Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli - SHTËRGU IM I ARRATISUR

Shko poshtë

Faruk Tasholli - SHTËRGU IM I ARRATISUR Empty Faruk Tasholli - SHTËRGU IM I ARRATISUR

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 31, 2016 5:23 pm

Faruk Tasholli - SHTËRGU IM I ARRATISUR 13007128_1129199693766041_5525411089575905791_n

Faruk Tasholli



SHTËRGU IM I ARRATISUR

(Triolet për Lasgushin)

I

Që kur bëra këngë për ty
Shtërgu im i arratisur,
Asaj vjeshte ra shumë shi
Që kur bëra këngë për ty.


Kënga binte shi-mërzi
Mbi liqerin e molisur.
Që kur bëra këngë për ty
Shtërgu im i arratisur.


II


Zbrita vonë te bregu yt
Me një zjarr bubulluar,
Kënga ime nyjë në fyt
Zbrita vonë te bregu yt.


Nëpër vesë vreri m'u mbyt
Nën këngën e lartësuar,
Zbrita vonë te bregu yt
Me një zjarr të bubulluar.


III


Veç te ti shporret thëllimi
Si bie dielli mbi liqe,
Me mëngjes hepon ngazëllimi,
Veç te ti shporret thëllimi.


N'sy nositi çel agimi
Ku Driloni shpie rrëke,
Veç te ti shporret thëllimi
Si bie dielli mbi liqe.


(Pogradec,18 prill 2016)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi