Express, TEUTA RUGOVA - LDKnë DO TA MBAJË GJALLË FRYMA E RUGOVËS EDHE PËR 100 VJET (Intervistë)
Faqja 1 e 1

I bëj ballë çfarëdo presioni që mund të paraqitet në jetën politike. LDK ende nuk është kuruar nga humbja e themeluesit të partisë, Ibrahim Rugova. Sidoqoftë, vepra e Rugovës do të mbajë gjallë LDK’në edhe për njëqind vitet e ardhshme. Populli do të vendos se ku do të jem në hierarkinë e partisë së Isa Mustafës. Udhëheqësi i ardhshëm i LDK’së duhet të jetë me moral të fortë, përgjegjësi të lartë dhe me aftësi të kuptimit të nevojave të popullit të vet. Ukë Rugova është i pafajshëm ndërsa pozicioni i LDK’së karshi këtij rasti s’ka arsyetim. Deputetja e re e LDK’së, Teuta Rugova, flet për Express.
Express: Shumëkush e ka pritur rezultatin tuaj në zgjedhje duke e ditur se jeni e bija e Ibrahim Rugovës. Çka duhet të presin votuesit tuaj në Parlamentin e Kosovës?
Teuta Rugova: Fakti që jam e bija e Presidentit Rugova, themeluesit te LDK’së dhe shtetit të Kosovës, nga elektorati i LDK’së ka qenë e ditur që do të më presin mirë, pasi që vepra e babait ka lënë gjurmë në këtë vend për sa gjatë të ekzistojmë si shtet. Mirëpo, arsye tjetër është vullneti dhe energjia që kam për të punuar për këtë vend, përkatësisht për rininë e Kosovës që e kam cekur edhe nëpër shumë tubime që kam pasur nëpër qytete të Kosovës. Sa herë që do të jetë nevoja e duhur unë do t’i mbroj të drejtat e qytetarëve të vendit dhe vetë të mirën e Kosovës.
Express: Ka pasur raportime se keni pasur oferta prej partive tjera për t’ju bashkuar dhe larguar prej LDK’së. Ju reaguat duke thënë se nuk do t’i nënshtroheni asnjë presioni. Për çfarë presioni saktësisht bëhet fjalë?
Teuta Rugova: Gjatë jetës çdo njeriu i bie të konfrontohet me të paktën njëpresion, varësisht nga lëmia e jetës të cilën ata e zgjedhin. Në politikë presione pothuajse ka për çdo vendim, dhe përballimi i tyre varet nga karakteri i secilit politikan. Unë kam karakter që i bëj ballë çfarëdo presioni që nuk do të jetë për të mirën e vendit tonë. Deri më tani nuk kam pasur presione të tilla.
Express: Cili është mendimi juaj, pse LDK s’mundi të dalë e para në zgjedhjet e fundit nacionale?
Teuta Rugova: Që nga viti 2006 LDK ka humbur liderin shpirtëror, Presidentin Rugova. Humbjet e mëdha sjellin edhe dëme të mëdha që duhet kohë për shërim. Pas çdo sëmundjeje një personi i duhet kurim dhe gjatësia e këtij kurimi varet nga lloji i sëmundjes. E, LDK nuk është kuruar plotësisht nga viti 2006 dhe kjo ndoshta është arsyeja kryesore që nuk doli e para në këto zgjedhje e as në zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që në zgjedhjet e ardhshme nuk do të dalë e para! Këtë vit ka qenë hera ime e parë që kam marrë pjesë nëpër fushata të LDK’së që nga viti 2004, dhe ajo që mua dhe çdo njeriu i bie në sy është respekti dhe dashuria që elektorati i kësaj partie ka ende për babain. Ky respekt nga viti në vit vetëm çka po rritet. Dhe lirisht mund të thuhet që këtë parti e mban dhe do ta mbajë për sot e 100 vjet gjallë shpirti dhe vepra e Ibrahim Rugoves.
Express: Cili prej zyrtarëve të LDK’së mund ta udhëheq partinë e themeluar nga babai juaj që të dalë parti e parë?
Teuta Rugova: Tani për tani LDK e ka udhëheqësin e saj z.Mustafa për të cilin kam respekt të madh për punën qe bën. Mirëpo, duhet ditur që partitë politike nuk kanë udhëheqësi permanente; ato ndërrohen në kohë të caktuara. Çdo gjë në jetë është e përkohshme. Sipas mendimit tim personal, jo veç LDK’së por çdo partie i duhen reforma të kohëpaskohshme si ne aspektin individual dhe në atë konceptual. Për më vonë unë mendoj se një person qe do t’i dilte në ballë kësaj partie do të duhej të ishte me moral të fortë, përgjegjësi të lartë, me aftësi të kuptimit të nevojave të popullit të vet, me modesti të mjaftueshme dhe të ketë karizëm që është një nga tiparet kryesore të liderëve. Ky person mendoj se më së miri do të ishte të vinte nga zgjedhja e popullit pasi që është partia e Presidentit historik të Kosovës ku populli ka qenë para të gjithëve!
Express: Meqë, do të jeni deputete, cili është mendimi juaj për vendimin e Isa Mustafës për ta bërë Ramush Haradinajn Kryeministër?
Teuta Rugova: Isa Mustafa është udhëheqës i partisë së dytë në Kosovë dhe besoj që vendimet e tij janë të arsyeshme dhe për të mirën e vendit. Unë përkrahi çfarëdo kryeministri vetëm nëse ai/ajo do te ketë aftësi të punojë për të mirën e qytetarëve tanë. Unë kam qenë dhe mbetem pjesë e LDK’së në ditë të mira e në ditë të vështira dhe padyshim që LDK ka mbështetjen time të plotë në këtë aspekt.
Express: A do të mbeteni pjesë e Kuvendit apo do të behni pjesë e Qeverisë?
Teuta Rugova: Unë kam hyrë në këtë garë për t’u bërë pjesëe Kuvendit te Kosovës dhe kam marrë besimin e votuesve të m’i për të qenë zëri i tyre në Kuvend dhe këtë gjë do të mundohem të bëjë me së miri në mënyrë që ta arsyetoj besimin e madh që kam marrë në këto zgjedhje.
Express: Nëse dështon koalicioni i opozitës, cili duhet të jetë pozicioni i LDK’së?
Teuta Rugova: Nuk mendoj që z.Mustafa do të krijonte një koalicion të tillë pa themele të forta që do të shpinte në dështime.
Express: Sivjet mbahen edhe zgjedhjet e brendshme në LDK. Ku synoni të jeni në hierarkinë e kësaj partie?
Teuta Rugova: Në LDK jam që 23 vite prej që kam lindur, por aktivitetin tim në këtë parti e fillova para 1 muaji. Për këtë muaj kam arritur mjaft sukses të cilin me duhet ta dyfishoj çdo herë normal me punën që do të bëj. Ky sukses nuk arrihet pa përkrahjen e popullit. Përkrahja që një politikan merr nga qytetaret e vet është gjëja kryesore apo kulmi i suksesit. Për këtë arsye mendoj që populli është ai që do te përcaktoje hierarkinë time apo jo në këtë parti në të ardhmen.
Express: Kur u dha lajmi se ju do të jeni pjesë e listës së LDK’së u deklaruat edhe për Ukën, i cili po vazhdon të mbetet në paraburgim. Keni ndonjë informacion se çka po ndodh me rastin e tij?
Teuta Rugova: Uka po vazhdon të mbetet në paraburgim për me shume se 4 muaj e gjysmë, gjë që sipas mendimit tim në vendet europiane paraburgimi nuk është e paraparë të zgjasë kaq shume sidoqoftë ne kemi misionin e EULEX’it që vendosin për drejtësi në vendin tonë, andaj me habit ky vendim i tyre. Megjithatë, e kam cekur edhe më herët se rasti i Ukës është një rast komplet unik, unë për vete s’kam parë më herët në Kosovë një rast të tillë ku mua çdo gjë në lidhje me rastin e tij më duket konfuze. Ajo që më habit edhe më shumë është fakti se unë e njoh Ukën, hjekat e tij në këtë jetë, cenimet e sigurisë që ai dhe tërë familja kemi pas dhe asnjëherë atij nuk i ka shkuar mendja ta lëshojë këtë vend, e më duket absolutisht e panevojshme mbajtja e tij në paraburgim sepse ai nuk iu është shmangur kurrë drejtësisë dhe bashkëpunimi i tij me sistemin e drejtësisë ndërkombëtare ka qenë shumë i mirë. Uka ka qenë krahu i djathte i babait, ka sakrifikuar shumë për te e për këtë vend së bashku me Mendimin, kanë jetuar në izolim dhe nuk mendoj se e ka merituar një sfidë të tillë në paraburgim sepse ai nuk largohet nga ky vend çfarëdo që të ndodh. Por çdo sfide që njeriu kalon e bënë atë më të fortë dhe më të përgatitur, kështu që pres me padurim rikthimin e Ukës sepse e pret një punë e madhe për këtë vend. Ndërsa për pafajësinë e tij s’ka as edhe një dyshim të vetëm por e gjithë kjo është një keqkuptim që do të zgjidhet, për këtë arsye unë, familja ime por edhe ata mijëra mbështetës tanë kemi shpresën e duhur në lirimin e shpejtë të tij.
Express: Si e keni parë pozicionin e LDK’së karshi rastit të vëllait tuaj?
Teuta Rugova: Të flasësh për LDK’në dhe për Ukën është një kapitull shumë i gjerë që më kohë gjithçka do te bëhet e qartë. Uka ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet në LDK dhe kontributi i tij i vazhdueshëm ne LDK është diçka për te cilin çdo kush e respekton. Pozicioni i tyre karshi rastit të Ukës nuk ka arsyetim! Ndërsa adhuruesit e Ukës presin me padurim rikthimin e tij në jetën politike dhe të vazhdojë aktivitetin e tij politik në këtë parti.
www.voal-online.ch

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS:Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer
» ELIDA BUÇPAPAJ:RUGOVËS I DOLI NË KRAH AKADEMIK MARK KRASNIQI SI SHENJTORI I GJALLË - RUGOVËS ADEM DEMAÇI T'I KËRKOJË NDJESË!
» Fanë Rugova: Gazeta “Bota sot” po e mban gjallë idealin e presidentit Rugova
» HILARI CLINTON THA:“SHBA ka qëndruar me ju për 100 vjet dhe do qëndrojë me ju edhe për 100 vjet të tjera”
» Besim Muhadri: Shaban Lajçi - Artisti që mundohet të mbajë gjallë frymën kombëtare në mesin e shqiptarëve të Amerikës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi