Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

RRAHIM RASTELICA - HUKAMË...

Shko poshtë

RRAHIM RASTELICA - HUKAMË... Empty RRAHIM RASTELICA - HUKAMË...

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 06, 2016 9:42 pm

RRAHIM RASTELICA - HUKAMË... 11174993_10202871053056669_619710801845483270_n

RRAHIM RASTELICA

HUKAMË...

Shkretëtirë jam, kam nevojë ujin,
pi ujë të ndotur,
ti je te - che Maxim
pi ujë me “puçrra”.
Sa kohë që gjendem pranë burimit, ti ço tre gishta
Të katërtin e kam të prerë
I pesti në Devoll...
i gjashti, nuk është imi,
është i Gibrilit
Crasy Horses nuk është në Paris.


Mishi i shkriftë është poshtë, edhe më poshtë,
shndërrohet në të thuktë!
Poshtë…
I kushërirës: ani çka, lëkurë pra

Jam shterur i tëri.
Jam shpuzë, këpurdhë.

Ujë i kuq, si gjak stepesh, ujë stepe …
I duhet këpurdhës ujë i kuq?

Hëna në lindje, tmerri para portës - më duhen mua të dyja këto?
Më duhen mua dhe vetëm mua … jam shpuzë
Këpurdhë dua të mbetem vetëm ...
ju ngjituni lartë, shkëmbinjve tatëpjetë.
Arrijeni Everestin...

Nuk është e mallkuar dita, dita është e Zotit
edhe e marta: Ai që hap varre, i madhi i Malit ...
koka e tij në sixhade: kaq!

Mjekra e bardhë … i flet vetëm mendja dhe llafos me gruan
vetëm, … 
E thërrasin, - janë pisk.
Të dashuruar shpinë për shpine

Miku im Mefisto, 
Dhe të tre tuajt, me të cilët flas,
Edhe ata më flasin mua …
Dielli në perëndim, hëna në lindje.
I mbërthekoj unë që të dy. 
Ti e merr atë me cepa 
Sapo t’i nxë kërlanës kërthizën, ti do të ëndërrosh (tre) gishtat!

Thonë mëkat ...
ta çosh dorën grusht lartë dhe të vadisësh pemë 
Kështu qajnë shelgjet!
Mua më duhet matanë …
Është një përrua
dhe mua më duhet matanë!
Më duhet pa të martën e shenjtë,
pa Gojën e Artë
pa ujë me puçrra,
... më duhet mua!
Ti!
Ma rrëfe shtegun
të ik nga rrëfimi …
.

Rrahim Rastelica
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi