Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aziz Salihu, lajm i madh nga Stambolli

Shko poshtë

Aziz Salihu, lajm i madh nga Stambolli Empty Aziz Salihu, lajm i madh nga Stambolli

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 23, 2016 3:50 pm

Aziz Salihu, lajm i madh nga Stambolli

Aziz Salihu, lajm i madh nga Stambolli Auto_14454570_10153738653036556_1322846237_n1474625970

Aziz Salihi

Pa dyshim se vjen një lajm fortë i mirë nga Stambolli i Turqisë. Një lajm që me padurim e presim edhe dashamirët jo vetëm të sportit. Ish-boksieri Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve Bashkuara të Amerikës, qe një kohë është në njërën nga spitalet e Stambollit,  por gjendja e tij është shumë më e mirë.
“Gjendja e Azizit është shumë më e mirë dhe mjekët i kanë thënë se brenda dy jave do të lëshohet nga spitali. Azizi është shtrënguar dhe po i tejkalon vështirësitë që ka pasur. Ai ka një përshëndetje për të gjithë, sepse e di se janë merakosur të gjithë për gjendjen e tij, por falë Zotit është shumë më mirë dhe e do fortë kombin shqiptar”, thonë familjarët e ‘Zizit’ për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Siç dihet ‘Zizi’ e ka pasur të dëmtuar pankreasin, por falë Zotit po i përmirësohet vazhdimisht. “Azizi siç e dini ka qenë në gjendje shumë të rëndë por falë Zotit ka ndodhë një mrekulli. Ai po shërohet me sukses dhe pritet të kthehet nga Stambolli brenda dy jave. Megjithatë, ai do të kthehet me 35 kilogram më pak, por e rëndësishme është se shëndeti i tij po përmirësohet dukshëm dhe kjo na gëzon tepër”, thonë familjarët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi