Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KIMETE BERISHA:Pse m'shikon ashtu trishtueshëm bee-bee ban....

Shko poshtë

KIMETE BERISHA:Pse m'shikon ashtu trishtueshëm bee-bee ban.... Empty KIMETE BERISHA:Pse m'shikon ashtu trishtueshëm bee-bee ban....

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 12, 2016 7:21 pm

KIMETE BERISHA:Pse m'shikon ashtu trishtueshëm bee-bee ban....

KIMETE BERISHA:Pse m'shikon ashtu trishtueshëm bee-bee ban.... Auth_kimete-berisha-444h1473673346

KIMETE BERISHA:Pse m'shikon ashtu trishtueshëm bee-bee ban.... Auto_auto_sheep14736701331473673304

Sakrifikoni diçka që e keni krijuar vet, mos i sakrifikoni krijesat e Zotit!




Zoti nuk ka nevojë për gjak, për mishin e deleve dhe qengjave të tij!


Kushdo që e lexon Martinusin, mish më nuk han

Kurrë nuk besoj se Zoti i ka krijuar kafshët për m'i sakrifiku, m'e ua pre kryt, m'i shtyp e m'i ba sallatë Ju për hir të Tij.
Çka është ngusht Zoti për sakrificën tuaj!
Zoti nuk mund të jetë kaq 'i thjeshtë'! Me u pajtu me juve për një copë 'mish'!

Sakrifica ka dimension hyjnor, personal, nuk është sakrificë ta flijosh kafshën që nuk e ke krijuar vet.
Me shekuj nuk keni ditur të na e spjegoni kuptimin dhe misionin e sakrificës, dhe ua keni lënë përsipër këtë 'punë' hyjnore deleve e qengjave!
Kur sakrifikon ti, të dhemb ty, e jo deles. 
Të digjet trupi prej flakës së shpirtit! 
Të ngrihet ty gjaku, e jo qengjit!

Sakrificë i thonë kur ti e jep veten, rininë, jetën, pasurinë, shtëpinë, ëndrrat dhe shpirtin tënd, për njeriun, sepse Zoti nuk ka nevojë për ndihmën dhe për sakrificën tënde!
E jo ti çohesh e blen një dele të lirë në aksham pazar dhe kujton që i lave borgjet t'ua ndaj Zotit për një vjet!
Sakrifica nuk është e mishtë, por është 
hyjnore, shpirtërore...
sakrificës nuk i vjen era gjak qengji!

Zoti nuk ka nevojë për gjak, për mishin e deleve dhe qengjave të tij!
Sakrifikoni diçka që e keni krijuar vet, mos i sakrifikoni krijesat e Zotit!
Ata që janë (si unë që edhe pse nuk festojnë asnjë festë), a bën me ble për shembull pemë e perime e m'i nda me miq e me dashamirë si shenjë e 'sakrificës'!
P.S. Derisa njerëzit han mish, qytetërim nuk do të ketë, mendoj unë.
Nuk hahet asgjë që ka sy, aman!

Kushdo që e lexon Martinusin, mish më nuk han. 
Dhe kushdo që shoqërohet me ata (si unë), që e kanë lexuar librin e tij 'Ushqimi ideal', mish më nuk shtinë n'gojë!

Urime Festa e Sakrificës, ju që keni sakrifikuar diçka për dikë në jetën tuaj, apo prej Bajramit të kaluar e deri më sot nëse ka ndodhur çudia dhe e keni lënë veten keq për hatër të dikujt tjetër!
Shumë prej nesh, as gjumin nuk e prishin për askënd, e lëre më të sakrifikojnë nga vetja e tyre diçka më shumë.
Dhe, po, më sakrificë është me prish gjumin dhe me duru urie, me ungj kryt e m'i duru njerëzit e poshtër dhe të pafytyrë, sesa me pre e me gri një dele!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi