Demir Krasniqi:S’ KA ILAÇ PËR KARRIERË
Faqja 1 e 1
Demir Krasniqi:S’ KA ILAÇ PËR KARRIERË
Demir Krasniqi:S’ KA ILAÇ PËR KARRIERË
Parodi humoristike rapsodike:
Ka shumë kohë që frynë nji erë ,
Po m’ dhemb kryet , po vjell vnerë ,
Jam sëmu randë për karrierë ,
Për mu’ t’ mjerin s’ ka pranverë ,
Prej se linda dhe u kohova ,
T’ gjitha shansat e sprovova ,
As nji herë sukses nuk pata ,
Mu kish pre në cung nafaka ,
Zemra punën kurrë s’ ma dashti ,
As me lapsa ,as me shati ,
Kurrë sefa s’ bana i ngrati ,
N’ karrierë s’ ma deshti fati !
Disa vjet kesh komunist –
M’ thanë – e ke babën ballist !
Kisha qejf me u ba shumar –
M’ thanë – e ke babën shqiptar !
Kisha qejf me u ba milic –
T’ gjithë ma ngulën nga nji spic !
Kisha qejf me u ba udbash –
M’ thanë – e paske kryet e trashë !
Shihsha andërr natë për natë –
Se do t’ shkoj në Beligrat !
Thojsha m’ zgjedhin delegat – e,
M’ thanë – e ke guhën e gat – e !
Kur muer krah pushteti i dhunës –
I pari e lëshova vendin e punës !
Rrijsha rrugëve ditë e natë –
Thash do t’ bahëm demokrat !
N’ çdo parti u bana anëtarë –
Thojsha – m’ bajnë ndo ‘i herë të parë !
Mbajsha fjalë n’ mal e n’ livadh ,
Kisha qejf me u ma i madh !
Angazhim kisha gjithëfare –
N’ gjitha partitë qytetare !
Hyna në Partinë Fshatare –
Thosha – marr pasul pa pare !
M’ thojshin shokët – o , Demë , çka bane ?
Lej këto parti myslimane !
Hyn n’ Partinë Demokristiane –
Se i kem punët mirë me gjerman – e !
Shkruenu ma shumë katolikë –
Ma lehtë shkojmë për Amerikë !
Kur t’ arrijmë pajtim kombëtar –
T’ anëtarësojmë n’ Ballin Kombëtar !
Nëse banë Turqia puç –
Brenda natës – bahemi turq !
Kështu e do kjo politika –
Na do ma shumë Amerika !
N’ aksion humanitarë –
N’ “Nanë Terezë” – jam arkatar !
Mbledhi marka , mbledh dollarë ,
Ditën – mbledh për arsimtarë ,
Natën – mbledh për hoxhallarë .
Nëpër oda – n’ shumë konaqe ,
Mbajta fjalë , pajtova gjaqe !
Lëshova mjekër , bleva tespi – e,
Nga pesë herë shkova n’ xhami – e !
Me shumë prifta e hoxhallarë ,
Me poetë e me shkrimtarë ,
Me doktorë e me shkencëtarë ,
Patriotë e me pleqnarë ,
Me artistë e me kangëtarë ,
Me të gjithë u nxumë dosllarë ,
Kudo dola n’ rreshta t’ parë ,
N’ dreka e n’ darka hiq pa ndal –e ,
Atij t’ Madhit i qofshim fal – e !
M’ thojshin – vinë do ditë ma t’ mira ,
Do t’i gëzojmë do zgjedhje t’ lira !
N’ Qeveri , ja në Kuvend –
Do ta bajmë edhe ty ndo ‘i vend !
Ke hjekë shumë e je mundue ,
N’ çdo aksion je angazhue ,
Ditë e natë , ti ke vrapue ,
Shpeshherë jetë ke rrezikue ,
S’ ke lanë çorbë pa e kërkue ,
As parti , pa u anëtarësue ,
Je ba i dijshëm dhe fetar – e ,
Poplli , ty do t’ zgjedh të par – e !
U banë zgjedhjet dhe Kuvendi –
Kërkush emnin s’ ma përmendi !
Për kurrgja s’ më propozuen ,
N’ asnji listë nuk më votuen ,
Në pleqni – mbeta guxhar –e ,
As si qen , as si zagar –e !
Ranë në ujë aftësitë e mia ,
Tash po m’ keshin grueja e thmija –
Na ka mbetë baba tu shpija ,
S’ po e do populli , as partia ,
S’ po e do hoxha , as xhamia ,
As namazi , as tespia ,
S’ po e do kisha , s’ po e do prifti ,
N’ politikë – dallash ja qiti ,
Karriera krejt e fiki ,
Ja ka ngjitë sëmundja për fyti ,
Tash u shtri po rrinë n’ krevet ,
Kund ilaç për te s’u gjet !
Ka thanë mjeku njimi herë –
S’ ka ilaç për karrierë !
Gjilan, më 1992. Demir KRASNIQI
Solli për publikim:Shaban Cakolli
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Demir Krasniqi: Hoxhallarët po protestojnë
» Nga RAMIZ KELMENDI:KUR NJË GRUA ME KARRIERË FLET PËR GRA ME KARRIERË
» Demir Krasniqi: Marketing patriotik
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë
» Nga RAMIZ KELMENDI:KUR NJË GRUA ME KARRIERË FLET PËR GRA ME KARRIERË
» Demir Krasniqi: Marketing patriotik
» Demir Krasniqi:ATA KËNDUAN PËR NE
» Demir Krasniqi: Dy lisat binjakë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi