Alfred Papuçiu: Letër drejtuar kryeministrit Sali Berisha
Faqja 1 e 1

I nderuar Zoti Kryeministër Prof. Dr. Sali Berisha!
Me gëzim të veçantë dhe me ndjenjën e konsideratës së lartë për Ju dhe qeverinë që drejtoni, prita vendimin tuaj për paraqitjen e kërkesës për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Europian. Kjo do të jetë një fitore e madhe për demokracinë shqiptare, pas asaj të pranimit në familjen e Aleancës së Atlantikut Verior. Erdhi dita e mirëpritur për shqiptarët në Shqipëri dhe ata miliona që jetojnë në Diasporë të bëjnë një hap përpara për të qënë të pranishëm në organizmin më të madh dhe me prestigj të Europës, Bashkimin Europian.
Për mua është një kënaqësi më tepër e veçantë, për faktin se kam kryer studimet e larta europiane në Gjenevë dhe kam dhënë ndihmesën time modeste, si me botimin e studimit tim "L'Albanie et l'Europe- les perspectives de l'intégration" ( Shqipëria dhe Europa- perspektivat e integrimit), ashtu edhe në punën time si funksionar i pavarur ndërkombëtar në Komisionin Ekonomik të OKB-së për Europën, në UNCTAD dhe në Byronë Ndërkombëtare të Punës. Në shumë nga botimet dhe shkrimet e mija e kam ngritur me forcë çështjen e futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke dhënë argumenta edhe në bisedat me miqtë e mi zviceranë dhe të huaj.
E prisja këtë ditë edhe për faktin se tanimë miqtë i kemi të shumtë që na përkrahin në rrugën tonë të drejtë, si në Zvicër, por edhe në Europë e në botë. Diaspora shqiptare është me ju, megjithë disa zëra të ngjirur të atyre që kanë dashur ta shtyjnë përkatësinë e Shqipërisë në Europë deri në "kalendrat greke". Shqipëria i përket "de jure" e "de facto" Europës së Brukselit, jo vetëm për shkak të historisë së saj, të kontributit të çmuar të qytetarëve të saj për Europën në të kaluarën, por edhe për kontributin e tanishëm, të mijra e mijra shqiptarëve ekonomistë, shkencëtarë, arsimtarë, profesorë, shkrimtarë, gazetarë, artistë, punëtorë në Europën e të 27-tëve. Ata janë me të vërtetë "diplomatë dhe përfaqësues" të denjë të Shqipërisë demokratike në Europë.
Le të shpresojmë se ashtu si forcat demokratike, të gjithë shqiptarët do të jenë në unison me miqtë tanë që do të na mbështesin tani në përfshirjen sa më parë të Shqipërisë në familjen e madhe europiane, të ideuar nga Shuman, Monet, Denis De Rougemont e baballarë të tjerë të Europës. Të 3 milionë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, si edhe ata qindra mijra që janë vendosur në vendet europiane, i përkasin "Europës pa kufi", për të cilën shkruante qysh më 1954 François Perroux, i përkasin Europës së individit, të lirisë, të pluralizmit.
Me shumë respekt dhe mirënjohje
Alfred Papuçiu
Mediator kulturor
Anëtar bashkëpunëtor i Federatës Ndërkombëtare të Talasemisë (TIF)
Konsulent i Fondacionit Zviceran *RFEM"
10 Rue Lamartine
1203 Genève, Suisse

Gjenevë, më 28 prill 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve: Leter e hapur drejtuar Kryeministrit Berisha
» XHEVAT REXHAJ:LETËR E HAPUR KRYEMINISTRIT TË SHQIPËRISË Z. SALI BERISHA
» Mark Velo:Letër e hapur Kryeministrit Zotit Sali Berisha
» Rilindja: Letër e hapur drejtuar z.Bamir Topi, kryetar, z. Sali Berisha, kryeministër dhe znj. Jozefina Topalli
» Bleranda Neziri:Pasaporta, shpresë për ëndrrën time më të madhe: Bashkimin Kombëtar-Letër kryeministrit Sali Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi