Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - NANË, MAJU PËR STUPCI

Shko poshtë

AGIM GASHI - NANË, MAJU PËR STUPCI Empty AGIM GASHI - NANË, MAJU PËR STUPCI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 03, 2016 5:45 pm

AGIM GASHI - NANË, MAJU PËR STUPCI 10151800_10153362616934077_4285947895743862574_n


AGIM GASHI


NANË, MAJU PËR STUPCI


Dili i katunit tem bajke dru me i shitë në sheher e me majtë familjen. Dili nuk dinte tjeter gja me punu, por dinte me pre e me ngarku dru. Nji ditë e luti nana Dilin:
-O Dil, djali jem, - a pom merr n´sheher mi mat ni par jemeni t`Pirotit? 
E shkreta nana, sa vjet në jetë e nuk e dike numrin e jemenive!
-Po nana jeme, veç prit ta qes nji duj tall permi dru.
E nreqi mirë dujin e tallaes, e mori nanen hopa dhe si ni kukell e qiti permi dru.
Ojs, ojs, po u grah Dili kijeve. Nganjiherë fishkllonte melodinë e kanges „Prej nji shpati ti lshova sytë“. Nana nalt mi dru u nike si me kanë n`helikopter. 
Por, nji moment i rroki xekrri kijet. Hallakama e xekrrit ashtë ma e keqe se kur dikujan ja thue të verteten. Ma Dili si kishte kijet nën kontroll. Ata ngajshin herë në nji skaj të udhes e herë në tjetrin. U mundojke Dili me i ndal e me i rahatu kijet. Nana nalt mi dru e njeu veten se kësaj here shkoi. Ia nisi e po bertet e po kerkon ndihmë nga Dili.
-O Dil djali jem, pshtom bre se u rrxova.
Dili, për me e qetsu nanen për mos me u tut, i thojke me za të madh:
-Hajt nanë mos t`han k…., veç maju mire për stupci.
-Po o bir, po, po mahna, i tha nana.
Dikur edhe xekrri iku nga kijet e Dilit.



Heqaje nga babai im.
03.01.16
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi