicat që mendoni të vendosni do të ishte mirë të vinin nga ty të skanuara, si pjesë e librit, duke e caktuar edhe vendin ku do vendosen“. Ndërsa gazetari i dëgjuar dhe fjalëpakë Sandri më shkruan: „ I dashur Fredi të falenderoj për bashkëpunimin dhe mirësinë që përcjell përmes mesazheve dhe komunikimit tonë. Me respekt…“ Nga fundi, enkas desha të përmend një mikun tim që aktualisht është me punë në Suedi dhe që ka qënë një nga të parët që më ka ndihmuar në përsosjen e artit të gazetarisë dhe të shkrimeve publiçistike. Ai për shkak të punëve të shumta e ka lënë disi publiçistikën dhe me këtë mesazh e ftoj të shkruajë edhe ai për të mirën e shqiptarëve dhe sidomos të diasporës që ka nevojë për të, për shkrimet e tij aq të arrira. Ja ç’më shkruan ai së fundi : « M’u bë qejfi që më shkruajte, sepse njeriu ka nevojë për shokët e vjetër. Sidomos tani që mosha jonë shkon drejt thyerjeve, ndjehet më shumë kjo nevojë. Më erdhi mirë që ke shkruar dhe shkruan, sepse vërtetë duhet që ju të diasporës të përpiqeni të sillni mesazhe demokracie dhe mendimi të lirë në mëmëdhé. Shkrimin për OKB-në e kishe të mirë, por ndoshta një valë nostalgjie spjegon ndonjë vlerësim që mund të ishte mënjanuar. Sidoqoftë më vjen mirë që je aktiv dhe vazhdo të shkruash. Bëji shumë të fala shoqes dhe fëmijëve nga ana ime… »Miku im më fton të shkoj së shpejti në Suedi dhe unë do t’i përgjigjem patjetër dëshirës së tij.

Miku im, Franko, arkitekti i shquar me origjinë shqiptare nga Zara e Kroacisë, duke më treguar ditët e fundit dy banesa që ka ndërtuar për një sheik arab, diku përballë Malit Mont-Blanc në Francë, më tha: „Mund t’i kisha ndërtuar edhe më mirë por përsosmëria nuk ka fund“. Duke pasur parasysh fjalët e tij, u nisa për rrugë. Hodha në letër këto refleksione dhe kujtime që ndoshta do të pasohen nga të njera në të ardhmen, po të m’a lejojë koha dhe shëndeti. Sidomos mendimi im shkon në këto çaste tek Cajup Rusmali, Todi Kokoneshi, Behar Shtylla, Reis Malile, Miti Tona, Sokrat Plaka e gjithë ata shokë e miq që u bënë shkak që unë të futesha në rrugën e vështirë por të bukur të punës me organizatat ndërkombëtare ; si edhe tek ata funksionarë ndërkombëtarë në Gjenevë në organizatat e ndryshme ndërkombëtare: francezi, Francis Blanchard ish drejtor i përgjithshëm i Byrosë Ndërkombëtare të Punës, suedezi Jan Martenson, ish-zëvëndës sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe ish-drejtor i përgjithshëm i Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, danezi Ivan Elsmark drejtor i shërbimit të Botimeve dhe Licensave në BIT, japonezi Masaru Ishida, shef i departamentit Zhvillimit të Sipërmarrjes dhe Manaxhimit në BIT, italiani Xhuzepe Kerengi, shef i Departamentit të Edukimit Punëtor në BIT, britaniku Xhon Burley, shef i Departamentit të Kooperimit dhe Koordinimit në UNCTAD, austriaku Gerald Hindereger, ish sekretar ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën (KEE) ; britaniku Brian Duke, sekretar i KEE ; britaniku Norman Skot, Drejtor i Departamentit të Tregtisë në KEE, drejtoresha amerikane në Departamentin e Botimeve të BIT ; Renata Navarro Ocampo në BIT, V. Bussuntil në UNCTAD ; Thierry Germond në CICR ; pa harruar Liliane Perrin që u martua me një kosovar dhe vinte gjithmonë në veprimtaritë që organizonim për Shqipërinë ; Freedy Buache ish drejtor i Sinematekës Zvicerane ; Pierre Barde gazetar i TV zviceran ;miqtë zviceranë Karolin dhe Mishel Porsher, mikesha franceze Shantal Kaparos ; Louis Nagel, botues i « Guide d’Albanie » i cili në atë botim përmend krahas emrit tim edhe atë të Thoma Haxhit, Marenglen Spiros, Robert Escarpitit, Estref Begës, etj.
Sot kur po i jepja dorën e fundit këtij libri, më telefonoi nga Parisi mjekja pediatre me origjinë shqiptare, Solange d’Angely. Kishte lexuar disa nga shkrimet e mija dhe shprehu dëshirën të takohemi. I jati i saj, Robert d’Angely ja kushtoi jetën mbrojtjes së gjuhës shqipe. Librat e tij « Gramatika shqipe e krahasuar », « Pellazgët », « Etruskët në Perandorinë Bizantine », « Për Perandorinë Otomane. Shqiptarët », « Sekreti i Epitafeve », « Enigma », krahas librave të tjerë dëshmojnë për pasionin e tij për gjuhët. Robert d’Angely ishte një poliglot pasi njihte greqishten e vjetër, greqishten e re, latinishten, sanskrishten, frëngjishten, gjermanishten, italishten, turqishten, arabishten dhe natyrisht shqipen. Ai u mësonte shqipen studentëve në Institutin Kombëtar të Gjuhëve Orientale në Paris. Ai e donte aq shumë shqipen dhe vepra e tij madhore u jep përgjigje shumë pyetjeve që bëhen lidhur me lindjen dhe formimin e gjuhës shqipe…
Ndërkohë Solange më foli për një projekt të madh për Shqipërinë lidhur me diagnozën prenatale, si dhe hemoglobinopatitë. Biseduam për rrugët që duhen ndjekur dhe për mundësitë që duhen shfrytëzuar për gjetjen e fondeve për realizimin e projektit. Sidomos dua të bëj diçka për ata mijra e mijra shqiptarë vocrakë që vuajnë nga një sëmundje gjenetike, që quhet Talasemi, pa e ditur as ata as prindërit e tyre që mbartin diçka të trashëguar nga paraardhësit, apo nga vendndodhja në një zonë ish-malarike. Mjekimi i kësaj sëmundje sot ka arritur stade të larta dhe fëmijët apo brezat që kanë trashëguar atë bëjnë një jetë normale, si dhe kanë shpresë që një ditë të afërme do të gjehet një kurë për të. Mesazhe që jepen edhe nga mjekët dhe profesorët e shumtë në botë si Bernadette Modell në Angli, Alan Cohen dhe James Humbert në SHBA, Robert Girot në Francë, Radhika Sawn tek „Cooley’s Anemia Foundation“, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF) Panos Englezos, drejtoresha shkencore, doktoreshë Androulla Eleftheriou, kordinatore shkencore e TIF, Dr. Nanci Oliveri nga Toronto, e shumë e shumë të tjerë. Nuk mund të ri pa permendur profesorin e nderuar Selaudin Bekteshi, Enis Boletini, Pali Xhumari, Anila Godo, Lena Anastasi, Profesor Aleko Vesho, Afërdita Gusho, Albert Zhuzhuni e shumë e shumë të tjerë.
Botimin e këtij libri në shqip dëshiroj që ta jap edhe në versionin frëngjisht. Para tre vitesh, shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe profesori zviceran me famë botërore Jean – Philippe Assal lexuan disa nga kujtimet e mija për Zvicrën. Profesor Jean – Philippe i cili më ka ndihmuar shumë në udhën time të jetës këtu në Gjenevë, në atë kohë, më nxiti t’i botoj kujtimet, skicat dhe tregimet e mija. Por unë ngurova, për shumë arsye. Shkrimtarja Marie – Luce Dayer, ndër të tjera në letrën e saj të dates 22 shkurt 2000 më shkruante: “ I dashur Zotëri! Po ju kthej dorëshkrimin tuaj mbi të cilin kalova orë të tëra…Fat të mbarë! Shumë nga tregimet tuaja janë të arrira. Kujtimet tuaja janë tekstet që më kanë pëlqyer më tepër…Më në fund, “Ditari…” është i mire dhe nuk do të krijojë asnjë antagonizëm…Mirupafshim! Marie – Luce Dayer”. Ndërsa në një letër tjetër, duke më nxitur që të botoj kujtimet e mija për Zvicrën, dhe kur shihte se përktheva disa libra letrarë, si dhe botime të organizatave ndërkombëtare, më shkruante: “Jam shumë e kënaqur që shoh se jeni kaq aktiv në shkrimet dhe përkthimet tuaja. Kurajo! Do të isha e kënaqur që ju të përktheni një nga librat e mij për shkollarët, një faqe shqip dhe një faqe frëngjisht. Sapo kam botuar dy libra të rinj dhe është e vërtetë se përpara Krishlindjeve kam marrë pjesë në shumë mbrëmje “Rrëfenja e muzikë”. Ju e dini se unë i adhuroj ato mbrëmje, nuk kam pse qahem! Në janar do të jap mësime në frëngjisht për refugjatët nga vendi juaj. Duket se është shumë, shumë e vështirë. Por do shohim! Shpresoj që fëmijët dhe bashkëshortja juaj, janë mire. Ju uroj gëzuar festat e fundit të Vitit të ri!”
Vite më parë, para vdekjes së tij në qershor 1975, im atë i paharruar Tuni Papuçiu i korigjonte të gjitha tregimet e skicat e mija… Por vite më vonë megjithëse shkrova përsëri tregime, refleksione, skica, botova edhe libra, shkrova në gazetat zvicerane “La Suisse”, “Journal de Genève”, “Tribune de Genève”, në botimet e Kombeve të Bashkuara, në shumë gazeta shqiptare, duke përfshirë sidomos „Koha Jonë“, „Drita“, „Ylli“, „Zëri i rinisë“, „Bashkimi“, etj., përsëri nuk e ndjeja veten të sigurtë se si do priteshin nga lexuesi shkrimet e mija. U mora sidomos me përkthime tregimesh dhe përmbledhje tregimesh, përktheva dhe i përshtata për lexuesin shqiptar disa botime të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe botime për seminaret që organizoheshin në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Bëra dhe disa studime, ndër të tjera “Shqipëria dhe Evropa - perspektiva të integrimit”, por gjithmonë pa dashur ta botoj. Miku im i përhershëm në Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ku punova për disa vite, Jean-Michel Servais që tashmë është në funksionin e lartë të Drejtorit të Veprimeve të kësaj organizate me prestigj për Shtetet arabe, disa here, pasi e lexoi, më tha t’a botoj studimin prej 100 faqesh. Por unë përsëri ngurova. Gjatë viteve realizova dhe studime të tjera, sidomos mbi mundësitë dhe perspektivat e bashkëpunimit të organizatave ndërkombëtare me Shqipërinë, për privatizimin, probleme të tranzicionit në Shqipëri e tema të ndryshme me interes të cilat nuk mendoj t’i nxjerr në ditën e botimit. Mora pjesë në konferenca e mbledhje si përfaqësues i organizmave ndërkombëtare, si në mbledhjen e Komunitetit Evropian, grupit të 24-tërt dhe organizmave ndërkombëtare për Shqipërinë në Bruksel, në konferencën e Rodesit (Greqi) për problemet e Evropës Jugore, në konferencën e Bazelit për problemet e ndotjes së mjedisit, në konferencën e Parisit për problemet e vendeve në zhvillim, në dhjetra e dhjetra Asamblé të OKB-së në Nju Jork, nga vitit 1980-87 dhe 1989, në konferenca ndërkombëtare të organizuara në Gjenevë, Kajro, Paris, Vjenë, Bruksel, Nju Jork, Nairobi,etj…

Në vitin 1991 dhashë provimin e formimit për funksionarët ndërkombëtarë në gjuhën frënge, organizuar nga OKB-ja në Nju Jork, duke marrë rezultatin “shkëlqyeshëm”.Në Universitetin e Gjenevës mbrojta “diplomën e studimeve të larta evropiane” para dhjetë vitesh (1993). Fillova atë Universitet të dytë, pak si me shaka, por sedra më bëri që të kapërcej vështirësitë e moshës për të dhënë seminare e të kaloj me sukses provimet në shkencat politike, të drejtën evropiane, ekonominë evropiane, ekonominë e shërbimit dhe shkencat rajonale, pas 24 vitesh të përfundimit të Universitetit të Tiranës (1969). Nuk mund t’i harroj kurrë ato debate ku flisnim me profesorët e dëgjuar zviceranë, të cilët ishin shumë të interesuar të dinin se çfarë ndodhte në Shqipërinë e vogël, në rrugën e saj të tranzicionit. Më pëlqente lidhja e natyrshme që profesorët bënin me evolucionin e Evropës dhe vende të vogla si ai i yni…Shumë prej tyre në studimet e mëpastajme nuk munguan të përmendin edhe Shqipërinë e bukur, me bregdetin e shkëlqyer, me njerëzit me karakter, me malësorët e zgjuar si në Valé të Zvicrës, por duke afishuar edhe problemet që dilnin në rrugën e tranzicionit, të reformave ekonomike e ristrukturimit të institucioneve shtetërore…
Temën e diplomës e mbrojtja me ish-drejtoreshën e Institutit Evropian të Gjenevës, profesoreshën në ekonomi, me fame botërore, botuesen e “Journal of World Trade Law”, Victoria Curzon Price. Ajo më ndihmoi së tepërmi në formimin tim në fushën e ekonomisë evropiane, duke bërë here pas here lidhje edhe me zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, formim i cili më shërbeu më vonë në funksionet që pata si konsulent e funksionar pranë Komisionit Ekonomik të OKB-së për Evropën, UNCTAD-it (Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin), BIT (Byroja Ndërkombëtare e Punës), e gjetiu. Si bashkë profesor me Victorian e paharruar, në temën e diplomës kisha profesor Orio Giarini, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare për Studimin e Ekonomisë të Sigurimeve në Gjenevë, sekretar i përgjithshëm nderi i Lëvizjes federaliste evropiane dhe anëtar i Klubit të Romës. Ruaj si një gjë të rrallë librin e këtij profesori të nderuar me titull “Kufinjtë e sigurisë”, që është një mesazh tepër I domosdoshëm për çdo ekonomi në tranzicion e sidomos për Shqipërinë, për të përballuar rreziqet në një ekonomi të re shërbimi. Mendoj që shumë pjesë nga ky libër t’i sjell një ditë të afërme në shqip, me miratimin e profesorit tim të urtë e tepër të aftë, Orio Giarini.
Punova shumë për botimin në shqip të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe Vendbanimet Civile, me titull: “Konflikti i Kosovës, pasojat për mjedisin dhe vendbanimet civile”. Ishte një studim që përmblidhte në të njëjtën kohë refleksione politike, por të ndërthurura dhe me një gjuhë shkencore, letrare, sociale. Për tri javë m’u desh ta përfundoja përkthimin e tij, duke u konsultuar edhe me kolegët përkthyes të botimit në gjuhë të tjera, si dhe autorët e studimit. Nuk kishim të drejtë të konsultoheshim me njerëz të tjerë para se botimi të dilte në dritë. Vetëm pyesja për ndonjë fjalë ish shokun tim në Universitet dhe koleg, Agronin, Mozën dhe shoqen time Roza, e cila ka një përvojë të gjatë si përkthyese e Kryqit të Kuq të Gjenevës. Disa here materiali pati ndryshime që duheshin reflektuar me shpejtësi në gjuhën shqipe. Për mbi tre javë ju kushtova punës me një sedër të madhe, pasi nuk doja t’i lejoja vetes as edhe një gabim. Gjithmonë kisha parasysh tim atë që për afro dymbëdhjetë vjet rresht punoi si gazetar në gazetën kryesore të vendit tim, pjesën më të madhe natën dhe “si i freskët”…U përpoqa që të përfshij në shqip edhe fjalët karakteristike që përdoren në Kosovë, natyrisht pa ju shmangur gjuhës letrare shqipe. Në fund botimi ka dhe një fjalorth për të cilin punova me kujdes, por të më falin lexuesit e botimit për ndonjë diçka që ndoshta u vret veshin. Në fakt nga ana e UNEP na u krijuan lehtësi të jashtëzakonshme…Më duhej që në katër të mëngjezit t’i dorëzoja bocat tek Aeroporti i Gjenevës fotomontazhistes tepër profesioniste nga Britania e Madhe që punonte në Morzh të Zvicrës, për të arritur botimi sa më parë në shtypshkronjë në Francë…Një ditë, në mëngjez kopjet e para në shqip më erdhën në dorë dhe pas pak dikush u nis për në Kosovë për t’i shpërndarë tek bashkëatdhetarët tanë. Më ndihmuan së tepërmi për këtë botim edhe ime shoqe të mrekullueshme, Roza, im bir Genti që është shembullor në njohjen e informatikës, pa harruar mbesën time Daniela, gazetare e ardhshme me tepër talent dhe vajza ime, Nausika, njohëse e përkryer e gjuhës frënge dhe shqipe, megjithëse shkollïmin e saj fillor, të mesëm dhe të mëtejshëm e ka kryer në Zvicër…Kërkesës për një botim tjetër pas disa muajsh ju përgjigja negativisht, pasi e ndjeva se botimi më kishte lodhur së tepërmi dhe ndoshta nuk do të mund ta përballoja një stres të dytë. Isha mësuar me pesë botimet e realizuara në Byronë Ndërkombëtare të Punës, si edhe ato për seminaret e ndryshme, por për to kam pasur kohë të mendoj dhe t’i botoj pas disa muajsh pune, si dhe kisha kohë të mjaftueshme të shoh dy versione që tashmë ishin botuar prej kohësh në frëngjisht dhe anglisht.
…Darkave pasi kthehesha nga puna e lodhshme e përditshme, ulesha pranë ordinatorit dhe hidhja mendimet e mija, disi vjedhurazi, pasi ime shoqe, shumë e dashur me mua, më fliste që të mos lodhesha shumë. Edhe tani ajo Rozë aq e mirë, e zgjuar dhe nikoqire, më flet here pas here të kem kujdes të mos lodhem për hir të saj dhe të fëmijëve. Por unë e ndjej se kam nevojë të hedh një mendim, pasi një punë e tillë, me karar, më çlodh dhe më jep kënaqësi të veçantë.
Një ditë prej ditësh, të marsit 2002, kur një shoku im i vjetër më kërkoi t’i përktheja një shkrim në frëngjisht, gjeta shënimet e shkrimtares Marie – Luce Dayer…Dhe nisa t’i grumbulloj shënimet e mija për punën me organizatat ndërkombëtare, si dhe shkrime të tjera.
Këto kujtime të mijat, që janë një pjesë e vogël e një morie shënimesh e refleksionesh, botohen me ngulmimin e miqve të mij. Ato ndoshta do pasohen nga të tjera dorëshkrime që i përpunoj here pas here dhe janë vetëm një pjesë e jetës sime këtu në Gjenevë, apo në rrugët e jetës. Mbi të gjitha ato janë personale, nuk vënë me përgjegjësi askënd. Gjithçka e kam shkruar për të shprehur mirënjohjen time të thellë për gjithë ata njerëz që më kanë ndihmuar me dashamirësi në rrugën time 57 vjeçare të jetës, duke përfshirë shkrimtarë, publiçistë, funksionarë ndërkombëtarë, shqiptarë, zviceranë, si dhe kolegë të mij të përhershëm, krenarë dhe të kombësive të ndryshme të botës. Ata janë shumë e shumë dhe mua më mbetet vetëm t’u shpreh mirënjohjen time për respektin që kanë për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Alfred Papuçiu

Similar topics
» Alfred Papuçiu: Në timon
» Alfred Papuçiu: Ylli i bariut
» Alfred Papuçiu:Shqiptarët dhe dyshtetësia
» Alfred Papuçiu: Lumturia zvicerane dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi