Halit Bogaj: Veprimtaria letrare e patriotit të shquar Arif Shala
Faqja 1 e 1

VEPRIMTARIA LETRARE E PATRIOTIT TË SHQUAR ARIF SHALA
Nga Halit Bogaj
Përveç si patriot i spikatur,diplomat i rryer për atë kohë dhe luftëtar me pushkë në dorë,Arif Shala ishte edhe poet dhe prozator i dalluar që na la disa poezi dhe tregime në dorëshkrim dhe të cilat u botuan në Monografinë “Një jetë e tërë në shërbim të kombit”nga autori – Mehmet Shala.Siç e shohim nga shkrimet e tij të bukura,Arif Shala,ashtu si edhe bashkëkohaniku i tij –Rizah Strellci – kishte prirje të mëdha që të merrej edhe me artin letrar të cilin e kishte adhuruar qysh nga bankat e shkollës fillore.
Trimi i madh, atdhetari i shquar, kleriku i dashur tek populli i tij dhe parasëgjithash, arsimdashësi i pasionuar drenicas – Arif Shala,siç kemi shkruar edhe më parë,i kishte lexuar mbi 400 vepra letrare nga letërsia shqipe dhe ajo botërore, duke mësuar prej tyre se si krijohej poezia dhe proza e bukur me të cilat ishte marrë edhe vetë.Arif Shala atëherë as që kishte kohë t` i botonte punimet e veta letrare dhe patriotike të cilat buronin nga ngjarjet e stuhishme nëpër të cilat kalonte ose që kishte kaluar Kosova e tij e dashur për të cilën luftonte,punonte dhe shkruante.Në poezitë e tij,vërtet të një niveli të lartë për atë kohë, gjejmë frymëzimin shpirtëror të poetit që dilte nga realiteti i hidhur,por edhe krenar i një kohe tragjike, revolucinare dhe heroike në të cilën jetonte populli ynë.Përmbledhja e poezive të tij mban titullin”Krismat e pushkëve të lirisë”me të cilat ishte ndeshur përherë Drenica dhe Kosova e tij e adhuruar,bashkë me të gjitha trojet e tjera shqiptare të cilat i dashuronte më tepër se vetëveten – siç e kemi parë edhe nga Monografia kushtuar martirit Arif Shala.Përmbledhja e poezive të botuara në atë Monografi – është një vullkan eruptiv shpirtëror që buron nga zemra e tij në një kohë përplot kthesa të ndryshme dhe në një periudhë tejet të shkurtër kohore në të cilën jetoi edhe vetë si një patriot i madh i atdheut tonë të shtypur dhe përherë të sulmuar nga bandat e ndryshme armiqësore të cilat ishin lëshuar si korba të pashpirtë mbi qenjen tonë përherë të rrezikuar kombëtare.Arif Shala, si një bir besnik i këtij populli dhe si pjestar i drejtëpërdrejtë i tragjedisë dhe heroizmit tonë gjithëpopullor,nuk mundi pa iu përveshur edhe artit letrar për ta pasqyruar famën e madhe të heronjve tanë kolosalë siç ishin:Azem Bejta ,Isa Boletini,Shaban Polluzha,Mehmet Gradica dhe të tjerë të cilët atdheut ia kishin kushtuar jetën e tyre të shtrenjtë.Përmbledhja e tij e shkurtër poetike”Krismat e pushkëve të lirisë”,hapet me një poezi kushtuar Drenicës përherë të përgjakur nga fallangat banditeske serbo -çetnike të cilat nuk kursenin asnjë shqiptar,asnjë gjini dhe asnjë moshë njerëzore të popullit tonë të vuajtur.Drenica e patriotit dhe poetit – Arif Shala ishte një kështjellë e pathyeshme dhe e stolisur me begati të shumta natyrore, ku edhe dielli lindte i gëzuar dhe natyra zbukurohej me sharmin e saj tërheqës.Drenica e tij e dashur/e bekuar nga Perëndia/që lind djem petrita/dhe vajza si perria,/është përherë në zemrën e poetit të flaktë atdhetar për të cilin nuk kemi ditur deri në ditët e sotme, ngase vjershat e veta artistike i kishte lënë në dorëshkrim,e të cilat janë gjetur tek një shok i besës dhe idealit të poetit – duke e parë dritën e tyre pas gjysmë shekulli errësire.Janë mjaft interesante edhe vargjet:/Drenicë oj tokë e bekueme/Bijë kreshnike e Dardanisë/me heroizëm luftove/kundër dhunës e tiranisë/.Pastaj vijnë vargjet e tjera ,që gjithashtu janë shumë të fuqishme:/Ndër shekuj e mote/drenicasit derdhën gjak/tue luftue si luaj/me Serbi dhe Karadak/që na lënë përshtypje të paharruara si një realitet i pamohuar i kohës në të cilën jetonte dhe vepronte edhe vetë poeti dhe atdhetari ynë i çmuar.Arif Shala nuk e len pa e prekur as temën e Betejës së Kosovës në të cilën kishin marrë pjesë shumë shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte edhe princi arbëror Millesh Kopili i cili e vret sulltan Muratin në fushë të betejës së përgjakshme,me ç ` rast poeti shprehet:/Shumë shekuj më parë/në Drenicën bujare/e lindi Milleshin/fisnikja shqiptare/./Kreshnik për nga pamja/ autoritet dhe krenar/i dashun për popull/kreshnik dhe bujar/./I forte si Herkuli/i shpejtë si rrufeja/shkëlqente Milleshi/ndër lufta -beteja/,vargje këto të cilat është vështirë të rimohen në këtë mënyrë edhe në ditët e sotme dhe nga poetë të shquar,e lëre më të shkruara këtu e 6o vite më parë.Nuk mund të heshtim pa i theksuar edhe disa vargje të tjera të poezisë në fjalë,siç janë:/Komandanti zulmadh/me ushtrinë shqiptare/e mbronte Drenicën/nga hordhitë barbare/.Poezia tjetër,mjaft e fuqishme,i kushtohet trimit të madh të Drenicës- Azem Bejtë Galica,në të cilën kemi vargjet e kumbueshme kushtuar heroit tonë legjendar i cili trondiste themelet e tri perandorive,e sidomos të shtetit serbo-çetnik.Edhe përputhja e vargjeve të kësaj poezie është në nivel të lartë,duke na habitur me stilin e bukur të autorit i cili ka prirje të mëdha për t` i rimuar si duhet..Në poezinë kushtuar tribunit tonë të adhuruar, i cili luftoi aq gjatë për çlirimin tonë kombëtar,Arif Shala krijoi vargje të cilat kumbojnë me zë të lartë dhe mbesin përherë të paharruara në zemrat tona.Poezia e gjatë kushtuar – Azem Galicës – është edhe një lloj poeme e lavdishme në të cilën përfshihet veprimtaria patriotike e heroit tonë kombëtar i cili ishte tmerr-panik për armikun tone të përbetuar.Poeti hyn thellë edhe në psikologjionë e kralit serb i cili nuk mund të pajtohej në asnjë mënyrë që Kosova t` i dilte nga duart,duke u shprehur:/si a asht e mundun/qi armata jonë mbretnore/ ta lejë Kosovën/t` na del prej dore!/,për të vazhduar pastaj me vargjet e tjera të lavdishme:/gjashtë vjet rresht/shqiptarët me ne luftojnë/para syve të botës/si shtet na turpnojnë/.Se sa ishte rritur fama e Azem Bejta Galicës dhe frika nga aksionet e tij luftarake –tregon edhe fakti se armiku’nuk e ndiente veten të sigurtë,jo vetëm në Kosovë,por as brenda në Serbi/,çka e shohim në një varg të poezisë,kushtuar trimit tonë të dëshmuar.Po në të njejtën poezi mësojmë edhe të vërtetën e hidhur se Evropa në mënyrë të hapur e toleronte regjimin çetnik serb dhe masakrat e tij ndaj popullatës sonë të pafajshme dhe të pambrojtur.Janë interesante edhe detajet e luftrave të Azem Galicës kur ushtria e tij triumfon gjithnjë ndaj armikut shumëherë më të madh në numër,ngase ajo luftonte për çlirimin tonë kombëtar nga një barbar i dëshmuar historikisht,për të vazhduar me vargjet:/Kufomat e shkieve/si kërma kundërmojnë/ushtarët e plagosun/si dhelpna ulërojnë/…./Shqirret major derri/pisket toger Novica/jao majko moja/na shfarosi Drenica/.Gjithashtu,janë shumë të dhembshme edhe strofat kur vritet Azem Galica,duke u shprehur me vargjet:/Llahtari i luftës/djeg e shkrumon/nji plumb fatal/Azemin e qillon/…../Ndonse n` gjak i lamë/i gjallë nuk dorëzohet/me shokë çanë rrethimin/n` Çyçavicë strehohet/…/Shokët i porosit/trupin me ia strehue,/t` mos mundet anmiku/kurrë me e zbulue/…/Në nji shkrep mali/si kolos qëndron/mesazhet e fundit/atdheut ia çon/./Drenicë qindro krenare/kurrë mos u dorëzo,/për komb e atdhe/me çdo mjet lufto!/.Shikuar nga ky aspekt,poezia kushtuar Azem Galicës është ndër realizimet më interesante dhe e mbushur me ndjenja të fuqishme që burojnë nga shpirti i poetit,i cili poezi të ngjashme u kushtoi edhe dy heronjve të tjerë të kombit dhe atdheut:Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës.
Poezinë për Shaban Polluzhën e fillon me strofën/fallangat serbokomuniste/hordhitë e egra barbare,/sërish pushtojnë/Kosovën tonë shqiptare/./Sëmundjet bajnë kërdi/mizorisht vritet popullsia./nxitet egzoduesi,/plaçkitet pasunia/./Kush Kosovës do t` i del Zot/n`kto çaste dramatike,/pas Shaban Polluzhës/me Drenicën heroike/…./Autoritetin dhe trimninë/Zoti vetë ia dhuroi,/famën dhe lavdinë/me luftë e fitoi/.Dukeqenë se ai – Shaban Polluzha – ishte shpëtimtari i vetëm i popullit të trevës së vetë,.Poeti krijon edhe vargjet madhështore komparative me heroin tonë gjithëkombëtar –Gjergj Kastriotin – Skënderbeun dhe kthimin e tij në Krujë,ngase Shaban Polluzha,duke qenë i tradhëtuar, duhej të shkonte në Frontin e Sremit,kurse çetnikët të hynin natën në Drenicë dhe ta masakronin mbarë popullatën e atjeshme.Për t` u kthyer Shabani në vendlindje/ngase ishte nisur,siç thamë në Front të Sremit/ /,një kontribut të veçantë kishte dhënë edhe vetë poeti/Arif Shala/i cili paraprakisht e kishte paralajmëruar tribunin e madh se çka i përgatitej atij dhe popullit të tij nëse ai do të shkonte atje– çka doli një e vërtetë shumë e madhe të cilën e kishte pranuar gojarisht edhe vetë heroi ynë – Shaban Polluzha.Kthimin e tij triumfal poeti e përshkruan në këtë mënyrë:/Heroi në Drenicë/pritet me gëzim e bujë,/si para pesë shekujsh/Skënderbeu në Krujë/.Një karakteristikë tjetër e hetuar në poezinë patrotike të Arif Shalës – është edhe informimi i tij historik me të cilin na njohton se- bashkë me Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën – luftuan edhe vëllezër të tjerë nga mbarë Kosova,siç ishin;Hazir Gjaka,Jusuf Gjilani dhe shumë burra të tjerë vullnetarë që shkonin në çetat atdhetare të Shabanit për t` i ndihmuar vëllaut të tyre në luftën më të përgjakshme që kishte përjetuar ndonjëherë Kosova dhe Drenica ngase Tito kishte dërguar forca të shumta për ta shuar me gjak atë lëvizje të madhe çlirimtare. Është shumë mallëngjyese edhe poezia kushtuar fatosit tjetër – Mehmet Gradicës në të cilën rrjedhin vargjet:/Pushka e lindi nga tyta/heroin Mehmet Gradica,/e edukoi dhe e rriti/kreshnikja nanë Drenica/…/Vegjëlia e shpalli/Robin Hud të Drenicës/Trimnia ia dha famën/e Azem Bejtë Galicës/…./Zotnues absolut/i bjeshkëve dhe malit/tmerr e panik/për xhandarët e kralit/…./Strateg i operacioneve/t` ushtrisë çlirimtare,/e kërkoi bashkimin/e trojeve shqiptare/.Mehmet Gradica,luftëtari më i madh antikomunist,nuk kishte mëshirë as ndaj tradhtarëve të popullit të cilët i denonconte me dëshirë të madhe.Edhe në poezinë’Kosova martire”,poeti vë në spikamë famën legjendare të vendit tonë.Kosova për poetin dhe atdhetarin e madh – Arif Shala,është”një princeshë arbënore- me pasuni të shumta natyrore” dhe se sa e adhuron ai Kosovën e tij të dashur ,shprehet me vargjet”n` bukuri prarue-vetëm për shqiptarët- Zoti t` ka krijue’.Duke e dashur aq shumë Kosovën,atij i duket se edhe bilbilat e malit”/n` gjuhën tonë këndojnë/.
Përveç poezisë patrioike,Arif Shala shkroi edhe vargje të bukura idilike për vendlindjen së cilës i këndon me adhurim të madh,duke u shprehur:/Jetën idilike/pranvera e gjallon/kopshtet dhe ograjat/gjelbrimi i mbulon/…/Gjason me parajsën/pranvera sankofcare,/Përhapin aromën/lulet drenicare/…./Përrojet rrëmbyeshëm/këndshëm gurgullojnë,/luginat e maleve/ditë e natë ushtojnë/…/Zogjtë shtegtarë/janë kthyer përsëri,/i kanë sjellë Sankofcit/jetë dhe gjallni/.Edhe pas kësaj poezie deskriptive për begatitë dhe gjallërinë e fshatit të vetë,poeti prapë i kthehet motivit patriotik me titullin e një vjershe”Krismat e pushkëve të lirisë”,të cilin e gjejmë edhe si titull të përmbledhjes poetike,ku,mes tjerash,i kemi edhe vargjet:”Krismat e pushkëve/t` luftarëve t` lirisë’që e kanë tmerrue/krajlin e Serbisë/./Sulmohen postkomanda/likuidohen xhandarë,/n` aksione guerile/vriten shumë ushtarë/./Në kët luftë çlirimtare/e para prinë Drenica/në krye me tribunin/Azem Bejtë Galica//Anmiku egërsisht/katundet i shkretnon/gra,fëmijë e pleq/vret e masakron/.
Shpërnguljen e shqiptarëver në Turqi,e denoncon me vargjet:/Ngadal vëlla/çka po nxiton/për ku je nisun?/për ku po shkon?/…/Po e lshon Kosovën/Ia ke msye Turqisë/Po e zbaton traktatin/ e kralit t` Serbisë/…./Vëlla qëndro/Kosovën mos e lsho/Ferr asht Anadolli/të djeg e të përvlo/./Atje as dielli/si këtu nuk ndriçon/as kanga e bilbilit/ambël nuk tingllon/./Pranvera i ngjet dimnit/vjeshta ferrit t` zi/toka kundërmon/n` shkrumb edhe n` hi/.Duke e parë se njerëzit që ishin kryetarë të familjeve dhe i merrnin në qafë edhe familjarët e tyre,poeti i qorton me fjalët:/Me fatin e familjes/të lutem mos luej/ma e mirë ktu asht vdekja/se jeta n` vend t` huej/.Në vazhdim e shohim se një vend të madh në qenjen individuale të poetit zinte edhe gjuha amtare për të cilën shprehet me idealizime të mëdha si në strofën:/Në Shqipninë etnike/shqip buzëqesh dielli/shqip na vështron toka/ shqip na bekon qielli!’.Për poetin patriot,po në të njejtën poezi,gjithëka lëviz,frymon dhe gjallëron shqip dhe shqiptarisht:”bjeshkët shqip kuvendojnë,krojet dhe gurrat shqip gurgullojnë etjetj.,në mes të të cilave tingëllojnë me kuptim të thellë edhe vargjet:/shqipja për ne/asht komb e atdhe/kulturë e traditë/patriotizëm e fe/.Ndër vjershat e tjera patriotike dhe edukative është edhe “Porosia e gjyshit” në të cilën gjejmë këshilla të urta dhe me përvojë të gjatë shekullore,siç janë:lehtë mos beso – lehtë mos u mashtro- mos u bën tradhëtar –respekto më të vjetrit – mos e harro traditën – natë e ditë puno- kohën kot mos e kalo dhe disa të tjerë që janë me inters të madh për njeriun,ku nuk i shpëton as porosia dhënë nipit që ai ta donte Flamurin e shenjtë kombëtar dhe historinë e popullit tonë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Abdurrahman Shala
» Halit Bogaj: Faruk Begolli - Aktor i shquar kosovar
» Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar
» Halit Bogaj: Ibrahim Shala ''Shtëpia kaltëroshe''
» Thani Naqo: Jeta dhe veprimtaria e patriotit Kosta Çekrezi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi