Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - JU FALEMNDERIT O SHPETIMTAR

Shko poshtë

AGIM GASHI -  JU FALEMNDERIT O SHPETIMTAR Empty AGIM GASHI - JU FALEMNDERIT O SHPETIMTAR

Mesazh nga Agim Gashi Tue Apr 05, 2016 10:26 pm

AGIM GASHI -  JU FALEMNDERIT O SHPETIMTAR 12973459_10153577325694077_8892591676634690499_o



AGIM GASHI
 
JU FALEMNDERIT O SHPETIMTAR
 
Kur më lindi nana mue
Më pat lindë kangëtar,
Trup e zemer edhe shpirt
Atdheut tim me ia falë.
 
Shkonin vitet plot mundime
Herë mire e herë keq,
Kur e merrja sharkinë në dorë
Rreth meje uleshin, të ri e pleqë.
 
Herë në burgje e herë n´liri
Frikë kishin me folë me mue,
Edhe ate anmik e banin
Vetëm doren me ma que.
 
Por nuk ndalesha unë Agimi
Herë ditar e herë me orkester,
I edukoja gjeneratat
Që ma mirë ta kem neser.
 
Ah armiku dhe spiunet
Të mallkuem qofshin gjithmonë,
Na përcillnin n´prita na qitnin,
Mos me pasë ne lirinë tone.
 
Shkuan vitet e mundimshme
Ik nga burgu fluturim,
Kah të shkoj o unë i shkreti
Zgjodha rrugen për megrim.
 
Sa të randa ishin vitet
Ma të randa se t`robnisë,
Edhe këtu në mbarë Evropen
Shtrihej dora e „hafisë“*.
 
Na përcillnin e letra shkruanin
Nëpër klube t´u shpërnda,
Skish ma randë se sa spiuni
Njerzit e ndershëm “spiun” me i ba.
 
U krye lufta, u mbyllen klubet,
 Tani kudo hapen xhamia,
Na humbi nama që e kishim
Në gjëmim e mbarë Arbnia.
 
Tash tri vite ndër ma të randat
Më ka rrokë kanceri i zi,
Mjeshtrit e vdekjes në trupin tim
Kan hy eshnave t´u e m´gri.
 
Dhe kerkova ndihmë shqiptarëve
Të më ndihmojnë sa su bë vonë,
Disa apin e disa nuk apin
Me më lavdue nuk pritojnë.
 
Disa motra edhe vllazen
Nuk prituen me më ndihmue,
Mos e lashtë Zoti i Madh
Ata gjithmonë pa i bekue.
 
Hajde vllazen edhe motra
Qitni pak qofshi t`bekumë,
 Pika-pika, mbushet deti
E për mua bahen shumë.
 
Ti provoj disa ilaqe
Nëse Zoti është me ne,
 Për me mbetë i gjallë sa vite
Të punoj për t´dashtunin atdhe.
 
Ju falemnderit Ju që dhatë
Edhe Ju që do t`dhuroni,
Zoti dhashtë ta keni jeten
Me familje që ta gzoni.
 
Nga thellsitë e zemres sime
Ju falemnderit o populli im,
S´jam i pari që më ndihmoni
Nga Ju shumë gjeten shpëtim.
 
Ai që zgjatë doren e mirësisë
I derguem ashtë nga Zoti,
Për nder të zemerbujarëve,
Ma i mirë na bahet moti.
 
05.04.16
Düren
AGIM GASHI -  JU FALEMNDERIT O SHPETIMTAR 12928361_10153577286514077_6065912683562220936_n

KONTONUMRI
 
Për ata jashtë atdheut:


 57 A: Account vith Institution: Raiffesen Bank Kosovo
 Prishtina, Kosovo
 SWIFT code: RBKOXKPR
 
 Account with IBAN :
 XK05 – 1501 – 0010 – 0131 – 3860
_________________________
 Beneficiary`s name: AFRIM GASHI
 Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit
 _____________________________________________
 
Për Kosovë:


 59: Beneficiary Costumer Account: 1501001001313860
 Beneficiary`s name: AFRIM GASHI
 Ndihmë Agim Gashit për sherimin e kancerit
 _________________________
 Ju betohem se çdo ndihmë do ta shfrytzoj që të ringjallem për me Ju shkrue e këndue, me ju dashtë Juve e atdheun!
 
Me Respekt
Agim Gashi
 
*Hafije-spiun
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi