IMER MUSHKOLAJ-Të abuzosh me UÇK'në
Faqja 1 e 1
IMER MUSHKOLAJ-Të abuzosh me UÇK'në
IMER MUSHKOLAJ-Të abuzosh me UÇK'në
Komandantë të UÇK'së, disa nga të cilët edhe deputetë, sot kanë pasuri pafund, të cilën e kanë krijuar pikërisht duke i keqpërdorur vlerat e luftës.
Shefi i deputetëve të PDK'së tha se dënimi i komandantëve po bëhet kundër çdo standardi të drejtësisë, si ndërkombëtare, edhe asaj vendore. Vetëm harroi të përmend se ish-shefi i shtabit të UÇK'së po akuzohet për keqpërdorime me prona.
Edhe fjalimet e deputetëve të tjerë ishin farsë. Ata më shumë i dëmtuan sesa që iu ndihmuan atyre që janë në burg. Me organizimin e seancës, deputetët ndërhynë ashpër në sistemin e drejtësisë. Pati ndër ta që derdhën lot krokodili, ndërkohë që para pak muajve votuan krijimin e Gjykatës Speciale. E kanë ditur se kjo gjykatë po krijohej ekskluzivisht për t'i procesuar krimet e pretenduara të ish-ushtarëve të UÇK'së. Hipokritët kështu janë.
Kuvendi do të duhej të ishte vendi ku debatohen çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve, e jo ku vihen në pikëpyetje vendimet e gjykatave. Ekziston procedurë e qartë ankimimi në sistemin e dejtësisë, andaj seanca e së enjtes nuk ishte gjë tjetër veç përpjekje për të fituar poenë politikë. Dhe, plot nga ata që çirreshin në mbrojtje të vlerave të luftës, për të gjitha bëmat e tyre do të duhej ta ishin në burg, e jo në parlament. Ata nuk mërziten fort për bashkëluftëtarë që vuajnë dënimin burgjeve. Ata e kanë hallin e vet dhe drojën se nesër mund të jenë subjekt i Gjykatës Speciale.
* * *
Me UÇK'në ditëve të fundit abuzuan edhe një numër i madh i atyre që linçuan gazetarin Leonard Kerquki për shkak të dokumentarit "Gjahu në UÇK". Ata e kërcënuan atë vetëm pse kishte marrë guximin që t'i trajtojë edhe krimet e kryera ndaj serbëve - jo nga UÇK'ja, por nga individë që mund të kenë qenë pjesë e saj ose që kanë vepruar në emër të saj. Moralistët e shpifur e akuzuan gazetarin se po e njolloste UÇK'në dhe po i përdhoste vlerat e saj. Të yshtur nga shefat e tyre, ata po përpiqeshin ta frikësonin gazetarin, për të mos raportuar për bëmat e atyre që në delir dhe kryesisht me synimin që të përfitojnë prona të serbëve, kryen krime të tmerrshme.
Të gjithë ata që iu vërsulën Leonardit donin që ai ta mbyllte gojën, që e vërteta për ato krime të mos bëhej publike. I thanë se ishte i paguar nga Serbia, "argument" që e përdorin shpesh të tillët, kur nuk kanë çfarë thonë. Bënë thirrje edhe për vrasjen e tij. Thanë se ai do të duhej të ishte marrë me krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, e jo të shqiptarëve ndaj serbëve. E përmendën edhe Gjykatën Speciale, thua se krijimin e saj e votuan gazetarët, e jo deputetët.
E shumë nga kërcënuesit janë mbështetës të atyre që dyshohen se kanë vrarë dëshmitarë që do të duhej të dëshmonin në proceset e tyre, mbështetës të atyre që me forcë dhe me lavdinë e luftës kanë arritur të bëhen të pasur dhe të rehatohen edhe në politikë.
Deshi a nuk deshi dikush, krimet kanë ndodhur. Dhe, sa më herët që ballafaqohemi me to, aq më mirë.
* * *
UÇK'në më së shumti e kanë dëmtuar dhe vlerat e saj i kanë përdhosur pjesëtarë të saj, me veprime kriminale pas luftës. Të atillë që kanë uzurpuar në emër të luftës, të atillë që janë pasuruar në emër të luftës, të atillë që kanë vrarë në emër të luftës.
UÇK'në e kanë dëmtuar ish-udhëheqës të saj, të cilët për interesa personale kanë sakrifikuar lavdinë e luftës për liri, kanë sakrifikuar shokë të luftës, kanë sakrifikuar ideale.
Andaj shfaqen më shumë se hipokritë e mashtrues, kur sot kinse vajtojnë për vlerat e UÇK'së dhe i akuzojnë të tjerët se po i shkelin ato. Ashtu siç ishin edhe të enjten në Kuvend, kur luajtën një shfaqje të shëmtuar, me regji të dobët, duke u treguar aktorë edhe më të dobët. Një shfaqje për marre.
Ata që abuzuan dhe përfituan në emër të UÇK'së, tash na flasin për vlerat e kësaj ushtrie. Ata që nuk ia dinë skajin pasurisë së krijuar nga trashëgimia e luftës, tash shesin patriotizëm. Ata që do të duhej të ishin në burg, tash kinse i mbrojnë ata që janë prapa grilave. Por, ata nuk e kanë hallin e tyre, por hallin e vet.
Një paradë e shëmtuar e Kuvendit të Kosovës u shfaq të enjten, kur deputetët nuk nguruan të diskutojnë dhe të kontestojnë vendimet e gjykatave për dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK'së. Deputetë, abuzues të vlerave të UÇK'së, që kanë përfituar në emër të tyre, folën pikërisht për mbrojtjen e këtyre vlerave. Pa pikën e marres, ata u shfaqën patriotë të flaktë, ndërkohë që pas luftës, e disa nga ta edhe gjatë saj, synim të vetëm kishin të përfitonin sa më shumë materialisht.Komandantë të UÇK'së, disa nga të cilët edhe deputetë, sot kanë pasuri pafund, të cilën e kanë krijuar pikërisht duke i keqpërdorur vlerat e luftës.
Shefi i deputetëve të PDK'së tha se dënimi i komandantëve po bëhet kundër çdo standardi të drejtësisë, si ndërkombëtare, edhe asaj vendore. Vetëm harroi të përmend se ish-shefi i shtabit të UÇK'së po akuzohet për keqpërdorime me prona.
Edhe fjalimet e deputetëve të tjerë ishin farsë. Ata më shumë i dëmtuan sesa që iu ndihmuan atyre që janë në burg. Me organizimin e seancës, deputetët ndërhynë ashpër në sistemin e drejtësisë. Pati ndër ta që derdhën lot krokodili, ndërkohë që para pak muajve votuan krijimin e Gjykatës Speciale. E kanë ditur se kjo gjykatë po krijohej ekskluzivisht për t'i procesuar krimet e pretenduara të ish-ushtarëve të UÇK'së. Hipokritët kështu janë.
Kuvendi do të duhej të ishte vendi ku debatohen çështje të rëndësishme për jetën e qytetarëve, e jo ku vihen në pikëpyetje vendimet e gjykatave. Ekziston procedurë e qartë ankimimi në sistemin e dejtësisë, andaj seanca e së enjtes nuk ishte gjë tjetër veç përpjekje për të fituar poenë politikë. Dhe, plot nga ata që çirreshin në mbrojtje të vlerave të luftës, për të gjitha bëmat e tyre do të duhej ta ishin në burg, e jo në parlament. Ata nuk mërziten fort për bashkëluftëtarë që vuajnë dënimin burgjeve. Ata e kanë hallin e vet dhe drojën se nesër mund të jenë subjekt i Gjykatës Speciale.
* * *
Me UÇK'në ditëve të fundit abuzuan edhe një numër i madh i atyre që linçuan gazetarin Leonard Kerquki për shkak të dokumentarit "Gjahu në UÇK". Ata e kërcënuan atë vetëm pse kishte marrë guximin që t'i trajtojë edhe krimet e kryera ndaj serbëve - jo nga UÇK'ja, por nga individë që mund të kenë qenë pjesë e saj ose që kanë vepruar në emër të saj. Moralistët e shpifur e akuzuan gazetarin se po e njolloste UÇK'në dhe po i përdhoste vlerat e saj. Të yshtur nga shefat e tyre, ata po përpiqeshin ta frikësonin gazetarin, për të mos raportuar për bëmat e atyre që në delir dhe kryesisht me synimin që të përfitojnë prona të serbëve, kryen krime të tmerrshme.
Të gjithë ata që iu vërsulën Leonardit donin që ai ta mbyllte gojën, që e vërteta për ato krime të mos bëhej publike. I thanë se ishte i paguar nga Serbia, "argument" që e përdorin shpesh të tillët, kur nuk kanë çfarë thonë. Bënë thirrje edhe për vrasjen e tij. Thanë se ai do të duhej të ishte marrë me krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, e jo të shqiptarëve ndaj serbëve. E përmendën edhe Gjykatën Speciale, thua se krijimin e saj e votuan gazetarët, e jo deputetët.
E shumë nga kërcënuesit janë mbështetës të atyre që dyshohen se kanë vrarë dëshmitarë që do të duhej të dëshmonin në proceset e tyre, mbështetës të atyre që me forcë dhe me lavdinë e luftës kanë arritur të bëhen të pasur dhe të rehatohen edhe në politikë.
Deshi a nuk deshi dikush, krimet kanë ndodhur. Dhe, sa më herët që ballafaqohemi me to, aq më mirë.
* * *
UÇK'në më së shumti e kanë dëmtuar dhe vlerat e saj i kanë përdhosur pjesëtarë të saj, me veprime kriminale pas luftës. Të atillë që kanë uzurpuar në emër të luftës, të atillë që janë pasuruar në emër të luftës, të atillë që kanë vrarë në emër të luftës.
UÇK'në e kanë dëmtuar ish-udhëheqës të saj, të cilët për interesa personale kanë sakrifikuar lavdinë e luftës për liri, kanë sakrifikuar shokë të luftës, kanë sakrifikuar ideale.
Andaj shfaqen më shumë se hipokritë e mashtrues, kur sot kinse vajtojnë për vlerat e UÇK'së dhe i akuzojnë të tjerët se po i shkelin ato. Ashtu siç ishin edhe të enjten në Kuvend, kur luajtën një shfaqje të shëmtuar, me regji të dobët, duke u treguar aktorë edhe më të dobët. Një shfaqje për marre.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Imer Mushkolaj:Ta xhelozosh LDK'në
» Imer Mushkolaj:KAZANI I KRIMIT
» Imer Mushkolaj:Të vihesh kundër radikalëve islamikë është shenjë patriotizmi
» URIMET E DITËLINDJES-Përparim Hysi:Urimi për Ty Agim!
» Halit Bogaj: Imer Popoci

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi