Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP

Shko poshtë

Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP Empty Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 17, 2016 5:48 pm

Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP
Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP Auto_14285766-1539910219368266-110962545-o1474111582

Arrestimet nga Policia e Kosovës


Policia heq pankartën e studentëve, gazetarët serb duartrokasin

(E plotësuar) - Erdhën për të shprehur shqetësimin e tyre për rimëkëmbjen e Kishës Ortodokse në hapësirat e Universitetit të Prishtinës, por studentët pasi tentimit për të vënë në dyert e këtij objekti pankartën të cilën po e mbanin në duar, u përleshen me Policinë e Kosovës.
Këmbëngulja e studentëve për t’u ofruar tek dyert e objektit të Kishës Ortodoksë, bënë që katër nga studentët edhe të arrestohen e më pas u liruan.
Pas një bisede në mes Policisë së Kosovës dhe përfaqësuesit të grupit të studentëve Falmur Pireva, studentët u lejuan që aksionin e tyre për të vënë pankartën me mbi shkrim “Ky objekt që ka okupuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit pushtues shovinist të Millosheviqit” ta vendosin në dyert e këtij objekti vetëm dy nga studentët.
Por me t’u shpërndarë studentët, dy policicë të Kosovës shkuan për ta hequr pankartën, ku u duartrokit nga gazetari serb, Zivojin Rakocevic.
Ndërsa, të pyetur nga gazetarët se përse larguan pankartën e vënë pak minuta më parë nga studentët e që vetë e lejuan, polici u përgjigj shkurt dhe vrazhdë “Pse nuk e pyetet ata pse e vendosen”.
Anëtari i Parlamentit Studentor, Flamur Pireva për media tha se ky objekt është ndërtuar në vitet e 90-ta, kur në Serbi ishte në krye regjimi fashist në krye me kriminelin Millosheviq, e për këtë çdo imponim me qëllim zhdukjen e identitetit shqiptar mbetet i papranueshëm për studentët.


Prieva: Feja s’ka çka kërkon brenda hapësirës së UP-së

“Universiteti është vend i dijes, feja s’ka çfarë kërkon brenda kësaj hapësire. ..jemi mbledhur këtu për të shprehur shqetësimin dhe protestën tonë për zhvillimet e fundit brenda kampusit universitare dhe brenda Republikës sonë. ..Ky objekt fetar është ndërtuar në vitet e 90-ta kur në Serbi ishte në krye regjimi fashist në krye me kriminelin Millosheviq, andaj, çdo imponim me qëllim zhdukjen dhe asimilimin e identitetit shqiptar është dhe mbetet i papranueshëm për studentët e Universitetit të Prishtinës”, tha Pireva.  
Ai i bëri thirrje rektorit dhe organeve të Universitetit të Prishtinës që të reagojnë menjëherë dhe të parandalojnë çdo tendencë për rimëkëmbjen e këtij objekti, siç tha ai simbol i fashizmit millosheviqian në Kosovë.
Pas përfundimit të aksionit simbolik, Pireva paralajmëroi që nuk do të ndalen për të kundërshtuar këtë fenomen.

Prieva: Do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë fenomen negativ të Serbisë

“Edhe një herë u konfirmua që këmbëngulja jonë, rezistenca jonë dhe vullneti ynë për të realizuar qëllimet tona është çdoherë i mundshëm vetëm kur ka kurajo edhe vullnet. Ne sot e realizuam aktivitetin tonë simbolik, kurse, për hapat e tjerë do të njoftohen edhe mediat, edhe opinioni publik dhe gjithë studentët për të kundërshtuar këtë fenomen kaq negativ të Serbisë.”, tha Pireva.
Pas përleshjes mes studentëve dhe policisë, njëri nga policët u lëndua. 

Përleshje te kisha serbe në UP, lëndohet një polic

Pak minuta pasi studentët kanë vendosur pankartën në derën e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës, Policia e Kosovës ka hequr atë.
Kurse, gazetarët serbë i duartrokitën veprimit të Policisë së Kosovës pas largimit e kësaj pankarte.
Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP Auto_14408024-1539933332699288-1324959711-o1474113837

Studentët vendosin një pankartë në derën e kishës serbe

Pas një bisede në mes përfaqësuesve të studentëve dhe policisë, këta të fundit kanë lejuar studentët që të vendosin pankartë në derën e kishës serbe në oborrin e UP-së.
Në pllakatën e vendosur është shkruar se “ky objekt që ka uzurpuar hapësirën universitare është ndërtuar në kohën e regjimit, pushtuesit shovinist të Millosheviqit”.
Tentimi i më hershëm për ta vendosur këtë pllakat qoi deri te një përleshje në mes Policisë dhe Studentëve, që rezultoi me disa student të arrestuar dhe të liruar pastaj, si dhe me një policë të lënduar.
Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP Auto_unnamed1474112728

Përleshje te kisha serbe në UP, lëndohet një policë

Katër studentët e arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të kishës serbe në oborrin e UP-së janë liruar. Mësohet se është lënduar një policë.
Lirimi i tyre erdhi pas insistimit të grupit të studentëve, të cilët kërkuan që të lirohen të gjithë studentët, në të kundërtën nuk do të largohen nga vendi ku është kisha serbe në oborrin e UP-së.

Arrestohen katër studentë

Një përleshje në mes Policisë së Kosovës dhe studentëve ka ndodhur, derisa këta të fundit kanë tentuar t’i ofrohen objektit të kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës.
Studentët kanë tentuar të vendosin një pllakat afër kishës, derisa Policia ka larguar, duke arrestuar katër prej tyre.
Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP Auto_pc_84781474111588
Përleshje në mes Policisë dhe studentëve për kishën serbe në UP Auto_14360409-1539901529369135-32545300-o1474111594


Studentët nuk e duan kishën serbe në oborrin e UP-së

Lëvizja 'Studim Kritikë Veprim' së bashku me organizatat tjera të Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës, sot në ora 13:00 do të realizoj një aktivitet pran Kishës Ortodokse serbe, në Kampusin e Universitetit, përmes së cilit do ta kundërshtojnë funksionalizimin e saj.
Reagimet kundër kishës, e cila është vendosur në kohë e regjimit serb në oborrin e UP-së, kanë filluar në momentin kur disa persona kanë filluar ta pastrojnë atë për ta funksionalizuar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi