Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar

Shko poshtë

Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar Empty Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 09, 2010 2:01 am



Halit Bogaj: Vdiq Sali Mani, rapsodi ynë i shquar U1_SaliMani
Sali Mani
VDIQ SALI MANI, RAPSODI YNË I SHQUAR


Nga Halit Bogaj


29 dhjetor të vitit që lamë pas , në Detroit të SHBA-ve, vdiq rapsodi
ynë i madh Sali Mani, me emrin e të cilit është e lidhur një periudhë e
gjatë kohore e këngës dhe muzikës madhështore shqiptare.Rapsodi Sali
Mani me këngët e tij të ëmbla ishte përherë prezent në Kosovë.Edhe
atëherë kur e kishim të ndaluar dhe shkohej në burg edhe për një
këngë të dëgjuar nga Shqipëria,me vite të tëra ishim mësuar ta
përjetonim zërin e rapsodit tonë të dashur Sali Mani, i cili në mënyrë
të njejtë dhe me dashuri shumë të madhe këndonte për të gjithë
bashkëatdhetarët e tij jashtë atdheut.Ai kishte hyrë në zemrat tona dhe
ishte bërë përherë pjesë e pandarë e tyre, duke mbetur njëri ndër
personalitetet më të çmuara të artit të bukur muzikor.Kur Ansambli
shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqipe vinte për vizitë në
Kosovë, një vend nderi i përkiste edhe Sali Manit , kënga e të cilit e
ndezte flakë çdo zemër shqiptare të këtij nënqielli.



gjithë e dimë se me çfarë pasioni të thellë i këndonte dy këngët e tij
kushtuar Kosovës’’Moj e mira e bregut t’Cemit’’dhe’’Oj Kosovë hej
tungjatëjeta’’të cilat me fuqinë e tyre të brendshme dhe aftësinë
interpretuese të këngëtarit tonë të mirënjohur na përvetësuan për jetë
dhe na mallëngjejnë sa herë i dëgjojmë.


Sali
Mani ynë i madh mbahet në mend edhe për një këngë elegjiake kushtuar
martirit tonë Jusuf Gërvalla. Kënga u krijua atëherë kur Jusufin e
vranë jashtë Kosovës dhe kur për të shkruanin dhe këndonin edhe krijues
të tjerë, i cili/bashkë me vëllaun e tij Bardhoshin dhe shokun Kadri
Zeka/ ranë në altarin e lirisë për çlirimin e vendit të tyre nga
hegjemonizmi shekullor serbosllav.


Pra
me vdekjen e Sali Manit, kultura shqiptare humbi një njeri të saj të
madh i cili do t’i mungojë asaj gjithmonë, por veprat e tij do të
mbesin një begati e rrallë edhe për gjeneratat tona të ardhshme përmes
të cilave do të mësohet se çfarë formati specifik ishte ai njeri i
rrallë që na la aq shumë këngë të kënduara dhe të interpretuara nëpër
vise të ndryshme të Shqipërisë etnike dhe në diasporë ku ai dëgjohej me
dëshirë të madhe.Me vargjet e fuqishme të këngëve të tij ai na shtonte
dashurinë për atdheun dhe na bënte krenarë që ishim dhe jemi shqiptarë.


Krahas
Dervish Shaqës , Fatime Sokolit dhe disa figurave të tjera të shquara
në Shqipëri që kënduan me çifteli, ai ishte i pari dhe më i madhi i
atij lloji të këngëve tona popullore.


Këngët
e tij me jehonë të gjatë ,si malet e larta të Malësisë së madhe, janë
ndër margaritarët më të çmuar të rapsodive tona popullore.Ato kanë
mbetur një trashëgimi e paparë që na i la testament autori dhe si të
tilla duhet kënduar dhe kultivuar edhe më tej si vlera të vërteta
specifike të popullit dhe traditës sonë muzikore.



vijim po japim veprimtarinë muzikore të këngëtarit tonë ,tani i ndjerë,
përkatësisht kjëngët e tij të kënduara: 1/A e dini kush e
vrau,2/Amanetin e banë toka,3/Ata sy, 4/Bajlozi i zi,


5/
Bjere dorën more vlla, 6/Çou lahutë, 7/ Dal në mëngjes herët,
8/Dëshirë, 9/ Dibra e madhe, 10/Diku larg përballë me hasëm, 11/ Dita e
Flamurit, 12/ Dora jonë, 13/Drini i zi,


14/
Duel nga burgu Adem Demaçi, 15/ E bukur je, 16/ Ecte vetë, 17/ Erdha
nga Shqipëria, 18/Fllad lirie, 19/ Jam Kosova, 20/ Janë dy vëllezër, dy
binjakë, 21/ Këngë kurbeti, 22/ Këngë për Adem Jasharin, 23/ Këngë për
Xhemë Gostivarin, 24/ Kojshia i mirë, 25/Kombi kriminel, 26/ Krisi
pushka, 27/Kujdes, 28/ Kur duel pranvera, 29/ Kur ka dalë e bardha
verë, 30/Lamtumirë mori nanëloke,31/Malli për malet, 32/ Mbarë Kosova
qon ushtimën, 33/Moj Kosovë me diell mbi vetull, 34/Muri, 35/ N’buzë
t’Valbonës n’Dragobi, 36/ Në Fushë t’Kosovës Murati i parë, 37/ Në
muzeun historik, 38/ N’Lugje t’Verdha, 39/Oj Drenicë, 40/ Oj Malësi,
41/ O moj Shqipni, 42/ Oj Shqipni, 43/ Oj Kosovë hej tunagjatëjeta, 44/
Oj Kosovë kreshnike, 45/ Ora e lirisë, 46/Orkestra, 47/Plagë në të
gjallë, 48/ Politika, 49/ Pse malsorja sot s’po del, 50/ Qeveria jonë e
re, 51/Rrugëve të botës, 52/ Saherë të këndoj këngë, 53/ Skënderbeut,
54/Ta vras gjumin, 55/


Te krojet e Ali Pashës, 56/Toka dridhet gjëmon deti, 57/Ulqinakes, 58/Ura e Ibrit, 59/Zemra e madhe dhe 60/Zemra e shqiptarisë.

Siç
shihet nga opusi i këngëve të kënduara nga rapsodi Sali Mani, një pjesë
e madhe e tyre i kushtohet Kosovës dhe luftës së saj heroike për
çlirim.Kosova është përherë në kujtesën dhe shpirtin e tij.Çdo lëvizje
historike e bën poetin kurreshtar se çka do të ndodhë me fatin e saj.
Kosova është dhembja dhe krenaria e tij. Është shtylla kurrizore e e
çështjes sonë të pazgjidhur kombëtare ndaj i këndon asaj me një dashuri
të pashterrshme.Krahas këngëve kushtuar Kosovës, me fatin dhe
fatkeqësinë e së cilës janë të lidhur shqiptarët kudo që janë, një vend
kulmor u përket edhe heronjve tanë të vdekur dhe të gjallë si Ali
Pashë Gucia, Xhemë Gostivari, Jusuf Gërvalla, Adem Jashari , Azem
Hajdari dhe Adem Demaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi