Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Imer Mushkolaj:Ta xhelozosh LDK'në

Shko poshtë

Imer Mushkolaj:Ta xhelozosh LDK'në Empty Imer Mushkolaj:Ta xhelozosh LDK'në

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 29, 2016 6:08 pm

Imer Mushkolaj:Ta xhelozosh LDK'në
Imer Mushkolaj:Ta xhelozosh LDK'në Imer-mushkolaj-oped-express_1464355261-9225748


Paranojakët e LDK'së mund të flasin e bërtasin se partinë po ua xhelozojnë njerëz që nuk ia duan të mirën. Por, secili me mendje të shëndoshë nuk ka kurrfarë arsye që ta bëjë një gjë të tillë. A xhelozohet LDK'ja e kapur dhe e stërkequr? A xhelozohet Isa Mustafa arrogant, joparimor e i paaftë në qeverisje?


Gjithnjë më bëjnë të qesh tipat e partive që iu thurin lavde liderëve. Jo pse ata nuk kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tillë, por diskursi që përdorin tejkalon çdo racionalitet të mundshëm dhe shndërrohet në diçka qesharake e banale.
Të tillë që "digjeshin e bëheshin hi" për liderin kishte në PDK, të tilla ka edhe në LDK e parti të tjera. Duke provuar të jenë sa më afër liderit ata tjetërsohen, flasin gjëra që as vetë nuk iu besojnë, provojnë t'i bindin të tjerët se ajo që thonë është e vërteta e vetme. Një i tillë nuk ngurroi t'i jep leksione shefit të LDK'së, Isa Mustafa, duke e porositur që të mos merret me kundërshtarët që kishin "zili e djallëzi".
Me logjikën e viktimizimit, për të cilën LDK shquhet që nga themelimi, ai u përpoq që t'ia lehësojë liderit të tij "dhimbjen" nga sulmet që po i bëhen atij dhe partisë. E porositi që të mos merret me ziliçarët, inatçorët - me ata, të cilëve udhëheqja e qeverisë nga LDK'ja iu është bërë "halë në sy".
Ashtu edhe siç pritet në të tilla raste, nga goja e "kujdestarit" të LDK'së dhe të akademikut nuk doli asnjë fjalë kritike, thua se gjithçka është në rregull me partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova, thua se gjithçka është në rregull me qeverisjen e Isa Mustafës, thua se gjithçka po lulëzon. Ai përpiqej të krijonte përshtypjen se të gjithë kritikët e LDK'së po donin ta rrënonin këtë parti dhe të gjithë kritikët e qeverisjes së Mustafës po donin ta rrënonin këtë qeveri. Përpiqej të krijonte përshtypjen se të gjithë kritikët e LDK'së ishin xhelozë në këtë parti dhe në këtë qeverisje, ishin ziliqarë e inatçorë. Por, pak të vërtetë ka në këto pretendime megalomane e thellësisht të pasinqerta.
* * *
Kur nuk kanë ku të kapen, zyrtarët e LDK'së e përmendin Ibrahim Rugovën. Ai nuk është në mesin e të gjallëve tash një dekadë, por vazhdon të mbetet "armë" në duart e atyre që vazhdojnë të përfitojnë nga emri i tij.


LEXO EDHE


Për referencat e injorantëve


LDK sot nuk përfaqëson kurrfarë modeli që duhet të xhelozohet, as t'i mbahet inat. Përkundrazi, duhet ndjerë dhimbje se në çfarë derexhe ka rënë partia që dikur ishte më e madhja.
LDK sot është shndërruar në një parti të kapur nga një grup njerëzish të cilët, për interesa personale, janë në gjendje të bëjnë gjithçka. Një grup njerëzish që të qenit në krye të partisë dhe të qeverisë përpara se përgjegjësi për anëtarësinë e qytetarët e konsiderojnë privilegj për përfitime individuale e klanore.
Njerëzit që sot janë në krye të LDK'së e të tjerë që sillen e pështillen rreth tyre e kanë privatizuar partinë dhe bëjnë çfarë të duan me të. Ndërkaq, të tjerët që nuk mendojnë si ata i anatemojnë e i tërheqin zvarrë korridoreve të restoranteve.
Pavarësisht se telallë të ndryshëm të partisë përpiqen ta ngrenë në qiell qeverisjen e Isa Mustafës, duke i mveshur suksese të paqena, gjendja reale është krejt ndryshe. Ai e ka shkelur kushtetutën dhe vazhdon ta mbajë postin e të parit të Ekzekutivit. Ashtu siç vazhdoi të qëndrojë në krye të partisë edhe atëherë kur e humbi Prishtinën, edhe atëherë kur i humbi zgjedhjet lokale, edhe atëherë kur i humbi ato nacionale.
Madje, ai vazhdoi të shitet parimor edhe atëherë kur u bë bashkë me Hashim Thaçin e PDK'në (edhe pse elektoratin e gënjeu se kjo nuk do të ndodhte kurrë), edhe atëherë kur e bëri Kadri Veselin kryeparlamentar, edhe së fundi kur e bëri Hashim Thaçin president.
Kaq mjafton për të treguar moralin e tij dhe të LDK'së. Kaq mjafton për të treguar moralin e tipave që premtojnë se do ta pensionojnë Thaçin dhe që përpiqen të përfitojnë ende duke kritikuar e akuzuar SHIK'un e Kadri Veselin me të cilin janë futur në shtrat, duke kritikuar e akuzuar Shpend Ahmetin e Vetëvendosjen që ua lanë trashëgimi një Prishtinë të shkatërruar, të degraduar e të korruptuar.


* * *
Paranojakët e LDK'së mund të flasin e bërtasin se partinë po ua xhelozojnë njerëz që nuk po ia duan të mirën. Por, njerëzit me mendje të shëndoshë nuk kanë kurrfarë arsye që ta bëjnë një gjë të tillë.
A xhelozohet LDK'ja e kapur dhe e stërkequr? A xhelozohet Isa Mustafa arrogant, joparimor e i paaftë në qeverisje? A xhelozohen krerët e kësaj partie që nuk janë në gjendje të ngrenë zërin për t'i dalë në mbrojtje një gruaja që tërhiqet zvarrë e nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhje - një gruaje që ka kontribuar për partinë e për vendin shumë më shumë se plot tipa që kanë zënë vend afër liderit jo shkaku i meritave, por i lojalitetit banal ndaj tij?
LDK ka qenë dhe mbetet parti e viktimizimit, e fjalëve të mëdha dhe veprave të vogla. Në teposhtëzen që e ka marrë, LDK'në nuk mund ta shpëtojë askush. Madje as tipat që thurin lavde e nuk përtojnë të flasin budallallëqe. Zyrtarët e LDK'së nuk duhet të frikësohen nga kritikët, por nga vetvetja. Ata do ta fundosin këtë parti - gjithnjë në "frymën rugoviane"! 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi