​Partitë në koalicionin qeverisës PDK-LDK janë kundër rrëzimit të objektit të ndërtuar brenda kampusit universitar. Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala, thotë se pavarësisht se e dinë kur dhe si ka ardhur deri të ndërtimi i atij objekti të destinuar për kult fetar, ai objekt, por edhe shumë të tjerë duhet trajtuar vetëm në bazë të ligjeve të Kosovës që janë miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, shkruan gazeta 'Zeri'.