Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konfirmohet mazhoranca, PD me aleatët 72 mandate

Shko poshtë

Konfirmohet mazhoranca, PD me aleatët 72 mandate Empty Konfirmohet mazhoranca, PD me aleatët 72 mandate

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2009 2:34 pm

Konfirmohet mazhoranca, PD me aleatët 72 mandate









Numërimi i mbi 96% të kutive të votimit nxori në avantazh të ndjeshëm koalicionin "Aleanca e Ndryshimit"
Koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" i kryesuar nga Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke siguruar një mazhorancë prej 72 mandatesh. Numërimi i mbi 96% të kutive të votimit deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme konfirmoi fitoren e Partisë Demokratike, e cila do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme së bashku me aleatët e saj. Të dhënat zyrtare të KQZ-së bënë të ditur se, koalicioni i PD-së ka arritur të fitojë 72 deputetë kundrejt 64 mandate, që ka mundur të marrë Partia Socialiste dhe 4 mandate Lëvizja Socialiste për Integrim. Partia Demokratike ka qenë në epërsi të dukshme që nga hapja e kutive të para të votimit, gjë që u konfirmua plotësisht edhe me mbylljen e tyre, ndonëse procesi zgjati disa orë përtej afatit ligjor. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka filluar të japë shenja të qarta të humbjes, duke paralajmëruar kontestimin e procesit si një mënyrë më të zbutur për t'u përballur me humbjen. Eksponentë të kësaj partie në një paradë konferencash shtypi kanë paraqitur pretendime absurde për bllokim të procesit, ndërkohë që ishin komisionerët socialistë ata që u larguan nga procesi i numërimit në disa qendra votimi ku PS po shkonte drejt humbjes së thellë. Në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur festimet që pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme. Në kontrast të thellë me atmosferën festive në selinë e PD, në selinë rozë dallohej qartësisht pikëllimi i humbjes, ndërsa kryetari i PS-së nuk është parë në asnjë dalje publike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të çertifikojë gjatë ditës së sotme rezultatin final të zgjedhjeve, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe fitoren e koalicionit të djathtë. Partia Demokratike kryeson në 6 qarqet e vendit, është barazim në mandate në Korçë, Elbasan, ndërsa ka ngushtuar në mënyrë të ndjeshme diferencën e votave në bastionet e majta. Ky proces zgjedhor përveç fitores së Partisë Demokratike shënoi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar arritjen e standardeve europiane për zgjedhjet, e konfirmuar kjo edhe nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Numërimi i deritanishëm i votave ka konfirmuar në mënyrë të saktë rezultatet e tre exit-polleve, të cilat nxirrnin fituese Partinë Demokratike. Standardet e larta shoqëruan gjithashtu edhe procesin e numërimit të votave, përveç disa rasteve ku Partia Socialiste urdhëroi komisionerët e saj të bojkotojnë procesin. Pas humbjes së thellë të opozitës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të japë dorëheqjen si shkaktari kryesor i humbjes së opozitës.

Beteja e demokracisё Shqiptare





Nga Gjon KEKA



Zgjedhjet nё shtetin Shqiptar tё zhvilluara tё dielen e 28 Qershorit tё vitit 2009 janё njё pasqyrё relativisht e mirё dhe njё tregim mesatarisht i suksesshёm i rrugёs sё shtetit Shqiptar drejt proceseve tё reja reformuese ,tё ndёrtimi tё shtetit jurdik , tё demokracisё dhe rrugёs sё integrimit Europian.Duhet cekur se shteti Shqiptar gjatё kёtyre viteve tё fundit tё fillim shekullit XXI ka bёrё hapa tё rёndёsishёm nё ndёrtimin infrastrukturёs sё njё shtetit demokratik ,ligjor dhe me aspirat pёr integrime nё strukturat e Unionit Europian.

Nuk ishte e lehёt qё shteti Shqiptar pas njё tranzicioni tё gjatё tё mёsimit tё demokracisё ,tё rrёzimit tё mentalitetit tё vjetёr, tё pastrimit tё terrenit tё mbёturinave dhe gjёrave primitive qё kishin lёnё pas vetes regjimet e ndryshme ,arriti tё provoj demokracinё dhe zhvillimin e hovshёm ekonomik dhe tё proceseve tjera kombёtare e ndёrkombёtare.

Thjeshtё shtetit Shqiptar dalёngadal po e lё pas krahёve tё kaluarёn ,tranzicionin e gjatё dhe po e cёn sigurt drejtё zhvillimeve tё pёrgjithshme dhe dita ditёs po bёhet njё aktorё i rёndёsishёm ndёrkombёtar dhe njё faktor i rёndёsishёm i siujdhesёs Ballkanike.

Anёtarёsimi i shtetit Shqiptar nё oragnizatёn mё tё rёndёsishёm ndёrkombёtare NATO ,ishte njё hap historik dhe njё arritje e madhe brenda proceseve tё reformave tё kёrkuara nga ana e bashkёsisё ndёrkombёtare pёr tё u bёrё pjesё e kёtij organizmi tё rёndёsishёm tё sigurisё ndёrkombёtare, ky hap i shtetit Shqiptarё ёshtё i rёndёsishme jo vetёm pёr sigurinё e tij por edhe tё rajonii cili do jetё mё i sigurt por edhe mё afёr arritjes sё aspiratave tё tjera tё proceseve tё integrimit.

Sidoqoftё zgjedhjet nё shtetin Shqiptar po shpalosin pamjen e qartё tё dёmokracisё sё saj nё proces duke e vendosur kёtё nё thelbin e kushtetutёs sё saj demokratike ku nё njё mёnyrё apo tjetёr tregon qartё se populli i saj është bartësi i fundit i gjithë sovranitetit tё shtetit Shqiptar.Kёshtu qё mund tё thuhet se qeverisja e ardhshme qё do dal nga kёto zgjedhje ka legjitimitetin e saj nё mёnyrё demokratike vetёm në rast se ai ka dalë nga vullneti i lirë dhe me miratimin e popullit tё saj nё pёrgjithёsi.Pushteti i dalur nga populli respektivisht vullneti i popullit Shqiptar nёnёkupton edhe qeverisjen e tij dhe ushtrimin e njё ndikimi tё tij tё rёndёsishёm nё jetёn e vendit dhe ardhmёrisё sё tij.“Qeverisja e popullit ,për popullin dhe nga populli”(Abraham Lincoln), në shekullin tonë nuk duhet tё jetё e pamundur për shkak të arsyeve të brendshme dhe të jashtme tё sistemit politiko-shtetёror Shqiptar ,sepse populli dёshiron qё duke ndikuar me votёn e tyre nё ardhmёrinё e tyre ,ata zgjedhin pёrfaqёsuesit e tyre qё ata mendojnё se do ta udhёheqin me pёrgjegjёsi dhe do ta konkretizojnё vullnetin e tyre tё shprehur duke e miratuar atё me veprime tё qarta dhe angazhim parimor ,pastaj duke mbrojtur kёshtu interesin e popullit dhe vullnetin e tyre pёr njё shtet demokratik dhe ligjor si dhe me perspektivё europiane.



Ajo qё ёshtё kuptimplote nё demokracinё zgjedhore ishte akti i daljes sё popullit Shqiptar nё zgjedhje ,ky akt i rёndёsishёm pёr fatet dhe ardhmёrinё e tyre i bёnё ata në këtë mënyrë instrument vendimtar të konkretizimit të sovranitetit tё tyre. Përveç kësaj, populli i cili ka vullnetin e madhё pёr tё ndryshuar proceset dhe pёr tё vendosur pёr ardhmёrinё e tij dhe tё zgjedhurit e tij qё do e marrin nё krahё pёrgjegjёsinё e vullnetit tё tij , duhet t’i lihen duart e lira dhe mendimi i lirё qё tё vendos nё mёnyrё demokratike pёr preferencat e tij zgjedhёse ,pra me njё fjalё duhet ta ketё mundёsinё e zgjedhjes sipas vullnetit tё tij dhe bindjes sё tij. Zgjedhjet e Shtetit Shqiptar par nё prizmin e pёrgjithshёm kanё pasur para vetes njё mori alternativash qё i janё ofruar popullit tё tyre ,por dy nga kёto alternativa kanё mbizotёruar ajo qё theksohet qartё me sloganet “Shqipёria po ndryshon” dhe tjetёra “koha pёr ndryshim” gjё qё pak kanё lё hapёsirё pёr alternativa tjera personale tё pavarura tё ndryshme nga njёra tjetёra ,sepse njё listё e tillё e kufijve joalternativ ,jopersonal,jo pёrcaktues dhe ndryshues qon nё simptome tё njё dikatuture moderne demokratike. Nё kёto zgjedhje u pa qartё se kushtet tё cilat e kёrkojnё nё demokracinё zgjedhore dhe shtetin ligjor janё arritur nё njё masё, por jo nё maksimumin e tyre dhe pa shkelje tё parimeve demokratike.Duhet ditur se qëllimi i shtetit Shqiptar si shtet demokratik anёtar i NATO-s pastaj aspirues pёr t’u bёrё anёtar i BE ka njё rёndёsi tё vecant përmbushja e kërkesave demokratike,dhe tё kushteve tjera tё kёrkuara sepse nё kёtё mёnyrё ajo do mund t’i jep garanicё proceseve drejtё integrimit europian si dhe proceseve tё tjera me njё garanci plotësuese.
Vetëm pas plotësimit të të gjitha këtyre kushteve, të cilat vlejnë pёr cdo shtet demokratik dhe ligjor me njё sistem tё shёndosh politik dhe demokratik mund të flitet për zgjedhje demokratike. Vetëm kёto mund ta bëjnë të aftë Kuvendin dhe Qeverinё e ardhёshme tё shtetit Shqiptar qё të veproj në emër të popullit dhe pёr popullin duke e konkretizuar vullnetin e tyre , pastaj duke e mishёruar sovranitetin e popullit , si dhe duke legjitimuar procesin demokratik .
Dhe krejt nё fund duhet ditur sё zgjedhjet mbahen dhe janё mbajtur edhe mё parё nё sisteme totalitare dhe diktatura ,por e rёndёsishme ёshtё qё tё pёrmbushen kriteret qё pёrcaktojnё demokracinё zgjedhore ,pastaj pёr tё pёrcaktuar se zgjedhjet ishin demokratike tё fshehta, tё lira dhe tё barabarta ashtu qё tё fitoj demokracia nё shtetin e tyre pamarrё parasysh kush del fitues i zgjedhjeve. Thjeshtё pёr tё treguar se shteti Shqiptar ka zhvilluar zgjedhje tё vёrteta dhe demokratike duke mos pasur pёrplasje nё mes tё rivalёve tё PD-s dhe tё PS- sic e kanё zakon duke deformuar kёshtu procesin demokratik zgjedhor dhe tё vullnetit pёr tё cilin ёshtё pёrcaktuar populli Shqiptar pёr njё Qeverisje tё tij tё sё ardhmes dhe rrugёs sё bashkimit nё familjen e tyre tё Bashkimit Europian. Pёrveç kёsaj duhet cekur se stabiliteti dhe hapat e nxjerrjes sё mazhorancёs sё ardhshme qeveritare nga partia fituese mund tё vihet nё pikёpyetje, nё rast se beteja e partive PD-s dhe PS-s pёrfundon me fitore tё ngushtё,kjo nё njё mёnyrё apo tjetёr do e qonte atё nё njё lёkundje tё vullnetit tё zgjedhёsve dhe tё shpёrqёndrimit tё koalicioneve aktuale pёrcaktuese dhe humbjes sё nivelit tё kёrkesave pёr njё qeverisje demokratike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi