Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IDRIZ ZEQIRAJ:FENOMENI SHQETËSUES I GËNJESHTRËS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR

Shko poshtë

IDRIZ ZEQIRAJ:FENOMENI SHQETËSUES I GËNJESHTRËS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR Empty IDRIZ ZEQIRAJ:FENOMENI SHQETËSUES I GËNJESHTRËS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 21, 2016 8:45 pm

IDRIZ ZEQIRAJ:FENOMENI SHQETËSUES I GËNJESHTRËS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR IDRIZ-ZEQIRAJ-550x300
IDRIZ ZEQIRAJ:FENOMENI SHQETËSUES I GËNJESHTRËS DHE I MASHTRIMIT ZYRTAR




     Gënjeshtra e mashtrimi personal e privat në vendet me edukatë e kulturë modeste, të mangët, të vonuara në zhvillim e shkollim, janë, pothuajse, normale, pjesë e jetës. Për të mbijetuar në pushtet, nuk zgjedhin mjete e metoda, përfshi këtu edhe gënjeshtrën e mashtrimin. Dhe, justifikimi, në rast të kapjes në flagrancë, është i gatshëm: "E bëj nga nevoja dhe jo nga qejfi; varfëria, buka e kalamajve".


     Por, kur gënjeshtra e mashtrimi i kalojnë kufinjtë e privatësisë, duke veshur petkun zyrtar, kjo përbën një shqetësim serioz për shoqërinë dhe vendin. Koalicioni i PDK-së me LDK-në, e ka ngritur gënjeshtrën në normë, në ligj. Për të realizuar qëllimet e tyre, për interesa, thjesht, personale, mashtrojnë, duke iu referuar interesave të popullit, të shtetit. Për shembull: "Miratimi, votimi i Shënimit të Vijës Kufitare Aktuale me Malin e Zi, pra, të versionit të komisionit zyrtar, është në të mirë të shtet-ndërtimit si proces, integrimeve evropiane, liberalizimit të vizave"! Pra, humbjen e mijëra kilometrave tokë shqiptare, duke ia dhuruar Malit të Zi, zyrtarët mashtrues e gënjeshtarë, e quajnë qasje konstruktive në të mirë të shtet-ndërtimit dhe broçkulla të tjera neveritëse.


     Është e rëndë të thuhet se presidenti Hashim prodhon vetëm fjalë dhe rrenë. Vet Partia e tij është e shqetësuar për rrenat e shefit të dikurshëm dhe presidentit aktual. Koluareve të kësaj partie flitet shumë për rrenat enorme të Hashimit. Sa më lart po ngjitet, aq më shumë po e shton dozën e rrenave dhe të mashtrimeve. Dhe, është krijuar bindja se sa më shumë ta gënjesh, ta mashtrosh, ta vrasish e ta varfërosh këtë popull, aq më i pranueshëm dhe më i votuar do të jesh. Pamedyshje, një turp kombëtar!


     Pushtetarët mashtrues e rrenacakë kulmuan në poshtërsi, pse jo, edhe tradhti, kur manipuluan disa barinj të zonave kufitare, për t`u dërguar letër komunave kufitare malazeze, duke u kërkuar leje për kullotjen e bagëtive, pikërisht, në tokat e kontestuara aktualisht. Dhe, përgjigja e shefave komunal ishte tipike diplomatike: Për këtë çështje, drejtohuni Parlamentit të Kosovës! Ja, deri ku ka arritur bashkëpunimi konspirativ i pushtetarëve të Kosovës me ata të Malit të Zi?!! Kjo të kujton bashkëpunimin e Sigurimit Shqiptar me UDB-në jugosllave, për pesë dekada radhazi, kur filosllavi Enver Hoxha i prangoste nacionalistët, kombëtarët e ikur nga Kosova, me porosi të jugosllavëve.




      Referencat e pushtetarëve për kufirin - nga burimet jugosllave!


     Referencat e fundme të pushtetarëve tanë, për ta përligjur Shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, rrjedhin nga burimet serbo-jugosllave. Dhe, kjo është një risi tjetër e satanizmit pushtetar. Dokumentacioni i pushtuesëve serbo-sllav, me datimet e viteve 1945, 1974, 1981, 1988, i bartur deri në ditët tona, është një parapërgaditje e hershme e administratës pushtuese, për ta ligjësuar zhvatjen e tokave shqiptare. Deri këtu nuk ka asgjë të papritur dhe aq më pak habi.


     Por, irriton thekshëm e skajshëm, këmbëngulja mushkore e kupolës të sotme pushtetare e shtetërore e Kosovës, në servimin dhe shërbimin, pikërisht, me këtë dokumentacion të pushtuesëve! Kadastrimi, për rrjedhojë, vjelja e taksave të kullotave të shpatnajës Bjelluhë e gjetkë, janë veprime me paramendime e parashikime të bëra dikur, për ta bërë "fait a copli"(fakt të kryer - siç thonë frengët), aneksimin e sotëm të këtyre kullotave, maleve, tokave. Madje, disa taksime të kullotave rezultojnë krejt vonë, pas vitit 1981, në kohën millosheviçiane!


     Zonat, ku është paguar taksa dy komunave malazeze, janë të pakëta në emër dhe simbolike në hapësirë. Ato janë tej kufinjëve të Kosovës, si kullotat në kufi me Plavën apo kullotat në Gllarevë, prapa Bjeshkëve të Thata të komunës të Istogut.




          Histori e përsëritur: Analogjia e marrjes të Autonomisë me                                                          Demarkacionin!


     Hajka shfrenuese agjitative e kryeministrit Isa Mustafa, për ta pranuar Demarkacionin në vijën fatale aktuale, është kopje e patharë e presionit millosheviçian, për t`u pajtuar me heqjen e Autonomisë, në vitin 1989. Për heqjen e Autonomisë, ashtu si edhe tani për Demakacionin dhe Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë, ka pasur shumë debate, kundërshti e mospajtime. Pati edhe akademikë shqiptarë që çirreshin se "me heqjen e  Autonomisë, Kosova nuk humbët asgjë", ashtu siç thonë sot qeveritarët, pushtetarët, kuvendarët e shtetarët se "me Demarkacionin e "Zajednicën" Kosova nuk humbet asnjë milimetër tokë, nuk humb asgjë"!??


     Ndërsa janë njëmijë e një fakte se me Bashkësinë e Komunave Serbe, Kosova bëhet një shtet hiç funksional, një shtet rakitik e bllokues i çdokohëshëm. Pra, Serbia bëhet hisedare në Kosovë. Dhe, me Shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, kufi krejt artificial, hiç natyral, me humbjen e mijëra hektarëve tokë, tkurret ndjeshëm Kosova, sepse edhe kështu siç është, është mjaft e sakatosur.


     Presioni dhe shantazhi i tanishëm i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Isa Mustafës, ndaj deputetëve të Parlamentit të Kosovës, është krejt i njëjtë me presionin dhe shantazhin e Millosheviçit me bandën e tij ndaj delegatëve të Kuvendit të Kosovës. Edhe atëherë Autonomia u hoq me votën e shumicën të delegatëve, siç quhet diktatura e shumicës. Janë filmime të kohës, janë duart e ngritura edhe të delegatëve shqiptarë, një njollë e përjetshme, një tradhti ndaj votuesëve të tyre dhe Kosovës, të cilët protestonin pa frikë e trimërisht para tankeve pushtuese e fashizoide serbo-jugosllave. 


       Por, tradhtia e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, për miratimin e dy marrëvershjeve, të prodhuara nga Hashimi dhe banda e LPK-së, në ujdi me Serbinë dhe ndonjë aleatë të saj, do të jetë shumëfish më e turpshme, më tradhtare, sepse askush prej tyre nuk rrezikohet me jetë, veçse me humbje posti po. Këtu asnjë pardon, asnjë kërkim falje, nuk do të vijë në shprehje, nuk do të amnestohet. Horrat pushtetarë kanë gjetur një popull - leshko - dhe po tallin koçet me të.


     Edhe në vitin 1989, për dallim nga delegatët që votuan në tufëzim, si bagëtia, përkundër bindjeve të tyre, pati edhe delegatë me integritetet intelektual personal. Heqjen e Autonomisë Kosovës e kundërshtuan hapur 10 (dhjetë) delegatë, të prirë nga tribuni trim, Ukë Bytyçi, i vrarë nga SHIK-u kriminal i Kadri Veseli dhe i Hashim Thaçit. Deputetë me personalitet dhe integritet intelektual, të prirë nga Heroi i Kosharës, Anton Quni,  pati edhe në mosvotimin e Hashim dhelprës, të cilin populli e akuzon për vrasjet planifikuese të 1.820 luftëtarëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së të Ibrahim Rugovës.


      Takimi me kryetarët e komunave, që i ndanë vija kufitare me Malin e Zi, biseda me rugovasit në Rugovën piktoreske, janë shtesë e përpjekjes mashtuese e masterbuese, fort të turpshme. Sipas Kryeministrit , Qeveria do të kujdeset  për të krijuar lehtësira, duke bërë marrëveshje shtesë, për ta shfrytëzuar hapësirën tokësore të humbur, natyrisht, me dashjen e pushtetarëve, duke i "garantuar" se bagëtitë e tyre as mizat nuk kanë për t`i pickuar, në verën e vaposur!! 


     Konkluzioni është sa i qartë, aq edhe cinik e tmerrues: Pajtohuni të bëheni qiraxhinj në tokat e gjyshërve tuaj! Thënë edhe më troç: Qeveria bën çka bën, është punë e saj, populli të mos hajë bajga!




           Sait Meraku me Komisionin e tij, shënoi vijën kufitare 
                                  në Veri të Kosovës


     Pas Plenumit të LKJ-së, të mbajtur në Ishullin Brione, i hyrë në historinë e re jugosllave me emrin "Plenumi i Brioneve", me ç`rast u godit ministri i brendshëm federal, Aleksandër Rankoviçi me bandën e tij, torturuese e vrastare të shqiptarëve të Kosovës, populli i Kosovës frymoi, pakësa, më lirshëm. Kjo frymë, në dukje, shpëtuese, trimëroi edhe fshatarët e trevës të Rugovës, të cilët iu sulën maleve, duke i prerë lisat pa kriteret e parashikuara në ligjet e kohës. 


     Kjo i shqetësojë fshatarët malazezë të Velikës, tej Qafës së Çakorrit, sepse pushtetarët e tyre i cytën, duke u thënë se ajo, pra, Bjelluja është zonë kadastrale e Velikës. Situata u acarua, sepse edhe ashtu tensioni ishte i pranishëm. Lufta e Dytë Botërore e kishte goditur Rugovën dhe ishin, pikërisht, ata, fqinjët e parë, pra, çetnikët e Velikës, të ndihmuar nga ushtria partizane, të cilët, kishin vrarë burrat e Rugovës, duke lënë shumë gra të veja dhe fëmijë jetimër. Velika është një fshat i madh, që shtrihet nga Qafa e Çakorrit e deri në Morinë, ku kryqëzohen rrugët: djathtas për Andrijevicë dhe majtas, për Plavë dhe Guci.


     Për t`i qetësuar gjakrat, në mes të Rugovës shqiptare dhe Velikës malazeze, në vitin 1971, kryetari i Komunës të Pejës, Sait Meraku, krijoi një komision verifikues dhe përcaktues të kufirit. Nuk dihet, saktësisht, nëse ishte nisjativë personale, apo e sugjeruar nga lart. Por dihet se kishte një mik të fort, deri në vëllazërim, malazez, drejtor i Servisit Qendror të Makinave në Pejë. Ajo që dihet është se malazezët e Pejës ishin fort të lidhur me ata të Velikës. Miku malazez i kryetarit Meraku, u kishte thënë malazezëve të Pejës dhe atyre të Velikës se është në interes të tyre pajtimi me shqiptarët e Rugovës dhe më tej në Kosovë.


     Ndërkohë, pa humbur kohë, kryetari Sait Meraku kishte shkuar, fillimisht, në Shkup, për të hulumtuar dokumentacionin e kufijve të Kosovës. Atje siguroi një dokumentacion modest, por, u pengua për hulumtim të mëtejmë nga maqedonasit në atë arkiv. Ai ishte i vendosur në misionin e tij dhe udhëtoi për në Stamboll. Me ndihmën e shqiptarëve të hershëm atje, në arkivat turke, kishte siguruar të dhëna shkrimore dhe harta valide të kufinjëve të Kosovës, me theks të veçantë, për Veriun e saj. 


     Vërtet, turqit dinë shumë për kufinjtë e Kosovës. Por, ata rezervohen të ndihmojnë apo të prononcohen, për çështje kardinale në mes të shqiptarëve, nga njëra anë, dhe të serbëve e malazezëve, nga ana tjetër. Ata vazhdojnë ta ruajnë miqësinë me këto vende. Këtë miqësi po e favorizon shumë i ashtuquajturi "minoritet turk" në Kosovë, i cili, si pakicë, është fort i lidhur me sllavo-folësit në Kosovë, qofshin ata goranë, muslimanë apo edhe serbë.


     Emërtesa "boshnjakë" në Kosovë është kamufluese dhe fiktive, sepse muslimanët sllavo-folës në Kosovë, nuk kanë origjinë nga Bosnja. Ata janë shqiptarë të Sanxhakut, të cilët, ndër vite e dekada, kanë humbur gjuhën amëtare - shqipen. Pra, "turqit" e Kosovës, që shumë syrësh mbajnë, edhe sot, mbiemrat e fiseve klasike shqiptare, si dëshmi shumë domëthënëse të përkatësisë së tyre kombëtare shqiptare, po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet turko - shqiptare. Është diç tjetër me çerkezët e Vushtërisë apo edhe diku tjetër, origjina e të cilëve është Çerkëzia, të cilët sulltanati osman i kishte internuar, përshkak të moslojalitetit karshi Perandorisë Osmane.


Kryetari Meraku u vu në krye të këtij Komisioni profesional dhe përshkoi në këmbë të gjithë vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi si dhe një pjesë të vijës kufitare me Serbinë, deri në Zubin Potok. Sipas këtij Komisioni, duke filluar nga trekëndshi kufitar: Shqipëri - Mali i Zi - Kosovë, me emërtesat dalluese: Qafa e Çakorrit, Kulla e Zhlepit, Qafa e Belegut, duke e lënë brënda edhe Shpellën e Belegut, në Bjeshkët e Thata, bora e grumbulluar aty, shërbën për sigurimin e ujit, në stinën e verës, për disa fshatra, duke vazhduar me majën e Maleve të Moknës dhe tutje për Qafën e Dasmorëve... 


     Kryetari i Pejës Sait Meraku Shënimin e vijës kufitare me Malin e zi dhe pjesërisht me Serbinë, e bëri me ngjyrë, bojë vaji të kuq të mbyllur, rezistent në vite e dekada edhe ndaj të reshurave. Madje, disa nga gurët masiv janë vënë në pozicione mbrojtëse të kësaj ngjyre. Edhe sot, diku-diku, gjurmët e gurëve masiv, si shenja kufitare, janë të dukshme.
     
     Shënimi i vijës kufitare, me Malin e Zi dhe pjesërisht të Serbisë, i bërë nga Komisioni profesional, me kryetarin e Komunës të Pejës, Sait Merakun në krye, përshkon Qafa e Maje, të vendbanimeve të përhershme dhe ato stinore, sezonale e bjeshkore. Kjo metodë e ndarjeve kufitare, është në përputhje të plotë me përcaktimet e profesionale të kufinjëve natyralë, si praktikë e përbotshme. Popujt, kombet kanë një përkujdesje dhe përgjegjësi të veçantë për ardhmërinë e brezave. Për t`i shmangur luftërat, popujt ndërkufitarë, vijat ndarëse kanë qenë të barabarta në aspektin strategjik të balancuara, të mbrojtjes apo të sulmit. 


     Ndërkohë, Shënimi i vijës aktuale kufitare, i marrë nga Dokumentacion i hartuar, fshehurazi dhe qëllimshëm, nga pushtuesi serbo-sllav, për ta mundësuar aneksimin e tanishëm të tokave tona, është tërësisht kundra-natyral, me strategji të njëanshme, vrojtuese e sulmuse, aspak i balancuar, absolutisht të papranueshme nga çfarëdo qeverie e shteti, të prirë nga akademikë e profesorë, por as nga çobanët e bujqit, që kanë, sadopak, ndjesi lirie dhe atdhedashurie.
     
    
             Profanizmi i komisionit zyrtar dhe anashkalimi njohësve vendorë


      Është shumë domëthënëse emërimi i një krykomisioneri nepotik, lokal dhe përzgjedhja nga ai i anëtarëve të tjerë të komisionit, të cilët janë larg këtij kufiri, madje nuk kanë asnjë njohuri fillestare, si dhe ku ka qenë dje kufiri dhe ku është sot. Shelegu i Hashimit, i besuari provincial i tij, Murat Meha, qysh në nismë ishte vënë në shërbim të shefit të tij, natyrshëm, duke ndarë edhe gjahun e majmë. 


     Krejt qëllimshëm u anashkaluan ekspertët profesionistë të zonave kufitare, për ta kamufluar sa më shumë të vërtetën. E gjithë kjo bëhej për interesa  personale, për të shpëtuar dikush nga ndëshkimi krejt meritor! Për këtë, tashmë, janë publikuar shumë qindra fakte dhe dëshmira.




             Angazhimet e dyshimta deri në privatizimin e çështjes


     Kauza e kundërshtisë ishte e madhe dhe krejt e qartë. Pushtetarët donin ta lokalizonin dhe të mos lejonin të bëhet kundërshti masive. Ata i akuzonin nënshkruesit e Peticionit se po i ndihmojnë kundështarët politikë, me nënshkrimet e tyre kundër Demarkacionit dhe Bashkësisë të Komunave Serbe. Nga ana tjetër, disa nga ata që morën bajrakun e kundërshtisë, ishin dëshmuar si kriminelë lufte, të cilët kishin gjakosur kundërshtarët plolitikë shqiptarë, para, gjatë dhe pas luftës. Pra, nuk mund ta përfaqësonin popullin, sepse krimi nuk është ndëshkuar.


      Ka edhe disa ngatërresa, të bëra nga mosnjohja apo të qëllimshme. Emërtesat e Qafave, Kodrave, Majeve, nuk kanë hapësira të mëdha tokësore. Ato janë pika referuese kufitare. Për shembull, Qafa e Çakorrit është vetëm një pikë - ndarëse kufitare me Malin e Zi. Pronësia e kësaj Qafe është e pëbashkët: e shqiptarëve dhe e malazezëve. Po kështu mund të thuhet për Kullën e Zhlepit, për Qafën e Belegut, për Qafën e Dasmorëve dhe të tjera Qafa e Maje kufitare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi