Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe një leter Kryeministrit Mustafa nga artisti Çun Lajçi

Shko poshtë

Edhe një leter Kryeministrit Mustafa nga artisti Çun Lajçi Empty Edhe një leter Kryeministrit Mustafa nga artisti Çun Lajçi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 02, 2016 10:00 pm

Edhe një leter Kryeministrit Mustafa nga artisti Çun Lajçi 12279032_536315399866159_1124668968001121179_n



Edhe një leter Kryeministrit Mustafa nga artisti Çun Lajçi

Z.Kryeministër
Ne Aliun e kemi Zhuj, Ker e Sak

Edhe një leter Kryeministrit Mustafa nga artisti Çun Lajçi Auto_cun-lajqi-646x3581470088930

Me fal që t'bana t'madh tue u marrë me Ty, por unë jam artist dhe fjalën time mund ta them vetem këtu, e në Teatër t'kam pa vetem viteve 80, kur vishit me direktivën e Rrahmanit e kompanisë që t'shiqonit ato shfaqje që ishin ideopolitikisht diskutabile - por kurrë mbas vitit 1999 !
Tani unë flas në faqën time me të gjithë Juve që Rugovën si regjion e si Lider Ship e shitni, e hani, e shani dhe e falni.
Mos harro se n'pranverë kur u fute n'valle n'Drelaj nuk kërkove 'tapia' Ne duruem se jemi sojnik e nuk e prejmë mikun n'konak, ani pse na e flliqe vallen!
Pse z.Kryeministër kërkon fletë poseduese tash nga Rugovasët e i përjashton Veliçanët?
Pse nuk pranon të takohesh me ekspertët e kësaj lamie e me përfaqsuesin e Rugovës z. A. Lajçi?
Pse e mundon popullatën e thjeshtë me kërkim lejesh poseduese, thue se ne paskemi jetue në trojet malazeze me shekuj, e jo në Rugovën e ish liderit tand I. Rugoven!
Kush mund ta di ma mirë kufinin dhe trojet tona n'Rugovë se Ali Lajçi ( vllau im ) i cili hanger burg kur Ju hanit n'çanakun e Rrahman Morinës.
Ne, ate e kemi të parë, ai asht Zhuj, Ker e Sak e Kadri.
Mos kërko letra po priti faktet nga Aliu sa nuk asht ba vet i 3 qinti, se nuk të mbetet tjetër pos t'bahesh malazez e t'luftosh me Ne!
Nuk paske msue shumë nga historia e malsorve. Kështu u tall edhe Maxharr Pasha me Abdullah Pashë Drenin, por shpirti i dul n'ovojtore!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi