„SHQIPTARËT NUK JANË TRAGJIKËT E EVROPËS!“
Faqja 1 e 1

Intervistë ekskluzive për AMC Press me Koço Danajn, Doktor i shkencave politike dhe Drejtor i Institutit për Prognoza Rajonale
AMC Press: Javë më parë është hartuar nga ju Platforma e Shqipërisë Natyrale. Cilat janë reagimet ndërkombëtare dhe kombëtare deri tani lidhur me këtë Platformë?
Koço Danaj: Ka më shumë reagime publike nga shqiptarët që janë njohur me Platformën. Pas publikimit të saj në disa organe shtypi, pas disa intervistave dhënë shtypit të Prishtinës, Tiranës, Tetovës etj, mund t´ju them se opinioni publik shqiptar e ka pritur shumë mirë. E ka pritur si një gjë të nevojshme, të domosdoshme dhe në kohë. Pra ajo që dua të nënvizoj për lexuesin tuaj është se nuk pati habi tek shqiptarët për këtë Platformë të Shqipërisë Natyrale.
AMC Press: Ku bazohet Platforma e Shqipërisë Natyrale?
Koço Danaj: Më duhet të flas shumë por po i përmbledh mendimet për t´ju përgjigjur pyetjes suaj.
- Platforma e Shqipërisë Natyrale bazohet në trashëgiminë pozitive të shqiptarëve qysh nga epoka e Skënderbeut dhe përvoja e Lidhjes së Prizrenit. Kuvendi i Lezhës dhe Lidhja e Prizrenit konsiderohen dhe mbeten dy kulme të përpjekjeve të shqiptarëve për t´u bashkuar.
- Platforma bazohet në Kuvendin e Vlorës i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë Natyrale dhe jo të Shqipërisë që është sot. Shqipëria e sotme prej 28748 km katrorë, është produkt i Konferencës së Londrës 1913. Po bëhem më konkret: Kuvendi i Vlorës dhe Qeveria e Përkohshme që doli prej tij nga përbërja e tyre përfaqësonin thuajse të gjitha viset shqiptare, duke përfshirë edhe ato që ishin pushtuar nga ushtritë e vendeve ballkanike, gjë që i dha këtij kuvendi karakterin e një Asambleje mbarëshqiptare. Me 4 dhjetor te vitit 1912, kur u zgjodh Qeveria e Përkohshme, si dhe në 2 - 3 ditët e më pasme, midis 63 delegateve, 16 ishin nga Kosova, nga kryeqendra e saj Shkupi dhe nga qytetet e tjera, ndërsa 7 ishin nga Çamëria. Po kështu në Qeverinë e Vlorës, përveç Isa Boletinit, i cili, ndonëse nuk kishte ndonjë post shtetëror, ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ismail Qemalit, bënin pjesë edhe personalitete të tjera nga Kosova e viset e tjera shqiptare të pushtuara, si Vehbi Dibra (Agolli) në cilësinë e kryetarit të Pleqësisë, Mehmet pashë Derralla, ministër i Mbrojtjes dhe Hasan Prishtina që u caktua më pas ministër i Bujqësisë. Ndërsa në Pleqësinë e Kuvendit të Shqipërisë, përveç Vehbi Agollit, u zgjodhën nga Kosova e trevat lindore shqiptare edhe 3 anëtarë të tjerë, Bedri Pejani, Sali Gjuka dhe Ajdin Draga. Në deklaratat që u bëri Fuqive të Mëdha qysh me 28 dhe 29 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali jo pa qëllim e vuri theksin në këtë realitet, duke deklaruar se Shpallja e Pavarësisë dhe formimi i Qeverise së Përkohshme ishin vepër e Asamblesë Kombëtare, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha viseve të Shqipërisë, pa dallim feje e krahine.
- Platforma bazohet në Dokumentet e Konferencës së Bujanit të 31 dhjetor 1943 që shpalli bashkimin e Kosovës me Shqipërinë pas përfundimit të Luftës së Dytë botërore.
Ja pikat kryesore të kësaj Konference historike:
1. Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit janë të banuar kryesisht me shqiptarë.
2. Shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, si gjithmonë, dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë.
3. Rruga më e mirë për shqiptarët që të bashkohen me Shqipërinë është lufta e përbashkët me popujt tjerë të Jugosllavisë.
4. Populli shqiptar i Kosovës do të ketë mundësi të caktojë fatin e vetë si rezultat i luftës kundër pushtuesit.
. Përcaktimi i fatit të vetë përfshin edhe të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje.
6. Kjo e drejtë garantohet nga LNÇ e Jugosllavisë, Shqipërisë dhe nga aleatët e mëdhenj antifashist, ashtu siç është premtuar nga Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe Teheranit.
- Platforma bazohet në betimin e luftëtarëve të UÇK-së në Kosovë, në trojet e tyre në IRJM, Luginë e Preshevës. Ky betim, bashkimin e trojeve shqiptare e konsideron thelbin e luftës së tyre. Për ata që e kanë harruar, po rikujtoj se në tekstin e betimit të luftëtarit të UÇK-së thuhej se: „Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre.“
- Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e cila bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore. Në Preambulën e saj thuhet se: „Ne, Populli i Shqipërisë... me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar...“ Sanksionimi në Kushtetutën e Shqipërisë i të drejtës për bashkim kombëtar, miratimi i kësaj të drejte me Referendum Popullor, pranimi i saj edhe nga ekspertët ndërkombëtarë të Komisionit të Venecies dhe së fundi nga ekspertët e NATO’s, përbën themelin mbi të cilin mund dhe ka nevojë të ndërtohet arkitektura e përfundimit të misionit të pambaruar të shqiptarëve.
AMC Press: Jemi vonuar apo jemi ende në kohë për ta bërë Shqipërinë Natyrale kur dihet se shumë procese politike na kanë imponuar zgjidhje parciale, për të mos thënë të dhunshme?
Koço Danaj: Nuk është koha për të bërë autokritikë, as për të kërkuar falje, as për të gjetur përgjegjësit. Më vonë, pasi të bëjmë Shqipërinë Natyrale. Është koha të kapim thelbin e realitetit politik në të cilën ndodhemi. Është koha të kapim thelbin e gjeopolitikës rajonale ku ndodhemi si komb dhe si shtet.
• Cila është kjo gjeopolitik?
Proceset rajonale e kanë vendosur kombin shqiptar në qendër të stabilitetit rajonal, të paqes dhe të sigurisë.
• Po si mund ta luajnë shqiptarët këtë rol?
• Me dy shtete e gjysmë shqiptare dhe disa pakica në shtete të tjera, por të shpërndarë në 5 shtete?
Jo.
I përmbahem tezës se me këtë realitet, nuk do të ketë qetësi në rajon. Qetësia në rajon fillon me krijimin e Shqipërisë Natyrale.
• Pse e them këtë?
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: „SHQIPTARËT NUK JANË TRAGJIKËT E EVROPËS!“
Sepse p.sh në Kosovë, dikush apo disa kërkojnë jo një shtet të ri por kërkojnë absurdin, një komb të ri. Dhe kjo do krijojë vatra tensioni. Në IRJM , disa shqiptarë apo politikanë shqiptarë kërkojnë më shumë të bëhen rojtarë të IRJM se sa të bashkohen me Shqipërinë. Në Tiranë, disa të tjerë, bëjnë fushatë dhe nuk përmendin as edhe njëherë kombin shqiptar, realitetin e tij, që nuk është aspak demokratik, pa le më të jetë shpresëdhënës. Atëherë, në emër të të drejtave të njeriut, në emër të asaj që të gjithë e konsiderojnë vetëvendosje, duhet lënë shqiptarët të vetëvendosin për fatin e tyre. Për më tepër sot kur Fuqitë e mëdha po riparojnë gabimet e së kaluarës.
AMC Press: Shpallja e Pavarësisë së Kosovës mbi Pakon e Ahtissarit dhe jo mbi parimin e vetëvendosjes së popujve, e ndihmon apo e pengon krijimin e Shqipërisë Natyrale?
Koço Danaj: Kur u publikua Plani Ahtisari, jam shprehur se ai është një kompromis i detyrueshëm, i padëshirueshëm dhe përkohësisht i pranueshëm.
• Pse?
Sepse realizoi vetëm një gjë, shkëputjen juridike nga Serbia. Por jo të tjerat. Të tjerat tashmë ju takojnë shqiptareve. Plani Ahtisari, është fillimi, por jo fundi. Ai është fundi për individë me mentalitet otoman që mendojnë si të jenë të parët e bajrakut apo krahinës së tyre. Por jo për shqiptarët progresistë. Pra, në kuptimin figurativë, Plani Ahtisari i hap rrugë Shqipërisë Natyrale. Ajo që nuk funksionon duhet riparë. Plani Ahtisari nuk funksionon, ai qysh tani po rishihet. D.m.th, Shqipërinë Natyrale, nuk e pengon Plani Ahtisari, por paaftësia, pamundësia, papërgjegjshmëria, pafuqia, e disa politikanëve shqiptarë që më shumë preferojnë së si të jenë komod ata dhe grupi i tyre se sa kombi shqiptar.
AMC Press: „ Shqipëria ka shumë armiq, por armiqtë kryesor të saj janë vetë shqiptarët“ ka thënë Faik Konica i madh. Vazhdon të jetë ende kështu ... apo e kemi kaluar këtë fazë?
Koço Danaj: Po kjo nuk vlen vetëm për shqiptarët, vlen për të gjithë kombet, nuk ka pse të jemi inferiorë. Në momente të caktuara, një pjesë e jonë e ka më të theksuar atë çka thatë ju në formën e një sentence të Konicës. Pra po përpiqem që gotën ta shikoj gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Në kemi nevojë për optimizëm, kemi nevojë t´u mbushim mendjen të gjithëve për aftësitë tona kombëtare dhe shtetformuese. Atëherë, ja një prej këtyre cilësive të politikaneve të kombit shqiptar. Përgjatë afër një shekulli, shqiptarët festojnë si Ditë të Pavarësisë së tyre, 28 Nëntorin e vitit 1912. Ndërkaq, kufijtë administrativë u përcaktuan më vonë në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, e cila me vendimet e saj, e ndau në pesë pjesë.
• Edhe Ahmet Zogu,
• edhe Enver Hoxha,
• edhe Fadil Hoxha,
• edhe Shaban Polluzha,
• edhe Bedri Pejani,
• edhe Ali Ahmeti,
• edhe Menduh Thaci,
• edhe Ibrahim Rugova,
• edhe Fatmir Sejdiu,
• edhe Mustafa Kruja,
• edhe Mehdi Frashëri,
• edhe Sali Berisha,
• edhe Fatos Nano,
• edhe Hashim Thaçi,
• edhe Alfred Moisiu
• edhe Ramush Haradinaj,
• edhe Agim Ceku etj.,
nuk e kanë njohur Konferencën e Londrës 1913. Ata kanë njohur vetëm 28 Nëntorin 1912. Bashkësia ndërkombëtare nuk e njohu 29 nëntorin 1912 dhe kufijtë e Shqipërisë i caktoi në 29 korrik 1913, shqiptarët nuk e njohën Konferencën e Londrës 1913, por pranojnë vetëm Shqipërinë Natyrale. Por nuk kanë folur. Tani është koha për të folur, për të argumentuar dhe për të vepruar. Pra ja një tipar pozitiv i klasës politike shqiptare përgjatë një shekulli. Le të kapemi pas tij, dhe të tjerave në funksion të realizimit të Shqipërisë Natyrale.
AMC Press: A vazhdojnë të jenë shqiptarët ende tragjikët e Evropës, apo ka ndryshuar kjo tani në rrethana të reja?
Koço Danaj: Jo shqiptarët tashmë nuk janë tragjikët e Evropës. Pas kryengritjes së UÇK-së në Kosovë, IRJM, Luginë të Preshevës dhe përkrahjes së gjithanshme amerikane, na duhet të pohojmë se ata tashmë janë ftuar në gjeopolitikën rajonale të jenë partnerë të Bashkimit Evropian dhe në disa raste si faktori kryesor për stabilitetin dhe progresin rajonal. Tashmë, fjala tragjike nuk shkon, tashmë mund të ndodhë që disa politikanë shqiptarë të konsiderohen si xhonturq të Evropës, por assesi tragjikë.
AMC Press: Si do të realizohet Shqipëria Natyrale?
Koço Danaj: Keni të drejtë, po sqaroj se:
Mjetet e realizimit të Shqipërisë Natyrale janë:
• dialogu dhe
• debati demokratik.
- Shqiptarët përgjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë disa Shqipëri. Prandaj nuk ka më nevoje për gjak. Platforma mbështetet në sentencën: Dialog me këdo, Dialog për gjithçka, pa vendosur fillimisht për ndonjë gjë. Sot kur forca e së drejtës ka marrë përparësi mbi të drejtën e forcës, sot është momenti që shqiptarët duhet të kërkojnë të drejtat e tyre kombëtare. Për këtë arsye në Platformë i jepet përparësi debatit, dialogut, respektimit të thelbit të demokracisë që është vetëvendosja e popujve dhe veçanërisht nevoja e referendumit popullor. Askush nga fqinjët nuk duhet të trembet nga Shqipëria Natyrale. Nacionalizmi shqiptar respekton kulturën dhe traditat e fqinjëve, ky nacionalizëm nuk përbuz as injoron kombet dhe pakicat etnike përkundrazi i respekton ata. Për këtë arsye madhore dhe të vetme nacionalizmi i shqiptarëve nuk është gjë tjetër veçse nacionalizëm i bukur, i dëshirueshëm, i padebatueshëm, i domosdoshëm për stabilitetin rajonal, i detyrueshëm për të ardhmen e fëmijëve, nipërve dhe mbesave tona. Dhe e fundit, Shqipëria Natyrale është një nocion progresist, europerendimor përballë reminishencave otomane që jetojnë akoma të pranishme në hapësirat e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e organizimit shtetëror të shqiptarëve i përngjet vilajeteve dhe principatave feudale. Shqipëria Natyrale si nocion i përngjet parimeve të organizimit të Bashkimit Evropian.
AMC Press: Cili është mendimi juaj për Albin Kurtin dhe lëvizjen e tij politike? Është Albin Kurti lider i mendimit të ri politik ndër shqiptarët?
Koço Danaj: Albinin e vlerësoj shumë dhe i uroj që në mënyrë figurative të kapërcejë ylberin dhe të futet në politikë aktive. Sot çështja shqiptare ka nevojë jo vetëm për aktivistin dhe patriotin idealist Albin Kurti, por më shumë për politikanin shqiptar Albin Kurti. Dhe e dyta: Vetëvendosja ka nevojë sot më shumë se kurrë që veç se është misionare, të jetë edhe vizionare. Dhe të jesh vizionar do të thotë që Vetëvendosja duhet të dalë hapur e të thotë se ata janë për Shqipërinë Natyrale. Shpresoj se Albini do ta bej shumë shpejt një gjë të tillë. Sa më shpejt aq më mirë për kombin shqiptar.
AMC Press: Ditë më parë edhe Kosova u bë me Parti Socialiste. Cili është mendimi juaj për këtë?
Koço Danaj: Po më duhet të them një gjë; kushdo ka të drejtë të zgjedhë të emërtojë dhe të emërtohet. Unë nuk paragjykoj askënd, as Thaçin kur u shkëput nga LPK-ja dhe krijoi me shumë anëtarë të LPK-së, PDK-në, as Ahmetin kur u shkëput nga LPK-ja dhe krijoi BDI-në, dhe as Emrushin që u shkëput nga LPK-ja dhe krijoi Partinë Socialiste. Të gjithëve ju kam uruar mbarësi, këtë ja uroj edhe Emrushit. Por LPK-ja ekziston dhe do të ekzistojë deri në Shqipërinë Natyrale. LPK-ja thelbin e ka Lëvizje, është thelbi më bashkëkohor i shqiptarëve, më modern, më progresist. Lëvizja është e kundërta e kënetës. Prandaj edhe unë i uroj mbarësi LPK-së deri në përmbushjen e misionit të saj strategjik që është Shqipëria Natyrale.
AMC Press: Cili duhet të jetë roli i diasporës shqiptare për Shqipërinë Natyrale?
Koço Danaj: I madh, shumë i madh. Por brenda kësaj madhësie do të veçoja një element të cilin dua të theksoj. Unë i uroj çdo shqiptari të diasporës të përvetësojë kulturën e vendit ku jeton, të mos jetojë në geto. Por të mbetet shqiptar. Pra unë dëshiroj një shqiptar që përvetëson kulturën dhe teknologjinë zvicerane dhe jo një Zviceran me origjine shqiptare, një shqiptar që përvetëson teknologjinë gjermane, por jo një gjerman me origjinë shqiptare. Ja këtë i uroj më shumë se çdo gjë tjetër.
Intervistoi: Besnik Kryeziu - 20.06.2009, AMC Press

Similar topics
» Kush janë 23 shqiptarët që ende janë në “listën e zezë” të SHBA-ve?
» Shqiptarët në Zvicër janë dëshmuar se janë ambasadorë të kombit
» Augustin Palokaj: A janë kosovarët vërtet aq të rrezikshëm për sigurinë e Evropës
» Fadil Sulejmani: Shqiptarët janë rrënjët e Maqedonisë
» Berisha: Shqiptarët firmosin të ardhmen evropiane

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi