Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:28 am

Familja


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë




Përkufizimet dhe llojet e familjeve 250px-Francisco_de_Goya_y_Lucientes_053
Portret i një familje. Francisco de Goya



Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore pjesëtarët e së cilës kanë prejardhje të njëjtë gjaku nga lidhje martesore ose birësimi me të njëjtin mbiemër.
Sipas nenit 16(3) të Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti".

Tabela e përmbajtjeve



//



Përkufizimet dhe llojet e familjeve


Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologë ashtu edhe nga antropologë të vendeve të ndryshme. Sipas antropologut George Murdock familja është ”një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi. Ajo përfshin të rritur të të dy gjinive, ku të dy duhet të mbajnë një lidhje të miratuar nga shoqëria dhe një ose më shumë fëmijë, të vetin ose të adoptuar (birësuar), nga të rriturit që bashkëjetojnë seksualisht.”.
Zyra e regjistrimit të përgjithshëm të Shteteve të Bashkuara familjen e ka përkufizuar si ”dy apo më shumë persona të lidhur nga lindja, martesa, ose adoptimi të cilët jetojnë së bashku”.
Ndërsa përkufizimi i Merriam-Webster për familjen është: ” Njësia themelore në shoqëri e cila tradicionalisht përbëhet nga dy prindër që krijon fëmijët e tyre, gjithashtu përfshihen edhe njësi të tjera shoqërore, të ndryshëm, që dallojnë por janë të lidhura dhe të barabarta si familjet tradicionale (familje me vetëm njërin prind).”.
Neni 16(3) I Deklaratës së të Drejtave të Njeriut thotë: ”Familja është grupi natyral dhe kryesor në shoqëri dhe ka të drejtë për mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.”.
Familja në vete përmban një grup të njerëzve shtëpiakë, zakonisht të bashkuar nga lindja ose martesa, ose nga marrëdhënie të ngjashme – duke përfshirë bashkëjetesën, adoptimin, mbiemrin dhe (në disa raste) pronësia (siç ka ekzistuar në Perandorinë Romake). Familja mund të quhet si bashkësi parësore njerëzore, ku individi së pari takohet me kushtet e jetës shoqërore, të cilat ia përcaktojnë atij kornizën, në të cilën ai mund të zhvillohet si person; kështu që mund të themi se personaliteti njerëzor formohet në procesin e ndërveprimit shoqëror.
Në shumë shoqëri, familje quhet vetëm ajo e njohur nga ligji ose sisteme të ngjashme normative. Edhe pse shumë të tjerë duke përfshirë edhe sociologë, marrëdhëniet familjare i kanë konsideruar vetëm lidhjet e gjakut, shumë antropologë kanë kundërshtuar duke thënë se njeriu duhet ta kuptojë nocionin e lidhjes së “gjakut” metaforikisht dhe që shoqëritë e ndryshme duhet ta kuptojnë familjen nga koncepte të tjera dhe jo nga lidhjet gjenetike.
Sociologjia dhe antropologjia, familjen e konsiderojnë si funksion thelbësor të reproduktimit biologjik, shoqëror ose të dyja bashkë-shoqëria. Nga pikëpaja e fëmijëve funksionet e familjes janë drejtuese: ajo shërben për t’i orientuar ata në shoqëri dhe kulturë. Ndërsa nga perspektiva e prindërve familja shërben si mjet i pjellshmërisë më synim shumimin, edukimin dhe shoqërimin e fëmijëve.
Lindja e fëmijëve edhe pse faktor shumë i rëndësishëm nuk mund të bartë tërë rolin e fëmijëve. Në shoqëritë e sotme martesa u ofron privilegje dhe të drejta të barabarta edhe atyre familjeve të reja të cilat nuk planifikojnë të lindin fëmijë.
Struktura e familjes tradicionale varet nga marrëdhëniet ndërmjet prindërve dhe fëmijëve, ndërmjet bashkëshortëve ose nga të dyja. Antropologët përmendin tre lloje të familjes:

  1. matrifokale (amësore)
  2. konsanguinile (gjaklidhëse)
  3. konjugale (bashkëshortore)

Mirëpo kjo ndarje ka të bëjë me familjet “ideale”. Të gjitha shoqëritë mund të tolerojnë shmangie nga këto familje ideale vetëm në raste incidentesh (siç janë vdekja e njërit anëtar të familjes), plleshmëria ose parapëlqimi personal.
Lloji i familjes matrifokale përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj – zakonisht nga pasardhësit e saj biologjikë, edhe pse pothuajse secila shoqëri pranon edhe fëmijët e adoptuar. Ky lloj i familjes është i përhapur në vendet ku femrat kanë burime për t‘i rritur fëmijët vetë ose aty ku meshkujt janë më shumë të angazhuar se femrat. Disa shoqëri vendase në Amerikën Jugore dhe Melanezi (Australi) janë matrifokale.
Familja konsanguinile ekziston në forma të ndryshme, por rasti më i shpeshtë përbëhet nga nëna dhe fëmijët e saj, dhe njerëz të tjerë zakonisht nga familja e nënës. Ky lloj i familjes është i përhapur aty ku nëna nuk ka burime për të rritur fëmijët vet, babai zakonisht nuk është i pranishëm, dhe zakonisht kur prona trashëgohet. Atëherë kur meshkujt zotërojnë pronë të rëndësishme, familjet konsanguinile përbëhen nga burri dhe gruaja, fëmijët e tyre dhe anëtarë të tjerë nga familja e burrit.
Familja konjugale përbëhet nga një ose më shumë nëna dhe fëmijët e tyre, ose një e më shumë baballarë. Ky lloj i familjes paraqitet zakonisht aty ku ndarja e punës kërkon të dy gjinitë edhe meshkujt e edhe femrat, dhe në familjet që janë shumë të angazhuara. Ky tip i familjes ndryshe quhet edhe si familje nukleare (bërthamë) dhe është ideale ose mbizotëruese në shoqëritë eskimeze.
Anëtarët e një familjeje konjugale janë:

  • Nëna: prindi femër
  • Babai: prindi mashkull
  • E bija: femra e lindur nga nëna, e atësuar nga babai
  • I biri: mashkulli i lindur nga nëna, i atësuar nga babai
  • Motra: femra e lindur nga nëna e njëjtë, e atësuar nga i njëjti baba
  • Vëllau: mashkulli i lindur nga nëna e njëjtë, i atësuar nga i njëjti baba

Si dhe anëtarë të tjerë jo të familjes së ngushtë:

  • Gjyshja: nëna e prindit
  • Gjyshi: babai i prindit
  • Mbesa: vajza e fëmijës
  • Nipi: djali i fëmijës

Familja nukleare përmban edhe kushërinj të tjerë:

  • Tezja:motra e nënës, gruaja e vëllait të babait, gruaja e vëllait të nënës
  • Axha:vëllai i babait, burri i motrës së nënës, burri i motrës së babait
  • Halla: motra e babait
  • Daja: vëllai i nënës


Thënie




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:31 am

Burri


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë







Simboli i gjinisë mashkullore



Burri është krijesë mashkullore njerëzore e moshës së rritur e kundërta e gruas që është krijesë femërore njerëzore e moshës së rritur. Termi burrë zakonisht përdoret për të dalluar krijesat mashkullore për nga mosha e tyre dhe për të dalluar krijesat mashkullore nga kijesat femërore.


Terminologjia


Fjala burrë në gjuhën shqipe ka disa kuptime më të ngushta nga kuptimi i përgjithshëm për gjininë mashkullore të moshës së rritur. Ky term përodret në veçanti për një krijesë të gjinisë mashkullore të martuar, pra një burrë i martuar.
Gjithashtu ky term përdoret për të treguar virtytet e një mashkulli zakonisht virtytet e mira të forcës dhe nderit të tij kështu që kalon emri burrë në burrëri ose i shtohet mbiemri i mirë për të mirë dhe i keq për të keq. Shembull: Burr i mirë, burr i keq.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:39 am

Gruaja





Gruaja është krijesë femërore njerëzore e moshës së rritur e kundërta e burrit që është krijes mashkullore njerëzore e moshës së rritur. Termi grua zakonisht përdoret për të dalluar krijesat femerore për nga mosha e tyre dhe për të dalluar krijesat femërore nga kijesat mashkullore.




Terminologjia


Fjala grua në gjuhën shqipe ka disa kuptime më të ngushta nga kuptimi i përgjithshëm për gjinin femërore të moshës së rritur. Ky term përodret në veçanti për një krijesë të gjithis femërore të martuar, pra një femër e martuar.

Të drejtat e gruas (grave)


Gruaja nuk mund të themi se gjithmonë ka qenë e privilegjuar me të drejta të veta për ekzistencë, punë edukim dhe trashigimi. Të drejtat e saja varësisht nga periudhat kohore variojnë nga një gjendje në një tjetër. Arritja e të drejtave të veta gruaja si e till i arrin në vende të ndryshme në kohëra të ndryhme. Për shembull gruaja në Islam në vendet arabe të drejtat e veta i arrin në kohën e shpalljes së islamit.
Në suazat ndërkombëtare gruaja të dretat e veta fillon t'i kërkoje dhe ngadal t'i arrij që nga marshimi i 15000 grave më 8 Mars 1908, 15000 në Nju Jork.
Sot të drejtat e gruas zakonisht identifikohen me të drejtat e njeiut.

Roli kulturorë dhe gjinorë


Gruaja ka rol shum të rëndësishëm në zhvillimet dhe ndryshimet kulturore në një shoqëri, gjithashtu dhe ndikon drejtpërdrejtë në zhvillimin dhe përparimin e gjinis njerëzore sepse ajo ka kontakt shum më të afërt me fëmijët.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:42 am

Djali




Djali është krijese mashkullore njerëzore e moshës së re, e kundërta e vajzës që është krijesë njerëzore femërore e moshës së re. Vitet në të cilat djali kalon në burrë dallon varësisht nga shoqëria. Afërsisht kalimi i djalit në burrë ndodh rreth viteve të tetëmbëdhjeta të jetës, në kohën e adoleshencës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:43 am

Vajza




Vajza është krijese femërore njerëzore e moshës së re, e kundërta e djalit që është krijesë mashkullore njerëzore e moshës së re. Vitet në të cilat vajza kalon në grua dallon varësisht nga shoqëria. Afërsisht kalimi i vajzës në grua ndodh rreth viteve të tetëmbëdhjeta të jetës, në kohën e adoleshencës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:44 am

Fëmija


Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë




Përkufizimet dhe llojet e familjeve 180px-Alb.costume
Fëmijë kosovar në veshje kombëtare



Fëmiu është krijesë njerëzore nën moshën 12 vjeçare[1]. Në gjuhën shqipe ky term përdoret për të dy gjinitë që nga lindja (duke përdorur dhe embin 'bebe') e gjer në moshën parashkollore. Kuptimi tjetër i emrit të përgjithshëm fëmi është edhe emërtimi nga ana e prindit për djalin apo vajzën e vetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:46 am

Fisi



Fisi është grup njerëzish në shoqërinë primitive me lidhje të afërta gjaku, me gjuhë të përbashkët e me zakone të njëjta, që mbështetej në pronën e përbashkët dhe që ishte njësia bazë e organizimit të jetës së njerëzve e të prodhimit deri në lindjen e klasave. Në etnografi fisi është grup njerëzish me gjuhë dhe zakone të përbashkëta, që jetojnë si një bashkësi me një prijës në krye.[1]
Me kalimin e kohës në territoret shqiptare si fis apo farefis njiheshin njerëzit që kishin prejardhje nga një stërgjysh i përbashkët
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 12:47 am

Martesa



Martesa është bashkim i ligjëshëm i një burri me një grua për të krijuar familje.[1]

Martesa me grupe


Martesa me grupe është një forma më e vjetër e martesës, kur çdo burrë i njërit prej të dy grupeve të një fisi mund të bashkëjetonte me çdo grua të grupit tjetër, ndërsa ndalohej bashkëjetesa e një burri dhe e një gruaje që bënin pjesë në të njëjtin grup të fisit.[2]
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Përkufizimet dhe llojet e familjeve Empty Re: Përkufizimet dhe llojet e familjeve

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi