Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Ishte në krye të skuadrës së vrasjeve’, Hashim Thaçi hesht ndaj akuzave

Shko poshtë

‘Ishte në krye të skuadrës së vrasjeve’, Hashim Thaçi hesht ndaj akuzave Empty ‘Ishte në krye të skuadrës së vrasjeve’, Hashim Thaçi hesht ndaj akuzave

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 17, 2016 11:24 am

‘Ishte në krye të skuadrës së vrasjeve’, Hashim Thaçi hesht ndaj akuzave

‘Ishte në krye të skuadrës së vrasjeve’, Hashim Thaçi hesht ndaj akuzave Auto_hasim_thaci_2-0611121476687417

Hashim Thaçi

“Thaçi me ketë dëshiron me pshtue lëkuren e tij, këtu e ka hallin ai, qe me pshtue nga Gjykata Speciale, ka pshtue gjithmonë tu e i çue njerëzit e tij nëpër burgje. Ky është çmimi për shpëtimin e lëkurës se tij”, tha Salihaj, duke shtuar se Thaçi ka qenë në krye të organizimeve politike dhe ushtarake, strukturat e të cilave kanë kryer vrasje.
Letrat, të cilat kanë të bëjnë me zbardhjen e disa rasteve të krimeve të cilat kanë ndodhur në Kosovë gjatë e pas luftës, kanë riaktualizuar ndër të tjera edhe zbulimin e atentatit kundër ish Presidentit të Kosovës të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova i ndodhur në vitin 2005. 
Ditë më parë , deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi, i cili sipas tij, bashkë me kundërshtarët e tjerë në PDK, kanë organizuar vrasjet e aktivistëve të LDK-së pas lufte.
“Unë kam thënë se letrat e Thaçit janë thjesht një lojë, nuk ka asgjë serioze dhe të sinqertë aty, sepse ai nuk ka të drejt ligjore me i thënë Prokurorisë se kur me i nis hetimet. Thaçi me ketë dëshiron me pshtue lëkuren e tij, këtu e ka hallin ai, qe me pshtue nga Gjykata Speciale, ka pshtue gjithmonë tu e i çue njerëzit e tij nëpër burgje. Ky është çmimi për shpëtimin e lëkurës se tij”, tha Salihaj, duke shtuar se Thaçi ka qenë në krye të organizimeve politike dhe ushtarake, strukturat e të cilave kanë kryer vrasje.
Po ashtu edhe deputeti, Armend Zemaj, familjar i kolonel Tahir Zemajt, ka thënë se ai ka parë listat e pagesave ku tregohej se sa paguheshin vrasësit për vrasjet e caktuara politike në Kosovë.
 “Ka pas edhe eliminim të njerëzve të cilët kanë qenë adresë apo të cilët janë konsideruar si vrasës me pagesë, vrasës potencial të njerëzve. Gjatë hetimeve kam par shkresa të veçanta ku është ditur edhe shuma e parave për pagesën për një vrasje, qoftë edhe të kolonel Tahir Zemaj”, ka thënë Armend Zemaj, përcjellë “Bota sot”. Por deputeti i LDK-së nuk ka dashur që të japë më shumë detaje për këto lista, edhe pse është kontaktuar nga “Bota sot”.
Po ashtu i kontaktuar nga gazeta “Bota Sot”, kabineti i presidentit Thaçi ka zgjedhur të heshtë ndaj akuzave që deputeti Adem Salihaj, ka drejtuar ndaj tij, duke mos e hapur telefonin e duke mos u përgjigjur as përmes postës elektronike.
Lidhur me këtë, në një prononcim për gazetën “Bota Sot” , anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish nënkryetari i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), Muhamet Kelmendi, thotë se LPK-ja nuk ka diskutuar kurrë dhe as që ka bërë lista për ndonjë çështje.
Ai thotë se i akuzuar mund të jetë çdo kush që ka kryer vepra të tilla penale, por për të kërkohet që organet e drejtësisë të thonë fjalën e tyre.
“Askush nuk ka mundësi t’i ikë përgjegjësisë. Edhe z.Thaçi duhet të përgjigjet nëse nga organet konstatohet një gjë e tillë”, ka thënë Kelmendi.
Sipas tij, deputeti Salihaj duhet të jap deklaratë tek organet kompetente lidhur me këto akuza, pasi aty është vendi.
“Deputeti Salihaj duhet të jap deklaratë tek organet kompetente lidhur me këto akuza. Aty është vendi. Përndryshe, kjo konsiderohet se është vetëm propagandë”, ka shtuar Kelmendi.
Ndërsa johësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka thotë se deklaratat individuale të kujd do qofshin, në parim nuk kanë efekte juridike, por përkundrazi konsideroehn si hipoteza, madje të rrëzuara.
“Në vendin tonë, materiet e temat për vrasjet politike dhe në përgjithësi për krime të sanksionuara penalisht, duhet të veprojnë konform me ligjin, insitucionet e drejtësisë të përcaktuara me kapitullin VII të Kushtetutës”, ka thën ai për Bota Sot,
Pregaditi: Arbnora Zhushi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi