Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI GISHTI I HASHIM THAÇIT

Shko poshtë

AGIM GASHI GISHTI I HASHIM THAÇIT Empty AGIM GASHI GISHTI I HASHIM THAÇIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 21, 2016 11:40 pm

AGIM GASHI GISHTI I HASHIM THAÇIT 10273411_10152152401729077_2143664983759400784_n

AGIM GASHI

GISHTI I HASHIM THAÇIT


AGIM GASHI GISHTI I HASHIM THAÇIT 15056440_10154156267509077_5670191615868471365_n

Thik përpjëtë Hashim Thaçi
E çon gishtin n'shenj t'fitores,
Kundërshtarët ku e kanë -
Gishtin tjetër n'mes të dorës?!


Edhe gjuha e Fejzbukut
Në margjina si për sherr,
Gishtin e madh të Hashimit
E ka marrë për model.

Në Fejzbuk partiakë tjerë
Me lavdata prej gulshimit,
Deshën s'deshën njëri-tjetrit
Ia çojnë gishtin e Hashimit.

„Hyp këtu k'qyre Stambollin!“
A nuk di çka thotë ai gisht,
N'politikën e Kosovës
Nuk na hiqet sikur bisht.

Do e duan thik përpjetë
Do e duan krejt përmbys,
Si Hashimi si Fejzbuku
Nuk e ulin dot atë gisht.

U bëj t'fala gjithë partive
Përgjithmonë n'shenj t'kujtimit,
Nëpër sheshe - përmendore
Ta bëjnë gishtin e Hashimit.

Në ma pëlqyet këtë vjershë
Çoni ç'keni çoni ç' doni,
Veç atë gisht të Hashim Thaçit
Përpjetë mua mos ma çoni.

21.11.16
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi