Gani Mehmetaj:Kanceri islamik
Faqja 1 e 1
Gani Mehmetaj:Kanceri islamik
Gani Mehmetaj:Kanceri islamik
Sipas ligjit turk, shteti nuk ka të drejtë të financojë xhamitë e bashkësitë fetare brenda Turqisë, mirëpo për Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e territoret etnike shqiptare, shteti turk ka fonde të veçanta për ndërtimin e qindra xhamive, për pagat e hoxhallarëve të islamizmit radikal, për rekrutimin e xhihadistëve në ISSIS, për portale islamike e për gazetarë-mercenarë, për politikanë e shtetarë të korruptuar. Atë që e tha mbreti jordanez për Turqinë e përhapjes së terrorit islamik, e dinë të gjithë politikanët shqiptarë, por e heshtin, sepse pjesa më e madhe e pushtetarëve tanë janë në kthetrat e Erdoganit.
Dëmet që ua shkaktoi shqiptarëve Turqia e Erdoganit më shoqatat fetare, nuk i bëri as Serbia e Jugosllavia për tetëdhjetë vjet okupimi. Me narkozën vrastare të fesë e paranë e pafundme që po e derdhin lum për të korruptuar shtresat sociale, elitën fetare, politike e institucionale, më presionet e vazhdueshme ndaj veprimeve tona properëndimore, është çarë koraca mbrojtëse anti turke. Kështu, fryma shkombëtarizuese, servile ndaj lindjes islamike e egërshane ndaj Perëndimit, ka nis ta brejë si kanceri trungun shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Preshevë, Bujanovc e Maqedoni. Kjo frymë po e shpërfytyron qenien tonë, po e cenon interesin kombëtar. Në veçanti po e shprish qenien kombëtare në mjediset e varfra, përmes qarqeve mercenare të intelektualëve të rrejshëm, përmes segmenteve më të larta të shtetit e të partive politike. Dikur mjediset e periferisë janë shquar për ideale kombëtare e luftë të armatosur kundër pushtuesit serb e turk. Sot janë pjesa më problematike, sepse islamikët anadollak e iranian, vehabistët e salafistët , në aleancë më armiqtë tonë tradicional: Serbinë, Greqinë, e sllavët e Maqedonisë goditën këto shtresa sociale, duke i blerë më para, duke ua pastruar trurin, apo duke i mashtruar.
Të braktisurit na sfidojnë më terrorizëm
Shteti ynë i braktisi të varfrit, i shpërfilli të humburit, nuk u mor fare më ata që patën identitet të luhatur kombëtar. Në Kosovë komandantët që nuk e çliruan asnjë katund, e rrëmbyen pasurinë kombëtare, e mbërthyen shtetin, e morën universitetin e institucionet e dijës, u vunë në shërbim të shoqatave islamike duke ndihmuar në kërcënime e rekrutime. Në këtë klimë rrëmbimesh e mbërthimesh perëndimorët nuk investojnë. Të vetmet investime janë paratë e pista të shoqatave islamike, që i japin për shpëlarje truri, për rekrutime në luftën fetare dhe për përgatitjen e grupeve terroriste.
Goditja fillimisht nisi në Shqipëri menjëherë pas rënies së diktaturës. Në emër të ringjalljes së fesë u bë islamizimi e greqizimi i dhunshëm i shqiptarëve, u ndërtuar qindra xhami turke, vehabiste e kisha greke, ndërsa shqiptarët e shkret patën nevojë për shkolla e ambulanca. Feja që ua përplasën fytyrës të huajt e djallëzuar, nuk u jepte bukë, ndërsa kishin nevojë për bukë. Në vend të ndihmoheshin shtresat e varfra, shoqatat islamike, të lidhura me organizatat terroriste rekrutuan më para besimtarë profesionistë të cilët për t'u dukur faleshin nëpër xhami, por në fakt bënin punë të tjera kundër shtetit e kombit. Xhamitë ultra luksoze e sfidonin më cinizëm varfërinë e skajshme. Ndërkaq, varfanjakët, të gatshëm t'ia shesin shpirtin djallit për para, me t'u rekrutuar u bënë njerëz të kamur pa bërë asnjë punë që shihej, pos punëve të pista nën rrogoz.
Goditja e dytë u bë në Kosovë, ku nisi përhapja e mos durimit fetar nga vehabistë arab e mercenarë të Turqisë që rekrutuan qindra militantë e myslimanë të frymës anadollake, të gatshëm për luftë fetare. Për shpëlarje truri e pengim të arsimimit u ndërtuan tre herë më shumë xhami se sa shkolla, në dhjetëra katunde e lagje i ngritën nga dy xhami dhe asnjë shkollë (në lagjen e autorit, në Prishtinë, turqit e ndërtuan xhaminë pa pyetur askënd e pa marr leje ndërtimi askund, në vendin ku planifikohej të ndërtohej shkolla fillore). Vehabistët e islamikët anadollakë ndërtuan më shumë xhami për dhjetë vjet se sa Turqia për pesëqind vjet okupimi.
Goditja më e dhimbshme shkombëtarizuese po bëhet në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc, të okupuara nga Serbia. Më ngufatjen e problemit kombëtar e agresionin e fesë, islamikët- turq e arab po e ndihmojnë Serbinë të bëjë spastrim etnik të këtij territori që iu shkëputë Kosovës më 1963 . Grupet e paguara nga Ankaraja, çirren si të çmendur për islamin e Erdoganin; në vend të kërkojnë bashkim më Kosovën, kërkojnë bashkim me Turqinë e Bosnjën, sikurse thonë, që ta bëjnë një shtet të fuqishëm islamik! Grupi militantë shqipfolës nuk agjitojnë në rrjetet sociale për Shqipërinë etnike, por për Perandorinë turke, një sajesë monstrum, që vetëm në mendjet e sëmura shqipfolëse mund të projektohet. Është qesharake kur i lexon këto marrëzira në rrjetet sociale, por ata kanë detyrë ta ndihmojnë Serbinë, aleatin e Turqisë për të shkombëtarizuar tri qytetet shqiptare të okupuara nga Beogradi. Aleanca e këtyre anadollakëve shqipfolës me Beogradin është e dukshme.
Islamizmi shkombëtarizues në Maqedoni
Kulmi i shkombëtarizimit agresiv po bëhet në Maqedoni. Turqia atje po e bënë hatanë, më keq se sa në kohën e okupimit otoman e jugosllav. Islamizmi ka marrë përmasa të tilla sa një lider partiak në fushatën zgjedhore, kur pritej t'u thoshte elektoratit: "ky është vendi i shqiptarëve, ku bukës i thonë bukë e ujit ujë", në dëlirin e çmendisë islamike, çirret: "ky është vendi i lajiilaiillallah!", sikur ta kishin paguar serbët e sllavët e Maqedonisë. Ndërkaq, turma e pa tru, apo turma e porositur i duartrokiste! Lideri tjetër shqiptar nga presioni i "xhematit" të kundërshtarit të tij xhihadist, ka nis të flirtoj rrezikshëm me islamikë. Një "komandant" në Maqedoni, i cili nuk e çliroi asnjë zabel, i thotë A. Ahmetit, "e kë fyer profetin Muhamet", thua se është në Afganistan, ku pret që liderin armik të tij, ta mbysin me gurë. Ku jeton ky komandant i shpifur?
Në këtë territor shqiptar, në emër të kinse fesë islame janë trajnuar e përgatitur për luftë terroriste formacione ushtarake me mjekra e pa mjekra, të financuara e të trajnuar nga shërbimet e fshehta të shteteve turke e arabe. Kazerma i kanë bërë xhamitë, oficerë trajnimi e frymëzimi i kanë hoxhallarët, më parë të trajnuar për këto punë të pista në shtete arabe e Turqi. Pjellë e shëmtuar e hoxhallarëve të paguar nga Turqia e Serbia, në disa katunde shqiptare të Maqedonisë janë mijëra shqiptarë që po kërkojnë ndërrimin e emrave shqiptarë në emra turko- arabë, qindra të tjerë çirren për Erdoganin, madje kanë formuar parti politike më prapavijë erdoganiste kundër interesave kombëtare shqiptare. Kështu po e ilustrojnë tezën sllave, kinse në Maqedoni nuk ka shqiptarë, por bashkësi myslimane të cilat kanë ardhur nga Turqia e Arabia. Këtë gënjeshtër e kanë thënë dendur propagandistët sllavë në 100 vjetet e fundit, këtë po e thonë edhe disa hoxhallarë pro serb në Prizren, ketë tezë po përpiqen ta nxjerrin edhe delirantët mercenarë që çirren çmendurisht "ky është vendi i lajilajiinallah!"
Si durojnë nipat e Dervish Carës? Ku shkuan trimat e Dibrës, që e bënë më turp Hajredin Pashën mizor, duke ia vrarë 12. 000 ushtarë. Trimat dibranë i përjetësoi njëra ndër këngët më të bukura në gjuhën shqipe "Hajredin Pasha po na i bjen Radikës". Ku janë nipat e Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit? Ku janë pasardhësit e trimave që e luftuan okupatorin turk e bullgarë? Si nuk turpërohen bijtë e atyre burrave që para 60 vjetësh luftuan e ranë për Shqipëri etnike, kurse pasardhësit e tyre kopilë (bastard) luftojnë që Shqipëria etnike të bëhet oazë erdoganiste, e ndarë më sllavët e Maqedonisë.
Shteti shqiptar duket bëri tregti të pistë me shtetet fqinje e me Turqinë, lejoi shkombëtarizimin çoroditës. Shteti shqiptar bëri tregti të pistë më Erdoganin, duke ia lënë Shqipërinë sipëri Shkumbinit me xhami e oaza haxhiqamiliste. Por edhe Kosova, i shiti shqiptarët e Maqedonisë të turku e të maqedonasi sllav. Kwshtu, janë krijuar oaza haxhiqamiliste në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, që do të na nxjerrin shumë probleme, kam frikë që do të derdhet gjak.
Fatkeqësia shqiptare e islamizimit kriminal po ndodh në kohën kur e tërë bota e qytetëruar na ndihmoi: na çliruan nga okupatori serb, na e rindërtuan vendin, i ndihmuan shqiptarët e Maqedonisë ti merrnin ato pak të drejta që i gëzojnë (ndërsa liderët shqiptarë pastaj i tradhtuan), na i hapën dyert e parajsës evropiane. Ndërkaq një pjesë e shqiptarëve të mashtruar, në vend të parajsës evropiane, po e mësyjnë ferrin islamik, ku jeta e njeriut s'ka vlerë as sa e një qeni rruge.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Riarrestohet ish komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri
» Cameron zotohet të mposht Shtetin Islamik
» Francezët bombardojnë “kryeqytetin” e Shtetit Islamik
» Obama bën thirrje për shkatërrimin e Shtetit Islamik
» VOZHDOJNË SULMET NGA EKSTREMISTËT ISLAMIK ANALFABET

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi