Kim Mehmeti:Rruga Durrës-Morinë
Faqja 1 e 1
Kim Mehmeti:Rruga Durrës-Morinë
Rruga Durrës-Morinë
Kim MEHMETI
Për herë të parë, shqiptarët në Ballkan po ndërtojnë arterie të vërteta komunikimi
Shqiptarët, si edhe gjithë popujt e kësaj bote, gjithmonë kanë ndërtuar rrugë. Ata e kanë ditur se rrugët janë damarët e tokës, se ato kalojnë nëpër qytete e fshatra, se ato ndërlidhin vendbanimet që janë si shumë zemra nga rrjedh gjaku që e freskon trupin gjeografik të një etnie. Por, nëse i shikoni vëmendshëm rrugët që gjatë shekujve kanë ndërtuar shqiptarët, do të vëreni se ato kanë pikënisje, por nuk janë të ndërlidhura mes veti, fillojnë diku e keni bindjen se nuk të çojnë më larg se aty nga je nisur. Do të vëreni pra, se rrugët që dikur i kanë ndërtuar shqiptarët, janë si rrugë pa dalje, si rrugë që nuk shprehin paskajshmërinë e kësaj bote, por janë të mbyllura, nuk kanë vazhdimësi, sa më shumë u afrohen kufijve që Shqipërinë e ndajnë nga vetvetja, ato rrugë bëhen edhe më të ngushta dhe më të pakalueshme. Apo, do të vëreni se rrugët që i kanë hapur shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të shtetit amë, gjithashtu përfundojnë si shtigje qorre, se janë si kaptinat e rrëfimit për pashpresën se kurdo qoftë ato rrugë do të lidhen mes veti dhe do të mbulojnë tërë trupin territorial të këtij kombi.
Nëse njeriu shëtit rrugëve që dikur kanë ndërtuar shqiptarët, do ndjehet sikur është duke ecur shtigjeve të së kaluarës së këtij populli, i cili nuk ka komunikuar mes veti nëpërmjet rrugëve të dukshme, por duke ecur shtigjeve që nuk është dashur t'i sheh askush. Që do të thotë se ky popull nuk ka mundur t'i përkushtohet ndërtimit të rrugëve të gjëra, por hapjeve të shtigjeve të ngushta, rrugicave të padukshme që të çojnë të takohesh me të afërtit e t'u, por vetëm nëse ke fat mos të të vërejnë ata që donin vendbanimet shqiptare të mbetemi si zemra me damarë të mbyllur, si zemra të cilat nuk kanë si ta shpërndajnë gjakun nëpër trupin etnik. Pra, në të kaluarën, shqiptarët as që kanë mundur të hapin rrugë me shenja të dukshme që tregojnë nga duhet të shkosh, nëse nisesh nga Durrësi për në Morinë, që pastaj të vazhdosh drejt Prizrenit e Gjakovës, apo ku duhet të kthesh majtas në hyrje të Shkupit, që të mos e gabosh rrugën e në vend se në Prishtinë, të shkosh në Beograd, çka edhe shpesh u ka ndodhur shqiptarëve.
Në të kaluarën, shqiptarët e Shqipërisë dhe këta këndej kufirit, në vend të hartave rrugore që kishte çdo shtet dhe çdo popull, kishin topografinë e shtigjeve të fshehta, të regjistruar në vëmendjen e tyre si sekret që nuk duhej ta dinin të tjerët. Pra, rrjeti i shtigjeve të fshehta nga ecën me shekuj shqiptarët e shumë shteteve të Ballkanit që të takoheshin mes veti, ishte i shënuar në ëndrrën e tyre që të shëtisnin lirshëm nëpër gjitha trojet shqiptare. Andaj ato shtigje të fshehta që lidhnin shqiptarët matanë kufirit me këta këndej vijave të shumta shtetërore që ndanin këtë popull nga vetvetja, nuk kanë qenë kurrë të shënuar në hartat topografike, as kanë pas shenja rrugore, që të tregojnë nga duhet të shkosh që të arrish lirshëm atje ku të presin me "mirëserdhe". Nëpër ato rrugë shqiptarët kanë ecur të heshtur dhe e kanë përcaktuar drejtimin nga duhet të shkojnë, duke e ndjekur erën e gjakut të fisit që i takojnë.
Pas shumë shekujsh dhe ndoshta për herë të parë, shqiptarët matanë kufirit dhe këta që jetojnë jashtë Shqipërisë, ndërtojnë rrugë që janë të dukshme dhe aq të gjëra sa nëpër to të mund të shkosh drejt ardhmërisë. Pra, pas shumë shekujve, shqiptarët ndërtojnë rrugë, të cilave me të vërtetë shpejt u harxhohet asfalti - shkaku se ndonjë shtresë të tij e hanë politikanët - por që ndërlidhin zemrat shqiptare dhe të çojnë më tej, drejt botës së paskajshme. Andaj rrugët që filloi t'i ndërtojë Sali Berisha në Shqipëri dhe atë që i zgjeron Fatmir Lima në Kosovë, nuk kanë vetëm simbolikën e damarëve të tokës që lidhin hapësirën gjeografike të një populli, por ato rrugë thurin edhe rrëfimin e ri të shqiptarisë, rrëfimin ku nuk do të ketë vend për damarë të padukshëm mbitokësorë nga rrjedh gjaku i një populli.
Rrugët që ndërton qeveria e Berishës dhe ato që i ndërton qeveria në të cilën është ministër Lima, janë vepra me të cilat mburren edhe shqiptarët e Maqedonisë edhe pse rrugët e shtetit ku ata jetojnë, ende janë më të ngushta në vendkalimet kufitare me Shqipërinë dhe Kosovën. Pra, rrugët që zgjerohen në Kosovë dhe autostrada Durrës -Morinë, janë shenjë, me të cilën identifikohen dhe krenohen edhe shqiptarët e këtushëm. Dhe ata kanë nevojë për këtë identifikim dhe mburrje shkaku se e sotmja e tyre është si portet pa fizionomi të qartë, si kalendarë i zbrazur, si dosje ku e sotmja e tyre mbetet diku mes shpresave dhe premtimeve të kota të partive të këtushme shqiptare.
Pra, vlerat që krijojnë Shqipëria e Kosova janë shenjë me të cilën identifikohen edhe shqiptarët kudo që janë. Andaj shqiptarët e Maqedonisë me interes të veçantë i përcjellin edhe debatet publike rreth ndërtimit të autostradës Durrës-Morinë dhe shpeshherë mbeten të habitur nga debatuesit, të cilët, sa nuk i hyjnë njëri-tjetrit në gojë për të dëshmuar se a është kjo rrugë ngjyrë "blu" apo "rozë". Me çka lënë përshtypje se nuk e dinë se, asfalti ka ngjyrë të zezë dhe si i tillë ai mirë duket pranë të kuqes sonë kombëtare. Pra, shqiptarët e Maqedonisë duan të identifikohen me një Shqipërinë e Kosovën që ka rrugë pa gropa, ku asfalti nuk harxhohet brenda një mandati qeveritar. Si të tillë, shqiptarët e Maqedonisë jo se nuk kanë mirëkuptim për ata që kritikojnë ndërtuesit e rrugës Durrës-Morinë, jo se nuk e dinë se ka të atillë që të shpallin tradhtarë vetëm që të mos marrësh guximin e të pyesësh mos janë bërë keqpërdorime gjatë ndërtimit të kësaj rrugë. Por shqiptarët e Maqedonisë e dinë se ka kritikuesit të ndërtimit të rrugës Durrës-Morinë, të cilët, duke shtruar pyetje për kinse keqpërdorimet që janë bërë gjatë ndërtimit të kësaj rruge, duan të realizojnë atë që nuk guxojnë ta bëjnë hapur: të pengojnë ndërtimin e rrugës që është mburrja e gjithë shqiptarëve.
Nuk ka dyshim se shumë nga rrugët që shqiptarët i ndërtuan në të kaluarën, ishin projektuar nga të tjerët. Andaj edhe ngjanin si shtigje që kanë drejtim të gabuar, që nuk të çonin më larg se aty nga je nisur. Sot, mbase për herë të parë, shqiptarët vetë i projektojnë rrugët e tyre. Dhe i ndërtojnë ashtu që ato të jenë damarë nga do të rrjedhë gjaku i një populli. Ku ta dish, ndoshta mes nesh ka edhe shumë nga ata që dyshojnë në aftësitë e këtij populli që vetë t'i projektojë, vetë t'i ndërtojë dhe vetë t'ua caktojë drejtimin rrugëve që i nevojiten. Andaj, shumë nga akuzat që u drejtohen atyre që iniciuan ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë, jehojnë si britma të pakuptimta, të duken si orvatje për të bërë tatuazh mbi asfalt. Nuk ka dyshim, se mbi asfaltin e rrugës Durrës-Morinë do të mbetet një tatuazh i pashlyeshëm. Edhe atë, o si nënshkrimi i atyre që janë nismëtarë të ndërtimit të kësaj rruge që bashkon një popull, o si portret i atyre që kritikojnë ndërtuesit e sotëm të rrugëve mbarëshqiptare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rihapet tuneli i Kalimashit
» Rruga Durrës-Kukës, shqetëson Maqedoninë
» Berisha: Rruga e Arbrit është rruga e bashkimit të shqiptarëve
» Banka Botërore mbështet projektin Morinë – Merdare
» 28 Nëntor: Kuksianë, Dibranët e Matjanët shkojnë në Morinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi