Mihai Antonesku: Shpalimet e shpirtit
Faqja 1 e 1
Mihai Antonesku: Shpalimet e shpirtit
Botime të reja shqiptare në gjuhën rumune
Shpalimet e shpirtit
Nga Mihai Antonesku
Desvelirile sufletului (Shpalimet e shpirtit) është libri më i ri poetik i autorit kosovar, Fatmir F. Salihu, që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht. Përkthimi në gjuhën rumune i përket autorit të këtij shkrimi, parathënia është e eseistit Marius Qelaru, ndërsa pasthënia e poetit Mihai Antonesku. Edhe ky libër, i dinamizuar me një pikturë të bukur të Luminica Gligës, del në përkujdesje të redaksisë së revistës Shqiptari, në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë. Lënda poetike është e struktuar në tre cikle (Loti i fjalës, Hijet dhe Hija e fjalës), me tituj si Zotërinjve që harta bëjnë, Enigmë, Nokturno, Shtigjet, Letër lisit te Mulliri i Bardhë, Mahnitje, Ashtu thoshte im atë, Nëntor ’68, Kala e Shkupit, Zogu i zi, Bubullimë, Paradoks, Në Prizren, Pa frikë, Rapsodi shqiptare etj. Libri ka rreth 100 faqe dhe mbyllet medalione eseistike të Ali Podrimjes dhe Sali Bashotës, pas të cilave pason pasthënia dhe bibliografia. Për ta njohur më mirë këtë vlerë të mirëfilltë të Kosovës poetike, po e japim bibliografinë e rikënduar në gjuhën shqipe dhe mendimet e autorit të pasthënies. (Baki Ymeri)
Kush është Fatmir F. Salihu
Një biografi e shkëlqyer që del për herë të parë në gjuhën rumune. Fatmiri është poet dhe i persekutuar politik në kohën e diktaturës komuniste. U lind më 13 qershor 1951, në Gjilan të Kosovës, në një familje bujare që ka luftuar kundër kolonializmit turko/sllav. Gjyshi i tij përnga nëna, vullnetar në luftën e Toplicës, e ka paguar me jetë mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër invazionit serb. Po këtë fat e ka patur edhe gjyshi i tij përnga babai, kur qenë masakruar 8.000 shqiptarë në betejën e Gjilanit. Nëna fshatare, ndërsa babai qytetar. Pasi u njohën, patën krijuar një lidhje romantike e cila u kurorëzua me martesë. Duke refuzuar të shkojë në frontin e Sremit të organizuar nga partizanët komunistë kundër gjermanëve (1945), i ati i poetit pat preferuar të mbetet në Raincë të Preshecës, ku do të themelojë shkollën e parë shqipe në rajon. Më 1960 do të arestohet dhe ndëshkohet me tre vjet burg të rëndë për „propagandë armiqësore”.
Fatmir Salihu kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në Gjilan dhe Preshevë. Më 1968 organizon demonstratat e para shqiptare në Gjilan. E arrestojnë dhe lirojnë ngase ishte i mitur, ndërsa më 1969/70 fillon studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Kosovës. Ndërkohë dërgohet në mënyrë arbitrare në shërbimin ushtarak, pas të cilit do të vazhdojë studimet duke u regjistruar në Fakultetin Juridik (Dega e gazetarisë dhe Diplomacisë). Debuton në shtypin letrar me prozë të shkurtë dhe artikuj shtypi në Kosovë dhe Maqedoni, ndërsa më 1975 do të arestohet me studentë dhe intelektualë tjerë, duke qenë i ndëshkuar me 7 vjet burg të rëndë në burgjet e Kosovës dhe Serbisë. Do të çlirohet më 1980, duke e siguruar ekzistencën si autodidakt, pa e braktisur aktivitetin letrar.
Në periudhën e proceseve demokratike, nën udhëheqjen e Adem Demaçit, do të organizojë Këshillin Rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Anamoravë, ndërsa në kohën kur krisi lufta e armatës jugosllave kundër Sllovenisë, do të dërgohet për shpëtimin e ushtarëve shqiptarë nga ushtria jugosllave që i mbyste dhe dërgonte në shtëpi në arkivole të mbyllura. Ka shpëtuar qindra vetë, në Slloveni dhe Kroaci, kurse më vonë do të shpërngulet në Zvicër ku do të shpërndajë (në katër gjuhë) mbi 400.000 faqe material mbi të vërtetën për Kosovën. Po këtu do të udhëheqë Klubin e Punëtorëve Shqiptarë të Cyrihut, duke organizuar për herë të parë në qarqet e emigracionit shqiptar, mbrëmje letrare, lansime librash, botime përmbledhjesh poetike etj. Bibliografi lirike: Valle, Shtëpia Botuese Rozafa, Prishtinë, 2002, Lumina Cuvintelor / Drita e fjalëve, Bukuresht, 2008, Desvelirile sufletului / Shpalimet e shpirtit, Bukuresht, 2009.
Drita e brendshme e fjalëve
Fatmir F. Salihu bën pjesë në gjirin e poetëve të papërngutshëm, që plason në peshoren e kohës vetëm pjesën e fundit të gëzimeve apo trishtimeve, me kujdes të kulluar përmes sitës së fjalëve që mbeten: “Nëse pas gjumit në mëngjes/ ngrihesh më i lodhur se mbrëmë ke rënë/ hape derën me guxim dhe dëshiroji mirëseardhje/ me guxim krah më krah hap derën e gëzohu se/ ia dole të arrish Pleqërinë” (Sukses). I revoltuar, siç mund të jetë vetëm ai që që ka arritur përmes përvojës së ashpër dhe mirëkuptimit të thellë të gjërave apo ngjarjeve, poeti përcakton gjykime turbulluese në plan estetik dhe emocional: “Kush thot se nuk u thyekan/ ligjet e gravitacionit/ ato anatomike/ ku nis e pamundura/ fillon pika ime” (Artistë cirku). Një realitet i rëndë, i pamëshirshëm, kërkon me konsekuencë zonat e ndjeshme të shkrimit të Fatmir F. Salihut, pa i lënë të plota, siç e meriton ajo qetësi kaq e nevojshme për lindjen e poemit tejmatanë brigejve të horizontit: “Dy vitet e para/ ndër më të vështirat/ në jetë:/ lipset ABC-ja/ Banor i l i r ë me qenë/ Lipset nxënë ABC-ja/ e shoqërisë me norma” (Në Zvicër)..
Ky përgjasim i vetvetes së riprodhuar në çastin e vetmisë që nuk din të shembet, kjo pyetje e ashpër që buron nga thellësi të panumërta, të cilën e hasim në Ëndërr: “Përse/ përse ma shpie/ dhembjen në shkretëtirë”, ndoshta përgjatë krejt dimensionit të tij të brendshëm, siç e mirëvëren Marius Chelaru në parathënien e vëllimit Drita e fjalëve, poeti vjen të konfirmojë mu atë që e patëm thënë në fillim, madje duke e justifikuar revoltën: „Shkruhet për të mos u çmendur/ duke mbajtur në mend” (Pse shkruhet). Fatmir F. Salihu, përmes një distribuimi të kujdesshëm dhe të një domethënie të shumëfishtë në fushë të gërvishjes mbi lëvoren e çastit, i jep peshë dhe përmasa poemit, sado i shkurtë që të jetë, po aq rrezatues dhe ekploziv: “Më e rëndë Gjëmë e Mikut/ se sa forcë e kamxhikut” (Dënimi).
Padyshim, Fatmir F. Salihu është njëri nga poetët e rëndësishëm të Kosovës, me një forcë të madhe të depërtimit në fushë të ndjeshmërisë shqiptare dhe mentalitetit eurpoian, ndërsa vëllimi Shpalimet e shpirtit që del në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, përmes kujdesit dhe përkushtimit profesional të Baki Ymerit, është një fitore dhe një gëzimi i ri për çdo dashamir të letërsisë, sidomos për nënshkruesin e këtyre rradhëve: Mihai Antonesku

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mihai Antonescu: Kombi dhe poetët e tij
» Mihai Antonescu: Kosova e akrepave të kohës
» Merita Bajraktari McCormack sipas Mihai Antoneskut
» Mihai Antonescu: Syri i gjumit mbi krojet e Kosovës
» Mihai Antonescu: Konfesione të gërshetuara me mjeshtri artistike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi