Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?"

Shko poshtë

Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?" Empty Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 29, 2009 12:40 am

Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?" N1474183357_3644
Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?"

Shpesh harrojme dhe anashkalojme t`u pergjigjemi shkaqeve te verteta te cilat duke na u goditur çdo dite ne fytyre...kerkojne me te drejte nje Pse te madhe.....diku larg ne nje rruge te gjate e pa kthim per analizim...po,por te gjate e te perdredhur nyje-nyje...ku mundohen ta zgjidhin te gjithe njerezit bashke...ne kete rast bashkimi nuk ben fuqine,por kerdine.
Ndeshim çdo dite shumellojshmeri moshash,karakteresh,tiparesh,pikpamjesh,shijesh,preferencash...manish..çudish...!!!

Temperamentet e gjithsecilit perkthehen thjesht pas nje alfabeti te caktuar qe ata formulojne po vete.
Alfabet qe u krijon secilit "fjalorin" perkates qe i karakterizon!

"Tipet kryesore" jane Femer&Mashkull.

Femra (ne aspektin social..pa hyre thelle ne detaje e pa marre parasysh femren diku jashte....se pakenaqesia e femres shqiptare vret me shume...) ka filluar shfaq nje karakter te çuditshem...por shume me mire se vite me pare kur ajo shihej si nje mjet pune dhe si "objekt" per te sjelle gjenerata te tjera.

1-E Devotshme deri ne Pafundesi dhe Besnike deri ne vdekje!

2-E embel deri ne velitje,por e paafte ta konservoje kete shije deri ne fund!

3-E dashur dhe e qeshur,por kurre nuk i buzeqesh gezimit deri ne momentin ku shtrihet ky gezim...pasi nuk e lejojne lotet e shkatuara pikerisht prej tij!

4-Femres,nese lumturia i buron pikerisht prej faktit e te qenurit e kenaqur...pakenaqesia i lind prej frikes se kesaj lumturie!

5-Femrat nuk e pranojne qe jane qenie me Komplekse...çudi se meshkujt ua thone perdite..por ato duke menduar se ata genjejne si gjithnje...e lene kete fakt pas dore...Te qenurit Komplekse,te detyron te dalesh nga vetvetja shpesh duke u bere shkak mosmarrveshjesh.

6-Femra fatmiresisht me joshjen dhe finesen e saj eshte aq e afte sa te terheqe 100 meshkuj rreth vetes...por fatkeqesisht koha rezulton se ajo nuk ndjehet me e afte ne fund te terheqe me as mashkullin e saj ...!!

7-Femra lind femije dhe i proneson ata shpesh ...keshtu qe jo vetem qe harron qe ata e kane nje baba,por ndonjehere ai ndjehet dhe me i larget se komshiu.

8-Femra e deshiron mashkullin tmerresisht ne gezim,por e urren gjithnje ne deshperim...sa fjale e madhe...Urrejtja!!!si mundet qe nje shpirt aq i dashururar te nderroje direkt kahet nga (+) ne (-)???
per tu habitur..Neuronet,ndijimet,shqisat,perceptimet....kaq ne gadishmeri jane??!!!....duhet pune katastrofike mendoj une te zgjosh urrejtjen teksa fle rehat ne folene e djallit!

9-Femra ka filluar ta nxjerre tashme shejtanin nga shishja ,per te vetmen aresye se i nevojiten leksionet e tij!

10-Ajo femer e cila e toleron mashkullin te jete padron i ndjenjave te saj...rezulton me e afte t`i rezistoje marredhenies,pasi e kunderta...nese ajo do synonte ta bente ate skllav...te ndjenjes se saj...robina e pare do ishte ajo vete....fill pas shuarjes se kuriozitetit nga ana e mashkullit!

11-Nje femer qe nuk surprizon nje mashkull aty dhe atehere kur duhet,por te gjitha sekretet e bukurise dhe te gjitha xhevairet e madheshtise ia shfaq menjehere duke ia derdhur me bollek ne lumin e pangopshem e te levizshem te mashkullit..e duke e ditur fare mire qe gjate rrjedhes ai merr me vete teper materiale....duke menjanuar te vjetrat e te padobishmet...eshte nje naive-femer dhe jo nje femer e vertete!....mos harrojme qe lumi perzgjedh ate qe pelqen per me marre me vete ne det,,,,deri ne momentin qe te zere vend...!!

12-Nje femer nuk duhet te jete kurre Xheloze-Tolerante,por Tolerante-Strikte!

13-Femra fajeson mashkullin çdo moment....nderkohe qe çdo dite rri me te...atehere ajo po merr prej tij apo ai prej saj???....ne kaq shekuj si nuk ndryshuan meshkujt???!!!.....si mund te ndryshosh Diçka,pa perdorur Asgje??!!

14-Femrat "e verteta" e nisin jeten me taban dhe me keshilla te vyera lidhjen,duke i modeluar partnerit se si do te veprojne ne te ardhmen ne menyre qe kjo martese te zgjase ,,mundesisht te jete e perjetshme...por deshtojne qe ne rrenje se permendin termin"kusht"

15-Femra ndonjehere martohet thjesht se do te çiftohet me dike....pa e njohur mire...vetem se ky dikush nuk i ngjan me dike qe ka njohur dikur...si ai pra qe nuk diti ta trajtoje ashtu si duhej....thua ky ka nje trajtim te nje lloji tjeter...ai eshte i bukur ne syte e saj pa e zbuluar se ç`shkalle arrijne veset e tij..
Fatkeqesi kur e njejta femer ndesh dy meshkuj te ndryshem ne strukture,por te njejte ne permbajtje..
Dhe çuditerisht gishti nis e numeron 2..3..4...:??
pse fajin ajo e ka???....eshte fati ky...ai i ka te gjitha fajet...!

16-Femrat jane te dashura dhe te dhembshura...se jane nena..tek e fundit..u japin femijeve qumesht kur jane te vegjel....sapo rriten dhe ndeshin ne tjeter pozite shoqerore...(femijet-meshkuj),,,,sipas saj ai kur rritet i ngjan babait..!!

17-Femrat ndodh qe shpesh u kerkohet emri per flijim...por jo per murin (si te Rozafa),, po per burrin...

18-Zemra e nje femre ka vend per te gjitha..te miren dhe te ligen...por vecse nuk di ta menaxhoje..dhe ngaterron shpesh shkaqet me pasojat...

19-E vetmja me moral ne shtepi sipas meshkujve ..qe te qendroje nje martese duhet te jete femra....se sipas meshkujve ... babai eshte "mysafir i rastit"...

20-Femra ka mjaft te meta per t`u plotesuar,por teper merita per t`u adhuruar..


21-Meshkujve u kerkohet te jene maja e shtylles se shtepise,por ata ngulmojne vetem drejt rrenjes...!!

22-Mashkulli shqiptar nuk piqet...e pastaj te martohet por martohet per t`u pjekur!

23-Mashkulli Shqiptar kurre nuk levdon nje femer tjeter ne syte te nje femre qe ka perballe ....kot e thone...perkundrazi....ai gjen shprehjet me banale per te poshteruar femren e tij duke e ditur fare mire qe femra qe ka perballe mund te jete njemije here me e pamoralshme...se kushdo tjeter..!!

24-Mashkullin ...koha.. nuk arrin ta pjeke plotesisht se e sheh qe ai digjet pa u pjekur mire.... nga pasionet dhe deshirat gati te shfrenuara...!!

25-Kane merite ne perzgjedhjen e femrave te bukura,por nuk ua mban tu rezistojne gjate....!!

26-Kenaqesia e te poseduarit nje femer i tremb ata per te zbuluar pertej te vertetes....bukurine e veçante...qe eshte Shpirti...Jane aq te afte te kuptojne se jane larg nje "Kullese te tille"....

27-Si qenie egoiste edhe mashkulli kerkon perfeksion... prej femres...dhe kur vete e pohon qe perfeksion nuk ka....si nuk paska???!!!......perfeksion ka....çdo gje qe na pelqen quhet perfekte..!!duket absurde,por jo e papranueshme..

28-Femra ia le mashkullit gjithnje fajin...per çdo keqkuptim...dhe...ne vend qe te luftoje...terhiqet deri ne shkaterrim..deri ne ndarje...!!

29-Mashkulli ndjehet mrekullisht i lumtur ne shoqerine e femrave,por mendja i rri tek ajo qe nuk ia mundeson kete afrimitet..!!

30-Dhe.....qe te dy behen te çuditshem...kur i thurin poezi lare ne lote....te dashurve qe kane humbur....dikur...mes skutash brengash e copeza vetmish...


Sa duhen kur jane larg e kur s`jane me prane..
te jene te dy mundesite i kane....
e nese nuk ndodh te jene me bashke...
nuk kerkohet dot gjilpera ne kashte...
Vete njeriu zbuloi dhe Harresen...
qe ne raste te tilla te zhdukte Kujtesen..!!!





Matilda Doka: "Me mire e verteta qe dhemb,apo mashtrimi qe shemb?" 13765_1133998598194_1474183357_30332429_6139148_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi