Gani Mehmetaj:Jeniçerët e Erdoganit
Faqja 1 e 1
Gani Mehmetaj:Jeniçerët e Erdoganit
Gani Mehmetaj:Jeniçerët e Erdoganit
Në rekrutimin e jeniçerëve rol të jashtëzakonshëm luajti mafia islamike, e financuar nga fondet e dyshimta
Jeniçerët e Erdoganit, të rekrutuar më vjet, u treguan të zellshëm, atëherë kur u thuhej të vepronin
Forca më e madhe goditëse në Kosovë janë jeniçerët e Erdoganit. Këtë fakt e di edhe shërbimi i fshehtë, e di policia, por sa janë të gatshëm nesër të përballën me ta, është çështje tjetër, ashtu sikurse është e diskutueshme pse lejuan armatën e jeniçerëve të forcohet. Mizoritë e tyre i pamë kur i masakruan ushtarët e vet. Po më ushtarët e policët tonë, si do të sillen në kohë krizash?
Mbështetja që i bënë mercenarët shqiptarë Erdoganit pas grusht shtetit të dështuar ishte e pritshme. Mbi dhjetë vjet ka investuar Turqia në jeniçerët shqipfolës; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar xhami në çdo lagje e katund; mbi dhjetë vjet ka blerë njerëz të sojit të hurit e të litarit, të cilët nuk kishin asnjë përgatitje arsimore, asnjë afinitet për asgjë, por nesër do të bëheshin "asqerë" të mirë, atëherë kur i duheshin liderit turk; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar dhjetëra televizione turke e islamike që vjellin vrerë kundër shqiptarëve e propagandojnë jetën e shpellarëve të Anadollit e beduinëve të shkretëtirave. Taktika e investimit në xhami ka qenë e njëjtë si në Turqi. Në vendin e vet presidenti turk investoi në afër 100 mijë xhami, ku imamët i bëri për vete. Imamët turq ftuan popullatën në rrugë pas grusht shtetit dhe udhëhoqën masakrat ndaj ushtarëve. Kështu sipas kundërshtarëve Erdogani i ka 10 milion votues të garantuar, që i nxjerr në rrugë kur të do. Të njëjtën gjë e bëri në Kosovë, Maqedoninë shqiptare e në Shqipëri, ndërtoi qindra xhami më shumë se në 500 vjet okupimi, pjesën dërmuese të kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë dhe pjesën dërmuese të hoxhallarëve i ka jeniçerë luftarak. Xhamitë i ka bërë kazerma për ushtrinë islamike turke e të ISSIT, hoxhallarët- jeniçerë nuk ngurrojnë ta lavdërojnë presidentin " e tyre" turk, ndërsa i binden si të ishte kalif, sepse kalif i Turqisë vetëm zyrtarisht nuk është shpallur.
Jeniçerët e Erdoganit, të rekrutuar më vjet, u treguan të zellshëm, atëherë kur u thuhej të vepronin. Sa herë vinte Erdogani apo Davutoglu në Kosovë, jeniçerët e paguar për kësi rastesh dilnin e çirreshin në kupë të qiellit, qanin e kalonin në dëlirë, tundnin flamuj turq në tokën shqiptare, brohorisnin më zë të çjerr për Turqinë, për osmanlijtë, për babanë e tyre të shpifur, hidhnin parulla më perverzione politike që të bënin të villje. Zyrtarët tonë i shihnin dhe i dëgjonin, por silleshin si t'i kishte tredhur turku i Anadollit, që sillej si në pronat e veta.
Shëmtitë e mercenarëve antishqiptar përsëriteshin vazhdimisht e në mënyrë ciklike, numri i jeniçerëve shtohej, kurse presioni mbi qeveritarët tanë rritej, sepse Ankaraja pavarësisht që kapi majat e dy shteteve shqiptare, vepron edhe me planin B- me jeniçerët e dëgjueshëm e besnikë të parasë. Kështu, jeniçerët e infiltruar në të gjitha porët e shoqërisë shqiptare për ta shkelur dinjitetin kombëtar, një herë e goditën Prizrenin, simbolin e Shqipërisë etnike duke e islamizuar e turqizuar si kurrë më parë gjatë historisë , e bënë kasaba primitive turke, herën e dytë e goditën Shkodrën më medrese turke antikombëtare e me xhami të dhunshme, duke ia përdhosur monumentet kombëtare. Herën tjetër u përpoqën ta shkombëtarizojnë Vushtrinë, njërin ndër qytetet më të vjetra arbërore. Tetovën, simbolin e rezistencës shqiptare kundër Serbisë e Jugosllavisë e bënë me parti turke, pa asnjë turk brenda. Pastaj paguan televizione publike e private që t'u jepnin hapësirë jeniçerëve që pështynin mbi heronjtë tonë kombëtar, kurse udhëheqësit e emisioneve në vend t'i ndërprisnin sharjet e islamistëve të tërbuar, i cytnin të shanin, ose gajaseshin miqësisht me jeniçerë si t'i kishte paguar Ankaraja e Beogradi.
Shoqatat shkombëtarizuese e provuan edhe Prishtinën, ku nuk mund të mohohet se rekrutuan qindra, veta, por disi kryeqyteti ngeli i ftohtë ndaj joshjeve turke, megjithëse kreun e shtetit, një pjesë të intelektualëve që e lakmojnë paranë më shumë se kombin i bënë për vete. Prandaj R. Qosja e N. Daci, që dështuan për faqe të zezë në politikë, e ndonjë shkrimtar dështak si puna e Milazim Krasniqit recitojë si pionierët e Titos për Turqinë e Erdoganin, ashtu sikurse recitonin dikur për Titon e Jugosllavinë me të njëjtin patos e paturpësi.
Në rekrutimin e jeniçerëve rol të jashtëzakonshëm luajti mafia islamike, e financuar nga fondet e dyshimta, që ndërhyri në të gjitha nivelet e ekonomisë e të tregtisë sonë, në Kosovë e në Shqipëri, bleu e privatizoi objektet strategjike me fare pak para. Biznesi islamik, përkatësisht mafia islamike thuhet se bleu votat e deputetëve aziatik shqipfolës më përcaktim antishqiptar, bleu deputetë të të gjitha partive shqiptare, ministra, kryetar komunash, dhe zyrtarë të tjerë. Prizrenin, Pejën e e Vushtrinë thuhet se mafia islamike i kapi nga majat, që të shkombëtarizonte sa më shumë qytetet puro shqiptare.
Mafia islamike ka investuar në gratë më shami, në burrat që i kanë zhburrëruar duke ua hequr qeleshen shqiptare. Shërbimi i fshehtë i organizatave islamike investuan në shumicën e medieve elektronike (televizione, radio, portale) publike e private. Ata këto gjëra i bënë në mënyrë të planifikuar e sistematike para hundeve të shërbime tona të fshehta e publike. Të gjithë e kemi ditur se Erdogani ka një armatë mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ata kanë dal haptas në mbrojtje të interesave turke e kundër interesave shqiptare, duke u dhënë hapësirë në mediet që financohen nga taksapaguesit shqiptar.
Investimet e para në jeniçerët shqiptar i shpaguan kur i dërguan në luftën e Sirisë. Investimi i dytë i shpaguar ishte kur nisi propaganda e egër për kinse minoritetin turk, ndërsa synohej që minoriteti të shtohej duke u blerë më para, ashtu sikurse i blenë votat e deputetëve aziatik në Kuvendin e Kosovës. Nga disa mijëra shqiptarë të deklaruar turq nga presioni i Serbisë dikur e më joshje privilegjesh, numri i minoritarëve turq u trefishua sot. Kjo është gjendja të cilën e kanë ditur shumica e njerëzve të zakonshëm. Kot që habitën apo shtihen analistët politik me befasinë e mercenarëve të Erdoganit, të cilëve ata u thonë me eufemizëm ithtarë.
Derisa analistët e zyrtarët tonë të vazhdojnë me habinë e tyre, jeniçerët shqipfolës do të bëhen problem serioz, sidomos nëse politika jonë e jashtme nuk do të përputhet me politikën e jashtme turke, atëherë mund të ketë përplasje të egra, më rrezik viktimash. Ndërsa është fare e ditur se një elitë politike më përcaktim kombëtar në Kosovë a në Shqipëri shpejt do të përplaset me politikën kundër perëndimore të Erdoganit e të islamistëve të tjerë. Deri atëherë do të presim më frikë.
Recitimi publik i mercenarëve të Erdoganit në Tetovë, Preshevë, Prizren, pastaj i nxënësve matrapazë e të instrumentalizuar në Shkup që mbaruan shkollat islamike të Gulenit, ndërsa u penduan pse nuk i mbaruan shkollat islamike të Erdoganit, më ngjason më daljet publike të grupeve të shqiptarëve pas vitit 1981 në mbështetje të Serbisë e të Jugosllavisë, ndërsa dënonin demonstrata e shqiptarëve. Ata ishin mercenarët serbe e jugosllavë, nipat e tyre që dolën këto ditë ishin mercenarë turq e islamik. Mbështetësit e Serbisë e Jugosllavisë atëbotë e godisnin kombin e tyre, ndërsa i betoheshin për besnikëri Beogradit e Titos. Jeniçerë të Erdogamit që dolën në Preshevë, Tetovë, Shkup e gjetiu iu betuan për besnikëri turkut, ndërsa u treguan të pabesë ndaj bashkëkombësve, sepse nuk e mbështeten asnjëherë lirinë kombëtare të shqiptarëve, nuk bënë asnjë përpjekje publike ta dënojnë dhunën e Beogradit në Kosovën lindore, e të sllavëve të Maqedonisë. Mercenarët e Erdoganit nuk e ngushëlluan babanë që dërmohej nga dhimbja për vogëlushin që ia mbyti sllavi. Si nuk kanë fije turpi e dinjiteti këta jeniçerë të mjerë, kur nuk dalin në mbrojtje të shqiptarëve, ndërsa thonë se janë shqiptarë "të vërtet".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Gani Mehmetaj:A do të shuhen mejtepet e Gulenit dhe xhamitë e Erdoganit?
» Gani Mehmetaj:Shëngjini, autostrada dhe hekurudha
» Gani Mehmetaj:Me myslimanë kundër shqiptarëve
» Gani MEHMETAJ - LDK-ja kompani private e matrapazëve politikë (II)
» Gani Mehmetaj:Kanceri islamik

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi