Demir Krasniqi: Lugetërit rrënues të urës së shenjtë...
Faqja 1 e 1

Në 8 – vjetorin e manifestimit tradicional familjarë “Takimet e vendlindjes” në Tugjec të Malësisë së Gollakut të Kamenicës:
LUGETËRIT RRËNUES TË URËS SË SHENJTË – TANI RRËNOJNË EDHE URAT NDËRLIDHËSE FAMILJARE
Nga Demir KRASNIQI
Me nismën e një grupi intelektualësh entuziastë me gjenezë nga fshati Tugjec i Malësisë së Gollakut të Kamenicës , të cilët kanë migruar nëpër qendrat urbane të Kosovës , në koordinim me strukturat lokale vendore , në vitin 2001 morën vendim unanim që të organizohet manifestimi tradicional familjarë “Takimet e vendlindjes” me seli qendrore në Tugjec .
Po atë vit, u mor vendim unanim që këto “Takime” të mbahen për çdo vit të dielën e fundit të muajit qershor .
Arsyet për përcaktimin e kësaj dite për mbajtjen e këtyre “Takimeve” ishin të shumta , por më kryesoret ishin:
-Muaji Korrik , është muaji vlugut të punëve në bujqësi , muaji i pushimeve verore, bregdetit, martesave, fejesave dhe mbi të gjitha një varg takimesh simotra që organizohen tradicionalisht në fshatrat e kësaj Malësie si që janë: Desivojca, Velegllava, Poliçka, Lisocka, Gjyrisheci, Busavata, Zajçeci etj.
Dita e caktuar për mbajtjen e “Takimeve të vendlindjes” në fshatin Tugjec, u tregua si ditë shumë e përshtatshme për të gjithë dashamirët, adhuruesit, bijtë dhe bijat e kësaj Malësie .
Interesimi për pjesëmarrje në këto “Takime” , sa vinte e shtohej nga viti në vit , ku numri i pjesëmarrësve familjarë dhe adhurues të kësaj Malësie, i afrohej shifrës prej 10 deri në 15 mijë vetë, nga të gjitha vendet dhe krahinat shqiptare, nga diaspora dhe nga Anadolli .
Aty përmes lotëve të gëzimit , derdhej malli vëllazëror në rastet kur ata shiheshin , njoftoheshin dhe përqafoheshin pas shumë dekadash ndarjeje !
Në Tugjec, jehonte kënga e fuqishme, hidhej vallja që bashkonte vëllezër e motra të ndara me decenie nga stihitë e kohës !
Për brenda 7 viteve të jetës së këtij Manifestimi , erdhën në Tugjec nga të katër anët e trojeve shqiptare, më se 150 këngëtarë, rapsodë, artistë, humoristë, valltarë, instrumentistë, aktorë, poetë, shkrimtarë, politikanë, fëmijë, të rinj, vajza, nuse, gra, plaka, pleq...të cilët e gjenin freskinë e shpirtit në hijen e ahishtës në oborrin e xhaxhi Demir Vesel Kosumit dhe e shuanin etjen me ujë të burimit nga pusi i ish Komunës së Tugjecit.
“Takimet e vendlindjes” nuk përfundonin dot, pa vizitat që iu bëheshin trojeve të rrënuara dhe varrezave te të parëve tanë, që ua kthyem shpinën dhe i lamë atje në vend të rojeve të kufirit Kosovë – Serbi !
Të gjithë këta vizitorë – pelegrinë të Vendlindjes dhe mysafirë nga të katër anët, vinin në Tugjec me automjetet e tyre, me bukën e tyre dhe me shpenzimet e tyre !
Po edhe artistët e estradës muzikore vinin këtu, nga shumë vende tjera, për ta nderuar, madhëruar dhe për t’ ia dhuruar këngët e shpirtit kësaj Malësie legjendare, të gjithë me bukë të vet dhe shpenzime vetjake ! Në të njëjtën mënyrë dhe kushte u përballën edhe organizatorët e këtyre manifestimeve , të cilët nuk e kursyen mundin, përpjekjet, shpenzimet për t’ i dhënë shpirt e jetë kësaj Malësie !
Askush nga institucionet lokale, as qendrore nuk e ndihmoi kurrë me asgjë këtë manifestim, i cili shumë shpejt u bë i lakmueshëm dhe shumë i këndshëm për të gjithë njerëzit gjithandej trojeve shqiptare .
Mirëpo, si në çdo pore të jetës sonë, ashtu edhe ndaj organizimit të këtij Manifestimi dhe organizatorëve të tij, shumë shpejt u ringjallën lugetërit rrënues të Urës së Shenjtë dhe dolën edhe në Tugjec, për ta rrënuar një Manifestim të vetëm të këtij lloji në këtë Malësi, të cilit ia kishte lakmi çdo kush!
Lugetërit e natës, që nga fillimi i jetësimit të këtij Manifestimi, e filluan luftën e tyre të fshehtë për rrënimin sa më të shpejtë të tij! Ata, i përdorën mjetet dhe metodat më perfide për t’ ia arritur suksesit të tyre . Ia filluan shpifjeve, përgojimeve dhe mashtrimeve më të pa skrupullta ndaj njerëzve të pa informuar !
Lugetërit e natës, të maskuar filluan t’ i frikësojnë vizitorët e largët, t’ ua marrin para për hyrje dhe parkim të veturave, para në emër të Këshillit Organizativ...e çka jo tjetër?! E tërë kjo veprimtari zhvillohej me qëllim të rrënimit dhe komprometimit të këtij Manifestimi!
Lugetërit e natës, filluan që të kërkojnë nga Këshilli Organizativ, që këto “Takime” të mbahen me karakter shëtitës: prej një lagjeje në një tjetër, prej një fshati në një fshat?!
Pastaj e ndërruan skenarin e tyre rrënues dhe filluan që të propagandojnë nëpër popull se gjoja, edhe dita e mbajtjes së “Takimeve” do të shtyhej për një muaj më vonë?!
Filluan të shpifin lloj-lloj intrigash ndaj anëtarëve të KO të manifestimit!
Lugetërit rrënues të urave të bashkimit familjarë, madje, shkuan aq larg, sa kishin dashur që këtë manifestim ta shfrytëzonin dhe shndërronin në një Lëvizje të Re politike, me ç’ rast edhe ishin vetëzgjedhur edhe organet drejtuese që nga Kryetari e te poshtë?!
Lugetërit rrënues të urave ndërlidhëse familjare dhe kulturore, më në fund ia arritën qëllimit të tyre dhe në 8- vjetorin e jetës së këtij Manifestimi, ata përmes intrigave dhe veprimeve të nëntokës, ia arritën që ta shuajnë aktivitetin dhe organizimin e Manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” në fshatin Tugjec!
Njerëzit, familjarët, dashamirët dhe adhuruesit e këtyre “Takimeve”, me padurim pritnin ardhjen e të dielës së fundit të Qershorit, për të dalë në Tugjec dhe për t’ u çmallur me familjarë, miq, shokë e dashamirë ! Ata nga të katër anët thërrisnin me telefona dhe kërkonin informata për Manifestimin !
Të dielën e fundit , më 28 Qershor 2009, turmat dhe kolonat e automjeteve ngjiteshin kodrinave të Malësisë së Gollakut, për në fshatin Tugjec, por fatkeqësisht, KO i Manifestimit , ishte bllokuar dhe paralizuar së vepruari pa asnjë shpjegim !
Mijëra njerëz dolën dhe u kthyen të zhgënjyer, pa asnjë pritje, program as shpjegim të kësaj disfate ?!
Kështu, lugetërit rrënues të urave ndërlidhëse familjare e kulturore, pas 8 viteve, ia arritën që ta rrënojnë, shuajnë dhe përmbysin një manifestim i cili me shumë mund e pat formuar fizionominë e vet dhe që shumë kush ia kishte lakmi për të mirë dhe të mbarë!
Lugetërit rrënues të urave ndërlidhëse familjare, miqësore dhe kulturore i paçin në qafë të gjitha mëkatet e asaj popullate dhe asaj Malësie dhe s’ ka dyshim se përgjegjësia historike e këtij rrënimi, do të bie mbi ta !
Gjilan, më 28 Qershor 2009.
Demir KRASNIQI
Anëtarë i KO dhe drejtues artistik i programit kulturor të Manifestimit tradicional “Takimet e vendlindjes” në Tugjec

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Flet me brushë Demir Behluli
» Demir Krasniqi: Vendlindja
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
» Demir Krasniqi:S’ KA ILAÇ PËR KARRIERË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi