Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KIMETE BERISHA-S'ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Shko poshtë

KIMETE BERISHA-S'ka fituar Lista, por keni humbur ju! Empty KIMETE BERISHA-S'ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 01, 2016 7:51 pm

KIMETE BERISHA-S'ka fituar Lista, por keni humbur ju!

KIMETE BERISHA-S'ka fituar Lista, por keni humbur ju! Auto_kimete-berisha-new-21472746802

Kimete Berisha

Gjuha prej tuli, ti fol çka të duash, ama Lista Serbe ju ka kushtëzu juve, z.Bajram Gecaj, e jo opozitën, dhe arsyeja pse serbët nuk morën sot pjesë në mbledhjen e Kuvendit nuk është e njejtë me arsyen e opozitës.
Serbët nuk janë kundër demarkacionit me Malin e zi, por ata, për Asociacionin (autonominë e tyre) po ua shesin shtrenjtë votën e tyre e ju s'po keni më me çka ti bleni ato, sepse koha ju ka mbështet për muri!
Kështu, po i bjen se sot ju keni dështuar e jo opozita, sepse opozita nuk është e kushtëzuar nga Lista serbe, por ju jeni.
Lista Serbe nuk ka fituar sot asgjë, sot ju nuk i keni pranuar kushtëzimet e tyre, prandaj ata s'kanë arsye të festojnë.
Arsye për të festuar kanë opozita dhe sidomos heroi i kësaj kauze Ramush Haradinaj.
E ju, juve edhe Presidenti u quajti sot të pafuqishëm dhe të paaftë për të kryer punët që ua ka dhënë populli.
Që do të thotë, ka ardhur koha të shkoni në shtëpi, sepse nuk jetohet as nuk drejtohet jeta dhe shteti me kushtëzime, me pafuqi, me paaftësi dhe me mëdyshje.
Për me pleqnu, dhe me lu me fjalë duhet me qenë 'i vendit', e ty nuk të shkon me ua përzi njerëzve me kos, se s'të shkon, s'je i lindur 'me shit mend'.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi