Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrahim Abazi: Tri poezi për NENEN

Shko poshtë

Rrahim Abazi: Tri poezi për NENEN Empty Rrahim Abazi: Tri poezi për NENEN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 16, 2012 10:45 pm

Rrahim Abazi: Tri poezi për NENEN 68281_507687415917270_1837182283_n

Rrahim Abazi:Tri poezi për NENEN

NENE

Sonte ndjehem i vetmuar
si nje zog i strukur
qe akoma ska mesuar per te fluturuar.

Hap krahet te perqafoj
te puth fort te te shtrengoj
por ti je shume larg
ndonese ne zemer gjithmone je prane.

Oh sa shume do deshiroja
qe ne ket moment te kisha prane.
Koken ta mbeshtesja,mbi prehrin tend.

Sa do deshiroja ne kete moment
dora jote floket te mi perkedhel
Te degjoja zerin e embel
dhe nje fjale qe nga zemra rrjedh.

Zerin ne telefon kur ta degjoj
Nje lot nga syte me pikon
nje lot malli qe nga zemra buron.

Mall...mall dhe vetem mall.


„Per Mamin tim te dashur . . .

Ti moj nane qe me halle m'rrite
e tash shum qe u merzite
nga pragu iku drita
o Kurbet ty tu thaft dora
prej pragut tim qe u largova. . .
Ah mor Zot shum u merzita
n'ket kurbet qe as se prita
lotet e tua qe pikojn
mua Nane moj me helmojn,
por mos u merzit se vjen dita
qe ne prag te kthehet drita.

Ndalu pak ore korb i zi
te kthehem edhe nje her te njerzit e mi
ti shof e t'me shofin
se ndoshta kur te kthehem si njof
dhe s'me njofin . . .

Mora rrugen ne mergim
thash ta provoj dhe un fatin tim.
Fat i bardh a fati i zi
si do dal as vet nuk e di.
Rruges ecja dhe mendoja
se NENEN per shum kohe nuk do ta shikoja.
Kaloj male me debor
ku ngjitesha me kembe e me dor.
Kaloj lumenj te terbuar
jeten fare pa e menduar.
Kaloj fusha pa mbarim
nga koka deri te kembet
uje eshte bere trupi im.
Emigrimin po vazhdoj
nuk e di se sa do duroj.
Ne Emigrim po na kalon jeta
1 e mire e 100 te zeza . . .

Nata me rrobat e zeza
po shfaqej ne erresir
drita e qiellit u ndez
dukeshin si ar i ngrir.
Nenen gjumi nuk e zinte
por rri me rroba e zgjuar
mendohej e pershperinte.
me zemer te perveluar
nga te vij i shkreti gjum
qe mendimet i shkonin lum.
Ah more Kurbet i mjer
mos te mbajte perendija
mos te te shtift ndonjeher
Zoti ne duart e tija.


Lotet e Nenes

Ato lote me mbajn gjall
i kam gjith jeten kujtime.
Nje shpirt me djeg nje mall
te dua shum Nena ime.
Lotet e tu u rrokullisen
se di se ne c'vend ran
dije se un do te te harroj
kur te me perpij nje Oqean. . . .“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi