Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demush Zefi:Dështimi politik

Shko poshtë

Demush Zefi:Dështimi politik Empty Demush Zefi:Dështimi politik

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 29, 2009 3:56 pm

Dështimi politik

Demush Zefi
Kopertina politike

Nuk është sui generis rasti i marrjes peng i Zeqë Bislimit nga Ferizaj, por ka raste edhe më të tmerrshme që burimet e agjencive sekrete të vendeve të ndryshme të Evropës dhe SHBA-ve alarmojnë se Serbia vend në mes të Evropës, njeriun e përdor si vegël pune, shfrenim për epshe barbare, vetëm pse janë shqiptarë. Edhe pas këtij lajmi, udhëheqësit e pesë shteteve që nuk e kanë njohur akoma Kosovën dhe pavarësinë e saj, vazhdojnë seriozisht ta mbështesin Serbinë.
Agjencitë e sigurimeve sekrete botërore në rastin e Zeqë Bislimit e kanë përshkruar si krim serioz që ndodhë në një vend ku lulëzon krimi, ku njeriu për njeriun është ujk. Disa vende të Bashkimit Evropian dëshirojnë së bashku më Serbinë këtë lloj krimi të organizuar ta minimizojnë, edhe përkundër se nuk e dëshirojnë si shembull ta kenë në vendet e tyre. Nuk është më rendësi se cilët janë ato shtete sepse secili qytetarë i BE-së e ka në mendje dhe e dinë saktë se për kënd është fjala, po më rëndësi është të kuptohet se për 11 vjet një shqiptarë mbahet në shtëpi private peng i një qytetari, anëtar i sigurimit serb. Indinjata në Kosovë për këtë rast më të freskët nuk është e madhe sepse me gjasë ka edhe dhjetëra të tjerë që presin një ditë të kthehen në vendlindje ashtu siç ndodhi me Zeqë Bislimin të kthehet në Ferizaj dhe të jetë afër familjes, afër dheut që deri më 1996 e përkëdheli, por më vonë këtë të drejtë ia mori serbi Najdan Brajkoviqit nga Malla Kosturica e Kurshumlisë në Serbi. Ata që e njohin Zeqë Bislimin e kuptojnë vuajtjen e tij, e kuptojnë atë që ka përjetuar për 11 vjet, e kuptojnë egërsinë e Najdan Brajkoviqit, që pa mëshirë ka ushtruar dhunë të tmerrshme, por nuk e kuptojnë qëndrimin e BE-së që heshtë, nuk ngritë zërin që këtë rast dhe shumë raste të tjera pavarësisht se janë në Serbinë e përkëdhelur, të ndikojnë më ngulm në zbardhjen e të gjitha rasteve, ti kthejnë qytetarët në dinjitetin e tyre njerëzor sepse Evropa dhe shtetet e saj konsiderojnë privilegje demokracinë kundrejt vendeve të kontinenteve të tjera, hiq SHBA-të që sugjerojnë këto vende përkrahëse të Serbisë të mos vazhdojnë aktivitetin politik përkrahës dhe të inkriminuar. Edhe pse nuk është thënë saktë se në cilat qytete të Serbisë mbahen me dhjetëra pengje, është dhënë tani më alarmi. Nuk është fare e kuptueshme se si një vend që ka destabilizuar Evropën, dhe SHBA-të të mos qortohet, shtrëngohet dhe ndëshkohet. Zeqë Bislimi me faktet e veta ka çka t’i thotë Evropës, ndërsa Evropa dyshohet se nuk mund të thotë një fjalë sepse nuk ka bërë asnjë vizë për të ndriçuar rastin e tij dhe të tjerëve së paku deri sot.
Ukshin Hoti një figurë demokratike shqiptare kombëtare tash e sa dekada ka qenë në duart dhe nën thundrat e pushtuesit serb. Ai është zhdukur pa gjurmë pas lirimit nga burgu i Dubravës. Heshtet rasti i tij, ndërsa nuk pushojnë telefonatat se ai ka vuajtur dhe është abuzuar. Zeqë Bislimi disi i përbuzur dhe i dekurajuar ka arritur më në fund që t’i shpëtoj vdekjes. Së paku ai është gjallë, të paktën ka mbijetuar për t’u kthyer në personazh krijimesh. Serbia, po t’i kishte ndodhur një serbi një gjë e tillë do ta kishte alarmuar tërë botën përfshirë me ekzagjerimet. Kjo informatë duhet të mos mbetët vetëm një rrëfim, por duhet të ngjallë debate edhe përtej Kosovës, edhe në Parlamentin Evropian e në kryeqendra të tjera të Evropës.
Fati i pengjeve të tjera do të varet nga qasja ndaj këtij rasti nga vendet evropiane që bashkërisht të angazhohen që një ditë ata deri sa nuk është bërë vonë të lirohen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi