Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tërmkolli thotë se Kosova është dëmtuar shumë nga koalicioni PDK-LDK

Shko poshtë

Tërmkolli thotë se Kosova është dëmtuar shumë nga koalicioni PDK-LDK Empty Tërmkolli thotë se Kosova është dëmtuar shumë nga koalicioni PDK-LDK

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 28, 2016 10:57 am

Tërmkolli thotë se Kosova është dëmtuar shumë nga koalicioni PDK-LDK

Tërmkolli thotë se Kosova është dëmtuar shumë nga koalicioni PDK-LDK Melihate-termkolli-448x336



Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosoës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se partia që ajo përfaqëson nuk ndjehet nën presion të sondazhit të fundit të fuqisë së partive politike.


Ajo ka deklaruar në Klan Kosova se ai sondazh mund të jetë pak i besueshëm sepse është porositur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se në fakt të gjitha partitë politike kanë arsye për të qenë të shqetësuar për gjendjen brenda tyre, por LDK nuk ka arsye për të besuar që ka krizë të theksuar.

“Nuk e di pse sondazhet bëhen në këtë kohë, kur nuk kemi paralajmëri zyrtar për mbajtje të zgjedhjeve. Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk ka ndonjë ndjenjë paniku, sepse të gjitha argumentet cojnë në atë se është sponsorizuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Tërmkolli.
“Ne si vend jemi duke u përballur me dy cështje të mëdha që po na e marrin të gjithë kohën. Këto sondazhe nuk janë brengosëse vetëm për LDK-në. Mendoj që të gjitha partitë politike duhet të jenë të brengosura për gjendjen brenda tyre. Krizë të theksuar nuk ka, por pakënaqësi ka në të gjithë Kosovën, ndaj ka edhe në LDK”, është shprehut Tërmkolli.
“Nuk janë vetëm partitë politike në pushtet që janë të thirrura për të kryer gjithçka. Të gjithë duhet ta bëjnë punën e tyre. Fatkeqësisht mesa po shoh, nuk po bëhet punë sic duhet. Nga ajo që kam njohuri, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë një sondazh të këtij lloji”, ka deklaruar Tërmkolli.
Sipas Tërmkollit, problemet më të mëdha i ka Partia Demokratike e Kosovës, pasi siç ka thënë, shumë zyrtarë të kësaj partie gjenden nën hetime.
“Partia Demokratike e Kosoës për shembull është duke u përballur me probleme të mëdha. Ndaj nuk e di si mund të thuhet për një parti të tillë që është e para”, ka thënë Tërmkolli.
Ajo ka deklaruar se disa veprime të Vetëvendosjes kanë shkuar në dëm të interesave të vendit, por që edhe koalcioni qeverisës PDK-LDK e ka dëmtuar vendin në shumë fusha.
“Veprimet e Vetëvendosjes, disa veprime të tyre, që nga fillimi kanë shkuar në dëm të interesave të vendit. Veprimet e tyre të dhunshme kanë dhënë imazh të keq për Kosovën. Elektorati i LDK-së nuk ka asnjë arsye për të kaluar tek Vetëvendosja”, ka deklaruar deputetja e LDK'së.
“Unë nuk jam e kënaqur me dinamikën e punëve qeverisëse, por edhe të punëve në përgjithësi në vend. Jo vetëm me të, por as me substancën e realizimit të shumë projekteve. Koalicioni me PDK-në nuk ka qenë i dëshirueshëm, nga asnjëra palë. Këtu qëndron problemi kryesor, pse në njëfarë mënyrë ka pasur shtytje nga faktori ndërkombëtar që të bëhet një koalicion i madh. Kosova është dëmtuar shumë nga ky koalicion. Anëtarësia e LDK-së është brum politik krejtësisht tjetër nga partitë tjera politike. Ky dëm që i është bërë vendit mund të kompensohet me politika të reja. Ligji për Investime të Huaja nuk ka kaluar sepse vet pozita nuk e ka votuar”, është shprehur Tërmkolli.
“Për cështjen e demarkacionit na duhet një konsensus i brendshëm. Unë mendoj që duhet definitivisht dhe përfundimisht të ulen të gjithë krerët e institucioneve dhe krerëve të partive politike në parlament. Unë do ta deklaroj votën time ditën kur vjen demarkacioni në parlament”, ka deklaruar Tërmkolli.
“Mënyra se si është paraqitur Vetëvendosja ta krijon përshtypjen sikur Visar Ymeri është kryeministër i Kosovës. Qëndrimet skajshmërisht të ndryshme nuk cojnë askund. Duhet të ulemi, të gjejmë konsensus”, është shprehur deputetja e LDK'së. 
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi