Parashutisti Alush Leshanaku
Faqja 1 e 1
Parashutisti Alush Leshanaku
Parashutisti Alush Leshanaku, shembull i rezistencës kundërkomuniste deri në vdekje
Tomë Mrijaj
New York
Nuk do te jetë asnjëherë e saktë historia e popullit tonë në të gjithë trojet etnike shqiptare, nëse nuk do të shkruhet me saktësinë e kohës për bijtë më të mirë të nacionalizimit, atdhetarët e idealeve të pastra liridashëse, përparimtare, demokratike, për të cilat vlera ata flijuan edhe jetën e tyre dhe janë sot një pasqyrë nderi dhe krenarie, për misionin fisnik të shkëputjes së Shqipërisë nga kthetrat e komunizmit të zi.
Intelektuali dhe mësuesi i edukimit fizik (fiskulturës), eksploruesi i bukurive të natyrës shqiptare, alpinisti Alush Leshanaku, gjatë gjithë jetës së vet, spikati si një ndër bijtë më të denjë të atdhedashurisë. Për më shumë duhet thenë, se tek nacionalisti futurist Leshanaku, dallohen më së miri elementët e vizionit të tij, ku ndër të tjera ishin:
Ëndrra dhe dëshira e pashuar për një atdhe dhe shoqëri shqiptare pluraliste;
Shqipëri përparimtare dhe demokratike;
Respektimin e votës së lirë të individit;
Zhvillimin e vendit, sipas modelit të vendeve më të përparuara demokratike të Europës Perëndimore dhe demokracisë së lirë të Shtetëve të Bashkuara të Amerikës etj.
Jeta dhe veprimtaria e patriotit të pamposhtur A. Leshanaku, është e lidhur në mënyrë organike me kontributin e drejtpërdrejtë përkrah shumë bijve të denjë të Shqipërisë. Ishin vërtetë situata të vështira, koha kur punoi dhe jetoi Alushi, që kishte shumë miq dhe shokë nga të gjithë krahinat e Shqipërisë, por më sëshumti ai kishte një stimë të veçantë nderimi dhe respekti të përhershëm për Shqipërinë e Veriut dhe posaçërisht kishte shumë dashamirë dhe miq të besës figurat pinjollë të qytetarisë shkodrane…
Shpesh nga më të moshuarit, që kanë punuar dhe jetuar në Amerikë dhe veçanërisht në Boston dhe New York (gjatë udhëtimeve të shpeshta me shumë bashkëatdhetarë nacionalistë), që ishin larguar nga Shqipëria shumë vite më parë, flisnin me shumë admirim për mikun e tyre nacionalistin fisnik Alush Leshanakun. Një ndër miqtë e tij më të ngushtë janë: Kapidani i Mirditës, juristi i diplomuar në Itali Ndue Gjomarku, bashkëluftëtari Ndue Mëlyshi, bashkëluftëtari Ndue Pjetër Gjomarku (që për shumë vite jetoi në Canada), marinsi shqiptaro – amerikan Gjon Çupi, Zef Luka e shumë e shumë të tjerë.
Kjo fotografi paraqet grupin parashutist shqiptar të BKI. Shënohen më poshtë ata që ranë dëshmorë:
1. Në rreshtin e parë, ulur, nga e majta në të djathtë, i dyti Bardhok Gjeta dhe i katërti Rexhep Kasa
2. Në rreshtin e mesëm, nga e majta në të djathtë, i katërti Alush Leshanaku, i pesti Halil Hoxha, dhe i shtati Ndue Frisku.
3. Në rreshtin e tretë në kambë, nga e majta në të djathtë, i katërti Nuri Plaka dhe i pesti Abedin Xhanko.
Kohët e fundit shkodrani atdhetar dhe parashutisti bashkëluftëtar veterani Zef Luka (sot me banim në Clevland (Ohio)), flet papushim me shumë pasion, për mikun e tij trimin dhe kundërkomunistin e vendosur elbasanlli. Parashutisti kundërkomunist shkodrani Zef Luka, për më shumë, përjetimet e veta i ka përmbledhur në librin me kujtime: “Njiqind shqipe që erdhën me prue lirinë”, botuar disa vite më parë në Amerikë.
Parashutisti kundërkomunist Zef Luka e ka njohur nga afër dhe për më tepër kanë qënë sëbashku si parashutistë në terrën në shumë misione, në disa zona të Shqipërisë së Veriut dhe Jugut. Vetësakrifica e tyre ka pasur një qëllim fisnik të përbashkët dhe e cila nuk u shua asnjëherë: zgjimi i ndërgjegjës së dremitur të popullit shqiptar, që jetonte gjumin letargjik dhe për më keq një pjesë e rinisë, që e mbështeste diktaturën e dhunshme sovjetike të proletariatit, ishte dehur nga frazat e bukura plot gënjështra të komunizmit në Shqipëri, që si sëmundje kancerogjene po e brente dalë e ngadalë vetëdijën kombëtare të popullit të vet, që iu nënshtrua më ose padëshirë dhunës më të egës të diktaturës komuniste, që zgjati për 50 vjet më rradhë në tokën e zhuritur shqiptare.
Kush ishte parashutisti elbasanlli Alush Leshanaku?
Elbasani, ëshë një qytet i lashtë i Shqipërisë. Scampa, ky qytet antik ka pasur jetën dhe civilizimin e vet ndër shekuj, gjurmët e së cilës ruhen ende sot të freskëta në shumë zbulime arkeologjike dhe dëshmitë nga burimet historike, që kanë mundur të mbijetojnë deri në ditët tona.
Elbasani me rrethina, është edhe qendra e dijës, ku në Shkollën e Mesme Normale, janë ulur si student shumë të rinj dhe të reja nga qytetet dhe katundet e ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë qytet historik plot tradita, mikpritje, bese e bujarie, është lindur dhe rritur edhe patrioti Alush Leshanaku.
Alushi lindi në katundin Bradashesh të Elbasanit një vit mbas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 1913, kur krismat e zhurmshme të Luftës Ballkanike kishin nisur të dëgjoheshin edhe në Shqipëri të Mesme…
Lidhjet e përhershme të traditës vogëlushit ia mësoi qysh në fëmijëri nëna dhe babai. Atij i pëlqente shumë natyra, bukuria shqiptare. Sporti, ishte dhe mbeti pasioni i tij. Mësimet fillestare dhe ato të mesmet i kreu me sukses në shkollën e njohur të Normales së Elbasanit.
Është mirë të përkufizohet fakti historik shumë kuptimplotë, se nga kjo vatër e ngrohtë kulture, mësuesie dhe atdhedashurie dolën figura të shquara të kombit shqiptar, të cilët rrezatuan kudo dhe përherë vlerat më të mira të traditës së shkollës shumë të mirënjohur në të gjithë trojet etnike shqiptare.
Pikërisht nga kjo shkollë Ministri i Arsimit dhe Kulturës Prof. Ernest Koliqi (1903 – 1974), nxori ajkën e armatës së madhe të mësuesve vullnetarë, që me përkushtim u nisën në Kosovë, për të hapur shkolla në gjuhën shqipe.
Për shkathtësinë dhe sukseset e tij në procesin mësimor dhe miqësia që kishte axha i tij (ungji) Sulejman Leshanaku me Kryeministrin Shefqet Verlacin, i mundësuan Alushit energjik dhe tepër inteligjent studimet e mëtejshme në shkollën “La Farnesina” të Romës, nga e cila mori diplomën si Mësues i Edukatës Fizike.
Bashkëmoshatarët e tij, tregojnë detaje shumë interesante. Alushi, kujtojnë disa prej tyre, kishte një trup fizik shumë të bukur, falë ushtrimeve të përditshme që bënte jashtë në natyrë dhe palestra të ndryshme sportive në Itali.
Profesorin qytetarët e Shkodrës e shohin shumë herë me nxënësit e tij, ku ngjitej si sorkalle e shpejtë kreshtave të thepisura të Alpeve të Veriut të Shqipërisë. Ai mbante në shpinë një çantë alpinistash me paisje të kohës. Të gjithë studentët e tij sëbashku me profesorin e tyre Leshanakun tek ngjiteshin maleve të bukura të bjeshkëve tona, këndonin këngë patriotike dhe me motive nga natyra e bukur e Atdheut, shkruar dhe kompozuar nga artistët popullorë shkodranë dhe elbasanlli.
Alpinistin pasionant dhe atletin me një fizik të përsosur Alushin e tërhiqte shumë zona e thellë malore e Shllakut, bukuritë e mjedisit gjeografik, dhe në veçanti shpesh i ngjitej majave të bukura të Malit të Cukalit dhe Malit Marinaj, që deri në muajin maj ose qershor janë të mbuluara nga bardhësia e dëborës. Ndërsa gjatë stinës së bukur të verës, profesor Alushi shihej shumë herë me nxënësit e tij, në pikën dhe katundin turistik të Shirokës, ku i ushtronte të rinjtë me sportin e notit.
Me sjelljet modeste të një intelektuali të ngritur kulturisht, ai pritej ngrohtësisht nga të gjithë ata që e njihnin. Kultura, përgatitja dhe eksperienca e tij, bënë që Alush Leshanaku të bëhej idhull i rinisë shqiptare dhe shkodrane në veçanti, i asaj rinie të shëndoshë fizikisht dhe moralisht asokohe.
Ato ditë të bukura kaluan shpejt për profesor Alushin dhe nxënësit e tij. 28 Nëntori i vitit 1944, ishte një vit i hidhur për popullin shqiptar. Shkodra, këtë ditë e pa profesorin ndryshe, jo më me nxënësit e tij, me këngë në gojë, duke iu drejtuar plot mall Alpeve të Veriut, por me pushkë në dorë, përkrah komandantit legjendar Kapidan Dr. Mark Gjomarkut e shumë të tjerëve, në mbrojtje të vendit prej murtajës komuniste, që e kishte shpërfytyruar keqas vendin tonë dhe çdo ditë e minut ushtronte tortura mbi popullin e pafajshëm, duke zhdukur nga faqja e dheut çdo gjë kombëtare.
Profesor Leshanaku, i kaloi ato ditë të ftohta në malet e Veriut të Shqipërisë, në përpjekje të njëpasnjëshme me forcat kriminale komuniste, që ishte e droguar me ideologji bolshevike ruse. Forcat barbare komuniste, jo vetëm ideologjikisht por edhe ushtarakisht drejtoheshin nga komandant rus. Të tillë ishin ushtarakët e lartë Sofolovski e Valeski dhe mësuesit ose instruktorët politik dhe ushtarak jugosllav. Mbi të gjithë spikatën propaganduesit marksistë dhe miqtë e ngushtë të analfabetit Enver Hoxha, ideologët ekstremist të majtë: Miladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha.
Për ngjarjet e atyre ditëve të përgjakshme, profesor Alushi la një ditar të shkruar, i cili u botua për herë të parë në librin: “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipnisë Etnike” (Vellimi III), në të cilën përfshihen kumtesa, studime dhe portrete historike të figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar. Për më shumë, në Sesionin Historiko – Shkencorë, mbajtur në qytetin e djepit të kulturës dhe nacionalizmit të kulluar shqiptar – Shkodër më 13 – 14 qershor 2005, ndër të tjera u lexuan fragmente nga ditari historik i Profesor Alush Leshanakut, me titull: “Ditari i luftës 28 Nëntor 1944 – 12 Janar 1947”.
Këtu lexuesi i ditëve tona, do të mësojë në detaje mbi rrjedhat e kësaj lufte vllavrasëse, që e filluan dhe mbajtën të ndezur forcat partizane të kryesuar nga General Komandant Enver Hoxha dhe zbatuar në terren nga xhelati Mehmet Shehu me shokët e tyre.
Por burrat e malësive të Shkodrës nuk pranuan t’ua lëshojnë vendin pushtuesve komunistë. Rezistenca e forcave të lirisë në malet e Shqipërisë së Veriut ishte e ashpër e vendosur dhe e përhershme çdo ditë, orë e minut. Ishte një luftë midis dy botëve të kundërta.
Tashmë historianët e rinj me prova dhe dokumente autentike, theksojnë se asokohe ishte një luftës midis progresit dhe regresit. Komunistët kërkonin nënshtrimin e popullit një ideologjie të huaj për shqiptarët, ndërsa atdhetarët e vërtetë kërkonin lirinë dhe demokracinë e popullit të shumëvuajtur shqiptar.
Mirdita, nën drejtimin e vendosur të Derës së famshme të Kapidanëve të saj (dhe posaçërisht komandatin e të gjithë forcave të rezistencës kundërkomuniste në Shqipërinë e Veriut dhe Kosovë Dr. Mark Gjomarku dhe pas vrasjes së këtij martiri dhe të vëllait të tij Kapidan Llesh Gjomarkut, citojmë se për disa muaj udhëheqës politik u emërua mirditori Dom Zef Oroshi), Malësia e Madhe, Malësia e Pukës (nën drejtimin e luftarit Ndoc Mirakaj, Pashuk Bibë Mirakaj, Pal Bib Mirakaj), Shkodra me rrethina (kryengritja e Postribës), 50 çetat nacionaliste në Kosovë (të kryesuara nga Prof. Ymer Berisha, heroina martire e pamposhtur shkodrane Marie Shllaku, Shaban Polluzha, Uk dhe Shaban Sadiku, Ndue Perlleshi dhe Mulla Idrizi i Gjilanit etj.), që bashkëpunonin me njeri – tjetrin në misionin fisnik dhe të vështirë, për largimin e pushtuesve shumëshekullorë sllavo – komunistë nga Dardania dhe Shqipëria.
Kështu kemi luftën kryengritëse kundërkomuniste të udhëhequr nga patrioti Prek Cali, LLesh Marashi dhe Kapiten Dr. Gjelosh Luli, Gjon Destanisha, Jup Kazazi, etj., të cilat i shtuan edhe më shumë historisë së lavdishme të rezistencës kundërkomuniste faqe të lavdishme dhe heroike, ku është derdhur gjaku i pastër i bijve më të mirë të tokës së shqipes, që vijoi me intensitet deri në vitin 1953…
Misionet e trathtuara
dhe ardhja e parashutistit Alush Leshanakut
Me kalimin e vitëve, rregjimi komunist krahas forcimit të pozitave të veta në vendosjen e diktaturës së proletariatit (zotërimin e të gjithë pushteteve në morsën e herkurt të manjakut kundërshqiptar Enver Hoxha), rriste paralelisht edhe egërsinë e terrorit masiv, me të cilën shtypte çdo kundështar aktiv e pasiv të vetin. Ky rregjim kishte shtypë me egërsi më të madhe të gjitha lëvizjet dhe kryengritjet, kishte vrarë, pushkatuar e torturuar barbarisht pothuajse të gjithë krerët e lëvizjeve kundërkomuniste bashkë me qindra e mijëra luftarë të rezistencës për liri dhe demokraci.
Me vrasjen e frymëzuesit, shpirtit dhe shpresës së qëndresës jo vetëm të Mirditës, por të gjithë zemmrave liridashëse të Veriut të Shqipërisë Kapidan Mark Gjomarkut më 14 qershor të vitit 1946, çetat nacionaliste të luftëtarëve të lirisë që luftonin më stoicizëm nëpër male, pësuan disfatën më të madhe.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Parashutisti Alush Leshanaku
Trathtia e agjentit të dyfishtë anglez Kim Philby, i cili nëpërmjet sovjetikëve lajmëronte agjentët e Sigurimit në Shqipëri për nisjen e çdo grupi parashutist, e bëri të pamundur riorganizimin e çetave dhe grupeve të rezistencës në qytete dhe katunde të ndryshme, mbasi ata binin menjëherë në grackën e Sigurimit komunist, që mburrej se ishte merita e saj. Kështu ranë në kurth grupi i E’them Çakos, ekipi parashutist i Zenel Hamitit, i Hamit Matjanit e shumë të tjerë. Spiunët e komunizmit kishin mbirë kudo si kërpudhat mbas shiut.
Kjo me pak fjalë ishte gjendja e përgjithshme e vitit 1949. Është kjo periudhë, kur në Shqipëri do të vinte si parashutist i stërvitur Profesor Alush Leshanaku.
Duhet theksuar fakti, se qëllimi i misionit të tij fisnik, ishte riorganizimi më i mirë dhe ruajtja e ndërlidhjeve të fijeve të shkëputura të çetave nacionaliste të rezistencës së armatosur kundërkomuniste, që vepronin ende me shpresë të madhe dhe guxim të pashoq në malet e Mirditës dhe të Shqipëris së Veriut në përgjithsi.
Guximi, trimëria, zgjuarësia dhe largpamësia e Prof. Leshanakut, ishte gjithnjë në nivelin e duhur, falë vendosmërisë së tij për t’a ndihmuar popullin shqiptar në vetëndërgjegjësimin e instalimit të shpresës dhe demokracisë së vërtetë, e cila ishte mbuluar nga pluhuri i propagandës komuniste të kolkozeve dhe solkozeve bolshevike ruse të diktatorit fashist Stalinit.
E Alushi në këtë përpjekje titanike nuk ishte i vetëm. Këtij guximi të jashtëzakonshëm, me një vetëmohim sublim me kohë i ishin bashkuar misionit nacionalistët e shquar kundërkomunistë: Alush Leshanaku, Ndue Gjomarkaj, Xhevdet Blloshmi dhe Ndue Melyshi.
Ky mision lufte e nderi, ishte sa i vështirë aq edhe i rrezikshëm asokohe, veçanërisht po të kemi parasysh, se bashkëluftëtarët e vendosur Ndue Gjomarkaj dhe Ndue Melyshi, kishin marrë përsipër ekzekutimin e trathtarit Bardhok Biba, që ishte bërë vegël në duart e komunistëve në gjenocidin e pashembullt kundër bashkëkombasve të tij.
Ndëshkimi dhe shpagimi për krimet e bëra nga Bardhok Biba u krye me sukses. Trathtari dhe idhulli i komunistëve mori dënimin e merituar. Por nga ana e tjetër, duhet thënë se edhe Mirdita dhe banorët martirë të saj e paguan shumë shtrenjtë.
Komunistët të gjindosur dhe në shenjë hakmarrje filluan gjenocidin e pashembullt ndaj krahinës së Mirditës. Kështu mbi 14 burra më të mirë u pushkatuan në vend nga komunistët pa bërë asnjë gjyq ose provuar fajin e ndëshkimit të tyre. Por masakrat nuk pushuan me kaq. Edhe në vitet në vijim 6 mirditas të tjerë u vranë në periudha të ndryshme dhe dhjetra të tjerë u burgosën dhe me qindra familje nisën kalvarin e përsekutimit në burgjet e tmerreshme të diktaturës, kampet e përqendrimit dhe internimit në zonat e humbura të Jugut të Shqipërisë…
Profesor Alushit dhe Xhevdetit, për të realizuar misionin e tyre, u duhej të përshkonin në ilegalitetin më të madh një rrugëtim, që nga zonat më të thella të Veriut të Shqipërisë (Alpet Shqiptare) dhe deri në malet e Shqipërisë së Mesme (Krahina Malore Qendrore), në zonën e Elbasanit, ku vepronin rregullisht grupet e armatosura të çetave nacionaliste.
Në kushtet jashtëzakonisht të vështira jo vetëm të motit të ftohtë, me reshje shiu të dendur, dëbore që binte papushim, acarit të dimrave plot akull dhe ngrica të vazhdueshme…, por edhe i ndjekur këmba – këmbës nga spiunët dhe forcat e ndjekjes së Sigurimit, me të cilat iu desht të ndeshej disa herë dhe me njerën nga të cilat parashutisti Alush Leshanaku mbeti i plagosur lehtë…
Tërësisë së kushteve të vështira ekonomike të banorëve shpirtbujarë, që ndanë kafshatën e fundit me trimat nacionalistë; varfërisë së tejskajshme mizerabël, që kishte kapluar zonat e thella malore; lënia mbas dore e Veriut të Shqipërisë dhe trevave kundërkomuniste; diferencimi dhe diskriminimi me paramendim, që u bëhej familjeve të çetave nacionaliste, iu shtuan edhe çarmatosja dhe shpronësimi i shtresave të pasura ekonomike, duke ia ngushtuar edhe më shumë mundësinë e ndihmës forcave të rezistencës nacionaliste të lirisë që vepronin intensivisht në trevat malore.
Se sa me përkushtim dhe vërtetësi e përmbushi Profesor Alush Leshanaku këtë detyrë të lartë ndaj atdheut të vet, e tregon raporti origjinali i tij, prej mëse 30 faqesh të daktilografuara, që i dërgoi parashutisti menjëherë Qendrës së Rezistencës Kundërkomuniste, që ishte ngritur dhe funksiononte në Itali.
Ky raport përshkrues, është një model i rrallë i informimit me detaje të ngjarjeve deri në imtësi dhe mund të them me bindje të plotë dhe pa e tepruar, se është raporti më unik, që mund të kem lexuar dhe dëgjuar deri më sot nga shumë dorëshkrime, kujtime dhe përshkrime gojore të njërëzve të ndryshëm për ngjarjet e rëndësishme historike asokohe në Shqipëri dhe Kosovë…
E parë në një këndvështrim tjetër, them me bindje të mbështetur me fakte e prova historike, se përshkrimi i parashutistit kundërkomunist Leshanaku, për sa i përket vlerave dhe rëndësisë historike, ditari mbetet dhe është një model, që shumë bukur sqaron ngjarje historike, që sot janë anashkaluar nga historiografia komuniste dje dhe tani për fat të keq.
Raporti sinjifikativ prej 30 faqesh, gjithashtu është një dëshmi e pastër akt – akuze kundër kriminelëve komunistë, për të cilët edhe në periudhën e paskomunizmit nuk është thënë e shkruar asgjë deri më sot. Ky raport i hollësishëm, mund të gjendet fare lehtë në koleksionin e plotë të gazetës nacionaliste dhe thellësisht atdhetare e patriotike me emrin kuptimplotë: “L’Albanie Libre” (“Shqipnia e Lirë”), organ i Blokut Indipedent ose në Arkivën e pasur me fakte dhe dokumente historike të këtij grupimi të pavarur patriotik dhe politik.
Dhe dihet se ky nuk ishte aktiviteti i parë kundërkomunist, që zhvilloi elbasanlliu patriot Prof. Alush Leshanaku, mbas ardhjes në pushtet të klikës kundërshqiptare Hoxha – Shehu, por normalisht ishte vijim i luftës së vendosur pa kompromis kundër komunizmit, që nga vitet e Luftës së Dytë Botërore.
Duhet theksuar, se Profesor Leshanaku, nuk iku bashkë me pushtuesit gjermanë në ditët e fundit më 28 nëntor 1944, por qëndroi në Shqipëri bashkë me Kapidanin e Mirditës Mark Gjonmarkun, Halil Alinë e shumë të tjerë, për ta vazhduar edhe më me vendosmëri luftën kundër forcave bolshevike komuniste, që për fat të keq flisnin shqip.
Rreth 25 muaj qëndroi Prof. Leshanaku në malet e thepisura të Shqipërisë së Veriut dhe Krahinës Malore Qendrore të Shqipërisë së Mesme, mes atyre bjeshkëve legjendare, ku ndër shekuj ishte shkruar, përmes flakës së luftrave për liri historia e lavdishme e popullit shqiptar.
Ai me shokët e vet përballoi vështirësitë dhe rreziqet e panumërta, duke luftuar “dhëmb për dhëmb” në sa e sa përleshje të përgjakshme, kundër forcave të Sigurimit komunist, në bashkëpunim me të gjithë çetat e luftëtarëve të lirisë dhe demokracisë së vërtetë, që vepronin asokohe në ato zona, sepse ai ishte në kontakt dhe moment lidhjeje të vijueshme me të gjithë krerët kryesorë të këtyre çetave patriotike.
Disa nga aksionet e ndërmarra
me insitiavën personale të Prof. Leshanakut:
Kështu në muajin janar të vitit 1946, sëbashku me shokët e vet presin telat e telefonit të postës, ku ishin mbledhur forcat partizano – komuniste të zonës Elbasan – Peqin dhe Elbasan – Tiranë.
Gjatë muajve mars dhe korrik të vitit 1946, sëbashku me çetën nacionaliste të lirisë të drejtuar nga luftëtari i vendosur kundërkomunist Isak Alla, sulmojnë me shpejtësi të rrufeshme dhe shkatërrojnë tërësisht disa makina ushtarake komuniste, përgjatë rrugës automobilistike që të çonte në Kukës.
Sërisht me çetën tjetër të patriotit Sulë Selimit, sulmon e nxjerrë jashtë përdorimit me dy aksione të shpejta 2 makina ushtarake dhe pas disa minutash e përsërit aksionin, duke i sjellë dëme forcave të ndjekjes komuniste, përgjatë rrugës automobilistike afër Urës së Erzenit.
Me ndihmen e çetave të drejtuar nga luftëtarët kundërkomuniste: Azis Biçaku, Ali Qafa, Sadik Kaçi, Ervin Lamça, Dem Tafani dhe Hamit Matjani, sulmon dhe dëmton rëndë edhe 8 makina ushtarake të diktaturës komuniste, përgjatë rrugës automobilistike në kohë të ndryshme.
Me luftëtarët e çetës së komandantit Nuri Plaka, rrethon katundin Muriqan, çarmatosin komunistët dhe vendos menjeherë që 3 prej kriminelëve komunistë, që kishin bërë krime nën emrin e partisë komuniste të zonës t’i pushkatojnë si shpagim të merituar…
Mbas këtyre aksioneve dhe të tjera të bera gjatë dhjetorit të vitit 1946 doli jashtë Shqipërie. Ai u arratis në Greqi, jo për të braktisur vendin, luftën dhe shokët e vet, por për të ripërtërirë forcat dhe për t’u rikthyer përsëri edhe më i përgatitur për të vijuar qëllimin e luftës finale, rrëzimin e komunizmit dhe vendosjen e një rendi të lirë dhe demokratik të modelit të vendeve të përparuara demokratike të Europës Perendimore dhe modelin e demokracisë shembullore amerikane.
Për një njeri si Prof. Alush Leshanaku, që e kishte provuar sketërrën e mjerimin komunist, urinë dhe të ftohtit, lodhjet dhe pagjumësinë, rëniet e befasishme nëpër pritat e forcave terroriste komuniste të Sigurimit të shtetit dhe përleshjet me ta, lypsej një guxim i jashtëzakonshëm, një shpirt i madh, sakrificë dhe një ndenjë shumë e lartë patriotike. Kësisoj për te duhej frymëzim i një ideali më të lartë në vetëflijim, që kishte frymëzuar ata trima të pavdekshëm, që ranë heroikisht në luftë kundër murtajës së zezë komuniste, të pa besë dhe të pa fe, të pa moral e të pa atdhe, për t’u rikthyer në Shqipëri, të cilin rregjimi komunist e kishte shndërruar në një ferrë të vërtetë.
Por Prof. A. Leshanaku i gatshëm si gjithmonë, pa iu tremb syri dhe pa marrë parasysh asnjë sakrificë, iu përgjigj thirrjes së zemrës së vet dhe sëbashku me tre burrat e fortë e të sprovuar në besnikëri, si: Ndue Gjomarku, Xhevdet Blloshmi dhe Ndue Melyshi, u rikthye në Atdhe, ku shkriu jetën, duke luftuar deri në frymën e fundit kundër kriminelëve gjaksorë komunistë.
Bashkëluftëtari në rezistencën kundërkomuniste në trevën e Elbasanit z. Xhevdet Blloshimi, në kujtimet e veta botuar në “L’Albanie Libre” nën titullin: “Rezistenca antikomuniste e Elbasanit”, 8 Maj 1961, f. 4, ndër të tjera shkruan: “Një ndër krahinat e Shqipnisë që kishte paraparë me kohë rrezikun komunist, ka qenë edhe Elbasani. Unë që shkruaj kam marrë pjesë me pushkë në dorë ndër ngjarjet. Posa filluan të kenë njëfarë konsistencet bandat komuniste, edhe ana nacjonaliste e Elbasanit i shtyrë nga i ndjeri Shefqet Verlaci ndjeu nevojën të fillojnë organizimin. Krahina u ndan në pesë zona, me komandanta Prof. Alush Leshanaku, kapiten Xhafer Bilali, Haki Blloshmi, Aziz Biçaku, Isak Alla, Daut Gurra, Nezir Muzhaqi dhe Ali Cekani… rezistenca antikomuniste vazhdoi në krahinë t’Elbasanit edhe pas marrjes së pushtetit nga stalinianët, gjer më 1950 qe u vra luani Alush Leshanaku, duke luftuar si Oso Kuka.”
Të shkruash për historitë e shumta të Prof. Alush Leshanakut dhe të sa e sa heronjve të tjerë të lirisë, nuk do të mjaftonin as dhjetra dhe qindra faqe, por unë, duke mos u zgjeruar më, po e mbylli këtu punimin tim modest, me bindjen e plotë, se këto heronj dhe mijëra të tjerë që nuk u përmenden sot këtu, për qëllimin fisnik të tyre në sherbim të atdheut, nuk do të harrohen kurrë dhe brez mbas brezi do të përkujtohen për jetën e dhenë në dobi të Atdheut, që e deshtën më shumë se vetën e tyre.
Jam i mendimit, se do të ishte në nderin e pushtetit demokratik, bashkëvendasve të tyre në veçanti në diasporë e kudo që të ndodhën që t’i përjetësonin këto heronj, si: Kapidanin e Mirditës Dr. Mark Gjomarkun, Prof. Alush Leshanakun e shumë e shumë të tjerë, duke u ngritur simbole përkujtimi, për të vendosur gjithnjë lule të freskëta, në vendet ku ato u flijuan dhe shkruan historinë…
Kjoftë i përjetshëm kujtimi i deshmorëve të lirisë!
Lavdi jetës dhe veprës së Prof. Alush Leshanakut!
Literatura:
1. Alush Leshanaku: “Gjendja e Shqipnis në Prill 1949”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f. 4.
2. “Alush Leshanaku – Lajmtar e Fatos i Liris”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 28 Nëndor 1951, f. 2.
3. “Me histori në dorë”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 28 Nëndor 1952, f. 3.
4. Kolë Çuni, “Ditët e fundit me Alushin”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f. 6 – 7.
5. “Kujtime të nji nxanësi t’Alush Leshanakut”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f. 6.
6. “Dalle cominicazioni di Alush Leshanaku”, “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 20 Dhjetor 1954, f. 6.
7. Xhevdet Blloshimi, “Rezistenca antikomuniste e Elbasanit” (Kujtime), “L’Albanie Libre”, Organe du Bloc National Independent, 8 Maj 1961, f. 4.
8. “Alush Leshanaku”, “Lajmtari i të Merguemit”, (The Herald of the Emigrant) Organ i Blokut Kombëtar Indipendent (National Independent Bloc), New York, f. 21 – 23.
9. Alush Leshanaku, “Ditari i luftës 28 nëntor 1944 – 12 Janar 1947”, “E Djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipnisë Etnike” (Vellimi III), Shtëpia Botuese: “Lumbardhi”, Prizren, 2006, f. 102 – 122. Për më shumë shih në Sesionin Historiko – Shkencorë, mbajtur në Shkodër 13 – 14 Qershor 2005.
FL

Similar topics
» Luljeta Leshanaku - E HËNA NË SHTATË DITË
» Botimet Nositi
» Alush Zeqiraj:TË PËRSHENDES VËLLA-Ibrahim Rugovës!
» Alush Kamberi:Edhe një tjetër pamflet i Blazhe Ristevskit
» Alush Avduli:POEZI E SHKRUAR.., SIKUR NUK EKZISTON AKOMA

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi