REXHEP SHAHU-VISHE KOSTUMIN E PRESIDENTIT TË KOSOVËS NË TIRANË Z. THAÇI
Faqja 1 e 1
REXHEP SHAHU-VISHE KOSTUMIN E PRESIDENTIT TË KOSOVËS NË TIRANË Z. THAÇI
REXHEP SHAHU-VISHE KOSTUMIN E PRESIDENTIT TË KOSOVËS NË TIRANË Z. THAÇI
Presidenti i Kosoves z.Hashim Thaci me shportën e dekoratave në Tiranë nuk u soll mirëfilli si president i Kosovës. U soll si inferior, i trembur, tuts, sikur ishte në vend të huaj e jo në arat e livadhet e veta, sepse ai nuk di, nuk e di se Shqiperia "ka le prej Kosoves", nuk di sepse ai nuk ka muhabet e as bën muhabet me të diturit, ka frikë kot prej tyre, por pyet, merr mend e bën muhabet, e shumta me ndonjë polic apo spiun, me ndonjë shiks të dikurshëm a spiun të hershëm a të vonë të Shqipërisë, por jo me të dijshëm as në Prishtinë as në Tiranë.
Më erdhi keq, më dhemb kjo sjellje sepse unë jam me kryet mbështetë në Prishtinë, jam lumjan, prefekturë e Kosovës dhe e dua dhe lus shkëlqimin e presidentit të Kosoves, pavarësisht çfarë emri ka.
E dua presidentin e Kosovës sepse klasi i lartë, niveli e standarti që pati vu Rugova është i lakmueshëm për kancelaritë më të mëdha të botës dhe dua të mos bjerret bash krejt ai nivel europian.
Më erdhi mirë që dha dekorata dhe shumica e tyre shkuan te njerëz meritorë edhe pse u lanë shumë më meritorë pa dekorata dhe nuk e refuzoi asnjë dekoratën. As ato që u çuditën vetë pse u dekoruan nuk e refuzuan dekoratën, as ata që janë dekorue mjaftueshëm edhe me marka, nuk thanë boll se ashtë tepër, ta hajë dreqi. Lakmi dekoratash, flamë e keqe.
Presidenti Thaçi duhet me u ba president, me veshë kostumin e presidentit dhe rojet e tij apo çantambajtësit e tij duhet me pasë aq mendje dhe nuhatje, duhet mos me u sjellë si pjestar i LPK as i UÇK së fshehtë, të panjohur të pasluftës, sepse dekoratat që shpërndan gjithandej janë dekorata Kosove, dhe nuk bën mirë që ato dekorata të vihen në gjokse pameritore sepse është shpërdorim ndaj Kosovës, është ofendim për Kosovën.
Z. Thaci duhet me u bindë se nuk është me ai djali i Drenicës a i Brojës që ecën skutave të Tiranës, që mahnitet e mahitet prej enveristave dhe veteranëve të luftës në Shqipëri që luftë nuk kanë bërë kurrë, por është president i Kosovës, pasues i Rugovës para të cilit të gjithë janë përkulë prej dijes, trimërisë e klasit të tij vështirë të mbërritshëm më.
Z. Thaci mundet me u dhanë pare e euro sa të duan injorantët që ia kanë mbushë mendjen se ia kanë shpëtue jetën dhe ia kanë dhanë pushtetet që ka, por duhet me i largue injorantët sepse hendeku që krijon mes vetes e Rugoves do t'i bëhet varr politik.
Unë nuk kam asnjë arsye apo shkak përsonal për këtë reagim apo ndonjë lakmi për dekoratë, sepse unë jam la prej Kosovës, më ka la presidenti Rugova fill pas luftës për Kosovën, më ka pritë në zyrë, më ka bërë gjithë nderet, më ka falenderue ceremonialisht para të pranishmëve me librin tim në dorë, me ka trajtue si kampion, ma bëri bici- bic në odën e kristaleve, por nuk ma dha asnjë guralec siç ia pati dhënë Kushnerit, kur Hashimi i dha 3 metër katror Skënderbe...
Tani që z. Thaci ka nda me lopatë dekorata trimerie, nderi, lirie, pavarësie, dashurie, po i ndaj edhe unë do dekorata.
Nëse dikush meriton dekoratë në Shipni për ndihmë me fjalë ndaj Kosovës, e para është Radio Tirana. Pastaj Radio Kukësi. Banu esëll e fol me veten z. president dhe pastaj fol me mua. Nëse bëhet fjalë për dekorata për fjalë kështu është si them unë, se për dekorata për luftë në ndihmë të Kosovës, askush i gjallë në Shqipëri nuk meriton dekoratë të tillë sepse ju u keni dhanë boll pare me kile e pasuri trimave të Shqiperise, ndërsa ish presidenti Mejdani u ka dhënë dekorata me kuintalë për luftën e pabërë ushtarakëve të palavdishëm të Shqipërisë që humbën shansin të fitonin lavdi në luftën për Kosovën pasi lavdia e dekoratat fitohen në luftë e jo në paqe.
Mediat e gazetarët që nderoni ju thjeshtë kanë qenë gazeta partie pa ndikim, gazeta të celulave komuniste të Europës të cilat populli nuk i dinte. Radiot po sepse radiot flisnin pa leje 24 orë, pa leje të LPK, dhe njerzit degjonin edhe pa dashje.
As studioja e fleterrufeve të tua në Televizionin shqiptar nuk ka frymëzue asgjë tjetër përveçse urrejtje kundër Rugoves, përçarje të popullit dhe thirrje me ia marrë pushtetin “tradhëtarit” Rugova.
Puna është mos me u shtirë z. president Thaçi as ju as rojet tua se Kosova nuk është e jotja, kemi hise të gjithë aty. Dhe llamarina për dekorata ka me shumicë, nuk sosen kurrë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» REXHEP SHAHU:PERÇARESIT E KOSOVES
» Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS
» Rexhep Shahu - Ta mbrosh Edi Ramen
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep SHAHU:HEROI - PRESIDENT I KOSOVËS
» Rexhep Shahu - Ta mbrosh Edi Ramen
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja, i kërcënuar prej harrimit
» Rexhep Shahu:Rexhep Qosja i kërcënuar prej harrimit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi