Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eschenbacher: Zgjedhjet, një proces kompleks

Shko poshtë

Eschenbacher: Zgjedhjet, një proces kompleks Empty Eschenbacher: Zgjedhjet, një proces kompleks

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 10:08 pm

Eschenbacher: Zgjedhjet, një proces kompleks

Intervistë e zëdhënësit të OSBE-ODIHR-it për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, Jens-Hagen Eschenbacher.



Eschenbacher: Zgjedhjet, një proces kompleks +Eschen
Zëdhënësi i OSBE-ODIHR-it për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, Jens-Hagen Eschenbacher.
Jens Eschenbacher është zëdhënës i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Misioni Ndërkombëtar Vëzhgues i Zgjedhjeve tha se zgjedhjet kanë shënuar progres të prekshëm, por në veçanti gjatë fushatës janë vërejtur shkelje që minonin besimin e publikut në procesin elektoral.
Pyetje:Cilat kanë qenë përmirësimet dhe cilat janë shkeljet?
Eschenbacher: Vërtet, ne kemi arritur në përfundimin, të paktën në këtë etapë, meqë procesi nuk ka përfunduar, ende jemi në proces të numërimit të votave dhe të përpunimit të rezultateve që duhet të përfundohen, por në këtë etapë mund të themi se ka pasur përmirësime dhe këto në veçanti kanë të bëjnë me futjen në zbatim të procedurave të reja të regjistrimit të votuesve dhe identifikimit të tyre. Pas rekomandimeve të kahmotshme të OSBE-së, tani ka proces të duhur identifikimi, prandaj baza për zgjedhjet është përmirësuar. Dita e zgjedhjeve, në përgjithësi ishte e qetë dhe paqësore e me atmosferë pozitive. Por kemi vërejtur edhe disa probleme dhe shkelje, në veçanti gjatë fushatës, për shembull, presion mbi votues apo përdorim të resurseve shtetërore për qëllime të fushatës dhe të meta të tilla.
Pyetje: Por zgjedhjet mund të përshkruhen si të lira e të ndershme, apo jo?
Eschenbacher: Ne nuk përdorim këta terma për të përshkruar zgjedhjet. Ne vlerësojmë zgjedhjet me përkushtimet e OSBE-se dhe nuk mund të reduktohen me dy fjalë. Zgjedhjet janë proces tepër kompleks për t'u përshkruar në një mënyrë aq të shkurtër. Pra, ka pasur përmirësime dhe ka pasur edhe një numër problemesh që duhen zgjidhur në mënyrë që Shqipëria të plotësojë tërësisht standardet ndërkombëtare. Por më duhet të them përsëri se është tepër herët në këtë pikë të jap një vlerësim të përgjithshëm meqë ende nuk kemi qenë në gjendje të vëzhgojmë në tërësi numërimin e votave që po vazhdon edhe më tej.
Pyetje:Por mund të thuhet se ishin të një standardi ndërkombëtar, apo jo?
Eschenbacher: Përsëris se nuk mund të bëjmë një vlerësim të përgjithshëm në këtë moment. Duhet të presim që procesi të përfundojë. Numërimi i votave dhe përpunimi i rezultateve është aspekt me rëndësi i këtij procesi zgjedhor. Kjo është një fazë e procesit që ka pasur probleme në të kaluarën. Në proces janë futur në zbatim garanci dhe shpresoj se nuk do të ketë probleme të mëdha ditët e ardhshme. Por fakti se procesi nuk është përfunduar do të thotë se nuk mund të japim një vlerësim të përgjithshëm në këtë pikë.Mendoj se është kuptuar. BE-ja e ka bërë shumë të qartë se i konsideron këto zgjedhje si një test të rëndësishëm për gatishmërinë e Shqipërisë për të ecur përpara drejt integrimit më të afërt në BE. Unë mendoj se ky mesazh është marrë këtu në Shqipëri dhe kjo është arsyeja pse ka kaq shumë vëmendje për atë që do të raportojnë vëzhguesit tanë nesër pas zgjedhjeve. Ky është test për Shqipërinë. Deklarata jonë për mënyrën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve, se deri në ç'masë ato janë zhvilluar konform standardeve ndërkombëtare, sigurisht që do të luajë një rol të rëndësishëm në vlerësimin që do t'i bëjë komuniteti ndërkombëtar për shkallën e gatishmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në këtë proces.
(BBC)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi